1. Nuk u paraqitėt as nė seancėn e dhjetė. Ne e dimė qėndrimin e juaj se nuk do tė paraqiteni nė seancė vullnetarisht, veē nėse aty iu dėrgon me forcė policia. A po fshiheni nga policia z. Kurti?

Nuk po fshihem por po vazhdoj me aktivitetet e Lėvizjes qė i kam marrur pėrsipėr. Si zakonisht qarkulloj nėpėr tėrė Kosovėn meqė jam pėrgjegjės nė Sekretariatin e VETĖVENDOSJE!-s pėr qendrat e Lėvizjes. Mirėpo, natyrisht qė nuk e ndihmoj apo lehtėsoj arrestimin tim p.sh. duke zhvilluar takim nė ndonjėrėn nga tarracat e lokaleve tė rrugės Luan Haradinaj, njėrėn anė tė sė cilės e zėnė ndėrtesat e policisė dhe burgut.

2. Z. Kurti keni thėnė se do tė shkonit nėse gjykatėsit janė tė Republikės sė Kosovės. A do tė shkonit vetė nė gjykim nėse gjykatėsit do tė ishin shqiptarė?

Nuk ėshtė problemi te pėrkatėsia kombėtare e gjykatėsve nė panel. Problemi ėshtė te fakti qė kėto gjykata tash janė gjykata tė EULEX-it mu ashtu sikurse qė ishin gjykata tė UNMIK-ut para se EULEX-i tė zbarkonte nė Kosovė. E dimė qė UNMIK-u i kishte katėr shtylla dhe shtylla e parė e tij ishin policia dhe departamenti i drejtėsisė. Kjo shtyllė tash ėshtė EULEX-i. Edhe ata njėsoj si UNMIK-u, nė njėrėn anė, janė mbi ligjin tė cilin e zbatojnė mbi neve vendasit duke pasur imunitet prej tij, ndėrkaq, nė anėn tjetėr, kanė fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovės pėrfshirė kėtu gjyqėsinė. Sėrish, njėsoj sikurse UNMIK-u, edhe EULEX-i nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe njėkohėsisht nuk i jep kurrfarė llogarie as qytetarėve dhe as institucioneve tė Kosovės. Nė kėtė situatė nuk ėshtė e mundur gjyqėsia e pavarur dhe e panashme qė ėshtė parakusht pėr gjykime tė drejta. Kjo ėshtė arsyeja pse unė nuk i pėrgjigjem thirrjeve tė gjykatės. Do t’i pėrgjigjesha njė gjykate tė Republikės sė Kosovės por atėherė kur nuk do ta kishim EULEX-in nė Kosovė qė me vetė qenien e tij e pamundėson gjyqėsinė e drejtė. Pėr mė keq, jo vetėm qenia por edhe funksionimi i EULEX-it ėshtė vazhdimėsi e UNMIK-ut: nuk i cenojnė fare kriminelėt serbė tė luftės, nuk i prekin strukturat e Serbisė, bashkėpunojnė me strukturat e Serbisė nė veri, nuk e luftojnė seriozisht korrupsionin, dhe nė vend qė tė merren me policėt rumunė tė UNMIK-ut qė vranė Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si dhe plagosėn 80 demonstrues tė tjerė duarthatė, mė persekutojnė mua.

3. Prokurorėt dhe gjykatėsit shqiptarė vazhdojnė tė jenė pjesė e kėtij procesi pavarėsisht thirrjes suaj pėr ta bojkotuar atė. Ēfarė qėndrimi keni ju pėr kėtė?

Ali Rexha dhe Fėllanza Kadiu po bėjnė gabim duke u shfaqur aty nė seancat e Ferdinando de Mongeotit. Ai po i pėrdor ata pėr ta zbutur mungesėn e legjitimitetit tė kėtij procesi persekutues. Ata nuk kanė ndikim nė kėtė proces pėrveēse me praninė e tyre. De Monguetit dhe EULEX-it nuk i nevojitet as mė shumė e as mė pak se kaq. Ata duan shėrbėtorė vendės pėr ta legjitimuar njė padrejtėsi tė regjimit ndėrkombėtar. Lėvizja VETĖVENDOSJE! angazhohet pikėrisht qė Ali Rexha dhe Fėllanza Kadiu tė bėhen me tė vėrtetė prokuror e gjykatės nė Kosovė dhe jo tė mbesin kėshtu shėrbėtorė tė EULEX-it. Por, pėr kėtė qėllim duhet qė Kosovėn e pavarur ta bėjmė sovrane. Ali Rexha dhe Fėllanza Kadiu duhet tė mė ndihmojnė mua nė mėnyrė qė unė ta kem mė lehtė pėr t’i ndihmuar ata. Siē u kam thėnė nė njė letėr tė mėhershme publike qė ua kam dėrguar, ata duhet tė gjykojnė drejt, d.m.th. tė mos shkojnė nė gjykim.

4. Ka mundėsi qė njė avokat ndėrkombėtar nė tė ardhmen tė jetė avokat juaji. A ėshtė paradoksale, ta zėmė, qė njė ish-gjykatės i UNMIK-ut t’iu mbrojė juve?

Kosova ėshtė bėrė njė vend ku paradoksalisht janė kombinuar tirania dhe anarkia. Ose ndoshta jo vetėm kėto. Ndoshta ėshtė kombinuar gjithēka pėrveē demokracisė. Prandaj, ata nuk zgjedhin mjete pėr synimet e tyre. Kosova ėshtė pre e arbitraritetit nė ēdo aspekt tė jetės. Kėta mund tė shkojnė edhe aq larg saqė tė caktojnė mbrojtės qė tė lufton si asnjė prokuror. Besoj qė EULEX-i nga ato mijėra lėndė tė trashėguara nga UNMIK-u u ngut qė ta marrė lėndėn kundėr meje pėr ta rifilluar gjykimin sa mė parė, dhe kėtė ta bėjė nga pozita e Prokurorisė Speciale, pikėrisht nė mėnyrė qė atė lėndė tė mos e marrin vendorėt tė cilėve ai nuk u beson ani se ka nevojė e qejf qė t’i pėrdor si shėrbėtorė.

5. Z. Kurti disa ditė mė parė policia ka tentuar t’iu arrestojė juve nė varrimin e atdhetarit Ali Aliu ku pati tė lėnduar si nga ana e aktivistėve tė Lėvizjes e po ashtu nga policia. Si e komentoni ju kėtė intervenim tė policisė?

Trysnia e vazhdueshme e EULEX-it mbi policinė e Kosovės qė tė mė arrestojė mua ka bėrė qė pėrkundėr shumicės sė pavullnetshme tė policisė pėr tė mė arrestuar tė krijohet njė task force me pjesėtarė tė njėsisė speciale tė cilėt kishin humbur mendjen dhe arsyen. Ka mundėsi edhe qė intervenimi policor te varrezat e qytetit u bė nga dikush qė deshi tė fitojė poena te EULEX-i. Aty nuk pati policė tė lėnduar. Njėri polic siē e kanė parė disa aktivistė dhe vetė kolegėt e tij i ka lėnduar gishtat meqė kolegu i tij ia ka mbyllur para kohe derėn e furgonit policor. Po ashtu, as nga makina jonė nuk ėshtė lėnduar askush sepse nuk ka qenė e mundur tė lėndohet askush: aktivistėt ia kanė hapur rrugėn makinės sonė dhe ne kemi kaluar. Ata janė zemėruar meqė makina jonė ishte e dyta nė radhė dhe ata e kanė ndalur makinėn e parė duke menduar qė una jam aty. Natyrisht, ne kaluam. Tė mos harrojmė qė sa herė qė policia i rreh e i lėndon aktivistėt e qytetarėt menjėherė aty mbijnė edhe ca policė kinse tė lėnduar. Edhe mė 10 shkurt 2007, pasi qė ishin vrarė 2, ishin plagosur 80 dhe ishin burgosur 15 demonstrues, policia i lajmėroi edhe disa policė tė lėnduar nė mėnyrė qė tė amortizohet sadopak krimi i asaj dite. Kėso fabrikimesh bėhen edhe pėr t’ua rėnduar akuzat mandej aktivistėve tė arrestuar.

6. Ministri i Punėve tė Brendshme Bajram Rexhepi dhe drejtori i Policisė Behar Selimi nė njė farė mėnyre iu ka ardhur “keq” pėr kėtė intervenim dhe kanė urdhėruar hetime tė brendshme. Si iu duken juve kėto “keqardhje” tė Rexhepit dhe Selimit?

Nuk kam parė aq keqardhje te deklaratat e Bajram Rexhepit. Megjithatė, persekutimi ndaj meje dirigjohet nga instanca mė tė larta sesa kėta tė dy. Nė veēanti, ky persekutim u intensifikua pasi qė Kuvendi i Kosovės nuk nxori kurrfarė deklarate pas seancės parlamentare tė 8 prillit dhe sidomos pasi qė kryeministri Hashim Thaēi dhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermaboni, vizituan Prokuroroinė Speciale disa ditė para intervenimit tė policisė te varrezat. Nė krejt kėtė ēėshtje nuk duhet harruar edhe njė emėr: Emin Beqiri. Ai ėshtė drejtor pėr operacione tė policisė nė regjionin e Prishtinės dhe me 27 prill pėr RTV21 ka deklaruar qė te varrezat mbi policinė kishte edhe ‘sulm me sende tė forta’. Kjo ėshtė njė shpifje e paskrupullt. Mbase nuk ėshtė e rastėsishme qė kėtij Emin Beqirit i pėrmendet emri nė CD-nė e Nazim Bllacės si pjesėtar i ShIK-ut. Pikėrisht ai ka pasur motiv pėr njė ekspeditė tė tillė policore te varrezat kundėr aktivistėve tė Lėvizjes dhe qytetarėve, nė mėnyrė qė t’ia zbus ca zemrėn EULEX-it i cili e ka dosjen pėr tė.

7. Policėt rumunė tė EULEX-it janė zėnė duke kontrabanduar raki dhe cigare. Njė koment nė lidhje me kėtė?

Tė qenit e tyre mbi ligjin, imuniteti qė gėzojnė bashkė me familjet e tyre, ua bėn krimin shumė joshės. Sigurisht qė kanė ndikuar edhe tre faktorė tė tjerė. Sė pari, ata e dinė qė kolegė tė tyre kanė vrarė demonstrues paqėsor nė Kosovė dhe janė kthyer me gjithė pushkėt e tyre nė Rumani ku janė dekoruar. Kur ia kanė mbathur ata qė kanė vrarė, pse tė mos mendojnė kėta me kontrabandė qė mund t’ia mbathin? Sė dyti, Rumania nuk e njeh Kosovėn dhe mban njė qėndrim tė theksuar proserb. Ka shumė gjasa qė rumunėt e EULEX-it tė mos kenė fare respekt pėr Kosovėn dhe popullin e saj. Dhe, sė treti, kėta e kanė ditur qė Kosova i ka shumė tė pambrojtur kufijtė e saj. E kanė nėnvlerėsuar faktin qė kufiri mund tė mos ruhet nga kjo anė porse kjo nuk vlen edhe pėr anėn tjetėr.

8. Ēka mendoni pėr aksionin qė policia e EULEX-i ka ndėrrmarė nė Ministrinė e Transportit dhe nė pronat e familjes Limaj?

Ishte ky demonstrim i pastėr i forcės me premtimin qė ėshtė uverturė e demonstrimit tė drejtėsisė. Duke mos e njoftuar fare Qeverinė dhe as Kryetarin Sejdiu, EULEX-i tregoi se ėshtė qeveri mbi Qeverinė e Kosovės. Nuk jam optimist qė EULEX-i do ta luftojė korrupsionin nė Kosovė pėr dy arsye kryesore. Sė pari, ata sundimin e ligjit e vėnė nė funksion tė stabilitetit politik dhe jo tė drejtėsisė. Ēdo herė kur flasin pėr ligjin nuk flasin pėr tė drejtat e qytetarėve dhe drejtėsinė pėr qytetarėt por pėr stabilitetin dhe sigurinė. EULEX-i e definon veten si operacion pėr menaxhimin e krizave, qė do tė thotė se ata na kanė definuar si krizė dhe jo si vend normal, dhe se preokupimi i tyre ėshtė pengimi i shpėrthimit tė krizės e jo eliminimi i saj. Sė dyti, EULEX-i nuk do qė ta kuptojė se para se tė jenė problem politikanėt e korruptuar, problemi themelor nė Kosovė janė politikat e korruptuara. Si nė aspektin politik kur bėhen pazare me Serbinė dhe mbillet kultura e servilizmit ndaj burokratėve ndėrkombėtarė, po ashtu edhe nė atė ekonomik kur shitet mė lirė se badihava pasuria e Kosovės dhe kapacitetet e saj zhvillimore.

9. A pritet qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! tė merr pjesė nė zgjedhje vitin e ardhshėm?

Nuk mund tė jap njė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje pa pėrfunduar debati qė po e zhvillojmė nė tė gjitha qendrat dhe nė tė gjitha instancat e VETĖVENDOSJE!-s. Peshimi i tė gjitha argumenteve dhe arsyetimeve lidhur me pėrparėsitė dhe mangėsitė, dobitė e dėmet, merr bukur shumė kohė. Duam t’i japim kohė demokracisė sė brendshme.

10. Zgjedhjet mbahen sipas Kushtetutės qė bazohet nė pakon e Ahtisarit qė ju e kundėrshtoni?

Po, kjo Kushtetutė e ka nė zemėr tė saj Planin e Ahtisaarit i cili edhe i rri sipėr. Kosova jo vetėm qė nuk mund tė pėrparojė por as tė operojė tamam me kėtė Kushtetutė. Ardhmėria e Kosovės me kėtė Kushtetutė do t’i ngjajė shumė mė tepėr Bosnjes sesa njė shteti normal e demokratik qė dėshiron tė integrohet nė BE. Ndryshimet nė Kosovė duhet tė jenė rrėnjėsore e jo kozmetike. Qėllimet dhe synimet e Lėvizjes sonė mbesin po ato. Gjithashtu edhe koncepti. Ajo qė po diskutojmė janė metodat nė kuadėr tė strategjisė pėrfshirė kėtu edhe pengesat nga mė tė ndryshmet qė mund tė na shfaqen.

11. Janė paralajmėruar bisedime mes Kosovės dhe Serbisė. Njė qėndrim juaji nė lidhje me kėtė dhe cilat do jenė hapat e VETĖVENDOSJE!-s?

Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ia solli Kosovės njė pavarėsi formale e nominale. Meqė kjo shpallje nuk u parapri prej tė drejtės pėr vetėvendosje pėr popullin e Kosovės, ajo nuk u pasua me sovranitetin pėr Kosovėn. Dy vjet e ca mė vonė Kosova vazhdon tė mos jetė sovrane dhe tė mos ketė integritet territorial. Nė mungesė tė sovranitetit, pavarėsisė gjithnjė e mė shumė po i rrjedh edhe formaliteti. Erdhėn 6 Pikėshi i Ban Ki-moonit dhe protokolli EULEX-Serbi pėr bashkėpunim policor. Nė politikė, sikurse nė jetė, ose ecėn para, ose prapa. Status quo-ja ėshtė regress meqė tė tjerėt ecin pėrpara. Tash, po i pėrgatisin bisedimet e reja me Serbinė pėr koncesione tė reja ndaj saj. Lėvizja jonė do tė mobilizohet me potencialin e kuadrin e saj, nė tubime, aksione protestuese e demonstrata, pėr kundėrshtimin e kėtyre bisedimeve qė janė edhe tė padrejta edhe tė dėmshme. Parulla jonė e parė JO NEGOCIATA – VETĖVENDOSJE! do tė jetė gjithmonė aktuale pėrderisa nuk realizohet vetėvendosja pėr Kosovėn.