Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės iu fal konzorciumit francezo-turk “Limak-Airport de Lyon“. Njė burim i tė ardhurave pėr Kosovėn u shndėrrua nė njė burim tė tė ardhurave pėr njė konzorcium privat. Kjo ėshtė falje. Dhe kjo publikisht u paraqit si fitore pėr Kosovėn. Hashim Thaēi, Fatmir Limaj, Christopher Dell e Pieter Feith – tė gjithė njėzėri e tė pėrbashkuar i thurrėn vargje kėtij ‘momenti historik’ pėr Kosovėn dhe dobive qė po na i sjellka kjo falje.

Kontrata, me gjithė kushtet e saj, e cila do tė nėnshkruhet diku kah muaji shtator, asnjėherė nuk e paraqit nė publik. Pėr tė ne dėgjuam vetėm nga disa emrat e lartėpėrmendur tė cilėt e nėnshkruan apo sponzorizuan faljen e ANP-sė. Sipas kėtyre deklarimeve ANP do tė jipet me koncesion pėr 20 vite rresht, qė nėnkupton se koncesionari do tė jetė pronar real i aeroportit edhe pse Kosova mbetet pronar nominal. E kjo nėkupton humbje pėr Kosovėn. Sipas kushteve tė kontratės qė janė publikuar, koncesionari obligohet qė t’ia jap Kosovės 39.43% tė tė hyrave bruto nga ANP nė vit, dhe po ashtu t’i investojė 100 milionė euro nė aeroport pėr ta zgjeruar dhe modernizuar atė. Gjithnjė sipas deklarimeve publike ky 39.43% do tė rezultojė nė 450 milionė euro pėr kohėn e koncesionit, qė i bie diku rreth 22.5 milionė euro nė vit. Kjo kėrkon zbėrthim tė mėtejmė, pėr shkak se nė kėtė mėnyrė siē ėshtė publikuar mund tė duket madje kontratė e mirė. Nėse 450 milionė euro janė 39.43% e tė hyrave bruto atėherė gjithsejt tė hyrat bruto do tė jenė 1 miliardė e 141 milionė euro. Kur t’ia zbresim 450 milionė euro nga kjo shumė koncesionarit i mbesin afėrsisht 700 milionė euro tė hyra bruto. Zbritja 100 milionė tė cilat do t’i investojė, mbesin 600 milionė euro tė hyra bruto. Po qė se ky qenka potenciali i ANP-sė atėherė Kosova po i humbka me kėtė kontratė 600 milionė euro pėr 20 vite, pėr shkak se nga 1.1 miliardė po i merr vetėm 450 milionė. (Natyrisht kėtu flasim vetėm me tė hyra bruto, ndėrkohė tė hyrat neto janė mė tė vogla meqenėse nga ato paguhen tė gjitha shpenzimet.) Na ėshtė thėnė disa herė se prona publike, pėr shkak tė keqmenaxhimit po na humbka para. Mirėpo ja qė koncesioni po na humbka para gjithashtu. Madje shumė para. Fitimi i dytė i proklamuar ėshtė investimi prej 100 milionė euro. Deri tash institucionet e Kosovės kanė investuar diku mbi 50 milionė euro nė ANP. Pra ky investim nuk qenka edhe kushedi se ēka, apo ndonjė shumė qė nuk do tė mund ta investonim ne vetė. Dhe kėtė investim nuk do ta sjellė koncesionari nga buxheti i tij vetanak. Investimi do tė vijė nga tė hyrat qė do tė gjenerohen nga ANP. Pra 100 milionė edhe ashtu do t’i investojė ANP-ja (taksat e udhėtimit qė i paguajnė qytetarėt e Kosovės) ndėrkohė qė pėrfitimet nga to, pjesėn mė tė madhe tė tyre, do ta marrė koncesionari. Dhe kėto pėrfitime ai do tė synojė t’i rritė sa mė shumė duke e ulur koston e mirėmbajtjes sė ANP-sė, pra duke pushuar njerėz nga puna. Kėto janė humbjet ekonomike. Humbjet sociale do tė jenė edhe mė tė mėdha. Pėrveē rritjes sė papunėsisė, dhėnia me koncesion e aeroportit nėnkupton edhe tėhuajėsim i nevojės sė ngritjes sė kuadrove nė lėminė e aviacionit. Pėr shkak se koncesionari do t’i sjellė me vete inxhinierėt e aviacionit dhe nuk do tė jetė i kushtėzuar me trajnimin e atyre nė Kosovė. Ndėrkohė qė institucionet arsimore tė Kosovės nuk do tė kenė njė nevojė tė tillė pėr shkak se nuk ka treg pėr ekspertė tė tillė. Kėshtu ne do tė pėrfundojmė nė punėtorė tė pakualifikuar krahu nė vendin tonė.

Kjo edhe ėshtė e pritshme nga qeveritė e Kosovės, tė gjitha pa dallim. Kėto kanė qenė dhe mbesin qeveri tė koncesioneve. Kėto janė ndėrtuar dhe mbesin nė pushtet vetėm nė bazė tė lėshimit pe ndaj ēfarėdo kėrkese. Bazamenti i shtetit tė Kosovės ėshtė pjellė koncesioni (Plani i Ahtisaarit). Dhe ēdo gjė nė dhe rreth tij ėshtė koncesion.

Njė gjė duhet ta kemi tė qartė – asnjė kompani, korporatė a biznes nuk ėhtė i interesuar tė investojė nė ato mundėsi investimi ku nuk ka pėrfitim. Konzorciumi francezo-turk ka hyrė nė kontratėn pėr koncesionim tė aeroportit pėr shkak se nė tė ka parė potencial tė madh pėrfitimi, pas tė gjitha shpenzimeve (450 milionėshi qė i jepet qeverisė, kostoja e menaxhimit, tatimet, etj.) Dhėnia me koncesion nėnkupton humbje tė kėtij potenciali pėr ne (gjithnjė pjesės mė tė madhe tė tij). Dhe kjo vetėm bazuar nė informatat tė cilat kanė dal nė publik, e natyrisht qė do tė ketė edhe shumė sosh qė do tė na befasojnė nė vitet nė vijim. Kontrata nuk ėshtė nėnshkruar ende. Ajo nuk duhet lejuar tė nėnshkruhet kurrė.