Gjyqi i EULEX-it kundėr Albin Kurtit tashmė ka marrė formėn e seancave tė rregullta pesėminutėshe, nė tė cilat po bėhet e ditur shtyrja e saj dhe koha e mbajtjes sė seancės sė ardhshme. Krej kjo po bėhet me vetėm njė qėllim: qė tė mbahet pėrherė i gjallė fletarresti i EULEX-it ndaj Albin Kurtit. Nė kėtė mėnyrė EULEX-i vazhdimisht po e mban trysninė mbi Policinė e Kosovės si dhe po e mirėmban varėsinė e institucioneve tė drejtėsisė. Seanca e radhės u shtye pėr 21 qershor nė orėn 10:00. Nė kėtė seancė sėrish mungoi avokati mbrojtės, por si gjithmonė i pranishėm prokurori i rastit, Ali Rexha, si dhe anėtarja e trupit gjykues tė EULEX-it, Fllanza Kadiu.

Kryesuesi i Panelit gjykues tė EULEX-it, Ferdinando Buatier de Mongeot, e hapi seancėn e sotme duke iu dėshiruar mirėseardhje tė pranishmėve, siē u shpreh ai, nė episodin e dhjetė me radhė tė rastit Kurti. Kjo tregon se qysh e trajton EULEX-i persekutimin e VETĖVENDOSJE!-s dhe tė Albin Kurtit: si serial relaksues latinoamerikan. Padrejtėsinė qė po e shkakton EULEX-i e trajton me kėtė lloj joserioziteti arrogant. Atyre nuk iu duket serioze kėrkesa e popullit pėr vetėvendosje, sovranitet, demokraci dhe zhvillim. Atyre nuk iu duket serioze kėrkesa e 175,000 qytetarėve shqiptarė pėr mbylljen e kėtij gjykimi dhe izolimi tė padrejtė tė Albin Kurtit, dhe hapjen e hetimeve tė pavarura pėr vrasjet e 10 shkurtit 2007. EULEX-i nuk ēan kokėn pėr ndėrhyrjet e dhunshme tė policisė mbi popullin, tė cilat i pėrshėndet. Asgjė nuk i duket serioze EULEX-it pėrderisa vetė vetėm urdhėron, shikon nga rehatia e kolltukut zbatimin e urdhrave tė tij nga institucionet e Kosovės, shkakton gjithė kėtė padrejtėsi ndaj popullit, dhe zgėrdhihet prapa imunitetit prej ligjit. Asgjė e re historikisht: mision tipik kolonial.

Nė vazhdim de Mongeot pėrsėriti akuzat e tij ndaj Policisė sė Kosovės dhe drejtėsisė nė vendin tonė, duke e reduktuar funksionimin e kėsaj tė fundit nė efikasitetin e pėrndjekjes sė Albin Kurtit! Pra, pėr EULEX-in, persekutimi i suksesshėm i Albinit qenka kriteri i vlerėsimit tė cilėsisė sė drejtėsisė. Ja se nė ēka e ka katandisur EULEX-i drejtėsinė e Kosovės: nė instrument tė vetin personal pėr eliminimin e kundėrshtarėve tė tij politikė. E vėrteta ėshtė se drejtėsia nė Kosovė do tė jetė e suksesshme pikėrisht atėherė kur tė jetė e pavarur - pra pa EULEX-in me kompetenca ekzekutive mbi drejtėsinė e Kosovės.

Nė anėn tjetėr, de Mongeot kritikoi avokatėt e Kosovės pėr sjellje joetike. Kėshtu sillet administrator i regjur kolonial: pėrputhshmėrinė e sjelljes sė tė tjerėve e mat me kutin moral. Kush ėshtė si de Mogeot dhe mendon si ai, qenka i mirė dhe i zbaton urdhrat e tij. Kush nuk pajtohet me tė dhe nuk ia zbaton urdhrat, qenka i keq. Kjo ėshtė veti universale e aparatēikėve kolonialė: pėr cilėsimin e veprimeve nuk iu mjafton diskursi politik, por iu nevojitet doktrina etike. Sepse, vetėm pasi ta eleminojnė ata njeriun moralisht, persekutimi i tij jo vetėm i lejueshėm, por madje i domosdoshėm.

Gjatė vizitės sė tij nė Kosovė, ministri i jashtėm italian, Franco Frattini, tha se konferenca e ardhshme e Sarajevės do tė mund tė konsiderohet si nisje zyrtare e negociatave mes Kosovės dhe Serbisė. Kjo deklaratė e tij vjen pas po tė njėjtave paralajmėrime qė i bėnė mė herėt ministri i jashtėm francez, Kouchner, dhe zv.sekretari amerikan i shtetit, Steinberg. Sa mė shumė po afrohen negociatat me Serbinė, aq mė shumė po thellohet persekutimi dhe izolimi i VETĖVENDOSJE!-s. Bashkė me popullin ajo do tė organizohet kundėr negociatave me Serbinė. Kjo tregon se sa politik ėshtė gjykimi i EULEX-it ndaj Albin Kurtit.