![]() |
|
|
#1 |
|
Bordi Drejtues
|
Ministria e Mbrojtjes nuk ka derdhur as edhe njė qindarkė tė vetme nė buxhetin e shtetit gjatė vitit 2007, nga shitja e municioneve. Skandali denoncohet nga Kontrolli i Lartė i Shtetit nė raportin vjetor pėr zbatimin e buxhetit. Pėr periudhėn e kontrolluar nuk ishte planifikuar dhe realizuar asnjė lek tė ardhura nga shitja e armatimit dhe municioneve stok, ndėrkohė qė ky aktivitet ka qenė burim i rėndėsishėm pėr financimin e Forcave tė Armatosura, - vė nė dukje ky institucion. KLSH thekson se pėr vitin 2006, nga shitja e demontimi i armėve, Ministria e Mbrojtjes kishte pėrfituar rreth 467 milionė lekė, ndėrkohė qė njė vit mė pas nga ky aktivitet janė grumbulluar zero lekė.
Dėmi financiar Minimalisht, dėmi financiar qė i ėshtė shkaktuar shtetit shqiptar nga fshehja e tė ardhurave tė tregtisė sė armėve llogaritet nė 12 milionė USD. Referuar kjo vetėm kontratave tė nėnshkruara mes MEICO-s dhe dy kompanive amerikane, Southern Ammunition Company dhe AEY Inc, tė Efraim Diverolit. Konkretisht, kontrata e parė e shitblerjes sė armėve, e nėnshkruar nė 6 qershor 07 mes MEICO-s dhe kompanisė amerikane SAC, arrin vlerėn monetare 1.6 mln USD. E pasuar nga njė tjetėr kontratė nė 28 dhjetor 07, me vlerė 500 mijė USD. Ndėrkohė qė me kompaninė amerikane AEY Inc tė Efraim Diverolit, MEICO ka nėnshkruar 35 kontrata tė ngjashme, nė vlerė totale 10.5 mln USD. Tė gjitha kėto marrėveshje janė bėrė tashmė publike, por duke menduar se gjatė 2007-ės MEICO mund tė ketė realizuar tė tjera kontrata shitblerje municionesh, atėherė vlera reale e dėmit ekonomik qė i ėshtė shkaktuar shtetit nga mosarkėtimi i kėtyre tė ardhurave mund tė jetė edhe mė e lartė se shifra 12 milionė USD. Tregtia e ligjshme Pėr ekzistencėn e njė tregtie tė ligjshme armėsh gjatė vitit 2007 ėshtė pėrbetuar nė konferenca tė ndryshme shtypi si ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ashtu edhe kryeministri Sali Berisha. Por, a mund tė quhen tė ligjshme kėto kontrata, kur fitimet e siguruara prej tyre nuk derdhen nė buxhetin e shtetit? I mbetet Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė hetojė mbi kėtė skandal korruptiv. G.Shqiptare
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|