Kur EULEX-i planifikohej, formatizohej dhe zbarkonte nė Kosovė, ne e kundėrshtuam atė. Planifikuesit dhe krerėt e tij publikisht thonin se pikėrisht ky mision do tė jetė fundi i krimit tė organizuar dhe korrupsionit tė rrėnjosur thellė nėpėr institucionet e Kosovės. Ne kėmbėngulnim qė Kosova pėrfundimisht t’i lihej nė dorė popullit tė saj, pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqėsor tė jetė yni, se vetėm njė pushtet i tillė, historikisht ėshtė dėshmuar, e jetėson vullnetin e qytetarėve dhe, mė me rėndėsi nė kėtė rast, ua mbron atyre interesat. Ne nuk e kundėrshtonim EULEX-in sepse nuk ishim kundėr qeverisjes korruptive dhe korruptuese tė Kosovės. Por e kundėrshtonim atė pikėrisht se e kėrkonim luftimin e korrupsionit – korrupsionit tė gjithėpranishėm nė proceset dhe institucionet politike tė Kosovės qė bazohen nė interesat e ngushta tė njė pakice, duke e dėmtuar pėrherė dhe vazhdimisht interesin dhe tė mirėn e pėrgjithshme. Ne jemi kundėr kėtij korrupsioni. Ndėrkohė qė EULEX-i nuk ėshtė.

Vetė EULEX-i ėshtė njėri prej kėtyre interesave partikulare. EULEX-i ėshtė aparat shtypės (polici, gjykatė, dogana) i cili, pėr mė keq, madje i shėrben interesave tė institucioneve jashtė Kosovės, tė cilat Kosovėn e shohin vetėm si krizė qė duhet menaxhuar, dhe nė kuadėr tė domosdosė sė stabilitetit rajonal. Pra jo si popull me tė drejta dhe nevoja, por si mundėsi e kontrollit tė stabilitetit. Ėshtė kjo paradigmė qė e udhėheq punėn e EULEX-it, por ėshtė pikėrisht kjo paradigmė ajo qė e lejon shtrirjen e korrupsionit (nė kuptimin e gjėrė tė pėrmendur mė lart, apo atė tė ngushtė, tė hajnisė dhe keqpėrdorimit tė pastėr tė parasė publike) thellėsisht nė institucione. Duke qenė interes partikular, EULEX-i ėshtė pjesė e korrupsionit, dhe rrjedhimisht kėtė nuk e lufton dot. Ndėrkohė qė paradigma qė ai e pėrdor, ajo e stabilitetit, ėshtė pėrzgjedhėse – ajo pėrcakton sė pari se cili rast i keqpėrdorimit apo vjedhjes, krimit ordinerė, etj., e rrezikon kėtė stabilitet, dhe mėpastaj merret me rastet e pėrzgjedhura. Pra, kjo paradigmė merret vetėm me ato raste qė ia rrezikojnė premisėn asaj. Kėshtu EULEX-i i lufton rastet duke u nisur nga siguria e misionit politik qė e ka brenda vendit tonė (menaxhimi i krizės, vazhdimi i Rezolutės 1244, stabiliteti rajonal, e qė nėnkupton moshidhėrimin tė Serbisė, zbatimi i Planit 6 Pikėsh), e jo nga parimi i drejtėsisė. Ndėrkohė qė lufta kundėr korrupsionit e cila bėhet pėr qėllime tė caktuara, e jo pėr t’ia kthyer popullit drejtėsinė, ėshtė vetė e korruptuar.

Pėrzgjedhja nuk ėshtė vetėm pėrzgjedhje e rasteve, por edhe personave. Nė kėtė drejtim ata qė shihen nga EULEX-i dhe shefat e tyre nė Bruksel si bashkėpuntorė tė rėndėsishėm nė arritjen e synimeve tė tyre, nuk preken fare. Madje edhe mbrohen, pikėrisht pėr shkak tė kėsaj rėndėsie qė ata paraqesin pėr procesin. Kujtoni vetėm se kush e kishte ftuar zyrtarisht EULEX-in nė Kosovė dhe kush e mbron qėndrimin e tij me vendosmėri tė pashoqe. Janė pikėrisht krerėt e kėtyre institucioneve tė korruptuara. E ata pėr EULEX-in janė tė pakorruptuar, pėr shkak se janė tė paprekshėm. Prandaj i tėrė iluzioni i tė luftuarit tė korrupsionit pėrqėndrohet nė (aktualisht) njė njeri, nė Fatmir Limajn, dhe nuk zgjerohet edhe te shefi i tij, Hashim Thaēi. E nėse pėr EULEX-in luftė kundėr korrupsionit ėshtė vetėm luftimi i disa eksponentėve tė tij, atėherė kjo nuk ėshtė luftė kundėr korrupsionit, por luftė pėr stabilitet (dhe natyrisht imazh publik, gjė qė EULEX-it, ashtu edhe qeverisė sė Kosovės, i ka rėnė pėrtokė, ndėrkohė qė bastisjet e djeshme kanė pėr qėllim edhe pėrmirėsimin e kėtij imazhi, pėrmes kinse fillimit tė pastrimit tė qeverisė). Kredibiliteti i EULEX-it ishte shumė i ulėt qė nė fillim. Erdhi sė bashku me 6 Pikėshin pėr ta zbatuar atė, ndėrkohė qė vazhdimisht shprehej se ėshtė neutral ndaj statusit tė Kosovės duke treguar haptazi se nuk na njeh. Pas kėsaj erdhi protokolli me Serbinė pėr bashkėpunim policor, dhe pikėrisht nė kohėn kur ata pak optimistė nė Kosovė shpresonin se EULEX do tė bėjė diēka tė dobishme, ata filluan me pėrndjekjen e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėrmes procesit gjyqėsor kundėr Albin Kurtit. Nė ndėrkohė policėt rumun u zunė nė Maqedoni duke kontrabanduar pije alkoolike e cigare. Kaq pėr luftėn e EULEX-it kundėr korrupsionit.

Tash pėr njė luftė tė vėrtetė kundėr korrupsionit. Kjo luftė duhet dhe mund tė bėhet vetėm nga institucionet legjitime tė popullit tė Kosovės, tė cilat janė nė shėrbim tė popullit, dhe ia kanė atij frikėn. Pra, institucione tė cilat veprojnė nėn presion tė popullit tė Kosovės, i cili me vetėdije dhe vendosmėri e lufton padrejtėsinė e sotme, dhe atė eventuale qė mund tė vijė nesėr. Problemi nė Kosovė nuk janė disa persona tė korruptuar, por premisa korruptive nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar procesi dhe institucionet politike nė vend. Korrupsioni ėshtė politik, dhe lufta kundėr tij duhet tė jetė politike. Pra qė ta luftosh atė, duhet ta luftosh politikėn (pra edhe ekonominė politike) e cila e kushtėzon dhe ushqen atė. Ēka ua ka mundėsuar pasurimin e paskajshėm dhe tė shpejtė politikanėve tė Kosovės? Ėshtė pikėrisht privatizimi i ndėrmarrjeve tė mėdha dhe tė rėndėsishme tė Kosovės si dhe projektet e supershtrenjta infrastrukturore (Ferronikeli, tash PTK, ANP, KEK-u, Trepēa, si dhe ndėrtimi i autostradės). E EULEX-i nuk e lufton kėtė drejtim politik tė cilin e ka marrė Kosova. Ai, nė tė vėrtet, e ushqen pikėrisht njė kurs tė tillė politik.

E ky kurs politik na ka sjellur kėtu. Gjysma e popullsisė nuk mund ta sigurojnė bukėn e gojės dot, ndėrkohė qė politikanėt e vendit e pėrmendin milionin sikur tė jenė para tė imėta. Gjysma e popullėsisė janė tė papunė ndėrkohė qė njė pakicė afėr politikanėve nuk ka kohė tė mjaftueshme pėr tė gjitha vendet e punės (por kanė xhepa). Pasuritė tona nėntokėsore e mbitokėsore falen, kur ne vuajmė pėr sadopak investime nė bujqėi e industri, arsim e shėndetėsi. Dhe sipėr tėrė kėsaj kemi politikanė tė cilėt flasin pėrditė pėr shtetin, ndėrkohė qė secili veprim i tyre shkon kundėr tij. Bastisjet e djeshme dėshmuan se kush e ka pushtetin e vėrtetė nė Kosovė. Pieter Feith dhe Yves de Kermabon dėrguan policinė, ndėrkohė Christopher Dell, u tregoi Hashim Thaēit dhe Fatmir Limajt se ēfarė tė bėjnė e tė thonė. Kapacitetet tona pėr ta luftuar korrupsionin (policia, gjykatat) janė uzurpuar nga misionet ndėrkombėtare. Pėr sa kohė qė kėta nuk e luftojnė korrupsionin, janė duke e ndihmuar atė. E kėta korrupsionin nuk e luftojnė dot. Prandaj kėtė duhet ta bėjė populli i Kosovės, dhe kėtė ta bėjmė jo pėr imazhin e Kosovės, por pėr tė mirėn tonė.