Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 7 nga 7

Teme: Arrestohet Albin Kurti dyshohet per tri vepra penale

  1. #1
    Anėtar i Nderuar Avatari i legjenda
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Vendodhja
    tetova
    Postime
    3,233
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    86

    Arrestohet Albin Kurti dyshohet per tri vepra penale

    Prokuroria e Kosovės nėpėrmjet njė komunikate pėr media sqaron se deputeti Albin Kurti dyshohet se ka kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut tė pėrgjithshėm,pėrdorimi i armės, dhe pengim i personit zyrtar nė kryerjen e detyrave zyrtare

    Sipas Prokurorisė departamenti pėr Krime tė Rėnda nė Prokurorinė Themelore nė Prishtinė deputetit Kurti i ka dėrguar ftesa pėr t’u paraqitur nė zyrėn e prokurorit tė ēėshtjes, pėr tė dhėnė deklaratėn e tij, lidhur me dyshimet qė i vihen nė barrė.

    Mirėpo, i njėjti nuk i ėshtė pėrgjigjur ftesės sė Prokurorit tė Shtetit, andaj gjyqtari i procedurės paraprake me kėrkesė tė prokurorit tė ēėshtjes ka lėshuar urdhėrarrest.

    Policia e Republikės sė Kosovės ka zbatuar sot urdhrin e Gjykatės dhe e ka sjellur tė pandehurin Kurti nė Prokurorinė Themelore nė Prishtinė, i cili ka refuzuar tė jep deklaratėn e tij para prokurorit tė rastit.

    Prokurori ka ushtruar kėrkesė pėr caktimin e paraburgimit ndaj tė pandehurit Kurti dhe kjo kėrkesė ėshtė parashtruar, pasi qė i njėjti nuk iu ėshtė pėrgjigjur ftesės sė prokurorisė, ka pėrsėritur kryerjen e veprės penale dh e ka qėndruar nė arrati.

    Prokurori i Shtetit siguron opinionin publik se ėshtė i vendosur qė tė respektoj tė gjitha dispozitat ligjore pėr secilin rast, pavarėsisht sė kush ėshtė i dyshuar pėr vepėr penale, duke respektuar dinjitetin e secilit individ, duke i trajtuar tė gjithė nė mėnyrė tė barabartė e tė paanshme, pėrfshirė edhe deputetėt e Kuvendit tė Kosovės dhe tė arrestuarit tjerė tė sotshėm.

    Opozita: Ditėn e festės pushteti e ktheu nė ditė tė dhunės

    Qytetarė tė Kosovės, mbėshtetės tė Opozitės sė Bashkuar, bashkėkombas tė nderuar.

    Pjesėmarrja e mbi 35.000 qytetarėve nė Manifestimin pėr Republikėn shkoi paqėsisht, siē ishte planifikuar. Por ky pushtet me sjelljet e tij menjėherė pas tubimit paqėsor, dėshmoi se nuk e duron opozitėn paqėsore. Ky pushtet ka frikė nga opozita. Ky pushtet e urren opozitėn, ashtu siē urren qytetarėt, ashtu siē urren popullin e vet.

    Qeveria kriminale zgjodhi 28 nėntorin e vitit 2015 pėr tė ringjallur nė rrugėt e Prishtinės imazhin e dhunės policore, qė populli ynė kujtoi se e kishte lėnė pas, me mbarimin e Luftės Ēlirimtare.

    Nė 28 nėntor, qindra policė, reparte speciale tė armatosura rėndė, tė maskuara, kanė thyer zyrat e subjektit mė tė madh opozitar, Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, ku ndodheshin qindra aktivistė qė sapo ishin kthyer prej Manifestimit.

    Policia u tregua e e pamėshirshme, duke pėrdorur dhunė tė paparė kundėr aktivistėve. Ka rreth 100 tė arrestuar, dhe numri i tė lėnduarve rėndė ėshtė i madh.

    Nė 28 nėntor 2015 u arrestua Albin Kurti. Pushteti u tregua i gatshėm tė pėrdorė dhunėn mė ekstreme pėr tė mbrojtur Zajednicėn e Demarkacionin, pavarėsisht peticionit, pavarėsisht aksioneve opozitare, pavarėsisht Manifestimit paqėsor pėr Republikėn.

    Mė tej do t’ju njoftojmė nė vazhdimėsi pėr tė arrestuarit, tė lėnduarit, e veprimet tona tė radhės.

    I bėjmė thirrje qytetarėve tė bashkohen rreth opozitės sė pėrbashkuar. Aksionet tona nuk mund t’i ndalė asnjė shtet policor, asnjė arrestim, asnjė dhunė. Aktivistėt do tė lirohen. Dhunuesit do tė vihen shumė shpejt pėrpara njė drejtėsie sė vėrtetė dhe funksionale, nė njė Republikė qė ka pėr tė qenė vėrtet sovrane dhe pavarur.

    Lėvizja VETĖVENDOSJE!
    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės
    NISMA pėr Kosovėn

    Pėr momentin gjendja ėshtė e qetė, ndėrsa rrugėt vazhdojnė tė jenė tė bllokuara

    Rreth 60 aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje janė duke qėndruar nė rrugėn Luan Haradinaj, nė shenjė proteste ndaj arrestimit tė ish-kryetarit tė Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, si dhe disa dhjetėra aktivistėve tė tjerė tė kėsaj lėvizjeje.

    Nė mesin e protestuesve ėshtė edhe kryetari i Komunės sė Prishtinės, Shpend Ahmeti, dhe nėnkryetari i kėsaj komune, Dardan Sejdiu, tė dy nga Lėvizja Vetėvendosje, tė cilėt janė duke komunikuar me pjesėtarėt e njėsisė speciale tė Policisė sė Kosovės.

    Ata kanė kėrkuar nga Policia e Kosovės qė tė largohet dhe tė lirojė rrugėn Luan Haradinaj, e cilat ėshtė bllokuar nga policia pas arrestimit tė zotit Kurti.

    AAK kėrkon lirimin e deputetėve

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka reaguar ndaj arrestimit tė ish-liderit tė Vetėvendosjes, Albin Kurti, ku thuhet se mbajtja nė paraburgim e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, arrestimi sot i deputetit Albin Kurti, si dhe shumė aktivistėve tė tjerė tė VV-sė, brenda selisė, ėshtė i papranueshėm dhe nuk ndikon nė qetėsimin e situatės.

    AAK thotė se tubimi i sotėm madhėshtor nė Prishtinė, ishte njė manifestim qytetar i kundėrshtimit tė dy marrėveshjeve, qė pėrfundoi pa asnjė incident.

    “Ngjarjet e mėpastajme po bėhen me qėllim tė zbehjes sė njė kundėrshtimi kaq popullor. AAK, kundėrshton aksionet e pushtetit pėr pėrndjekjen e opozitės dhe kėrkon nga krerėt institucionalė, qė tė mos e instrumentalizojnė policinė e shtetit pėr qėllime politike. Deputetėt duhet tė jenė tė lirė dhe ata nuk mund tė arrestohen pėr shkak tė veprimtarisė sė tyre politike, prandaj kėrkojmė lirimin e mėnjėhershėm tė tyre”, thuhet nė komunikatėn e AAK-sė.

    * * * *
    Gazetarja jonė njofton se nė mesin e shumė tė arrestuarve ėshtė edhe Fitore Pacolli.

    Policia ka arrestuar edhe drejtoreshėn e Kulturės nė Komunėn e Prishtinės Saranda Bogujevcin dhe asamblisti i komunės sė Prishtinės Ylli Hoxha.

    Ata sapo janė nxjerrė nga zyrat e Vetėvendosjes dhe janė futur nė veturėn e Policisė.

    Policia ėshtė duke vazhduar me arrestime edhe tė personave tjerė qė janė brenda zyrės sė Lėvizjes.

    Policia nė kėto momente arrestoi edhe ish-liderin e Lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti

    Aktualisht policia po e mban afėr ndėrtesės me duar lidhur.

    Paraprakisht policia kishte arrestuar tė gjithė personat qė gjendeshin nė zyrat e Lėvizjes.












    Njesia speciale futet brenda Vetėvendosjes

    Njėsitet speciale tė Policisė sė Kosovės kanė filluar tė depėrtojnė brenda selisė sė Lėvizjes Vetėvendosje.

    Nė anėn tjetėr, protestuesit janė duke rezistuar vazhdimisht, duke sulmuar herė pas herė policinė.

    Policia ka thyer xhamin nė hyrjen e ndėrtesės sė Lėvizjes Vetėvendosje, ndėrsa po pėrdor edhe prej lotsjellės pėr tė zmbrapsur aktivistėt e VV-sė.

    Protestuesit futen brenda objektit pėr tė ruajtur Albin Kurtin, ndėrsa para hyrjes ndodhet Policia e Kosovės qė nuk po e lejon afrimin e turmės sė njerėzve.



    Kurti vazhdon tė mbetet brenda, ndėrsa i rrethuar me policė dhe aktivist.

    Policia i ėshtė afruar hyrjes sė Vetėvendosjes derisa ka larguar aktivistėt.

    Kėta tė fundit u kanė hedhur sprej syve policisė.

    Pėrleshje e vogėl mes aktivistėve dhe Policisė

    Aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje janė pėrplasur me policinė e cila me njė numėr tė madh ka rrethuar kėtė seli.

    Aktivistėt u kanė thėnė policėve qė ta lirojnė rrugėn pėr tė kaluar ndėrsa policėt nuk janė lėkundur nga kordonet e tyre.

    Aktivistėt kanė brohoritur “Marre, Marre”. Ata kohė pas kohe po gjuajnė me gurė dhe me ngjyrė nė drejtim tė policėve.

    Policia rrethon Vetėvendosjen, kėrkon arrestimin e Albin Kurtit

    Lėvizja Vetėvendosje pėrmes Facebook-ut ka njoftuar se Njėsitet Speciale tė Policisė sė Kosovės kanė rrethuar zyrat e Lėvizjes.

    Policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė deputetėve tė Vetėvendosjes ndaj tė cilėve janė lėshuar fletarreste pėr veprimet e tyre nė Kuvendin e Kosovės.

    Albin Kurti, njė ndėr deputetėt e Vetėvendosjes ndaj tė cilit ėshtė lėshuar arrest, ndodhet brenda selisė sė Lėvizjes Vetėvendosje.

    “Njėsitet speciale tė Policisė sė Kosovės kanė rrethuar zyrėn e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!. Qindra policė kanė bllokuar ēdo rrugė pranė zyrave tona. Ftojmė aktivistėt qė tė mblidhen tek zyra e VETĖVENDOSJE!-s”, ka njoftuar Vetėvendosje.

    -

    Po vazhdojnė tė shtohen forcat e policisė. Tashmė ėshtė bėrė rrethimi i hekurtė pėr rreth gjithė selisė sė Vetėvendosjes. Policia e Kosovės konfirmon se kanė informatė se deputeti Albin Kurti ndodhet nė objektin e Vetėvendosjes te Qafa.

    Njėsi speciale tė Policisė sė Kosovės kanė bllokuar hyrje daljet qė lidhin me selinė e Vetėvendosjes. Rruga e UĒK-sė pėr momentin ėshtė e mbushur me njėsite speciale tė policisė, tė cilėt si duket do tė mund tė intervenojnė me arrestimin Albin Kurtit.



    Deputeti Albin kurti, pas pėrfundimit tė marshit protestues, ka mbėrritur nė selinė e Vetėvendosjes. Ndėrkohė reporterėt tanė njoftoj pėr numėr tė madh tė forcave tė cilat i janė afruar selisė sė VV-sė. Nuk ka informacione nėse do tė intervenohet nga ana e policisė pėr ta arrestuar Kurtin.




    Policia ne ndjekje te Albin Kurtit

    Policia e Kosovės ka rrethuar Lėvizjen Vetėvendosje duke kėrkuar arrestimin e deputetit Albin Kurtit.

    Rreth Vetėvendosjes janė mbledhur edhe shumė qytetarė tė tjerė.

    Nė Vetėvendosje ndodhen edhe deputetėt tjerė tė Vetėvendosjes tė cilėt e kanė pėrcjell Kurtin deri tek selia./Bota sot

  2. #2
    Anėtar i Nderuar Avatari i legjenda
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Vendodhja
    tetova
    Postime
    3,233
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    86

    Titulli: Arrestohet Albin Kurti, dyshohet pėr tri vepra penale

    Nė mesin e atyre qė sot u arrestuan nė selinė e Lėvizjes Vetėvendosje ėshtė edhe Gani Krasniqi.

    Gani Krasniqi nga Malisheva ka qenė i burgosur politik, veprimtar i ēėshtjes kombėtare, njėri nga komandantėt e UĒK-sė nė Malishevė si dhe baba i dy dėshmorėve tė kombit.

    Pas luftės Krasniqi ka qenė kryetar i komunės sė Malishevės nga radhėt e PDK-s

  3. #3
    Anėtar i Nderuar Avatari i legjenda
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Vendodhja
    tetova
    Postime
    3,233
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    86

    Titulli: Arrestohet Albin Kurti, dyshohet pėr tri vepra penale

    Lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismės, Fatmir Limaj e kanė braktisur deputetin e opozitės Albin Kurtin, nė momentin kur policia po bėn pėrpjekje pėr ta arrestuar.

    Njėsia Speciale ėshtė vendosur tek selia e Vetėvendosjes ku po arreston njė numėr tė madh tė aktivistėve.

    Ndėrsa liderėt e partive tjera opozitare janė larguar nga sheshi me pėrfundim tė manifestimit./Bota sot

  4. #4
    Anėtar i Nderuar Avatari i legjenda
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Vendodhja
    tetova
    Postime
    3,233
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    86

    Titulli: Arrestohet Albin Kurti, dyshohet pėr tri vepra penale

    Deputeti i Vetėvendsojes, ndaj tė cilit prokuroriaka ngritur fletėarrest, ka reaguar pėrmes Facebook lidhur me arrestimin e Albin Kurtit. Arrestimin e Kurtit, Topalli e ka quajtuar fund tė regjimit tė Mustafės.

    “U arrestua Albin Kurti. Filloi fundi i regjimit tė Mustafės.Deri tani janė arrestuar pėr shkak tė protestės paqėsore mbi 90 aktivistė tė Lėvizjes Vetėvendosje, mė shumė se nė ēdo protestė tjetėr. Mustafa dhe Thaēi do tė mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore pėr eskalimin e situates”, shkruan Topalli.

  5. #5
    Anėtar i Nderuar Avatari i legjenda
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Vendodhja
    tetova
    Postime
    3,233
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    86

    Titulli: Arrestohet Albin Kurti, dyshohet pėr tri vepra penale

    Policia e Kosovės i ka hedhur sot sprej nė fytyrė deputetit tė Lėvizjes vetėvendosje, Fisnik Ismaili, afėr ndėrtesės sė selisė sė kėsaj partie.

    Kjo ndodhi pak pasi u arrestua kolegu i Ismailit nga Vetėvendosje, deputeti Albin Kurti.

  6. #6
    Super Moderator Avatari i Aver
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    7,661
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4058

    Titulli: Arrestohet Albin Kurti, dyshohet pėr tri vepra penale

    Sa bajat u bo ky Fisnik Ismajli. Kush nuk e njeh e paguan shtrenjte.
    I walk slowly, but I never walk backward

  7. #7
    Anėtar i ri Avatari i Tomka
    Antarėsuar nė
    Oct 2015
    Vendodhja
    Tirana ,Albania
    Mosha
    35
    Postime
    368
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2

    Titulli: Arrestohet Albin Kurti, dyshohet pėr tri vepra penale

    Edhe regjimi dulles kshu bente, kush nuk ishte me linjen e partise dhe simotrave te lindjes i burgoste dhe i pushkatonte. Edhe ky mustafaj me hashim magjypin te njejten gje po bejne. Perfundimisht Shqiptaret sdine te bejne shtet dhe nuk kane punuar kurre per kombin ,perkundrazi kane punuar gjithmone per qarqe te ndryshme anti shqiptare.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •