Sot (23 prill 2010) duke filluar nė orėn 12:00, aktivistėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! organizuan njė aksion simbolik nė lidhje me rastin e fundit tė kontrabandės sė bėrė nga pjesėtarėt e EULEX-it. Nė aksion, simbolikisht u paraqitėn Yves De Kermabo si dhe dy pjesėtarė tė EULEX-it duke shitur mall tė kontrabanduar nėn firmėn EULEX commerce Qendra tregtare pėr shitjen e mallėrave tė kontrabanduara. Aty nuk mund tė mungonte Hashim Thaēi i cili qeshte duke e deklaruar bashkėpunimin e fuqishėm qė Qeveria e Kosovės e ka me kėtė mision.
Mė poshtė e keni arsyetimin politik tė kėtij aksioni.
EULEX-i ėshtė institucion i pėrsosur pėr zhvillimin e krimit. Pjesėtarėt e kėtij misioni kanė imunitet ndaj ligjit (pra janė mbi ligjin) dhe kėshtu, mund ta shkelin atė sa herė tė duan. Por, kontrabanduesit kėsaj radhe gabuan duke menduar qė parajsa e krimit tė tyre shtrihet edhe nė shtetet e rajonit. Ata harruan qė vetėm nė Kosovė mund tė sillen nė kėtė mėnyrė!
Kontrabanda qė e bėnė pjestarėt e EULEX-it nuk ėshtė rast i veēantė e i izoluar por pėrkundrazi kjo ngjarje ėshtė njėra nga ato tė shumtat qė flasin pėr natyrėn e vėrtetė tė njė misioni qė ėshtė vetė i kontrabanduar.
Ky mision u bė plotėsisht operacional vetėm atėherė kur e mori dritėn jeshile nga Serbia. Duke pranuar qė baza e tij juridike tė ishte R1244, e tė ishte neutral ndaj statusit tė Kosovės. EULEX-i u kontrabandua nga Serbia. Kontrabandė ėshtė qenia e tij. Veprimet e tij, ashtu siē e pamė nuk mund tė jenė ndryshe. Skandali i fundit ėshtė vetėm shprehja konkrete e natyres kontrabandė tė kėtij misioni.
E gjithė puna e EULEX-it ėshtė kontrabanda. Ky mision, pėrveē alkoolit, cigareve, etj. kontrabandon edhe protokolle me Serbinė, tė cilat pėr nga dėmi janė pakrahasueshėm mė tė mėdha se sa tė parat.
Shefi i EULEX-it Yves De Kermabon ka kėrkuar hetim tė menjėhershėm pėr kėtė rast. Por, atij nuk i bėnė fare pėrshtypje fakti qė kontigjenti rumun i policisė sė EULEX-it ka gjynahe edhe mė tė mėdha se sa ky i ditėve tė fundit. Mė 10 shkurt 2007 ky kontigjent (atėbotė pjesė e policisė sė UNMIK-ut) vrau 2 demonstrues paqėsor dhe plagosi mbi 80 tė tjerė, por Yves De Kermabon asnjėherė nuk kėrkoi qė tė hetohet ky krim.
Nė vend tė kėsaj, EULEX-i rihapi procesin gjyqėsor ndaj Albin Kurtit sepse Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė pengesa kryesore pėr politikanėt e korruptuar. E duke ua hequr atyre pengesat pėr korrupsion, EULEX-i po i ndihmon krimit nė Kosovė. Kurse politikanėt po ia kthejnė kėtė tė mirė me nėnshtrim.
A nuk ėshtė kjo edhe njė karakteristikė tipike pėr njė mision tė kontrabanduar?!
Politikanėt na e sollėn EULEX-in, pa i pyetur fare qytetarėt. Ata kishin nevojė pėr kėtė mision sepse pėrndryshe kush do tua mbulonte krimet?!
Nėn ombrellėn e sundimit tė ligjit EULEX-i u bė sundues i ligjit. Duke qenė i tillė, ai ėshtė jolegjitim prandaj, duhet tė largohet nga vendi ynė. Por jo i vetėm!
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks