![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
"Boemėt vs asketėt!!!" nga Hamdi NUHIJU |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Aug 2008
Postime: 103
Rrespekti: 2
![]() |
Boemėt vs asketėt!!! Shkruan: Hamdi NUHIJU Mesiguri secili lexues i kėtij teksti di tė bėjė dallimin esencial midis boemėve dhe asketėve. Ndoshta nė shikim tė parė do tė paragjykoj pėr formėn “provokuese” tė paraqitjes sė kėtij titulli, ndoshta edhe do tė hulumtojė nė mangėsitė e pėrmbajtjes sė tekstit, por mbi tė gjitha do tė kuptojė dallimet esenciale midis boemėve dhe asketėve. Boemėt dhe asketėt nuk munden tė bashkėveprojnė, tė sendėrtojnė dhe tė jenė nė njė vije ku pajtohen njėri me tjetrėn! Ato gjithmonė janė nė kundėrshtim njėra me tjetrėn, janė nė pėrballje, nė sfidė, nė luftė tė egėr pėr mbijetes nė botėn e termeve tė buta dhe tė logjikshme. Tė gjitha perceptimet rreth kėtyre termeve dhe koncepteve pėr to, nuk janė tė njejta as nė mesin e besimtarėve, e as nė mesin e ateistėve. Besimtarėt, musliman qofshin apo tė krishter, munden shumė lehtė qė ti vėndojnė njė vijė tė trashė ndarėse midis kėtyre dy koncepteve kaq tė mbrapshta pėr logjikėn e shekullit XXI. Mesiguri se me kėtė konstatimin e fundit, tė mbrapshta, nuk do tė pajtohet asnjė njėri i cili sėpaku i pėrmbahet tradicionales dhe mistikes! Ato tradicionalist tė kėtij shekulli, ose thirrės nė tradicionalizėm pėr boemėt tė pėrdorej termi i mbrapsht do tė pajtoheshin pa problem, por nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejonin qė me kėtė term tė pėrfshinim edhe asketizmin! Duke u konservuar nė idetė e shekujve tė kaluar dhe imitimin e personave tė caktuar nė ēdo pore tė mendimit logjik, ato mbyllin rrugėn e hulumtimit dhe livrimit me terme qė janė tė nevojshme livrimi nė kėtė shekull. Ndoshta edhe do tė gjenin arsye pėr kundėrshti se boemėt janė njė histori dekadėshe e kaluar pėr logjikėn e tyre konservative. Logjikė kjo e cila mė sė shumti ka dėmtuar shoqėrinė nė emėr tė pėrmirėsimit dhe frikės sė gabimit nė rrugėn e hulumtimit. Nė fakt, e vėrteta ėshtė e tillė e cila duhet tė hulumtohet, kėrkohet, gjurmohet, udhėtohet nėpėr tė si nėpėr qiej, meditohet mbi tė, d.t.th. arritja deri te e vėrteta ėshtė njė proces i cili duhet detyrimisht tė ndodh dhe jo tė mbyllet e tė konservohet nė ato rrugė qė njė pjesė e njerėzve kanė kaluar dhe kanė arritur deri tek ai synim! Sidoqoftė ne e kemi shumė tė qartė formėn e mbėshtetjes sė kėtyre dy termeve nga ana e njerėzve nė rruzullin tokėsor. Dinamizmi i jetės duke shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė teknologjike qė u vėnduan nė shėrbim tė njerėzimit dhe nė shėrbim tė Djallit, po anojnė atė pjesėn e dytė tė medialies sė njeriut, matrialen duke harruar shpirtėroren. Egėrsia e cila ka kapluar zemrat e miliona njerėzve si rezultat i presioneve tė mėdha teknologjike, i papunsisė ose i formave tė reja tė kuptimit tė stilit tė jetės i ka lindur dhe i ka pjellur kėto dy terme tė cilat njėri pėrmendet pėr njerėzit pozitiv dhe ėshtė njė metod zhvillimi dhe ruajtje prej mėkateve, ndėrsa tjetri ėshtė rruga drejt denigrimit dhe mėkatimit edhe mė tė thellė! Boemėt janė njerėz vetjak qė jetojnė njė jetė avanturisti, pa rregulla, pa dashuri, por me njė kitar nė dorė duke udhėtuar nėpėr shumė vende vet e duke gjetur prehjen dhe rehatinė nė shoqėri me muzikėn dhe pijet alkoolike. Pėr njė rrugė tė tillė edhe pse do tė na arsyetoheshin filozofėt se ata janė tė detyruar tė veprojnė nė kėtė mėnyrė nuk ka arsye! Nė munges tė dashurisė, shoqėrisė, prehjes, dhembshmėrisė,sakrificės, boemėt mund tė marrin njė rrugė tė kėtillė tė gabuar, por zgjidhja e vėrtet nuk ėshtė larg dhe jashtė rrethit e shoqėrisė prej tė cilės iket. Ėshtė urtėsi qė njeriu tė pėrballet me problemet dhe jo t`i ikė atyre. Nėse krijojmė njė bindje tė atillė se duhet t`i ikim gjithmonė problemeve atėherė ne kemi njė koncept tė gabuar mbi jetėn nė kėtė botė. Ėshtė gjė e vulosur prej Krijuesit tė botrave se njeriu ėshtė njė qenie e dobtė me plotė gabime, e cila qenie gabon dhe pendohet, ndėrsa ajo qenie njerėzore e cila gabon dhe nuk pendohet delė jashtė mėshirės sė Mėshiruesit. E dera e pendimit ėshtė e hapur pėr trokitėsin e saj deri nė momentin kur japim edhe frymėn e fundit. Ne nėse zgjedhim atė jetėn boeme e mbyllim kėtė derė duke i shtuar vetes ende mė shumė probleme. Duhet qė t`i hulumtojmė sendet e humbura ose ato qė na mungojnė. Nuk duhet qė tė dėshpėrohemi dhe tė mos i kėrkojmė ato sende qė na mungojnė. Po, nuk i kėrkuam atėherė ne do tė pėrballemi me njė realitet tė hidhur tė cilin realitet do e kemi deri nė fund tė jetės sonė. Edhe nėse kalojmė nė njė fazė trans ku gjejmė prehje nė ekstaza dhe marihuana, prap nuk ia vlenė qė ta humbim vetėdijen qė na dha Zoti, pėr shkak tė mungesės sė dashurisė nė kėtė botė. Asketėt janė njė botė krejtė ndryshe prej boemėve. Sipas logjikės marksiste asketėt janė njerėz ose njeri , qė pėr shkak tė paragjykimeve fetare, bėn njė jetė tė vetmuar, tė ashpėr e tė rėndė, duke e munduar veten dhe duke hequr dorė nga gėzimet e jetės. Po e vėrteta ėshtė se paragjykimet ekzistojnė tek boemėt, ata tė cilėt kanė humbur edhe shpresėn e fundit tek Zoti dhe jo asketėt. Asketėt janė njerėz tė cilėn kanė arritur nė njė gradė tė caktuar e tė lartė tė diturisė, kanė arritur nė njė fazė tė thellė tė modestisė, janė munduar shumė pėr ndryshimin e shoqėrisė pėr tė mirė, nuk kanė arritur qė ta realizojnė kėtė gjė, dhe nė momentin kur iu ėshtė rrezikuar zemra e tyre nga ndikimet e jashtme tė kėsaj bote gllabėruese ata janė veēuar prej shoqėrisė dhe me shoqėrinė kanė pasur kontakt vetėm nė momente tė luftės. Edhe pse personalisht me pėlqen logjika e ndryshimit tė pozitės sė shoqėrisė dhe pėrballja me problemet e jo ikja prej tyre, mund tė them se nė raste specifike tė historisė sė popujve nė botė, asketėt kanė pasur gjithmonė tė drejtė pse kanė zgjedhur njė jetė tė atillė. Ata kanė qenė vizionar tė lartė tė rrugėve nėpėr tė cilėt po kalon shoqėria njerėzore. Mesiguri se shoqėria njerėzore e shekullit qė po e jetojmė duhet qė nė trend ta ketė jetėn e asketizmit. Kjo shoqėri e mbuluar deri nė skaj me zhveshjen e femrave, dhe cytjeve tė ndryshme, me padrejtėsitė ekonomike, politike e shoqėrore qė i bėhet njeriut pėr ēdo ditė, me tradhtitė bashkėshortore qė ndodhin nė ēdo sekond, zgjidhje mjaft e favorshme do tė ishte jeta e njė asketi. Edhe sikur tė tentosh ta ndryshosh shoqėrinė ose tė mundohesh tė ndryshosh me baltėn e saj patjetėr e ke tė pėrlyhesh. Kjo baltė ėshtė aq shumė e pėrhapur saqė nuk tė jep shtigje tė zgjedhėsh rrugė tjetėr mė tė favorshme pėr t`i nxjerrur njerėzit prej balte pa kaluar nėpėr baltė sėpakur njėherė gjatė tentimit. Edhe pse bėjmė pėrgaditjet e duhura pėr futjen nė baltė, prap se prap nuk jemi shumė tė sigurt se ia kemi arritur qėllimit, qė pa e dėmtuar veten t`i shpėtojmė tė tjerėt. Shpresa vdes e fundit! Nėse jeta tė hudhė nė ujėra tė tilla qė tė zgjedhėsh midis boemėve ose asketėve, mė mirė bėhu ASKET! Edhe bota do frymojė lirshėm me ty.
__________________
Tokė e qiell po u bashkuen,edhe diellit ju afruen,un te mirat si harroj,sa te vdes e sa te rroj! Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alko71 : 05-09-08 nė 21:39. Arsyeja: 2 x texti i njejte. |
|
|
|