Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat sociale > Historia > Historia Shqiptare dhe Kosovare


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 08-09-08, 11:16   #1
Moderatorė
 
Avatari i bledikorcari
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Shpirti im ndodhet ne shqiperi por trupi fatkeqesisht jashte saj.
Seksi: Mashkull
Postime: 1,272
Rrespekti: 7 bledikorcari is a jewel in the roughbledikorcari is a jewel in the roughbledikorcari is a jewel in the roughbledikorcari is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek bledikorcari
Lightbulb Perandori Franc Jozefi ne Prizren.

[COLOR="Blue"Nje zbulim qe pat bere nje studiues shqiptar ne kishen e qytetit te Prizrenit: nje pllake e shkruarne shqip nga perandori i austro - hungarise Franc Jozefi. Pllaka eshte vendosur ne nje organo, te cilen ky perandor ia dhuron kishes shqiptare per te shoqeruar kenget kishtare. Ky artikull eshte botuar ne revisten "Klan" si dhe ne shtypin e perditshem dhe ka ngjallur shume diskutime rreth ketij fakti te panjohur te historise sone. Gjithashtu studiuesi ne fjale pati zbuluar ne kete kishe te Prizrenit edhe nje portret te heroit tone kombetar, Skenderbeut, portret ky qe derime sot nuk njihej.[/color]

[BNjė Perandor nė Prizren
(Vlera historike pėr kombin shqiptar, nė Katedralen e Prizrenit “Zonja Ndihmėtare”)
[/b]


Shpėtim Sala

Qyteti i Prizrenit, nė gjysmėn e dytė tėshekullit XX, konsiderohej si njė nga qendrat mė tė zhvilluara ekonomike, tregėtare dhe kulturore nė Shqipėrinė veri-lindore. Nė fundin e shekullit tė XIX, ai kishte 1 000 dyqane, zejtari e tregėti tė lidhur ngushtė me qytetet e Shkodrės, Shkupit , Prishtinės e mė tej. Arkivat Austriake, Ruse, Franceze, Angleze etj, ruajnė njė dokumentacion tė pasur pėr kėtė periudhė. Prizreni nė to shfaqet si njė nga qendrat e lėvizjes patriotike pėr autonomi e pavarėsi kombėtare. Fuqitė e Mėdha tė kohės kishin vendosur konsullatat dhe legatat e tyre nė qytetet. Nė vitin 1863, nga 11 540 shtėpi qė numėronte qyteti i Prizrenit, 150 ishin katolike, nė tė cilat jetonin 2 000 banorė. Njė ndėr objektivat kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (qershor 1878), ishte edhe arėsimimi dhe zhvillimi kulturor i popullsisė shqiptare nė tė gjitha viset dhe trevat ku banonin shqiptarėt. Patriotėt shqiptarė u treguan tepėr aktivė pėr tė mos lėnė popullsinė tė binte nė prehrin e injorancės e tė pa diturisė. Ata arritėn nė pėrfundimin se do tė ishte tepėr efekteve aleanca dhe mbėshtetja e Austrisė, e cila nga ana e saj planifikonte njė dalje nė jugun e Gadishullit Ballkanik. Realizimi i idesė Austro-Hungareze, do tė bėhej duke pėrfshirė, fillimisht krahinat ku banonin shqiptarėt e besimit katolikė, nė njė lėvizje tė madhe arėsimore e kulturore, e cila do tė ēonte nė ndėrgjegjėsimin patriotik tė tyre. Mbėshtetja e emancipimit kulturor tė popullsisė katolike (patronati), kishte nisur nga viti 1615, duke u forcuar mė tej me traktatin e Beogradit (1739), me paqen e Sistovės (1791), me hartimin e Ligjit nga qeveria Austriake (1848), me anė tė tė cilit “nė shkollat fillore fėmijėt duhet tė mėsojnė gjuhėn amtare”. Pas kėsaj kohe Austro-Hungaria bėri pėrpjekje serioze pėr hapjen e shkollave ku mėsimi zhvillohej nė gjuhėn shqipe. Nė vitin 1896 Austro-Hungaria subvenciononte 14 shkolla ku mėsohej gjuha shqipe, ndėrsa nė vitin 1913 numuri i tyre arriti nė 28, krahas tyre financoheshin spitale, menca e kisha. Porta e Lartė nuk mundi t’i mbyllte shkollat qė motivoheshin nė besimin katolik. E drejta e mbrojtjes sė besimit (Kultus protektorat) tė popullsisė katolike, qė banonte kryesisht nė veri tė Shqipėrisė si dhe nė qytetet e Shkupit dhe tė Prizrenit etj. gradualisht do tė bėhej pėrcaktuese dhe pėrēuese e ideve dhe kėrkesave politike tė sė ardhmes. Lėvizjet diplomatike tė Oborrit Perandorak Vienez synonin depėrtimin nė jug tė Ballkanit. Por gjithēka bėhej e e vėshtirė nė sajė tė pėrplasjeve me interesat sllave. Marėveshja e vitit 1897 midis ministrave tė jashtėm tė Perandorisė sė Austro-Hungarisė dhe tė Rusisė pėrpiqej tė ruante statuskuonė nė Ballkan, duke synuar aneksimin e Bosnjė-Hercegovinės dhe krijimin e Shqipėrisė autonome, nė rast tė prishjes sė gjendjes ekzistuese. Franēeskanėt, qė kishin ardhur nė Shqipėri qysh nė shekullin e XIII, mbas pushtimit turk mbetėn i vetmi urdhėr fetar nė vend qė pati shumė pak firo. Atyre duhet t’jua u dimė qė nė Shqipėrinė e veriut krishtėrimi katolik u, u ruajt nga njė rėnie e plotė.
Kisha Katedrale e Prizrenit
Historikisht kishat katedrale janė ndėrtuar nė pjesėn dėrmuese nga mbretėr apo perandorė, nė qytetet ku ata vendosnin qendrat nga ku drejtonin dhe ushtronin sundimin e tyre, me synimin qė ata tė udhėhiqnin edhe shpirtėrish popujt qė sundonin. Nė vilajetet ku banonin shqiptarėt, qendrat ipeshknore u vendosėn nė Prizren, Shkup, Tivar e Durrės e mė vonė nė Shkodėr. Kėto qytete, ndonėse i pėrkisnin Perandorisė Otomane, pėrfaqėsonin edhe qendrat ku pėrplaseshin dhe mplekseshin interesat dhe planet e ardhme tė Fuqive tė Mėdha tė kohės. Qytetet e mėsipėrme ishin me njė pėrfaqėsim tė dyfishtė tė besimit tė popullsisė, myslimanė dhe katolikė. Ato ishin qendra tė jetės ekonomiko-kulturore tė vendit. Nė tė njėjtėn kohė, Shkupi, Prizreni e Shkodra, duke qėnė qendra tė vilajeteve pėrkatėse, pėrfaqsonin qytetet nga ku pushtuesi osman ushtronte pushtetin e tij.
Katedralja “Zonja Ndihmėtare” u ndėrtua nė afėrsi tė qendrės urbane tė Qafė Pazarit. Punimet pėr ndėrtimin e saj mendohet tė kenė filluar me nismėn e arqipeshkvit Dario Bucciarelli nė vitin 1865, dhe tė kenė pėrfunduar nė vitin 1870

Nė vitin 1879 si arqipeshkėv i Shkupit u zgjodh franēeskani me origjinė kroate, Fulgenc Carevi. Autoritetet osmane e burgosėn dhe e izoluan atė, pėr shkak se ai mbėshteti kryengritėsit shqiptarė nė Prizren. Nė pjesėn e brendėshme tė Katedrales sė Prizrenit janė pikturuar dymbėdhjetė piktura murale, qė ruajnė ngjyrat dhe freskinė e tyre edhe nė ditėt e sotme. Thuhet se popullsia e qytetit tė Prizrenit grumbulloi me mijėra vezė, pėr pėrgatitjen e bojėrave. Nė pjesėn ballore tė ēardakut tė kishės gjenden tė pikturuar, heronjtė e rezistencės kundėr pushtimit osman, si dhe heronjtė e krishterimit, Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi. Tė dy muralet, janė paraqitur nė nuancėn e ngjyrės gri.

Portreti i Skėnderbeut na paraqitet nė moshė tė thyer, me njė mjekėr masive, me mustaqe tė holla e tė gjata, flokėt tė rėna mbi supe. Nė pėrkrenaren e heroit tonė kombėtar, ėshtė vendosur koka e dhisė, me njė stilizim larg atij qė ruhet nė Vjenė. Portretet e muraleve tė japin pėrshtypjen e vendosjes tė dy busteve nė njė hapėsirė fiktive konkave. Pikturat mendohet tė jenė realizuar nė kohėn kur arqipeshkėv ishte Lazėr Mjeda. Nė bazė tė tė dhėnave ato i ka realizuar nė vitin 1878 piktori austriak Simcowiss. Jemi nė vitin e Lidhjes shqiptare tė Prizrenit. Nė mbishkrimi qė shoqėron muralen e Huniadit nė gjuhėn latine, me shkronja kapitale, qė tė japin pėrshtypjen e njė gdhendjeje, shėnohet:
JOANNES DE HUNYAD, GUBERNATOR ET DUX, HUNGARIAE, PUGNAVIT CUM CASTRIOTA, KONTRA TURCOS IN COSOWO, 1456. (Janosh Hunjadi, Guvernator dhe Komandant i Hungarisė, Bashkėluftėtar i Kastriotit nė luftėn kundra Turqve nė Kosovė, 1456)
Janosh Hunjadi, u udhėheqės i madh i popullit hungarez nė luftėrat kundėr pushtimit Turk. Nė vjeshtėn e vitit 1443, Hunjadi kaloi Danubin, duke udhėhequr ushtrinė hungareze. Ai iu drejtua Nishit dhe rrugės iu bashkuan edhe luftėtarė shqiptarė. Nė betejėn e zhvilluar nė fillim tė nėntorit 1443 nė Nish, ai korri fitoren e parė kundėr hordhive osmane. Nė fitoren e tij ndikoi edhe largimi i Skėnderbeut nga kampi osman. Huniadi vdiq nga murtaja nė vitin 1456.
Nėn muralen e Skėnderbeut lexojmė:
GEORGIUS KASTRIOTA, PRIMUS PRINCEPS ALBANIAE, 1443-1467 (Gjergj Kastrioti, Princi i Parė i Shqipėrisė, 14443-1467)
Jo mė kot tė dy portretet janė vėnė pėrkrah njėri-tjetrit, tė dy luftėtarėt e lavdishėm, penguan forcat otomane tė vazhdonin depėrtimin pėr nė zėmėr tė Europės.
Katedralja “Zonja Ndihmėtare” ruan edhe objekte tė tjera me vlerė pėr artin dhe muzikėn shqiptare. Ajo ka qenė strehė shpirtėrore dhe kulturore e banorėve tė Prizrenit.


Muralja e Shėn Sesiljes
Shėn Sesilja ėshtė njė nga shenjtoret e kishės katolike. Ajo u martirizua nė periudhėn e sundimit tė Mark Aurelit, nė shek. e III-tė.
Kulti i saj ėshtė mjaft i popullarizuar, sepse Shėn Sesilja konsiderohet mbrojtėsja e muzikės dhe e muzikantėve. Reliktet e saj u vendosėn nė vitin 821 nė kishėn e Shėn Sesilies nė Transtevere. Shėn Sesilja nderohet nga besimtarėt katolikė nė: Itali, Francė, Austri e Gjermani. Shėn Sesilja, ėshtė e njohur mjaft herėt edhe nė Shqipėri, nga besimtarėt dhe kisha e krishterė. Gjon Buzuku e pėrmend Shėn Sesiljen nė “Meshar”, krahas shenjtoreve tė tjera, si Mari Magdalena, Dorotė, Luēi, etj, (Botimi i E. Ēabejt, Tiranė, 1968, f. 50).

Profesor Eqerem Ēabej, frazėn e mėsipėrme tė “Mesharit” e ka transkriptuar fonetikisht:
Shenjteja Cecilja. lutu pėr nė.


Shėn Sesilja ėshtė pikturuar kryesisht nėpėr kisha nga piktorėt mė tė mėdhenj tė Rilindjes EUropiane, si Rafaeli, Rubensi (1577-1640) etj. Piktura ‘
Shėn Sesilja” e Rubensit ėshtė njė nga mė tė famshmet, ajo ka pėrmasat 400 x 514 cm. Muralja e Shėn Sesiljes nė Katedralen e Prizrenit ėshtė realizuar 250 vjet mė vonė. Tė dy pikturat e paraqesin Sesiljen me dy duart mbi tastierė dhe kokėn e drejtuar lart, qė nėnkupton se muzika qė ato luajnė, i dedikohet Zotit lart nė qiell. Nė afreskun e Prizrenit, Shėn Sesilja, ka njė aureolė nė kokė, tipare tė mprehta, flokė tė gjatė tė lidhur gėrshet, ulur mbi organo, nė njė ambient tė hapur. Nė pikturėn e Rubensit njė ndriēim i natyrshėm bie mbi flokėt e saj.

Organo dhuratė e Franc Jozefit

Nė ēardakun e Kishės ndodhet njė organo, dhuruar nga Franc Jozefi. Dhurata ėshtė bėrė nė vitin 1897, kur arkipeshkėv ishte shqiptari Pashk Trokshi, i cili ka lindur nė Durrės. Pashku studimet teologjike i kreu nė Kolegjin Papnor Shqiptar tė Shkodrės. Arkipeshkėv i Shkupit ai u caktua nė janar tė vitit 1893.



Organo, nė pjesėn e poshtme tė kapakut tė tastierės, mbart pllakėn ku Perandori i Austro-Hungarisė, Franc Jozefi, bėn dedikimin e tij pėr Kishėn Katedrale tė Prizrenit. Dedikimi ėshtė bėrė nė gjuhėn shqipe, mbi njė pllakė bronzi, tė gdhendur me dorė, nė njė tekst me nėntė reshta, me shkronja kapitale, tė tre madhėsive. Reshtin i tretė, ka pėrmasa mė tė mėdha tė shkronjave, dhe kjo pėr tė nxjerrė nė pah Franc Jozefin, Perandorin e Austro-Hungarisė, pėrkrahėsin e arsimit dhe kulturės shqiptare, mbrojtės tė krishterimit nė Shqipėri.


1
2
3
4
5
6
7
8
9 MADHNIJA
PERENNORE E KRAJLNORE
E FRANO ZEFIT T’ PAR
PERENORI I AUSTRIS E KRAJLI APOSTOLIK I MAGARIS
PLOTHIRSCEM
PER DHUNTI
KISCS KATEDRALE T ’PREZRENNIT
N’ VJET T’ SCELBUSIT T’ ON
1897

Teksti nė shqipen e sotme: “Madhėria Perandor e mbret Zefi i parė, Perandor i Austrisė dhe Mbreti Apostolik i Hungarisė, plot hirshėm, pėr dhuratė Kishės Katedrale tė Prizrenit, nė vitin 1897 tė shėrbyesit tonė.”.
Kjo organo ka shėrbyer, pėr tė shoqėruar korin kishtar tė vajzave, tė cilat kėndonin kėngė fetare nė gjuhėn shqipe. Kisha “Zonja Ndihmėtare” konsiderohet ndėr tė parat ku kėngėt liturgjike kėndoheshin me tekstin nė gjuhėn shqipe, ajo u ndoq nė fillim tė shekullit tė XX-tė nga kishat ortodokse tė Korēės, ato katolike tė Vlorės, Bukureshtit, Bostonit etj.

Alfabeti i pėrdorur
Alfabeti i pėrdorur ėshtė ai i veriut, me tė cilin ka shkruajtur Buzuku, ėshtė shkruajtur pėrkthimi shqip i “Kuvendit tė Arbrit”, njė numėr i madh librash tė botuar nė Shkodėr nga katolikėt etj.


Nė tekstin e mėsipėrm, tė Gjon Buzukut vėrejmė shkronjėn, z, si edhe dyshkronjėset dh, sh, tė pėrdorura nė tė njėjtėn mėnyrė edhe nė tekstin e pllakės pėrkushtuese. Dyshkronjėshin “dh” e ndeshim nė reshtin e nėntė tė tekstit tė mėsipėrm.

Alfabeti i pėrdorur ėshtė ai i veriut, i cili pėrdorej prej vitesh nga franēeskanėt dhe jezuitėt. Dedikimi nė gjuhėn shqipe, i organos 110 vjeēare, nga ana e Perandorit tė Austro-Hungarisė, Franc Jozefit, ėshtė njė nga sfidat qė i bėhej autoriteteve turke dhe elementėve antishqiptarė tė kohės. Teksti ėshtė shkruajtur me mjaft hijeshi, nga ndonjė gdhendės, ndoshta vendės apo austriak, pra pllaka mund tė jetė gdhendur nė fabrikėn e prodhimit tė pianove nė Vjenė, ose nė Prizren, i cili ka pasur njė artizanat tepėr tė zhvilluar nė atė kohė, gdhendės dhe punues tė mrekullueshėm tė argjendarisė. Nė se teksti ėshtė shkruajtur nė Vjenė, shkrimi nė gjuhėn shqipe, do tė jetė bėrė nėn konsulencėn e albanologėve vendės ose tė shqipfolėsve, si nxėnės apo studentė shqiptarė qė ndodheshin pėr studime nė Austri.

Fillimet e arsimit nė gjuhėn shqipe
Njė kontribut tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e gjuhės shqipe dha peshkopi Dario Bucciareli, veprimtaria e tė cilit u shtri nė aksin Shkup-Prizren. Ai botoi nė vitin 1858, “Gramatica della lingua albanesse”, e cila shėrbeu pėr mėsimin e gjuhės shqipe nga shqiptarėt e qytetit tė Prizrenit. Nė vitin 1862, Bucciareli botoi librin nė gjuhėn shqipe “Udha e Krygjės”. Pėr t’i mbrojtur shkollat, ku mėsimi zhvillohej nė gjuhėn shqipe, nga mbyllja apo presionet e gjithkahėshme tė pushtuesit osman nė Shkup, Prizren, Pejė e gjetkė, ato u hapėn pranė ambjenteve tė kishave. Me gjithė mbrojtjen e konsujve austriakė dhe tė autoriteteve kishtare (famullitarėve), nė varėsi tė klimės politike tė kohės, pushtuesit osmanė shpesh i kanė mbyllur kėto shkolla, kanė pėrzėnė mėsuesit dhe kanė sekuestruar mjetet mesimore. Perandori i Austro-Hungarisė porosiste Arqipeshkvin e Shkodrės qė tė pėrpiqeshin tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, tė hapin sa mė shumė shkolla nė Shqipėri. Ai pati parashikuar nė vitin 1890, se nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit tė XX do tė realizohet vetėqeverimi i shqiptarėve. (“Leka”.nr. 7. Viti 1937). Shėrbimi postar Austro-Hungarez ndihmonte pėr transportimin e librave dhe periodikeve nga Bukureshti nė krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė. Qeveria Austro-Hungarisė mbėshteti mėsimin e gjuhės shqipe nė shkolla. Ajo u dha te drejta studimi te rinjve shqiptare, shume prej tyre u futen ne fakultetet e Klagenfurtit, Währingut, Vjenės etj. Shkollat e hapura nga Austro–Hungaria, ishin te karakterit fetar, ato vareshin nga kisha. Shkolla mė e vjetėr nė gjuhėn shqipe, nė Prizren ėshtė ajo e hapur pranė Kishės Katolike, pėr tė cilėn fillimisht u kujdesėn franēeskanėt, mbas tyre, nė vitin 1870, jezuitėt, ndėrsa motrat nga Zagrebi filluan shėrbimin e tyre nė vitin 1879, kur arqipeshkėv u caktua Fulgenc Carevi. Deri nė vitin 1877 mėsimet zhvilloheshin nė gjuhėn itliane, me disa shpjegime dhe bashkėbisedime nė gjuhėn shqipe. Nė vitin 1889 u hap shkolla e parė nė gjuhėn shqipe, e cila ishte njė shkollė fillore pėr djem. Mbėshtetėsi dhe nismėtari pėr hapjen e kėsaj shkolle u bė Mati Logoreci. Ndėrtesa e kėsaj shkolle ndodhet ende sot pranė kishės, nė ndėrtesėn e priftėrinjve. Tre vjet mė vonė nė vitin 1892, pranė shkollės shqipe tė Kishės sė “Zonjės Ndihmėtare” u themelua shkolla shqipe e vashave, nė ndėrtesėn e motrave tė nderit. Vajzat e vogla mėsonin tė bėnin punė dore dhe gjithēka qė duhet tė dinte njė zonjė e ardhshme shtėpiake. Ato njėkohėsisht ishin pjesė pėrbėrėse e korit tė kishės.
Nismėtarėt pėr hapjen sė shkollave shqipe tė djemve dhe tė vashave nė Prizren u bėnė Dom Simin Lumezi, Dom Mati Logoreci. Mėsuesi tjetėr Lazėr Lumezi, jo mė kot u quajt “Lazėr Shqiptari”, se pse krahas punės sė tij si mėsues nė Prizren, ai u shqua edhe si etnograf e folklorist. Mati Logoreci shėrbeu si mėsues nė Prizren deri nė vitin 1903. Kontributi i Mati Logorecit, i tejkalonte kufijtė e Prizrenit. Patiotizmi dhe vlerat e tij intelektuale evidentohen me pjesmarjen e tij nė Klubin “Agimi” tė Shkodrės. Mati Logoreci u ftua nė Kongresin e Manastirit, nė nėntor 1908, sė bashku me poetin Ndre Mjeda, si pėrfaqsues tė klubit “Agimi”.
Beogradi nė fillim tė viteve ’20 tė shekullit tė kaluar, bėri ē’ėshtė e mundur tė largonte Lazėr Mjedėn nga Ipeshkėvia e Prizrenit. Lazėr Mjeda Ishte emėruar nė detyrė e Arqipeshkvit tė Shkupit nė vitin 1909. Ndaj tij u bė edhe njė aktpadi. Pėr t’ju larguar telasheve, Vatikani e emėroi Lazėr Mjedėn (1922) nė Arqipeshkvinė e Shkodrės. Largimi i tij u bė fshehurazi, pėr tė mos u hetuar dhe burgosur nga serbėt. Mė 14 shtator Lazėr Mjeda mbėėriti nė Shkodėr. Pas largimit tė tij, arqipeshkvia e Prizrenit u kthye nė Ipeshkėvi.
Katedralja “Zonja Ndihmėtare”, krahas vlerave shpirtėrore pėr shqiptarėt e besimit katolikė tė Prizrenit, pėrbėn njė tempull tė kulturės, arsimit shqip nė Kosovė.
…………………………………
Bibliografi:
-Gaspėr Gjini-Ipeshkvia Shkup Prizren nėpėr shekuj, Ferizaj, 1992.
-Krishtėrimi ndėr shqiptarė, Shkodėr, 2000.
- Mehmet Shukriu-“Prizreni I Lashtė”, Prizren, 2001.
-Nathalie Clayer, Shija e frutit tė ndaluar apo leximi i shqipes gjatė Perandorisė Otomane nė shuarje. Botuar nė “Revue des Mondes Musulmans et la Mediterranee, 2004.
-“Leka”, 1937., nr. 7, f. 294.
-Islam Dizdari, “Njė traditė e vjetėr qė duhet ripėrtėrirė”, nė librin: Seminari i dytė Ndėrkombėtar “Shkodra nė Shekuj”, vėllimi i dytė, Shkodėr, 1999.
bledikorcari nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks



Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 06:01.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
LinkBacks Enabled by vBSEO 3.1.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual