Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 14 nga 14

Teme: Kriminalistika

  1. #1
    :) Avatari i ida angel
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    ^.^
    Postime
    8,410
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2090

    Kriminalistika

    KRIMINALISTIKĖ

    -Ēka ėshtė Kriminalistika-ėshtė disciplinė shkencore e cila mbron shoqėrinė nga kriminaliteti,studion dhe i pėrpunon metodat dhe mjetet teknike pėr gjėrmimin,fiksimin dhe kryerjen e provave me qėllim tė zbulimit ,hetimit dhe gjykimit dhe parandalimit tė veprave penale.

    - Metodat e identifikimit nė kriminalistikė janė:Teknike,Taktike dhe Metodike

    -TEKNIKA E KRIMINALISTIKĖS-ėshtė degė e kriminalistikės e cila merret mė zbulimin,pėrsosjen e metodave mė tė pėrshtatshme tekniko-shkencore,pėr regjstrimin dhe identifikimin e personave,sigurimin dhe trajtimin material tė gjurmėve dhe lėndėve tė veprave penale.Teknika kriminalstike ndahet nė:regjistruese,hetimore dhe operative

    --Teknika hetimore-studion regjistrimin e gjurmėve dhe sendeve materiale tė veprave penale.
    -Teknika regjistruese- gjenė dhe pėrsos metodat dhe mjetet e pėrshtatshme shkencore pėr regjsitrimin dhe identifikimin tekniko-kriminalistike tė personave,kufomave,sendeve dhe gjurmėve.

    -Fazat e teknikės kriminalistike-Etike,Mistike,Ligjore dhe e ebindjes sė lirė.

    -Taktika kriminalistike-
    -Metodika kriminalistike-shfrytėzon mjetet m teknikės kriminalistike dhe rekomandimet taktike me qėllim tė zbulimit dhe sqarimit tė veprave penale veē e veē.
    -ADN-ėshtė mėtoda mė e suksesshme pėr arsye se idėntifikon personin nė bazė tė gjurmėve gjenetike sepse molekulat e ADN-sė janė tė vetmet molekula qė kanė aftėsi tė riprodhojnė vetveten.Ato bazohen nė faktin se asnjė qenie njerqzore nuk ka trashegimi tė njėjtė gjenetike.
    -ALIBIA-deklaratė e rrjeshme e kryesit tė veprės penale i cili mindohet ta fsheh krimin e bėrė,p.sh.dekalron se nuk ka qene ne vendin e ngjarjes.
    -PROVA-ėshtė objekt i tė provuarit,tėrėsia e fakteve ,konstatimi i tė cilave ėshtė i nevojshėm pėr zgjidhjen e drejtė tė njė ēėshtjeje penale.
    -Pyetjet e “arta” tė Kriminalistikės janė:Ēka?,Kush?,Kur?,Ku?,Si?,Me ēka?,Pse?,Kėnd ose ēka?,Me kė?
    -Dispozitat procedurale caktojnė rregullat pėr mėnyrėn e ushtrimit tė ndjekjes penale,hetimit dhe gjykimit si dhe ekzekutimit tė vendimeve gjyqėsore.

    -Bahkėpunimi juridik ndėrkombėtar mbėshtetet nė 4 konventa:K.e Ekstradimit,e Ndihmės juridike nė fushėn penale,e transmetimit tė procedurave represive,e transferimit tė personave tė dėnuar.
    -GALVANOMETRI-regjitron reflekset psiko-kalvanike.shtypjen e gjakut,pulsin frymėmarrjen etj.
    -OKSIHEMOGRAFI-pėrdoret pėr regjistrimin e arritjes sė oksigjenit nė gjak.
    -AUTONOGRAFIA & TENOGRAFIA-regjstron rekasionet motorike

    -Teknika Operative-ėshtė degė e teknikės kriminalistike e cila zhvillon metodat dhe mjete bashkėkohore tė cilat zbatohen nė punėt operative me qėllim tė mbledhjes dhe sigurimit tė gjurmėve qė ndihmojnė nė zbulimin dhe sqarimin e veprės penale.
    -Policia gjyqėsore-tėrėsi e organeve tė shtetit veprimtaria e tė cilave synon tė siguroj kushtet pėr ushtrimin e ndjekjes sė veprave penale.

    -Genjėshtarėt patologjik (mitomanėt, pseudologjia phantastica)- kanė njė imagjinatė tė gjallė dhe tė bujshme dhe kėto i tregojnė si realitet. Jo rrallė gėnjėshtarėt (konfabulatoret) nga njėra anė e dinė se gėnjejnė ndėrsa nė anėn tjetėr beson nė gėnjeshtrėn e tij si tė vėrtetė.
    -Delikte-Akte individuale me tė cilat shkelen normat e sė drejtės
    -Shkaqet e kriminalitetit-te jashtėm dhe tė brendshėm

    1.Tė jashtėm ( ambientale ose shkaqet sociologjike)-kriza ekonomike,papunėsia,kriza ekonomike,banimi,varfėria,pasuria,politike
    fetare,racore nacionale,ndikimet kulturore dhe konfliktet etj.

    2.Tė brendshme-(faktorėt krimogjen) individuale (Kėtu vjen nė shprehje karakteri personit,temperamenti,qendrimi,motivi,shprehija,in teresi,implikimet shoqėrore,ideali,emocionet dhe vetitė e tjera nė bazė tė tė cilave krijohet karakteri i njė personaliteti.
    -Kriminalistika preventive – domethėnia e saj ėshtė nė atė qė ajo mjetet dhe metodat i aplikon me qėllim tė shmangjes sė veprave penale qė tė mos vij te pasojat e padėshiruara.
    Kriminalistika represive – eshte ngusht e lidhur me shkencen e procedures penalo juridike e cila qon kah ndjekja penale,por edhe nė tė gjitha fazat e ndjekjes penale dhe veprimtarinė e subjekteve te saj.
    Format qė lajmrohen gjatė proceseven kriminalistike dallohen
    Heuristikan

    Kriminalistika silogjistiken

    n Kriminalistika heuristike e paraqet veprėn penale si dukuri reale dhe njihet si zbuluese e veprės penale dhe kryesit.Ajo i shfrytėzon mjetet e vėzhgimit,shėnimeve,pėrvojės jetėsore,njohuritė nga shkencat tekniko natyrore,eksperimentimi etj.
    Kriminalistika silogjistike gjithashtu paraqetn veprėn penale si dukuri reale por edhe si lėndė tė ndjekjes penale dhe drejtės penale.Kjo niset nga besueshmėria se personi i caktuar ėshtė kryes i veprės penale si dhe shqyrton nė mėnyrėn mė tė pėrsosur nxjerrjen e veprimeve dhe dėshmive nga procesi.Mjetet e kriminalistikės silogjistike janė kufizuar me rregullat e procedurės
    -Parimet themelore tė Kriminalistikės
    1. PARIMI I LIGJSHMĖRISĖ
    2. PARIMI I SĖ VĖRTETĖS DHE OBJEKTIVITETIT
    3. PARIMI I SHPEJTĖSISĖ DHE OPERATIVITETIT
    4. PARIMI I PLANIFIKIMIT METODIK DHE TAKTIK
    5. PARIMI I BAZUESHMĖRISĖ DHE QĖNDRUESHMĖRISĖ
    6. PARIMI I KOORDINIMIT DHE BASHKEPUNIMIT
    7. PARIMI I UDHĖHEQJES UNIKE
    8. PARIMI I RUAJTJES SĖ SEKRETIT ZYRTAR
    9. PARIMI I PROCEDURĖS PREVENTIVE
    10. PARIMI I PROFESIONALIZIMIT DHE SPECIALIZIMIT
    11. PARIMI I HUMANITETI NĖ PRANIMIN E AUTORIZIMEVE
    12. PARIMI I MBROJTJES SĖ JETĖVE
    -Pėrpunimi kriminalistik-Ligjet dhe rregullat e shkencės kriminalistike, masat dhe veprimet e parapara qėllimi i tė cilave ėshtė vėrtetimi i ekzistimit tė veprės penale dhe kryesit tė saj, me zbulimin dhe mbledhjen e fakteve juridike relevante me ndihmėn e tė cilave identifikohet dhe e bėnė qasjen te kryesi, dhe tregon lidhjen e pasojave nė mes veprimeve tė cilat i ka ndėrmarrė dhe pasojat, ēka nė fazat e mėtejme tė procedurės penale duhet tė shėrbejnė si bazė pėr marrjen e vendimeve penale tė drejta.

    -Gjurmėt e veprave penale duhet kėrkuar nė:Vendin e ngjarjes kriminale,nė kryesin e veprės kriminale,nė viktimėn,nė sendet tė cilat janė pėrdorur gjatė kryėerjes sė veprės penal,nė vendet tė cilat kanė lidhje me veprėn penale.

    -Ndarja e gjurmėve nė bazė tė rėndėsisė bėhet nė dy grupe:
    1.Gjurmėt mbi tė cilat mundet direkt te kryhet identifikimi i kryesit.
    2. Gjurmėt e tjera
    3.-Ndarja klasike e gjurmėve: Gjurmėt e shenjave tė vijave papilare(gishtėrinjėve, pėllėmbės, shputave);
    4.Gjurmėt e kėmbės (kėmbėt e zbathura, nė ēorapa ose nė kėpucė);
    5.Gjurmėt e veturave (auto gumat etj.);
    6.Gjurmėt e kafshėve (shenjat e kėmbės, thundrės, patkoi);
    7.Gjurmėt e mobileve;
    8.Gjurmėt e armėve (zjarrit dhe tė ftohta)
    -“VENDI I NGJARJES” nėnkuptojmė secilin vend ku mund tė gjenden gjurmėt te cilat kanė dalė nė lidhje me :
    ~ PĖRGADITJEN
    ~ KRYERJEN
    ~ PASOJĖN
    ~ VEPRĖS PENALE OSE NGJARJES
    Masat e sigurimit pėrfshijnė:

    ~ sigurimin e siperfaqes sė vendit tė ngjarjes (rrethekimin me litar, vendosjen e pengesave, shfrytėzimin e pengesave qė kanė qenė siē janė rrethojat, jarci, rrugėt, pastaj mbyllja e dyerve, vendosja e sigurimit etj.);

    ~ parandalimi i heqjes , dėmtimit, zhvendosjes apo fshehjes sė provave materiale

    ~ mbrojtjen e vendit te ngjarjes ne gjendjen natyrale te tij deri sa kjo gjendje nuk fotografohet, matet, skicohet dhe pėrshkruhet;
    Me rastin e hyrjes nė vendin e ngjarjes duhet tė jemi tė kujdesshėm qė me kėtė rast tė mos na shkatėrrohen gjurmėt.
    Duhet tė pėrpiqemi tė hyjmė dhe tė dalim rrugės sė njėjtė, ndėrsa gjurmėt pasuese eventuale nga ekipi inspektues nė menyrė precize tė shėnohen, si dhe te gjitha gjurmėt pėr tė cilat nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme vėrtetohet nga kush dhe prej nga rrjedhin.
    Detyra e parė nė vendin e ngjarjes ėshtė qė ti ndihmohet tė lėnduarve nėse tregojnė shenja tė jetės.

    -POLIGRAFI-ėshtė detektor i gėnjeshtrės
    -INDICJET-(baza e dyshimit)janė –fakte qė tregojnė pėr ekzistimin e veprės penale dhe pėr lidhmėrinė e afėrt ose tė largėt tė kėsaj vepredhe njė personi.
    -Indicjet ndahen nė:
    1.Indicjet qė lindin para se tė jetė kryer vepra penale
    2.Indicjet qė manifestohen me rastin e ekryerjes sė veprės penale
    3.Indicjet qė manifestohen pas kryerjes sė veprės penale.
    -RACIA-ėshtė aksion operativ i pėrgaditur mirė dhe i rrufeshėm.

    -Evidenca “MOS”-ėshtė njėra ndėr evidencat kryesore e cila mbėshtetet nė punėn shumevjeēare duke u bazuar nė atė se kriminelėt profesionistė gjatė kryerjes sė veprave penale zakonisht atakojnė tė njėjtėt objekte dhe pėrdorin tė njėjten taktikė.

    -ODOROLOGJIA-Identifikimi i personit nė bazė tė erės
    -PSEUDOBALLAFAQIMI-Ballafaqimi i rrejshėm
    -Pyetje Sugjestive(keshilluese,sugjeruese)
    -Pyetje plotėsishtė disnjuktive(strikte,kėrkon pėrgjigje vetėm PO ose JO)
    -Pyetje ekspektative(e pritshme)
    -Pyetje deēizive ( me vendosmėri)
    -Llojet e simulimeve-
    1.Tė metat dhe sėmundjet krijohen me qėllim
    2.Sėmundja ose tė metat ekzistojnė por manifestohen nė formė mė tė rėndė ose nė formė tjetėr.
    3.Sėmundaj ose e meta nuk ekziston fare mirėpo paraqitet.
    -CORPORA DELICTI-(Njohja e sendeve me tė cialt ėshtė kryer vepra)
    -Krimet e luftės realizohen nė kėto mėnyra:
    Me vrasjen e njerėzve nga popullsia civile,me keqtrajtime(vrasje,torturė,pėrdhunime,etj),me vrasjen e robėrve tė luftės,me shkatėrrimin e pasurisė private etj.
    -Prova materiale tė vendit tė ngjarjes janė:
    1.Objekte qė kanė shėrbyer si mjet pėr tė kryer krimin.
    2.Objekte qė bartin mbi vete gjurmėt e krimit
    3.Objekte tė tjera qė mund tė shėrbejnė si mjete pėr zbulimin e krimeve dhe fajtorėve
    4.Objekte qė kanė qenė objekt i veprimeve kriminale tė tė pandehurit nė rastin konkret nė vrasje ėshtė viktima.
    -Largėsia e qitjes pėrcaktohet si:qitje me puēitje.nga afėr dhe nga larg
    -Qitje me puēitje-ėshtė ajo qitje kur gryka e tytės sė armės ndodhet e puthitur plotėsishtė me sipėrfaqen e objektit qė goditet.
    Vetėvrasjet ndahen nė :akute dhe kronike,direkte dhe indirekte.
    -Llojet e tjera tė vetėvrasjeve janė :vetėvrasja e dyfishtė,familjare,tendencioze,bilancore,recidive, altruistike,e kombinuar,e komlikuar etj.

    -HEJLOSKOPIA-ėshtė metodė tek zbulimi i krimeve seksuale.”Hejloskopia” identifikon personat nė bazė tė gjurmėve tė buzėve ,duke e matur gjatėsinė,gejrėsinė,hapsirėn mes buzėve etj.

    -Format e paraqitjes sė kriminaliteti ekonomik
    1.Pėrvetėsimi i tepricave tė evidencuara,tė shkaktuara me pėrllogaritjen mesatare tė humbjeve tė lejuara nė mall dhe nė noramtiva tė prodhimit.
    2.Pėrvetėsimi i tepricave tė pa evidencuara,tė shkaktuara me mashtrimin e kosnumuesve
    3.Pėrvetėsimi i tepricave tė paevidencuara tė krijuara me afarizėm pėr llogari vetjake
    4.Korrupsioni dhe keqpėrdorimi
    5.Malverzimet e dobishme
    6.Afarizmi i pandėrgjegjshėm

    -TRASEOLOGJIA-studion gjurmėt qė ka lėnė objektet me njė strukturė tė jashtme tė caktuar.Detyrė themelore e saj ėshtė idnetifikimi ia tij objekti qė ka lėnė gjurmė si dh mėnyrn se si janė lėnė ato.
    -DAKTILOSKOPIA-metodė studimi.krahasimi dhe klasifikimi i vijave papilare me qėllim identifikimi tė personave tė veprave penale,nė vazė tė karakteristikave individuale qė ekzistojnė nė viajt papilare tė lėkurės.
    -KIROSKOPIA-studion gjurmėt e pėllėbės sė duarve
    -BALISTIKA KRIMINALISTIKE- stdion metodat dhe mjetet tekniko shkencore pėr zbulimin,vlerėsimin dhe ekzaminimin e gjurmėve tė lėna nga armėt e zjarrit dhe municioni qė ėshtė pėrdoruru prej tyre.
    -Balistika ndahet nė:tė jashtme dhe tė brendshme
    -Balistika e jashtme-studion lėvizjet e predhės pasi tė dalė nga tyta,kur ndaj asaj predhe ushtron ndikim graviteti i tokės dhe rezistenca e ajrit.
    -Balistika e brendshme-studion levizjet e predhės brenda tytės sė armės sė shtypur nag trysnia e gazrave dhe barutit.
    -Balistika terminale-studion efektin e predhėsnė shenjėn e qėlluar,ndryshe quhet edhe balistika e cakut.

    I love you daddy
    :flamuri:
    Likes LoSsT, AbbA, Endrra, EsmeraLdaa, Marla liked this post

  2. #2
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    Lindja dhe zhvillimi i Kriminalistikes nė Shqipėri

    Kriminalistika nė vitet 1950-1974[redakto | redakto tekstin burimor]
    Grupi i pare i eksperteve te kriminalistikes u pėrgatit nė vitin 1949. Kandidatet u pėrzgjodhėn nga oficeret e rinj te policisė qė plotėsonin kriteret e pėrcaktuar pėr moshėn dhe arsimin. Nga kontingjenti i pare i eksperteve, pese u emėruan nė Laboratorin Qendror Kriminalistik (Dega Tekniko-Shkencore – siē u emėrtua zyrtarisht), ndėrsa 7 ekspertet e tjerė, u caktuan nė rrethet kryesore te vendit : Berat, Durrės, Elbasan, Gjirokastėr, Korēė, Shkodėr e Vlore.

    Laboratorit Qendror Kriminalistik (LQK), si organizmi drejtues i Shėrbimit Kriminalistik, iu ngarkuan detyra te rėndėsishme : kryerja e ekspertizave kriminalistike pėr gjithė [[Republikėn e Shqiperise; pėrgatitja e kuadrove eksperte kriminalistė, dhe; organizimi i punės pėrgjithesuse-shkencore nė fushe te kriminalistikes.

    Nė grupin e eksperteve te pare kriminalist spikati Shefki Haxhiu]], qė drejtoi LQK, dhe punoi deri nė ngritjen e konsolidimin e Shėrbimit Kombėtar Kriminalistik.

    Pėr pėrgatitjen e kuadrove te rinj eksperte kriminalist, LQK aplikoi praktiken e njohur botėrore : trajnimin ēdo vit te stazhierėve, pėrgjithėsisht kuadro qė zgjidheshin nga Akademia e Policisė, ku Kriminalistika jepej si lende nga pedagoget, Ajet Haxhiu e me pas Neki Ahmeti, eksperte te njohur te kriminalistikes shqiptare.

    Nė ketė rrugė, gradualisht, shėrbimi kriminalistik u shtri thuajse nė gjithė vendin sipas ndarjes administrative te kohės, nderkoe, LQK po kompletohej me departamente te reja. Krahas atyre fillestare te fotografisė, daktiloskopisė, balistike-traseologjisė, dhe ekzaminimit te dokumenteve, u ngritėn ai i kimisė ligjore (drejtuar nga kimisti i talentuar Raqi Qirici) dhe ai i provev biologjike (drejtuar me kompetence nga Dr. Spiro Cipi).

    Nė vitin 1957 nė Fakultetin Juridik te Universitetit Shteteror Tirane, filloi te jepej lėnda e Kriminalistikes e drejtuar nga Prof. Dr. Skender Begeja, qė i dha impulse te reja, aspekteve teorike te kriminalistikes nė Shqipėri.

    Nė ketė periudhe u hartuan metodikat baze te ekspertimeve kriminalistike : nga Shefki Haxhiu, “Fotografia ligjore”, “Balistika ligjore”, “Traseologjia” dhe, “Daktiloskopia”; nga Neki Ahmeti “Kėqyrja e vendit te ngjarjes” dhe, “Ekspertimi grafik i dorėshkrimeve” ; nga Raqi Qirici, “Kėqyrja e vendit te ngjarjes nė zjarret”, dhe ; “Mikrogjurmėt” ; nga Faredin Pocari, “Ekzaminimi i teksteve te daktilografuara” ; nga Neshat Tozaj, “Ekzaminimi grafik i nėnshkrimeve” nga ; Estref Myftari "Ekzaminimi teknik i dokumenteve” dhe, “Armėt e ftohta”.

    Gjate kėtyre viteve, nga ekspertet e LQK u organizuan dy Konferenca Kombėtare Kriminalistike : e para me 1965, dhe ; e dyta me 1972.

    Shėrbimi Kriminalistik nė ketė periudhe mori fizionominė e njė strukture bashkėkohore.

    Kriminalistika nė vitet 1975-1990

    Mund te quhet periudha e njė stanjacion te vėrtete pėr kriminalistiken nė Shqipėri. Me moton pėr ti dhėne kompetencat bazės, LQK u reduktua nė njė organizėm drejtuese me personel 5 eksperte qė kishin kryesisht funksionin e kontrollit e ndihmės pėr ekspertet e rretheve, te cilėt tashme e tutje do te kishin kompetenca te gjera pėr te kryer (me ato laboratorė te varfėr qė dispononin) te gjitha llojet e ekspertimeve.

    Nė vitin 1983, u ngrit Laboratori Kriminalistik pranė Hetuesisė se Pėrgjithshme, organ i krijuar sipas modelit amerikan te FBI, qė funksionoi deri nė vitin 1992. Nga ekspertet Estref Myftari dhe Sokrat Meksi, u hodh ideja e bashkimit te kėtij laboratori me atė te mjekėsisė ligjore pėr te krijuar njė Instituti te Shkencave Ligjore (forensic). Kjo ide, megjithėse u mirėprit nga drejtuesit, nuk u realizua, kryesisht pėr mungesė te fondeve, por edhe te mentaliteteve te kohės. Megjithatė ky laborator solli njė risi nė kriminalistiken shqiptare : pėr konceptimin e kriminalistikes si njė strukture e shkencave ligjore ; pėr organizimin e saj me detyra te ndara pėr kėqyrjen e vendit te ngjarjes nga ajo e ekspertizės ligjore, dhe ; pėr emancipimin e mendimit shkencor - pėr here te pare u bene publike probleme te kriminalistikes. U botuan monografitė « Kėqyrja e vendit te ngjarjes », me 1984 ; Zbulimi i falsifikimeve nė dokumente », me 1987, dhe ; artikulli "Kriminalistika shkence e zbulimit te krimeve dhe e identifikimit te autoreve te tyre" nė revistėn prestigjioze te kohes Shkenca dhe Jeta, po me 1987.

    Kriminalistika pas viteve ‘90

    Me ndryshimet politike nė vend, nė vitin 1992, LQK u bashkua me Laboratorin e Hetuesisė se Pėrgjithshme, kėsaj radhe nen emėrtimin [[ Policia Shkencore».

    Laboratori i Policise Shkencore u kompletua me kuadro (nga 10 vete qė nisi startin, arriti nė 25 eksperte nė vitin 2000) dhe, nė qendėr, u organizua me 5 departamente.

    Nė ketė periudhe, u intensifikua shkėmbimi i eksperiencės me institucione e kolege eksperte nga vende te ndryshme : eksperte te veēante por edhe me grupe u dėrguan pėr specializime afat shkurtra e aftmesme nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, SHBA, Gjermani, Angli, etj. Ndėrkohe, erdhėn nė Shqipėri mjaft eksperte kriminalistė te kėtyre vendeve, sidomos nga[[ Anglia, prej te cilėve ekspertet : Tom Harper dhe Haydn Oakey, dhanė njė kontribut te shquar pėr trajnimin e eksperteve shqiptare dhe, pėr realizimin e programit bilateral me vlere 2 mn $, qė pėrfitoj Policia Shkencore nė ketė kohe.

    Ky grant ndikoi ndjeshėm nė modernizimin e Policisė Shkencore: nė qendėr (LQK), departamentet te akomoduara tashme nė njė ndėrtese tre kate me mjedise te modeluara sipas standardeve te kohės, u paisen me aparature bashkėkohore ; ndėrsa laboratorėt e rretheve u paisen me mjete dhe automjete pėr kėqyrjen e vendit te ngjarjes.

    Si njė pike kulmore pėr kriminalistiken shqiptare nė ketė kohe, duhet vlerėsuar organizimi i Konferenca IV Kombėtare e Shkencave Ligjore, nė vitin 1999, e titulluar sipas konceptit bashkėkohor te kriminalistikes si pjesė e korpusit shkencat ligjore. Finalizim i gjithė pėrpjekjeve te bėra gjate viteve duhet konsideruar ngritja e [[Institutit te Policisė Shkencore nė vitin 2000, ku me pas u instaluan programet automatike AFIS e Papillon, laboratori i ADN, dhe ai digjitale kriminalistike.

    Nė drejtimin shkencor : u zhvilluan simpoziumet shkencore “Kriminalistika nė shekullin e Ri”, maj 2004 dhe “Kėqyrjea e vendit te ngjarjes”, qershor 2005 ; janė botuar monografitė “Fotografia kriminalistike” me 2001 ; “Kėqyrja e vendit tė ngjarjes nė vrasjet me armė zjarri » me, 2002 ; Daktiloskopia me 2004, ISBN 99943-617-3-2 ; Ekzaminimi shkencor i dokumenteve, me 2005, “Metoda moderne nė eksperimentimin kriminalistik” me 2006, dhe ; Kriminalistika, me 2008.

    Burimi: Wikipedia

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!
    Likes Marla, Elushe liked this post

  3. #3
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    KORRELACIONI I KRIMINALISTIKĖS MJEKĖSORE ME DISIPLINAT TJERA SHKENCORE

    Kriminalistika Mjekėsore ėshtė njė degė e vogėl e shkencės, e cila ėshtė ndarė nė katėr dekadat e fundit nga Mjekėsia Forenzike, prej sė cilės ka marrė pjesėn bartėse tė “armaturės” duke u bashkuar me Kriminalistikėn nė njė tėrėsi tė posaēme funksionale. Objekti i saj i punės ėshtė diēka mė i ndryshėm, mė specifik dhe mė plastik nė raport me Mjekėsinė Forenzike. Nė kėtė kapitull do tė bėhet fjalė pėr korrelacionin e Kriminalistikės Mjekėsore me degėt tjera tė shkencės.

    Me fillimin e organizimit tė bashkėsisė shoqėrore, gjegjėsisht futjes sė elementeve juridike nė arkitekturėn e saj shtetėrore, gradualisht fillon tė ndahet Mjekėsia Forenzike si disiplinė e veēantė. Ajo zhvillohet paralelisht me degėt tjera tė Mjekėsisė, duke u gėrshetuar me to mė shumė nė pikėpamje teorike, por gjithnjė me synim tė pavarėsimit tė plotė. Diferencimi ėshtė njė trend modern i zhvillimit tė suksesshėm tė cilėsdo disiplinė shkencore sepse nė zhvillimin e tėrėsishėm arrihen efekte shumė mė tė mėdha. “Sa mė shumė shkenca qė diferencohen, aq mė shumė ato janė tė varura reciprokisht” 2. Si rrjedhojė e postulatit tė cekur qasja interdisiplinare e disiplinave shkencore tė tė njėjtit problem, por edhe problemit tė ndėrlikuar, bėhet gjithnjė e mė tepėr nevojė e shkencės bashkėkohore.

    Mjekėsia Forenzike si pjesė e shkencės mjekėsore ėshtė ndarė si disiplinė e pavarur meqenėse teorikisht i destinohet njė problematike krejtėsisht tė caktuar dhe tė definuar-aplikimit tė rezultateve bashkėkohore tė shkencės mjekėsore nė zgjidhjen e problemeve tė shumta nė tė gjitha fushat e drejtėsisė. Me fjalė tjera, kur finesat shkencore dhe profesionale tė njohurive mjekėsore tė jenė tė kristalizuara ato mund tė aplikohen me sukses edhe nė sqarimin e problemeve tė ndėrlikuara juridike.
    Faktet konsistente dhe nė pėrgjithėsi tė njohura teorike tė cilat rezultojnė nga hulumtimet mjekėsore-juridike, kanė gjetur vendin e tyre nė aplikimin praktik. Pėr kėtė arsye pėr Mjekėsinė Forenzike nė teorinė dhe praktikėn e drejtėsisė bashkėkohore, mund tė theksohen premisat si vijon: detyrė madhore e Mjekėsisė Forenzike ėshtė grumbullimi, harmonizimi, analiza dhe sinteza e rezultateve tė studiuara tė fenomeneve relevante juridike tė cilat i ofrojnė Biologjia, Fizika, Kimia, Hematologjia, Gjenetika, Psikologjia, Psikopatologjia, Mjekėsia Klinike dhe sidomos Traumatologjia (Skica 1). Mjekėsia Forenzike, nga disiplinat e cekura i merr dhe thellon ato njohuri tė cilat drejtpėrdrejti i pėrkasin fenomenit dhe nevojave mjekoligjore. Ėshtė i gjerė diapazoni i fushave ligjore tė cilave u ėshtė e domosdoshme ndihma e Mjekėsisė Forenzike, nė shpjegimin e fakteve relevante ligjore.

    Nė tė vėrtetė Mjekėsia dhe Drejtėsia nga njėherė janė aq tė gėrshetuar sa qė zgjidhja e problemit tė caktuar kėrkon njė qasje interdisiplinare sepse nė tė janė tė introjektuara faktet mjekėsore tė cilat i japin esencėn objektit mjekėsor. Nga e kaluara e lashtė deri nė mesin e shek. XX. karakteristikat themelore dhe funksionet e caktuara tė Mjekėsisė Forenzike, janė reduktuar vetėm nė fushėn e disiplinave penalo juridike: Ekspertizėn e lėndimeve (plagėve) dhe konstatimin e shkaktarėve tė vdekjes sė dhunshme, si dhe pėrgjegjshmėrisė sė kryesit tė veprės penale. Mirėpo me zhvillimin e shkencave teknike dhe biologjike, ėshtė bėrė njė reflektim i dukshėm nė Mjekėsinė Forenzike duke i futur metodat shumė sensitive dhe akribike.



    Falė kėsaj nevojat dhe mundėsitė e aplikimit tė Mjekėsisė Forenzike janė shumė tė pėrhapura nė fusha tė ndryshme tė shkencave tė drejtėsisė. Sot ėshtė shumė e theksuar ndėrvarėsia midis Mjekėsisė Forenzike dhe disiplinave juridike. Shumė njohuri tė drejtėsisė nuk mund tė shpjegohen pa ndihmėn e mjekėsisė. Kėtu qėndron tėrė esenca dhe veprimi themelor i Mjekėsisė Forenzike. Pėr Mjekėsinė Ligjore sidomos shumė tė interesuara janė dy fusha tė drejtėsisė: fusha penalo-juridike dhe civilo-juridike. Kriminalistika Mjekėsore ka bėrė njė hap tė madh sepse Mjekėsia Forenzike ėshtė bashkuar me Kriminalistikėn (Taktikėn dhe Teknikėn ) me theks nė Metodikėn e Delikteve tė Gjakut. Me kėtė rast ka lindur dega shkencore shumė mė e ndėrlikuar dhe subtile e njė profesioni atraktiv dhe tė aplikueshėm nė praktikė.

    B/Prof.dr Alija A. Ramljak

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!

  4. #4
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    KRIMINALISTIKA MJEKĖSORE

    Kriminalistika Mjekėsore nė raport me Mjekėsinė Forenzike, ėshtė shumė mė pėrmbajtjesore mė e thellė dhe disiplinė mė e pasuruar dhe mė dinamike. Ėshtė njė fushė shkencore shumė sistematike dhe e inkorporuar nga Mjekėsia Forenzike dhe Kriminalistika nė njė tėrėsi integrale me metodologji tė ndėrtuar dhe tė mbėshtetur mbi parimet procedurale dhe taktike.

    Nga parimet e metodologjisė sė Kriminalistikės Mjekėsore reflektojnė elementet kritike e me kėtė edhe objektive. Kriminalistika Mjekėsore ėshtė degė serioze dhe e qėndrueshme e shkencės, pikėrisht pėr shkak tė ndėrlikueshmėrisė sė materies dhe objektit tė preokupimit tė saj. Prandaj, edhe e ka pranuar qėndrimin e doktrinės thelbėsore, me rastin e zbulimit tė fakteve relevante nė tė cilat mbėshtetet konstatimi i sė vėrtetės. Kurse deri tek e vėrteta ėshtė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė. Do tė kryhen njė varg veprimesh, verifikimesh tė indiceve dhe sqarime tė versioneve tė shumta. Pėrndryshe ne punė duhet tė vije nė shprehje kėmbėngulėsia e madhe, qėndrueshmėria gjithnjė deri tek finalizimi pėrfundimtarė i objektit. Nga sa u tha rezulton se Kriminalistika Mjekėsore duhet ta njohė nė mėnyrė tė pėrkryer Kriminalistikėn dhe tė Drejtėn materiale-Penale, si dhe parimet Procedurale-Penale. Vetėm nė kėtė mėnyrė Kriminalistika Mjekėsore ėshtė garanci se do tė respektohet objektiviteti nga i cili edhe pėrfundimisht varet suksesi i punės sė saj.

    Kriminalistika Mjekėsore ėshtė degė operative nė tė njėjtėn masė sa edhe vet Kriminalistika nė pėrgjithėsi. Ajo pastaj ėshtė multidimensionale po aq sa veprimet e saj kėrkojnė punė ekipore dhe interdisiplinare nė teren, dhe llojllojshmėri dhe dinamikė pune. Rasti nuk ėshtė i tillė me Mjekėsinė Gjyqėsore, funksionimi i sė cilės ėshtė statik dhe i lidhur pėr prosekturė dhe i koncentruar nė analizėn e morfologjisė sė plagės dhe vėrtetimit tė shkaktarit direkt tė vdekjes. Nė Kriminalistikėn Mjekėsore, ēdo fenomen mjekėsor analizohen nė pikėpamje morfologjike dhe njėkohėsisht vėshtrohet pėrmes llupės sė observimit kriminalistik dhe penalo juridik, pastaj bėnė verifikimin e tė gjitha versioneve tė mundshme, saktėsinė e tyre si dhe indicet tė cilat nė Kriminalistikėn Mjekėsore kanė njė rėndėsi specifike.

    Analizimi i indiceve nė Kriminalistikė Mjekėsore kėrkon njė qasje interdisiplinare meqenėse edhe Kriminalistika Mjekėsore ėshtė e gėrshetuar nga njė mozaik i tillė. Indicet janė fakte shumė tė rėndėsishme, mirėpo si tė tilla kurrė nuk bėnė tė merren si argumente. Ato vetėm na orientojnė nė shenja tė dyshimta, prezumime, e kurrsesi nuk janė nė rolin e mjetit argumentues. Indicet vetėm nė kuadėr tė fakteve tjera dhe elementeve argumentuese e kanė vlerėn e tyre serioze si “ conditio sine quoanon” nė procedurėn e argumentimit. Tek deliktet e gjakut indicet kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme. Ato janė shenjė, indikator si dhe udhėrrėfyes nė demaskimin e veprės penale.

    Pa marrė parasysh rėndėsinė dhe vlerėn e tyre, indicet si argumente kanė karakter tė rrezikshėm sepse saktėsia dhe eksluziviteti i tyre ėshtė shumė i kufizuar, diskutabil dhe i kontestueshėm, kurse nganjėherė edhe i papranueshėm. Nėse do tė pėrdoreshin indicet si mjet argumentimi nė procedurėn gjyqėsore do tė mund tė sillnin deri tek pasojat shumė tė rėnda dhe tė pa parashikueshme. Pėrndryshe indicet janė njė orientues shumė i ēmueshėm sepse nga ato fillojnė tė gjitha veprimet kriminalistike nga njėherė janė edhe prijėse shpėtimtare”fije tjerri” e cila do ta tėrheq hetimin nga njė enigmė kriminalistike shumė e vobektė dhe do ta ndriēoj veprėn, natyrisht sė bashku me tė gjitha dėshmitė tjera materiale tė grumbulluara.

    Kriminalistika Mjekėsore, para sė gjithash ka pėr detyrė qė tė vėrtetojė shkaktarin e saktė tė vdekjes, mėnyrėn e marrjes sė plagės, pėrcaktimin e identitetit tė viktimės por edhe tė kryesit, pėrcaktimin e mjetit tė inkriminuar me tė cilėn ėshtė shkaktuar plaga, fazat nė mekanizmin e lėndimit etj. sipas radhitjes sė gjurmėve tė tentojė tė pėrcaktojė lėvizjen e tė lėnduarit para gjatė dhe pas marrjes sė plagės, pastaj pozitat e viktimės dhe sulmuesit nė ēastin e marrjes sė plagės etj. Pra,“...Kriminalistika Mjekėsore ėshtė rezultat jo vetėm i praktikave tė pasura por edhe i pėrpjekjeve specialistike brenda fushės sė gjerė kriminalistike si shkencė interdisiplinare dhe pėrpjekjes sė saj qė sa mė tepėr tė bazohet nė shkencat natyrore, nė kėtė rast nė Mjekėsinė Gjyqėsore,” (D.Modly, 1998).
    Prandaj Kriminalistika Mjekėsore nė esencė mbėshtetet nė Mjekėsinė Forenzike si njė pjesė e pėrforcimit tė saj, kurse pėrmbajtja komanduese e saj ėshtė Kriminalistika dhe degėt e saj shtesė nė konstalacionin interdisiplinar. Traseologjia nė tėrėsi, gjurmėt biologjike nė veēanti, nga njėra anė dhe indicet e versioneve nga ana tjetėr sė bashku me substratin morfologjik pėrbėjnė paradigmėn e Kriminalistikės Mjekėsore. Kėtu metodat kriminalistike, tė formuara dhe tė sintetizuara Kriminalistikės Mjekėsore i japin veēoritė karakteristike tė njė dege tė veēantė. Kriminalistika Mjekėsore ėshtė hulumtuese, analitike, rekonstruktime dhe ideore.

    Indicet nė fazėn fillestare tė hetuesisė kriminalistike kanė njė vlerė tė pakontestueshme. Nė bazė tė tyre planifikohen veprimet operative-teknike me qėllim tė vėrtetimit tė provave. Gjatė verifikimit shumė indice do tė hedhen si tė pa bazuara, ndėrsa tė tjerat do tė kenė njė vlerė pothuaj tė shkallės sė provės
    sepse u afrohen fakteve materiale. Me paragjykimet ideore dhe pėrfundimet logjike pėrmes verifikimeve kėmbėngulėse, me anė tė indiceve arrihet deri tek gjurmėt materiale si provė. Nė lidhje tė ngushtė me indicet janė edhe versionet tė cilat sė bashku me to hynė nė planin operativ. Nė tė vėrtetė nė bazė tė
    indiceve i hyhet grumbullimit tė fakteve materiale. Ato pastaj analizohen dhe verifikohen duke i sistemuar nė relevante dhe irelevante. Nė njė qasje tė kėtillė
    paraprakisht pėrpunohet plani operativ nė tė cilėn hynė si pėrmbajtje themelore indicet dhe versionet e punės. Versionet synojnė veprėn konkrete penale.
    Versionet pėrndryshe janė ideore, logjike, konstruksione analitike-sintetike mbi veprėn penale dhe kryesin e mundshėm tė saj. Zakonisht shtrohen shumė versione, sepse nė kėtė mėnyrė tentohet njė qasje e ndriēimit tė rastit nė mėnyrė konsistente dhe gjithėpėrfshirėse. Versionet shtrohen si supozime themelore nė bazė tė fakteve tė vėrtetuara nė vendin e ngjarjes.

    Plani i punės operative bazohet nė indicet ekzistuese dhe rishtazi tė mbledhura, pastaj nė njohuritė, dhe zbulimet operative. Nė planin operativ nė domenin e
    delikteve penale, versionet e shtruara, para sė gjithash mbi kryesin dhe viktimėn, mjetin dhe mėnyrėn e kryerjes sė deliktit, motivin e kryerjes, versionet mbi gjurmėt kontaktuese tė pritura etj.

    Plani operativ ėshtė njė aktivitet shumė dinamik dhe funksional nė veprimet e dobishme racionale tė organizuara me qėllim tė verifikimit tė indiceve dhe
    versioneve nė zbulimin e dėshmive. Realizimit tė Planit operativ i hyhet nė mėnyrė metodike dhe sistematike. Plani operativ ėshtė njė mozaik pėrmbajtjesor i pasur me nėntė pyetjet e “arta” tė Kriminalistikės nė kuadėr tė sė cilave janė edhe versionet dhe indicet.

    Me njė qasje tė kėtillė pėrfshihen tė gjitha pyetjet kruciale nga kriminalistika siē janė:

    1. Ēka ka ndodhur ?
    2. kur ėshtė kryer ?
    3. ku ėshtė kryer ?
    4. si ėshtė kryer?
    5. me ēka ėshtė kryer?
    6. me kėnd ėshtė kryer?
    7. kush ėshtė kryerėsi?
    8. pse ėshtė kryer?
    9. kush ėshtė i sulmuar?

    Kėto pyetje tė bazuara nė kriminalistikė i pari i ka shkruar nė gjuhėn latine Darries (1791): Quis, quid, ubi, quibus, auxilliis, cur, quando, quomodo. Pyetjet kanė njė vlerė tė tillė nė kriminalistikė sa qė Lavazhi i ka krahasuar me teoremat gjeometrike tė Euklidit (Vodineliq V.). Pėr pėrpunimin preciz tė planit operativ tė shihet hollėsisht kapitulli - Veprimet me rastin e inspektimit nė vendin e vdekjes, (III faza e inspektimit).

    Kriminalistika Mjekėsore ėshtė pothuaj ekskluzivisht nė shėrbim tė fushės penale-juridike pėr dallim nga Mjekėsia Gjyqėsore rėndėsia e sė cilės shtrihet edhe nė fushėn civile-juridike. Kriminalistika Mjekėsore ėshtė thellė e futur nė tė gjitha segmentet e disiplinės penale-juridike. Ėshtė shumė i gjerė spektri i veprave penale
    hulumtimi, trajtimi dhe zgjidhja e tė cilave ėshtė e pa paramendueshme pa pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė Kriminalistikės Mjekėsore me njė interpretim autentik, gjykim analitik dhe kualifikim tė saktė tė veprės penale.

    Kriminalistika
    a) taktika
    • ndriēimi i veprave penale
    • plani operativ (indicet versionet)
    • zbulimi i kryesit
    • mbledhja e provave;
    • shikimi nė vendin e ngjarjes (vdekjes).
    b) teknika
    • teknika shikimit tė vendit tė ngjarjes;
    • traseologjia, sidomos mikro dhe makro gjurmėt;
    • analizat dhe ekspertizat Forenzike;
    • identifikimi dhe
    • sistematizimi i tė dhėnave-klasifikimi dhe pėrpunimi i tyre,
    aplikimi i kompjuterit.
    c) metodika e delikteve tė gjakut.
    d) metodika e delikteve seksuale.

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!
    Likes WxP liked this post

  5. #5
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    EKSPERTIZA E MJEKO-LIGJORE (GJYQĖSORE)

    Ekspertiza e Mjekėsisė Gjyqėsore ėshtė veprim apo procedurė specifike qė aplikohet nė kuadėr tė procedurės gjyqėsore, qoftė ajo procedurė penale apo procedurė civile, me qėllim themelor tė konstatimit dhe interpretimit tė fakteve relevante mjekėsore nė ndonjė ēėshtje gjyqėsore. Prandaj nė tė gjitha situatat kur nė ēėshtjet
    gjyqėsore“ gjenden edhe faktet tė tilla pėr pėrcaktimin e tė cilave ėshtė i nevojshėm aplikimi i njohurive tė posaēme profesionale dhe shkathtėsive, ėshtė e nevojshme qė tė angazhohet personi i posaēėm profesional qė i posedon kėto njohuri profesionale“ ( Q. Stevanoviq). Personi i tillė, kur nė rastin konkret janė nė pyetje faktet mjekėsore, quhet ekspert mjekoligjor. Eksperti mjekoligjor ėshtė i detyruar qė nė procedurė gjyqėsore, nė pajtim me etikėn profesionale, tė gjitha njohuritė e tij teorike dhe pėrvojave praktike, si dhe dijen e tij ta pėrdorė pėr zgjidhjen e cilėsdo ēėshtje gjyqėsore (penale, civile, apo ēėshtje tjetėr).
    Madje edhe nė vetė LPP. Ēėshtja e ekspertit rregullohet ashtu qė personi nė rolin e ekspertit duhet ti posedoj tri elemente themelore: kualifikimin profesional, pėrshtatshmėrinė morale dhe aftėsinė procedurale.

    Kualitetet profesionale tė ekspertit janė garanci pėr vetė suksesin e ekspertizės mjekoligjore. Rrjedhimisht, eksperti mjekoligjor duhet tė posedoj njohuri shumė solide nga profesioni i mjekėsisė sė pėrgjithshme si dhe njohuri specialistike dhe arsimim nga Kriminalistika Mjekėsore. Krahas kėsaj eksperti duhet tė jetė mirė i udhėzuar nė metodikėn dhe teknikėn e procedurės gjyqėsore, me theks tė veēantė nė ndėrhyrjen dhe paraqitjes sė kuptueshme tė fakteve relevante mjekoligjore. Ekspertiza e tij, tė gjithė pjesėmarrėsve nė gjykim, gjatė procedurės duhet t’u jetė e shkoqitur dhe e qartė nė tėrėsi. Ekspertit mjekoligjor, pėrveē njohurisė profesionale i duhet domosdo tė jetė edhe i arsimuar jashtėzakonisht mirė edhe nė psikologjinė edhe psikopatinė forenzike, patologjinė sociale dhe fushat komplementare. Eksperti, sidomos nėse ėshtė i angazhuar shpesh nė ekspertiza mjekoligjore duhet tė posedoj edhe njohuri themelore si dhe tė njoh parimet nga kriminalistika, Procedura Penale, E Drejta Penale, Kriminologjia nė mėnyrė qė sa mė lehtė dhe sa mė mirė tė gjendet nė kėto veprime delikate.

    Elementi tjetėr i rėndėsishėm pėr shėmbėlltyrėn e ekspertit ėshtė pėrshtatshmėria morale, gjegjėsisht kualitetet etike tė ekspertit, si njeri dhe si profesionist. Personalitetin e tij duhet ta karakterizojnė edhe virtytet e mira siē janė: ndėrgjegjja e jashtėzakonshme dhe neutraliteti, tė ketė qėndrime tė forta, pa kurrfarė karakteristikash luhatėse, sidomos tė mos jetė i prirė pėr paragjykime. Profili etik i ekspertit mjekoligjor duhet tė jetė nė pėrputhje tė plotė me kodeksin e etikės mjekėsore, mbėshtetur nė parimet e tij fundamentale tė parimit tė betimit tė pėrhershėm. Prandaj tė gjitha kėto parime morale tė cilat ėshtė i detyruar t’i respektoj dhe ti vė nė jetė mjeku-shėrues, nė tė njėjtėn masė parimet e Hipokratit nė betim, e obligojnė mjekun edhe nė cilėsinė e ekspertit.




    Duke pasur parasysh kėtė qė u tha, duhet tė theksohet posaēėrisht se sikurse qė varet shėndeti i dikujt nga ndėrgjegjja e mjekut-shėrues, ashtu nė tė njėjtėn masė varet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, suksesi i tij profesional dhe veprimtaria etike varet dinjiteti i dikujt, liria, gjendja materiale, prosperiteti madje edhe jeta. Ēdo lėshim, punė sipėrfaqėsore, neglizhencė apo anim apo edhe mangėsi morale e ekspertit mjekoligjor sjell deri tek pasojat e paparashikueshme si pėr individin ashtu edhe pėr shoqėrinė nė tėrėsi. Njė thėnie lakonike thotė:” nė gabime mėsohet” por kjo e ka domethėnien tragjike kur ėshtė nė pyetje mjekėsia, sepse me gabimet e mjekėsisė shtohen trojet e varrezave, kurse me gabimet e mjekut ekspert burgjet mbushen tepėr, ose kriminelėt e papėrmisueshėm lėvizin tė papenguar duke gėzuar lirinė e shtrenjtė. Pra me padrejtėsi do tė rrezikohet fryti mė i madh i njerėzimit-fryti i shenjtė-liria!

    Ps: Materjalet jane pershtatur ne menyre te shkrutuar duke evituar disa shembuj te rasteve konkrete mbi kete teme.

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!

  6. #6
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    OBJEKTI I KRIMINALISTIKĖS MJEKĖSORE

    Duke definuar Kriminalistikėn Mjekėsore, mund tė thuhet lirisht se ajo ėshtė njė formė e mjekėsisė sė aplikuar, detyrė fundamentale e sė cilės ėshtė qė me kujdes dhe konsekuencė t‘i fus nė shėrbim tė gjyqėsisė frytet e disiplinave mjekėsore. Mjekėsinė Forenzike Taylori e definon si “njohuri e aplikuar nga tė gjitha disiplinat shkencore dhe komplementare pėr nevojat shkencore (tė drejtėsisė)”, Kredoja e saj themelore ėshtė qė tė hulumtojė dhe konstatojė tė vėrtetėn e bazuar nė fakte, gjė qė drejtpėrdrejt i kontribuon veēanėrisht drejtėsisė.

    Kurse Kriminalistika Mjekėsore, nga aspekti penal, ėshtė mjekėsi forenzike e drejtuar sidomos ndaj fushave penalo-juridike- organeve tė procedurės parapenale me karakteristika heuristike dhe kriminalistike. Pra, kjo ėshtė esenca e kriminalistikės mjekėsore. Karakteristika kryesore e Kriminalistikės Mjekėsore ėshtė e vendosur
    mbi bazat pėrmbajtjeve shkencore dhe mbi tri shtylla tė forta: mjekėsore-sipas natyrės; kriminalistike- sipas karakterit, kurse nė frymėn e saj ėshtė penalo-juridike.

    Sipas misionit tė saj, Kriminalistika Mjekėsore ėshtė pėrfaqėsuese e faktografisė, realitetit objektiv, pretendim i sė vėrtetės dhe konsekuencės njerėzore. Ajo e bėnė kėtė nė interes tė tėrė shoqėrisė dhe nė interes tė secilit individ. Thėnė troē, Kriminalistika Mjekėsore ėshtė pėrfaqėsuese e vetėdijes njerėzore dhe e drejtėsisė nė realizimin praktik tė normave mjekoligjore tė cilave u jep shkėlqimin e realitetit objektiv.

    Mjekėsia Gjyqėsore para sė gjithash ka pėr detyrė tė pėrcaktoi shkakun e vėrtetė tė vdekjes sė njeriut me rastin e analizės sė kufomės, tė caktoi llojin dhe prejardhjen e lėndimi. Nė anėn tjetėr Kriminalistika Mjekėsore, ka njė kuptim dhe rol shumė mė tė gjerė, jo vetėm pėrcaktimin e shkakut tė vdekjes, llojin e plagės por edhe zbulimin e veprės penale, kryesit tė tij dhe viktimėn, me anė tė dinamikės dhe mekanizmit tė parashikimit si dhe studimin e rrethanave relevante qė i kanė parapri dhe janė zhvilluar gjatė kryerjes sė veprės penale. Thėnė shkurt, Kriminalistika Mjekėsore ėshtė sintezė e Mjekėsisė Gjyqėsore dhe Kriminalistikės ( taktikės dhe metodikės). Kėshtu metoda e Mjekėsisė Gjyqėsore shtrihet dhe pasurohet me pėrmbajtje speciale kriminalistike; metodat e teknikės kriminalistike vihen nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė morfologjisė mjekėsore. Veprimet taktike-kriminalistike mishėrohen nė Kriminalistikėn Mjekėsore. Kriminalistika Mjekėsore ėshtė nė ndėrlidhje tė drejtpėrdrejtė edhe me planin operativ duke modeluar veprimet taktike (pėrpunimi i versioneve nė pikėpamje tė motivit, mėnyrės sė kryerjes sė krimit, zbulimin e kryesit etj.). Rikonstruktimi nė objektet e delikteve tė gjakut ėshtė i pa paramenduar pa Kriminalistikėn Mjekėsore.

    Objekti i kriminalistikės mjekėsore, nė rendė tė parė del nga ekspertiza mjekoligjore e cila ka detyrė kryesore ndriēimin e fakteve objektive si vijon:

    • lėndimet trupore tek tė gjallėt;
    • konstatimin e shkakut tė vdekjes- obduksioni mjekoligjor i kufomave;
    • ekspertiza e pjesėve tė trupit;
    • ekspertizat toksikologjike;
    • ekspertiza traseologjike;
    • traseologjia biologjike;
    • makro gjurmėt dhe mikro-gjurmėt kontaktuese me origjinė tjetėr;
    • gjenetika e trashėgimisė;
    • procedura e identifikimit;
    • zbulimi i kryesit.

    Ekspertiza e plagėve trupore, nėnkupton pėrcaktimin e llojit tė plagės, kualifikimin e tyre, mėnyrės e marrjes sė tyre dhe identifikimin e mjeteve me tė cilėn janė shkaktuar plagėt. Nė fund sipas mundėsisė edhe konstatimin e origjinės sė plagės: nga fatkeqėsia, vetėlėndimi apo plagė e shkaktuar nga krimi. Ekspertiza e kufomės ka rol dominues nė kriminalistikėn mjekėsore, e mbi kėtė bie numri mė i madh i ekspertizave, prandaj edhe kjo del nė rend tė parė. Sipas dimensionit tė saj dhe prevalencės, ekspertizat e kufomave i tejkalojnė tė gjitha ekspertizat tjera. Shikuar objektivisht mbi ekspertizat e kufomave nė tė cilat pėrcaktohet shkaktari i vdekjes dhe origjina (natyrore, e fatkeqėsisė, vetėvrasje, apo vrasje) bie sipas burimeve amerikane 20% e rasteve tė tė gjitha vdekjeve pa marrė parasysh shkaktarin e tyre, prandaj ėshtė i domosdoshėm edhe verifikimi zyrtarė dhe konstatimi i shkakut tė vėrtetė tė gjendjes faktike. Pra, nė objektin e ekspertizave mjekoligjore tė kufomave bėjnė pjesė jo vetėm personat tė cilėve dhunshėm u ėshtė marrė jeta, por edhe disa forma tė vdekjes sė natyrshme nė rrethana tė caktuar forenzike ( tabela 1.).

    Tabela 1. Ekspertiza e kufomės



    Midis vdekjes natyrore dhe asaj tė dhunshme nuk ekziston njė kufi krejtėsisht i qartė. Nga aspekti penal procedural, ėshtė e panevojshme qė tė tėrhiqet distinksioni i ashpėr ndėrmjet vdekjes natyrore dhe asaj tė dhunshme, shumė mė i rėndėsishėm ėshtė kriteri se ėshtė shkaktuar vdekja si pasojė apo ėshtė e ndėrlidhur me tė. Kėshtu p.sh. mjekimi i pandėrgjegjshėm, mjekėsia popullore e veprime tė ngjashme mund tė sjellin deri tek shkaktimi i vdekjes natyrore, mirėpo kjo vdekje ka lidhje me veprėn penale (J. Milēinski). Pėr ēdo rast kur ekziston lidhja kauzale ndėrmjet veprės penale dhe shkaktarit tė vdekjes, ėshtė e domosdoshme qė pėr sė afėrmi tė definohet dhe tė konstatohet se cili ėshtė shkaktari kryesor dhe i drejtpėrdrejt i vdekjes. Kur ėshtė nė pyetje shkaktari i drejtpėrdrejt i vdekjes nuk guxohet tė shkohet fluturimthi nė rrjedhėn e formulimit, siē e bėjnė kėtė shpeshherė me shpejtėsi patologėt, duke e theksuar si shkaktar tė vdekjes ndėrprerjen e punės sė zemrės dhe tė frymėmarrjes. Me kėtė vetėm vėshtirėsohet puna e organeve tė hetuesisė, duke u shkaktuar atyre huti dhe duke i sjellė para dilemave. Pėr kėtė arsye shkaktari i drejtpėrdrejt i vdekjes pėr ēdo rast konkret duhet tė shėnohet nė mėnyrė precize (gjakderdhje nė zbrazėsinė e stomakut, shkatėrrim i organeve vitale, etj.).

    Mirėpo, shumė mė e mangėt ėshtė ēėshtja kur shkaktarė tė vdekjes janė shumė faktorė-shkaktari multifaktor. Faktorėt individual, secili veē e veē mund tė shkaktojnė vdekjen dhe me kėtė rast shkaku ėshtė konkurrues. Nė anėn tjetėr, faktorėt individual mund tė shkaktojnė vetėm lėndime tė lehta trupore, por efekti i tyre pėrmbledhės sjellė deri tek rrjedha e vdekjes (p.sh. gjakderdhje nė trup). Pėrveē kėsaj lėndimi indirekt si rrjedh pėrfundimtare mund tė ketė pėr pasojė vdekjen, pėr shkak tė tetanosit, plagės shpuese tė infektuar me mikrobe. Nė fund, lėndimi mund tė ngacmoj edhe sėmundje akute tė cilat nė shkallėn e terminalit do tė shkaktojnė vdekjen. Pra, konstelacioni i plagės dhe sėmundjes tė cilat e plotėsojnė njėra tjetrėn me konotacione negative sinergjike mund tė shkaktoj vdekjen.

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!
    Likes NeVertiti liked this post

  7. #7
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    GJENDJA RRETH KUFOMĖS

    Ndryshimet mė impresive nė rrethinėn e kufomės tė cilat pothuajse rregullisht shėnohen janė:
    - koha tė cilėn e tregojnė orėt (ora e dorės apo e murit, gjegjėsisht e tavolinės nėse janė tė ndalura, ēfarė kohe tregojnė?);
    - data e shėnuar nė ambalazh tė ushqimit tė prishur dhe pijeve - (qumėshtit dhe prodhimeve tė tij, tiketat nė shishe lėngjesh, birrave;
    - gjendja e ushqimit tė pėrgatitur;
    - Shėnimet e shkurta nė ditar apo kalendar;
    - Gazetat e fundit-data e tyre;
    - Fahu postar dhe pėrmbajtja e tij;
    - Llambat elektrike tė ndezura, radio apo TV.
    Nėse kufoma ėshtė gjetur nė ambient tė hapur- arė, kopsht, mal vėmendja duhet tė pėrqendrohet :
    - ndryshimet nė tokė nėn kufomė;
    - gjendja e fletėve nėn kufomė-klorofili i tyre (ndryshimet ndodhin brenda 1 jave);
    - bari i tharė apo i zverdhur nėn kufomė;
    - bari i birė i rritur pranė dhe rreth kufomės

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!
    Likes NeVertiti liked this post

  8. #8
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    VEPRIMET HETIMORE NĖ VENDIN E VDEKJES


    ''edhe pse krimi nuk ka gjuhė, ai flet me zėrin e mrekullisė''
    (Shekspiri)

    Kėtu nuk mendohet ekskluzivisht nė vdekjen e dhunshme, por gjithashtu edhe nė vdekjen natyrore tė shkaktuar nė rrethana forenzike (tė panjohur, tė papritur, tė dyshimtė) do tė thotė rastet e vdekjes pėr tė cilat dyshohet se kanė shkak dhunėn dhe sipas tė gjitha rregullave kriminalistike, shikimi nė vendin e ngjarjes ashtu edhe do tė kryhet.

    Arena e vendit tė vdekjes sė dhunshme ėshtė etapa markante nė hetuesi; drejtimi magjistral nėpėr tė cilin do tė duhej tė filloi dhe tė lėvizė hetimi kriminalistik. Me kėtė rast ėshtė e domosdoshme tė theksohet se nė vendin e ngjarjes hetohet realiteti objektiv me tė cilin argumentohet dhe vėrtetohet e vėrteta materiale, sepse vendi i krimit ėshtė pothuaj rregullisht kopsht dhe thesar i pasur i mikro dhe makro gjurmėve. Ėshtė e tepėrt tė thuhet se nė gjurmėt (traseologji) kriminalistika bashkėkohore mjekėsore sot e sheh objektin mė tė rėndėsishėm tė veprimit me rastin e ndriēimit shkencor tė krimit.

    Legjislacioni bashkėkohor provave materiale u ka dhėnė pėrparėsi tė theksuar nė krahasim me tė gjitha mjetet tjera tė njohura nė procedurėn e argumentimit, sepse drejtėsisė i nevojiten provat e sigurta nė tė cilat e bazon pikėqėndrimin e vet, meqenėse”...ajo (drejtėsia) nuk mund tė orientohet nė ekspertizė dhe forma tjera tė argumentimit in anima vili, as tė prekė nėpėr terr, nė gjendje tė besuarit objektiv, qė do tė dukej si shikim i qiellit nė mjegull, kurse nė atė errėsirė humb ēdo kuptim pėr pėrhapje”

    Nė procedurėn gjyqėsore, sipas mendimit racional tė sė drejtės”bindja qė shpie deri tek vendimi i gjyqit duhet tė jetė logjik, rezultat i silogjizmit dhe vlerėsimit kritik tė elementeve tė provave”. Qė nė fillim duhet tė flitet pėr ndėrlikueshmėrinė e shikimit tė vendit tė ngjarjes dhe pėrgjegjėsinė nė veprimin e tij se nė praktikė jo rrallė ndodhė nė rastet kur “qysh nė shikim tė parė ėshtė ēdo gjė e qartė”, veprohet me kujdes tė pamjaftueshėm dhe sipėrfaqėsor.

    Polici sipas natyrės sė profesionit tė tij ėshtė shumė shpejtė personi i parė zyrtarė i cili takohet nė vendin e ngjarjes. Ky ėshtė edhe fillimi i aktiviteteve zyrtare, gjegjėsisht fillimi i veprimit tė shikimit nė vendin e ngjarjes si fazė e parė e tij. Nė udhėzimet policore por edhe nė literaturėn profesionale kriminalistike nuk ėshtė pėrpunuar nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse materia pėr aktivitetet e shikimit nė vendin e vdekjes. Pėr kėtė arsye ky lloj i specializuar i aktivitetit do tė jetė i pėrpunuar nė mėnyrė integrale nė tė gjitha etapat, duke filluar nga ardhja e patrullės policore nė vendin e ngjarjes, aktivitetet e tyre, e deri tek ardhja komisionit hetimor nė pėrbėrje: prokurori, mjekoligjor, inspektori pėr delikte tė gjakut, tekniku i kriminalistikės etj. Nga fillimi deri nė pėrfundimin e hetimit veprohet nė pajtim me parimet
    kriminalistike dhe krejtėsisht nė kuadėr tė LPP-sė (Ligji i Procedurės Penale).

    Sipas vlerėsimeve tė kriminalistėve amerikan, konsiderohet se pėrafėrsisht 20% (1/5 e njerėzimit) vdes nėn rrethanat tė cilat kėrkojnė hetim zyrtarė nė aspektin e pėrcaktimit tė shkakut tė vdekjes prandaj organet hetimore tė cilat janė tė autorizuara tė hetojnė ndonjė rast bartin pėrgjegjėsi tė madhe edhe para ligjit edhe para ndėrgjegjes sė tyre sepse ato mbrojnė interesat e njeriut tė vdekur pėrballė interesit tė tė gjithė njerėzve tjerė njė Planet (Shyder.L). Nga qėndrimi, ndėrgjegjja, mėnyra inventive dhe aftėsia profesionale e organeve hetimore varet se a do tė jetė vrasėsi i arrestuar dhe i nxjerrė para drejtėsisė, apo vrasja do tė mbetet e pa vėrejtur dhe vrasėsi i pa dėnuar. Hetimi i vdekjes sė dhunshme ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nga tė gjitha aktivitetet tjera tė procedurės penale, sepse gabimi i bėrė njėherė kėtu nuk mund tė pėrmirėsohet. Duke pasur parasysh kėtė fakt gjeniu Hans Gross, nė nistor i kriminalistikės moderne, tėrheq vėmendjen me postulatin atraktiv dhe shumė filozofik:” sa mė mirė qė ka punuar gjyqtari hetues (inspektori) aq mė lehtė dhe mė mirė mund tė bėhet aktgjykimi... Atė qė keq gjyqtari hetues (kriminalisti) ka punuar, as procedura mė e mirė e mė vonshme nuk mund ta pėrmirėsojė. Siē janė gjyqtarėt hetues (kriminalistėt) nė njė shtet e tillė ėshtė edhe gjyqėsia e tij penale”.


    Sipas Shyderit, nga Miēigeni, hetuesi pas vetės i djeg tri ura gjatė kryerjes sė hetimit. Ura e parė digjet nė momentin e lėvizjes sė trupit sė kufomės nga vendi i saj i parė. Para se tė bėhet kjo, trupi patjetėr duhet fotografuar nė pozitėn nė tė cilėn ėshtė gjetur. Ura e dytė digjet kur trupi balsamoset (sepse me kėtė veprim asgjėsohen gjurmėt e alkoolit dhe tė shumė helmeve). Ura e tretė digjet kur trupi varroset apo kremohet ( digjet).

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!

  9. #9
    Alis Volat Propriis Avatari i Legally_Sweet
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    11,190
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8072

    Titulli: Kriminalistika

    Sa e komplikuar kjo kriminalistika ne krahasim me ato qe kam mesuar une. Kjo forensics eshte nje dege e tere ktu tek une.
    "I want to be important. By being different. And these girls are all the same.” - Sylvia Plath
    Likes LoSsT liked this post

  10. #10
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    I. VEPRIMET E POLICISĖ

    A. Verifikimi i informatės


    Menjėherė pas marrjes sė informatės dhe kuptimit pėr ngjarjen, Drejtoria Policore ėshtė e detyruar tė bėjė verifikimin e saktėsisė sė lajmit meqenėse mund tė jetė jo e plotė apo edhe e pasaktė. Verifikimin e informatės e bėnė kujdestari i drejtorisė policore i cili e informon udhėheqėsin (zakonisht komandantin) ose e dėrgon patrullėn e stacionit policor apo tė paraleles sė ndarė. Kujdestari nė stacionin policor me telefon e informon prokurorin kujdestar, pastaj inspektorin e delikteve tė gjakut dhe teknikun e kriminalistikės, kurse pėrbėrjes sė komisionit hetues i bashkohet edhe mjeku i autorizuar-ekspert.

    B. Hyrja nė vendin e ngushtė tė ngjarjes

    Parakusht vendimtar pėr trajtimin e suksesshėm kriminalistik tė veprės penale ėshtė momenti, shpejtėsia sepse sa mė shpejtė (kuptohet sa mė hollėsisht) qė tė bėhet shikimi i vendit tė ngjarjes aq mė i mundshėm ėshtė edhe suksesi. Meqenėse se polici sipas ligjit LPP nuk ėshtė i autorizuar, kurse as profesionalisht i pėrgatitur qė tė kryej shikimin e aktit tė veprės penale nė mėnyrė tė pavarur, gjegjėsisht tė vdekjes sė dyshimtė, ai duhet qė sa mė shpejtė ta lajmėroj kujdestarin e drejtorisė policore pėr rezultatin e verifikimit dhe pėr atė se a ėshtė informata e saktė. Nė qoftė se lajmi ka qenė i saktė, kujdestari i drejtorisė policore informon organet e hetuesisė kompetente nė mėnyrė qė sa mė shpejtė tė formohet ekipi i specializuar hetimor dhe tė dėrgohet nė vendin e ngjarjes. Me rastin e verifikimit tė saktėsisė sė informatės pėr policin mjafton njė shikim nė vendin e ngjarjes dhe informata e shpejt me gojė tė cilėn do ta marr nga tė pranishmit. Me qėllim tė marrjes sė shėnimeve koncize kyēe nga ”blic” vizita inspektive polici duhet tė depėrtojė deri tek vet vendi i ngjarjes. Nėse kufoma ėshtė nė ambient tė mbyllur, polici do ta hap derėn duke kapė dorezėn ose do tė shikoj pėr dritare, kurse nganjėherė ėshtė i detyruar qė tė kaloj nėpėr kopsht
    duke i lėnė gjurmėt e tabanėve tė veta dhe duke i prekur kaēubat dhe bimėt. Nė tė gjitha kėto veprime fshehėn edhe kurthet: me hapjen e derės fshihen shenjat e gishtėrinjve tė vrasėsit, me shikim pėr dritare fshihen mikro gjurmėt e kryesit, kurse mbetėn gjurmėt e tij gjithashtu duke shkelur nėpėr kopsht i lenė gjurmėt e kėmbėve tė veta, kurse i maskon ato tė kriminelit etj. pėr shkak tė rreziqeve tė pėrmendura dhe tė tjerave ėshtė kristalizuar rregulla qė polici nė parim “ti fut duart nė xhepa” nė mėnyrė qė tė shmanget rreziku i prekjes sė objekteve pa menduar. Pėrndryshe nė veprimet e policit por edhe tė komisionit hetimor dy momente janė shumė tė rėndėsishme: pandryshueshmėria e vendit tė ngjarjes dhe ajo se a gjendet personi nė ambient tė mbyllur apo tė hapur.

    Vendi i paprekur i ngjarjes ėshtė vendi i ngjarjes sė deliktit nė tė cilėn deri me ardhjen e patrullės sė policisė askush nuk ka hy, derisa nė vendin e pa ndryshuar hynė personat por asgjė nuk ndryshojnė gjegjėsisht nuk prekin. I ndryshuar ėshtė ai vend i ngjarjes nėpėr tė cilin njerėzit kanė ecur, i kanė prekur objektet dhe i kanė lėkundur nė vendin e tyre, madje e kanė luajtur vendi edhe kufomėn para se tė vije policia. Tė gjitha kėto elemente nė vendin e ngjarjes, pas ardhjes sė policisė, ajo duhet ti shėnoj ato me kujdes. Me afrim nė vendin e paprekur polici duhet tė jetė me vetėdije tė lartė tė pėrgjegjėsisė dhe tė ketė rreptėsisht kujdes pėr veprimet e tij. Prandaj nėse nga moskujdesi apo ngutja ose edhe nga mėrzia momentale prek diēka apo ndryshon polici kėtė nuk guxon ta mbaj fshehėt para udhėheqėsit tė ekipit hetues. Askush nuk ėshtė i pagabuar e as polici, por fshehja nuk ėshtė vetėm gabim por ėshtė njėsoj sikurse shpėnia me vetėdije e hetimit nė drejtim tė gabuar.

    Meqenėse vdekja ndodh nė ambient tė hapur dhe tė mbyllur, posaēėrisht do tė elaborohet edhe njėri edhe tjetri version meqenėse edhe vendet specifike tė ngjarjes janė tė ndryshme.

    1. Hyrja nė vendin e mbyllur
    Me qasjen nė ambient tė mbyllur polici do tė has nė gjininė e tė ndjerit apo edhe nė fqinjėt kureshtar, prandaj edhe do t’i pyet ata se ka kanė lėvizur, cilat objekte i kanė prek dhe i kanė lėkundur. Pastaj polici i ofrohet hapėsirės nė tė cilėn gjendet kufoma me duar nė xhepa tė cilėn do ta shikoj dhe inspektoj hollėsisht dyert, dritaret, dyshemenė dhe muret me qėllim tė zbulimit tė gjurmėve tė dyshimta. Me rastin e hapjes sė dyerve nuk guxon ta kap rezen, por majėn e dorezės me shpinė tė dorės sė shtrirė. Gjithashtu duhet tė jetė i kujdesshėm me rastin e kalimit nėpėr stazat e ngushta, prandaj duhet ta heq bundėn, pallton, dhe tė gjitha veshjet tjera nė mėnyrė qė tė mos lė gjurmėt e veta, gjegjėsisht tė mos i pėrziej ato me gjurmėt e kryesit tė veprės. Polici shpesh has edhe nė ambiente tė ndėrruara siē ndodh nė lokale publike bartja e viktimės nga njė vend nė tjetrin apo personi i lėnduar pėr vdekje ėshtė bartur urgjentė pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė. Pėrveē
    kėsaj nuk janė tė rralla as situatat kur kryesi (vrasėsi me qėllim e ndėrron vendin e ngjarjes duke e bartur kufomėn nė tjetėr vend me qėllim qė ta fsheh veprėn apo ta tregoj ndryshe ngjarjen apo me qėllim mashtrimi (shih nė Praktikumin e Mjekėsisė Forenzike).

    2. Hyrja nė vendin e hapur

    Ky vend i ngjarjes pikėrisht pėr shkak se ėshtė i hapur dhe i lirė pothuajse rrallėherė ėshtė i paprekur. Nė tė vėrtetė nėse ekziston edhe dyshimi mė i vogėl se njeriu nuk ėshtė i vdekur atėherė polici duhet ti afrohet pa marrė parasysh tė gjitha (gjurmėt, ndėrrimet). Nėse konstaton se personi ėshtė ende gjallė, atėherė do tė ndėrmerr transport tė shpejtė pėr nė entin shėndetėsor. Nė rast nevoje qė ti ofrohet ndihma e shpejtė tė lėnduarit, atėherė polici do ta bėjė vetė atė. Nuk guxon tė iu lejohet njerėzve tė panjohur afrimi vendit tė ngjarjes, ata orientohen qė tė lėvizin skajit tė pjesės sė terrenit. Pėrndryshe edhe polici nė situata tė tilla do tė sillet shumė racionalisht dhe me kujdes.

    Kur ėshtė e qartė se personi tashmė ėshtė i vdekur, polici nuk e prek kufomėn, i fikson gjurmėt dhe dukuritė e ndryshueshme, e rrethon vendin e ngjarjes. Askujt nuk guxon t’i lejojė qasje nė vend tė ngjarjes derisa tė mos vij ekipi pėr shikim i cili ėshtė i vetmi i autorizuar qė tė hyjė nė rrethin e vendit tė ngjarjes ku do ta kryej me vėmendje dhe hollėsisht trajtimin kriminalistik me ekspertė tė autorizuar.

    3 Rrethimi i vendit tė ngjarjes

    Rrethimi i vendit tė ngjarjes ėshtė veprim i largimit tė personave dhe ndalimin e qasjes nė vendin e ngjarjes tė gjithė tė panjohurve. Cilėt janė kufijtė e rrethit qė duhet mbyllur varet nga rrethanat e dhėna pėr ēdo rast veē e veē.

    Kėshtu p.sh:

    - Nėse vepra ėshtė kryer nė shtėpi ose banesė policia do tė largojė nga shtėpia, gjegjėsisht nga banesa tė afėrmit, por edhe tė gjithė personat tjerė (banorėt, qiraxhinjtė, fqinjėt), nė ndonjė banesė tjetėr fqinje dhe edhe me ta do ta kryej njė bisedė tė shkurtėr informative.
    - Nėse delikti ėshtė kryer nė vend tė hapur, polici do tė vlerėsoj vetė se cili do tė jetė rrethi i vendit tė ngjarjes; diametri sillet prej 50-100. metra nė rreth. Ėshtė e nevojshme njė gjerėsi pėrkatėse e rrethit, sepse nė tė gjendet kufoma, objekte tė ndryshme, gjurmė; qofshin makro apo mikro gjurmė, pastaj gjurmėt e kėmbėve, gjurmėt e tokės, bimėt e shkelura, lulet e bimėt tjera. Nė vend tė ngjarjes hasen edhe objekte tė cilėt rrjedhin nga vrasėsi, ose i kanė rėnė atij ose me qėllim ai i ka lėnė ato nga besėtytnia.

    Policėt nė vendin e ngjarjes pėrveē detyrės themelore qė ta ruajnė vendin e ngjarjes dhe sigurojnė atė, ata do tė kyēen edhe nė punė tjera tė dobishme pėr hetimin. Njė do ta ruaj vendin e ngjarjes, tjetri do tė kryej biseda informative tė shkurtra, kurse i treti do ti pėrgjoj bisedat e tė pranishmėve si dhe do ti pėrcjellė sjelljet e tyre.

    Midis tė pranishmėve ai me njė vėzhgim tė kujdesshėm do t’i zbuloj personat e dyshimtė ndoshta vetė kryesin. Ėshtė e njohur njė rregull kriminalistike se krimineli kthehet nė vendin e krimit. Ai pra shpesh ėshtė nė mesin e personave kureshtarė, ėshtė i parehatshėm, i tėri shndėrrohet nė shqisė duke treguar interesim tė jashtėzakonshėm pėr atė qė flitet dhe punohet aty. Prandaj ėshtė e nevojshme qė ēdo gjė tė shėnohet.
    Shpesh ndodh qė nė vendin e ngjarjes tė cilin e siguron patrulla e policisė edhe tė vijė ndonjė politikan apo udhėheqės lokalė i cili drejtpėrdrejt ndėrhynė nė punėt e hetimit me” kėshillat” e tij. Personi i tillė, pa marrė parasysh funksionin e tij ėshtė i paftuar dhe polici nuk guxon ti lejoj tė ofrohet, por duhet me njė paralajmėrim tė vendosur ta largoj. Personi i tillė, para sė gjithash ėshtė kapadai i pakulturuar. Dukuria e ideologjizimit tė policisė ėshtė e mjerė dhe e humbė dhe e komprometon profesionalizmin dhe shėmbėlltyrėn e kėtij profesioni me nder dhe pėrgjegjėsi. Policia ėshtė roje besnike e vlerave mė tė mėdha shoqėrore-jetės dhe pronės sė njerėzve.

    4 Fiksimi i dukurive tė ndryshueshme
    Polici ėshtė i detyruar t’i fiksojė tė gjitha dukuritė e ndryshueshme meqenėse ekipi pėr hetim nė vendin e ngjarjes zakonisht arrin me mjaft vonesė nė terren dhe mund tė ndodhė qė shumė dukuri tė humbin dhe ndryshohen. Polici do ta largojė viktimėn nga vendi i ngjarjes me qėllim tė ofrimit tė ndihmės mjekėsore vetėm nėse ajo ka shenja jete. Largimi i kufomės nga vendi i ngjarjes ėshtė i lejuar vetėm nė raste pėrjashtimi, pra tė domosdoshme kur kanoset rreziku qė tė jetė e dėmtuar apo e shkatėrruar p.sh. nė rast zjarri apo vėrshimi, hekurudha apo tė ngjashme. Polici do t’i mbajė tė gjithė personat qė janė hasur nė vendin e ngjarjes, do tė kryej bisedė informative me qytetarėt, do t’i shėnojė emrat e tyre pėr dėgjime tė mėvonshme mė tė hollėsishme tė cilat do t’i kryej inspektori pėr delikte tė gjakut. Nėse ekziston dyshimi i bazuar se nė vendin e ngjarjes gjendet kryesi atėherė polici atė do ta arrestojė.


    Vijon...
    Heren e fundit u redaktua nga LoSsT; 08-06-2014 ne 23:13.
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!

  11. #11
    Themelues i Forumit Avatari i Marla
    Antarėsuar nė
    Apr 2012
    Postime
    12,305
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5729

    Titulli: Kriminalistika

    KRIMINALISTIKA SI SHKENCĖ

    1.1 Objekti dhe vendi i saj nė lėndėt e sistemit dhe roli i saj nė hetimin, zbulimin,gjykimin dhe parandalimin e veprės penale

    Detyra e kriminalistikės ėshtė tė ndihmojė policinė gjyqėsore, prokurorinė, gjykatėn, avokatinė dhe institucionet kriminalistike nė luftėn kundėr kriminalitetit.Nė kėtė kuadėr ajo pėrpunon metoda dhe mjete shkencore pėr zbulimin,hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale.Kjo detyrė pėrcakton dhe sistemin e saj.Shkenca e kriminalistikės merret me studimin e pėrpunimin bazė tė ligjit penal e proēedurial penal tė metodave e mjeteve teknike, taktike dhe tė rekomandimeve pėr kėrkimin,gjetjen e fiksimin, kqyrjen e vlerėsimin e provave me qėllim zbulimin,hetimin, gjykimin e parandalimin e veprave penale. Kėto metoda tė saj grupohen nė tre pjesė homogjene tė ndėrlikuara dhe tė pandara qė janė:

    Metodat teknike janė metodat qė pėrpunohen nga kriminalistika pėr zbulimin, fksimin dhe ekzaminimin e gjurmėve e tė sendeve, prova materiale.Kėto metoda lidhen ngushtė me mjetet teknike qė janė aparate e pajisje tė ndryshme.

    Metodat taktike janė ato metoda qė pėrpunohen nga kriminalistika pėr organizimin, planifikimin dhe rritjen e efektivitetit tė veprimeve hetimore,gjyqėsore pėr zbulimin e krimevesi psh organizimi dhe zhvillimi I planifikuar I veprimeve hetimore dhe gjyqėsore,kėqyrja e vendit tė ngjarjes,pyetja e dėsmitarėve etj

    Rekomandimet metodike tė hetimit e gjykimit janė metoda qė pėrpunohen nga kriminalistika pėr zbulimin, hetimin e gjykimin e veprave penale konkrete tė sė njėjtės kategori (nė mėnyre figurative ato janė sintezė e zbatimit tė metodave teknike e taktike nė hetimin e njė kategorie tė caktuar veprash penalepėr shembull metodat e hetimit tė vjedhjes,vrasjes, shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor.
    Teknika,taktika e metodika kriminalistike bashkė me profilaksinė janė tė lidhura midis tyre dhe formojnė sistemin strukturor tė vetėm tė saj.
    Profilaksia kriminalistike pėrveē studimit tė shkaqeve dhe pasojave konkrete tė veprave penale tė hetuara dhe tė gjykuara studion dhe gjeografinė kriminalistike,parandalimin kriminalistik e luftėn kundėr kriminalitetit.
    Pra, kriminalistika ka si objekt kryesor studimin, pėrpunimin nė bazė tė ligjit penal ,tė metodave dhe mjeteve teknike dhe rekomandime metodike pėr kėrkimin,gjetjen,fiksimin,kqyrjen dhe vlerėsimin e provave me qėllim zbulimin, hetimin, gjykimin e veprave penale.

    Detyrat e kriminalistikės
    Zbatimi I metodave e mjeteve tekniko-shkencore zgjeron mundesitė pėr tė njohur thellė faktorėt e brendshėm qė veprojnė nė dukuritė e veprave penale ndikon pėr tė hetuar e gjykuar nė mėnyrė tė gjithanshme e tė shpejtė pėr parandalimin e tyre. Teknika kriminalistike duhet tė ndjekė gjatė gjithė kohės pėrparimin bashėkohor tekniko-shkencor.
    Teknika kriminalistike ėshtė njė sistem njohurish shkencore, mbi bazėn e tė cilave ndėrtohen metodat, mjetet teknike qė pėrdoren pėr kerkimin,zbulimin,mbledhjen dhe studimin e provave materiale me qėllim zbulimin e parandalimin e veprave penale (nė kėtė sistem bėjnė pjesė degė si fotografia kriminalistike studimi mbi gjurmėt, traseologjike dhe me pėrbėrje fiziko-kimike, balistika kriminalogjike, ekzaminimin grafik e teknik i dokumentave,identifikimi I personit nė bazė tė tipareve tė jashtme).
    Detyra themelore e kriminalistikės ėshtė identifikimi i njerėzve dhe sendeve konkrete qė kanė lidhje me veprat penale bazuar nė gjurmėt e lena prej tyre, si dhe zbulimi i mekanizmit tė formimit tė gjurmėve dhe tė pasqyrimeve tėtjera me qėllim qė tė shpjegohet mėnyra e ndodhjes sė ngjarjes (gjetja e veglės sė thyerjes e pėrdorur,vetitė e saj, mėnyrėn e formimit tė gjurmės, drejtimin e lėvizjes se veglės, kėndin e formuar bashkėveprimin e saj me pengesat,forcėn e pėrdorur etj.)
    Detyrė tjetėr e kriminalistikės ėshtė pėrpunimi i masave tekniko-shkencore pėr parandalimin e veprave penale (kėto masa lidhen direkt me pėrgjithėsimin e pėrvojės sė punimeve hetimore, nė zbatimin e teknikės kriminalistike dhe nga praktika e laboratorėve kriminalistikė nė qendėr e bazė, p.sh. masat e marra pėr ruajtjen e dokumetave nga fallsifikimet, ruajtja e pasurisė me mjete alarmi etj)
    1. Detyrat e Kriminalistikės nė kuptim tė gjerė

    Nė kuptim te gjerė detyra tė kriminalistikės janė marrja e masave preventive dhe masave represive me qėllim tė parandalimit dhe tė luftimit tė kriminilatetit duke pėrdorur mjete pėrkatėse ti vėrtetoj dhe provoj faktet. Nė kėtė menyrė ajo ndihmon organet e proēedurės penale pėr zbulimin e krimeve dhe autorėve tė saj.

    2.Detyrat e Kriminalistikės nė kuptim tė pėrgjithshėm

    1. Gjetja e metodave mė efektive dhe pėrshtatja e metodave ekzistuese pėr zbulimi e veprave penale dhe autorėve tė tyre.
    2. Zbulimi,mbledhja dhe sigurimi i provave mbi veprėn penale tė kryer dhe mbi fajin e personit tė caktuar.
    3. Gjetja dhe pėrsosja e metodave mė bashkėkohore me rastin e marrjes se masave taktike-kriminalistike,teknike-kriminalistike dhe veprimeve me karakter hetimor.
    4. Mbledhja dhe evidencimi i mėnyres sė kryerjes sė veprės penale.
    5. Planifikimi dhe marrja e masave operativo-taktike,operativo-teknike me qėllim tė kapjes sė kryersve qė janė nė arrati apo pasi kanė kryer vepėr penale.
    6. Studimi i metodave qė mund tė aplikohen nėluftė kundėr krimit.
    7. Unifikimi i logjikės sė tė provuarit dhe tė gjykuarit tė veprės penale.
    8. Studimi i metodave pėr tė arritur deri te zbulimi i personave qė kanė kryer vepra penale.

    1.2- Baza ligjore dhe lidhja me shkencat e tjera

    Burimet e kriminalistikės:
    1)Ligji penal
    2)Ligji procedural
    3)Aktet nėnligjore urdhėrat udhėzimet etj

    Vendi i kriminalistikės nė sistemin e shkecave juridike penale

    Baza e saj ligjore ėshtėlegjislacioni penal, ai proēedural dhe aktet nėnligjore qė dalin nė zbatim tė tyre. Cdo vepėr penale qė parashikon kodi i proēedurės ka objektin e vet tė tė provuarit qė lidhen me vėrtetimin nė tėrėsi me faktet e provat qė kanė rėndėsi pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes.Brenda kėsaj llogjike zbatohen metodat teknike, taktike e rekomandimet pėr njė vepėr penale.Metodika e hetimit ndihmon me rekomandimet e saj shkencore pėr tė bėrė cilėsimin e drejtė tė veprės penale.Nė pėrpunimin e cdo metodike tė hetimit tė veprave penale merren parasysh kėrkesat e shkencės tė sė drejtės penale normat dhe institutet penale.
    Kriminalistika lidhet ngushtė dhe me procedurėn penale.Legjislacioni proēedural pėrbėn bazėn juridike kryesore tė saj.Metodat, mjetet teknike, taktike e rekomandimet rrisin efektin e veprimeve hetimore gjyqėsore, i pasurojnė ato pėr rezultate sa mė tė mira nė zbulimin e sė vėrtetės. Ligji proēedural penal ėshtė objekt i pėrbashkėt studimi si pėr shkencėn e procedures penale dhe pėr shkencėn e kriminalistikės.Duke qėnė i tillė ai jo vetėm nuk kufizon por pėrkundrazi zgjeron mundėsinė e zbatimit tė metodave e mjeteve kriminalistike.Nga ana tjetėr dhe mjetet teknike dhe metodat taktike ndihmojnė proēesin penal zbulimin e veprės penale dhe zgjerimin e rrethit tė provave.
    Pėrveē ligjit penal e atij proēedural si bazė juridike pėr pėrpunimin e metodave e mjeteve teknike taktike janė dhe aktet nėnligjore qe duhet te dalin nė pėrputhje tė plotė me ligjin (urdhrat, udhėzimet dhe instruksionet qė lėshojnė institucionet e ndryshme.)
    Kriminalistika ka lidhje dhe me kriminalogjinė, mjekėsinė ligjore, psikiatrinė, kiminė ligjore e biologjinė ligjore.
    Kriminalistika lidhet dhe me proēedurėn civile, kur bėhet fjalė pėr ekzaminmin e dokumentave tė fallsifikuara.


    1.3 Metodologjia e studimit tė objektit tė Kriminalistikės
    Proēesi i hetimit dhe i gjykimit te veprės penale lidhet ngushtė me proēesin e njohjes tė sė vėrtetės. Krahas rrugės qė i cakton proēesi i njohjes nė pėrgjithėsi,njohja ka vecoritė e veta.
    Veēoria themelore qėndron nė faktin se subjekti i njohjes, policia gjyqesore, prokuroria e gjykata nuk mund tė pėrdorė nė proēesin e zbulimit tė vėrtetės vetėm ato forma, kushte, mjete e metoda qė parashikohen me ligj.Rruga pėr njohjen e sė vėrtetės nė ēėshtjet penale ėshtė respektimi i ligjshmėrisė, pėrdorimi gjatė hetimit e gjykimit tė atyre mjeteve e metodave qė nuk sjellin shkeljen e tė drejtave tė njeriut tė saknsionuara me Kushtetutė.
    Veēori tjetėr ėshtė se nė hetimin e veprave penale mundėsia e soditjes sė gjallė ėshtė e kufizuar. Kjo pėr arsye se vepra penale i pėrket sė kaluarės dhe faktet qė pėrbėjnė atė nuk mund tė perceptohen tėrėsisht drejtėpėrdrejtė nga organi proēedues (kėtu duhet tė kemi parasysh, dhe pasojat e veprės penale mjetet me tė cilat ėshtė kryer ajo,rrethanat e ngjarjes. personalitetin e subjektit tė veprės penale tė cilat pėrcaktohen drejtėpėrsėdrejti nga organi proēedues.
    Veprimtaria mendore pėr njohjen e sė vėrtetės pėr njė vepėr penale zhvillohet pėrmes formave dhe metodave tė tilla tė njohjes, sic janė vėzhgimi,eksperimenti, analiza e sinteza arsyetimi induktiv e deduktiv, ngritja e versioneve, krahasimi etj. Kriminalistika me metodat e mjetet e saj shkencore ndihmon pėr tė ngritur cilėsinė e hetimit e tė gjykimit nė njė nivel mė tė lartė, por nga ana tjetėr praktika e hetimit dhe gjykimit i jep kriminalstikės material tė pasur pėr tė bėrė konkluzionet.
    Pėrfundimisht themi se detyra e kriminalistikės, lufta kundėr veprave penale realizohet nė bazė tė parimit filozofik, sipas tė cilit rruga pėr njohjen e sė vėrtetės nis me soditjen e gjallė, kalon nė tė menduarit abstrakt dhe pėrfundon me zgjidhjen praktike tė gjėrave.

    Kriminalistika udhėhiqet nga kėto parime kryesore:

    •parimi I zhvillimit tė pandėrprerė tė kriminalistikės si rezultat I zhvillimit tė vrullshėm tė mjeteve teknike natyrore dhe shkencore ;
    •Parimi I ligjshmėrisė asnjė metodė ose mjet kriminalistik qė rekomandon shkenca e kriminalistikės pėr zbulimin,hetimin, gjykimin, parandalimin e veprave penale nuk mund tė vijė nė kundėrshtim me Kushtetutėn, me ligjet Penale, Proēedurale Penale dhe ligjet e tjera;
    •parimi I shpejtėsisė sė kryerjes sė veprimeve gjurmuese, hetimore dhe gjyqėsore ;
    •parimi I objektivitetit si parim bazė pėr tė zbatuar metodat,mjetet tekniko shkencore pėr mbledhjen e tė dhėnave si ato qė ngarkojnė dhe shkarkojnė nga pėrgjegjėsia penale;
    •parimi i bashkėpunimit tė tė gjithė pjesmarrėsve tė grupit ;
    •parimii bashkėpunimit ndėrkombėtar pėr parandalimin e kriminalitetit brenda dhe jashtė vendit.



    1.4 Lindja dhe zhvillimi i Kriminalistikės

    a)Kriminaliteti nė Evropė, e ndryshimet qė ka pėsuar ai nga viti1989

    Kriminaliteti nė Evropė pas viteve 1989-1990 ka pėsuar ndryshime cilėsore e sasiore, nga krimi tradicional, si pasojė e lėvizjes sė lirė tė njerėzve dhe hapja e kufijve me shembjen e murit tė Berlinit.
    Nė vendin tonė krimi ėshtė shfaqur nė disa forma tė reja si krimi i organizuar dhe shtrirja e tij,krimi ekonomik, prodhimi, kultivimi,shitja e nxitja pėr pėrdorim i drogės, vjedhja e veprave tė artit bankave e arkave tė kursimit, aktet, terroriste, proksenetizmi, prostitucioni, kondrabanda e petrolit duhanit, rrėmbimi I fėmijėve dhe femrave, kalimi i paligjshėm ikufirit, trafikimi i makinave tėvjedhura, vrasjet, vrasjet pėr gjakmarrje, trafikimi armėve dhe municionit,fallsifikimi i monedhave e letrave me vlerė etj. Nė kėtė gamė kriminaliteti vendin kryesor e zė trafiku i drogės i cili cilėsohet si krim i rėndė.
    Nje rol tepėr aktiv nė luftėn kundėr kriminalitetit ka luajtur dhe luan dhe shkenca juridike e kriminalistikės.


    Lindja dhe zhvillimi i Kriminalistikės nė Shqipėri
    Kriminalistika nė vitet 1950-1974
    Grupi i parė i eksperteve tė kriminalistikės u pėrgatit nė vitin 1949. Kandidatėt u pėrzgjodhen nga oficerėt e rinj tė policisė qė plotėsonin kriteret e pėrcaktuar pėr moshėn dhe arsimin. Nga kontigjenti i parė i eksperteve, pesė u emėruan nė Laboratorin Qendror Kriminalistik (Dega Tekniko-Shkencore – sic u emėrtua zyrtarisht), ndėrsa 7 ekspertėt e tjerė, u caktuan nė rrethet kryesore tė vendit : Berat, Durrės, Elbasan, Gjirokastėr, Korcė, Shkodėr e Vlorė.
    Laboratorit Qendror Kriminalistik (LQK), si organizmi drejtues i Shėrbimit Kriminalistik, iu ngarkuan detyra tė rėndesishme : kryerja e ekspertizave kriminalistike pėr gjithė Republikėn; pėrgatitja e kuadrove eksperte kriminalistė dhe; organizimi i punės pėrgjithėsuese-shkencore nė fushėn e kriminalistikės.
    Nė grupin e eksperteve tė parė kriminalist spikati Shefki Haxhiu, qė drejtoi LQK dhe punoi deri nė ngritjen e konsolidimin e Shėrbimit Kombėtar Kriminalistik.
    Pėr pėrgatitjen e kuadrove tė rinj ekspertė kriminalist, LQK aplikoi praktikėn e njohur botėrore: trajnimin cdo vit tė stazhierėve, pėrgjithėsisht kuadro qė zgjidheshin nga Akademia e Policisė, ku Kriminalistika jepej si lendė nga pedagogėt, Ajet Haxhia e me pas Neki Ahmeti, ekspertė tė njohur tė kriminalistikės shqiptare.
    Nė kėtė rrugė, gradualisht, shėrbimi kriminalistik u shtri thuajse nė gjithė vendin sipas ndarjes administrative tė kohės, ndėrkohė, LQK po kompletohej me departmente tė reja. Krahas atyre fillestare tė fotografisė, daktiloskopisė, balistike-traseologjisė, dhe ekzaminimit tė dokumenteve, u ngritėn ai i kimisė ligjore (drejtuar nga kimisti i talentuar Raqi Qirici) dhe ai i provave biologjike (drejtuar me kompetence nga Dr. Spiro Cipi).
    Nė vitin 1957 nė Fakultetin Juridik, filloi tė jepej lėnda e Kriminalistikės e drejtuar nga Prof. Dr. Skėnder Begeja, qė i dha impulse tė reja, aspekteve teorike tė kriminalistikės nė Shqipėri.
    Nė kėtė periudhė u hartuan metodikat bazė tė ekspertimeve kriminalistike : Nga Shefki Haxhiu, “Fotografia ligjore”, “Balistika ligjore”, “Traseologjia” dhe, “Daktiloskopia”; nga Neki Ahmeti “Kqyrja e vendit tė ngjarjes” dhe, “Ekspertimi grafik i dorėshkrimeve”; nga Raqi Qirici, “Kqyrja e vendit tė ngjarjes nė zjarret”, dhe; “Mikrogjurmėt”; nga Faredin Pocari, “Ekzaminimi i teksteve tė daktilografuara”; nga Neshat Tozaj, “Ekzaminimi grafik i nėnshkrimeve” nga; Estref Myftari "Ekzaminimi teknik i dokumenteve” dhe, “Armėt e ftohta”.
    Gjatė kėtyre viteve, nga ekspertėt e LQK u organizuan dy Konferenca Kombėtare Kriminalistike : e para me 1965, dhe; e dyta me 1972.
    Shėrbimi Kriminalistik nė kėtė periudhė mori fizionominė e njė strukture bashkėkohore.
    Kriminalistika nė vitet 1975-1990
    Mund tė quhet periudha e njė stanjacion tė vertetė pėr kriminalistikėn nė Shqipėri. Me moton pėr ti dhėnė kompetencat bazės, LQK u reduktua nė njė organizėm drejtuese me personel 5 ekspertė qė kishin kryesisht funksionin e kontrollit e ndihmės pėr ekspertėt e rretheve, tė cilėt tashmė e tutje do tė kishin kompetenca tė gjera pėr tė kryer (me ato laboratore tė varfėr qė dispononin) tė gjitha llojet e ekspertimeve.
    Nė vitin 1983, u ngrit Laboratori Kriminalistik pranė Hetuesisė sė Pėrgjithshme, organ i krijuar sipas modelit Amerikan tė FBI, qė funksionoi deri ne vitin 1992. Nga ekspertėt E. Myftari dhe S. Meksi, u hodh ideja e bashkimit tė kėtij laboratori me atė tė mjeksisė ligjore pėr tė krijuar njė Instituti tė Shkencave Ligjore (forensic). Kjo ide, megjithėse u mirėprit nga drejtuesit, nuk u realizua, kryesisht pėr mungesė tė fondeve, por edhe tė mentaliteteve tė kohės. Megjithatė ky laborator solli njė risi nė kriminalistikėn Shqiptare: pėr konceptimin e kriminalistikės si njė strukturė e shkencave ligjore; pėr organizimin e saj me detyra tė ndara pėr kqyrjen e vendit tė ngjarjes nga ajo e ekspertizės ligjore, dhe; pėr emancipimin e mendimit shkencor - pėr herė tė parė u bėnė publike probleme tė kriminalistikės. U botuan monografite « Kqyrja e vendit tė ngjarjes », me 1984; « Zbulimi i falsifikimeve nė dokumente », me 1987, dhe; artikulli "Kriminalistika shkencė e zbulimit tė krimeve dhe e identifikimit tė autorėve tė tyre" nė revistėn prestigjoze "Shkenca dhe Jeta", po mė 1987.
    Kriminalistika pas viteve ‘90
    Me ndryshimet politike nė vend, LQK u bashkua me Laboratorin e Hetuesisė sė Pėrgjithshme, kėsaj radhe nėn emėrtimin « Policia Shkencore». LQK gradualisht u kompletua me kuadro (nga 10 vetė qė nisi startin nė 1992, arriti nė 25 ekspertė nė vitin 2000) dhe u riorganizua me departmente.
    Nė kuadrin e hapjes sė vendit me botėn, u intensifikua shkėmbimi i eksperiencės me institucione e kolegė, ekspertė nga vende tė ndryshme: ekspertė tė vecantė por edhe me grupe u dėrguan pėr specializime afat shkurtra e aftmesme nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, SHBA, Gjermani, Angli, etj. Ndėrkohė, erdhėn nė vendin tonė mjaft eksperte kriminalistė tė kėtyre vendeve, sidomos nga Anglia, prej tė cilėve ekspertet: Tom Harper dhe Haydn Oakey, dhanė njė kontribut tė shquar pėr trainimin e ekspertėve Shqiptar dhe, pėr realizimin e programit bilateral me vlerė 2 milione $, qė pėrfitoj Policia Shkencore nė kėtė kohė.
    Ky grant ndikoi ndjeshėm nė modernizimin e Shėrbimit Kriminalistikė: nė LQK, departmentet tė akomoduara tashmė nė njėndėrtesė tre kate me mjedise tė modeluara sipas standarteve tė kohės, u pajisėn me aparatura bashkėkohore; ndėrsa laboratorėt e rretheve u pajisėn me mjete dhe automjete pėr kqyrjen e vendit tė ngjarjes.
    Si njė pikė kulmore pėr kriminalistikėn nė kėtė kohė, duhet vlerėsuar organizimi i “Konferenca IV Kombėtare e Shkencave Ligjore”, nė vitin 1999 , e titulluar sipas konceptit bashkėkohor tė kriminalistikės si pjesė e korpusit shkencat ligjore. Finalizim i gjithė pėrpjekjeve tė bėra gjatė duhet konsideruar ngritja e Institutit tė Policisė Shkencore nė vitin 2000, ku me pas u instaluan programet automatike AFIS e Papillon, laboratori i ADN, dhe ai i kompjuterikės kriminalistike.
    Nė drejtimin shkencor: u zhvilluan simpoziumet shkencore “Kriminalistika ne shekullin e Ri”, maj 2004 dhe “Kqyrja e vendit tė ngjarjes”, qershor 2005; janė botuar monografitė “Fotografia kriminalistike” me 2001, “Kėqyrja e vendit tė ngjarjes nė vrasjet me armė zjarri » me, 2002, “Daktiloskopia” me 2004, “Ekzaminimi shkencor i dokumenteve”, me 2005, “Metoda moderne nė eksperimentimin kriminalistik” me 2006, dhe “Kriminalistika” , me 2008


    Burimi - Universiteti Vitrina
    Keep your heels head, and standards high.
    Likes LoSsT liked this post

  12. #12
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    PLAGĖT E ARMĖS SĖ ZJARRIT

    Arma e zjarrit

    Me armė zjarri nėnkuptojmė armėn e konstruktuar nė atė mėnyrė nė tė cilėn eksplodimi i gazrave ndezėse tė barotit hedhė njė apo mė shumė projektilė pėrmes gypit i cili mund tė jetė i formės dhe kalibrit tė ndryshėm. Pa marrė parasysh pėr ēfarė lloji dhe origjine ėshtė fjala parimi dhe mekanizmi i shkrepjes ėshtė i njėjtė. Me fjalė tjera me tėrheqjen me dorė tė kėmbėzės vije deri tek tėrheqja e gjilpėrės rrahėse nė kapsulėn e eksplozivit pas sė cilės vije deri tek eksplodimi i
    sinoxidit (zhiva eksploduese) apo kripės sė plumbitacidit trinitroresorcin, i cili bartet nė barut, gazrat eksploduese tė sė cilit e lėvizin projektilin me forcė tė madhe. Baroti ėshtė eksploziv i zjarrtė me ndezjen e sė cilit shkaktohen gazra pėlcitėse me sulm tė jashtėzakonshėm. Baroti pėrbėhet nga shalitri, sumpori dhe karboni.

    Ky ėshtė tym zakonisht i zi i barotit, sepse krijon shumė tym dhe flakė. E ka zbuluar njė prift katolik. Pėr dallim nga i ziu ekziston edhe baroti pa tym-nitro baroti i cili digjet ngadalė, por ka tension mė tė fuqishėm tė eksplodimit. Me barotin e zi mbushen pushkėt e gjuetisė derisa atė
    pa tym apo barotin e bardhė mbushet municioni i tė gjitha revoleve dhe pushkėve ushtarake.

    Pėr kriminalistikėn mjekėsore ekziston vėmendja dhe interesimi pėr armėt e zjarrit tė dorės tė cilat janė tė shumėllojshme: revolveri, pistoleta automatike, pastaj pushka, karabina, dyfeku, floberka, etj. Te ne ekzistojnė kalibrat e pistoletave si vijon: 6, 35; 7. 65; 9; 12 mm. Revolverėt dhe pushkėt ushtarake e kanė kalibrin prej 5.5 deri nė 14 mm. ndėrsa pushkėt e gjuetisė kanė numėr e jo kategorizim milimetrik. Predha e ndezur me forcėn e eksplozivit shkon me rrotullime duke u sjellė rreth boshtit tė vetė nė drejtimin nė tė cilin ėshtė drejtuar arma, por gjithashtu edhe rreth boshtit tė vetė tė drejtimit. Dredhja e predhės ėshtė e rėndėsishme nė ato raste nėse para cakut tė saj ka ardhur nė kontakt me ndonjė objekt tjetėr tė fortė, apo pas depėrtimit nėpėr lėkurė nė rrugėn e vetė hasė nė strukturė tė fortė anatomike ( p.sh. ashti), dhe kthehet nė drejtim tjetėr. Ky detaj ka rėndėsi pėr pamjen e grykės hyrėse dhe dalėse tė plagės sė armės sė zjarrtė, sepse me rastin e goditjes sė projektimit nė objekte tė forta (guri, hekuri, etj.) ai deformohet dhe si i tillė shumė shpesh e ndėrron drejtimin e vet. Ky ėshtė fenomeni i rikoshesė.

    Rikoshe shpjegon pamjen e pazakonshme tė plagės sė armės sė zjarrit, sidomos grykėn e saj karakteristike hyrėse dhe kanalin e zgjeruar depėrtues. Nėse rikoshe ėshtė shkaktuar jashtė trupit, me goditjen e predhės nė mur dhe kthehet e godet ndonjė person, atėherė do tė jetė dėshmi meritore dhe gjykim nė kualifikimin e veprės-nė vend tė vrasjes me paramendim dėfton pėr vrasje me pahir (paraqitja kazuiste nė Praktikumin e Mjekėsisė Forenzike!).

    Identifikimi teknik-kriminalistik i armės sė zjarrit ėshtė i dyfishtė: nė bazė tė predhės sė shkrepur apo nė bazė tė gėzhojės sė gjetur.

    Ekspertiza balistike padyshim do tė vėrtetojė nė mėnyrė precize identitetin e armės nga e cila ėshtė shkrepur.

    Sipas pamjes morfologjike tė plagėve dhe nė bazė tė elementeve tjera specifike ekzistojnė tri lloje plagėsh tė shkaktuara me armė tė zjarrit:

    -plagėt e shkaktuara nga afėrsia absolute;
    - plagėt e shkaktuara nga afėrsia relative;
    -plagėt e shkaktuara nga largėsia.

    Plagėt e armės sė zjarrit ndahen nė tri nėngrupe: tejshkuese ( e ka hyrjen dhe daljen dhe kanalin depėrtues); jo tejshkuese (ka vrimėn hyrėse dhe kanalin, nė fund tė sė cilit ėshtė predha) dhe pėrshkuese. Plagėt tejshkuese janė mjaftė karakteristike dhe lehtė dallohen nė bazė tė vrimės hyrėse, kanalit dhe eventualisht vrimės dalėse. Ndėrkaq, nė raste jo tipike, plagėt tejshkuese mund tė marrin pamjen e plagės shpuese ose nėse ka qenė vetėm pėrshkuese atėherė mund ti ngjaj shqyerjes nga vegla mekanike.

    Vrima hyrėse

    Vrima hyrėse e plagės sė armės sė zjarrit shkakton formė qenėsore tė plagės, qoftė e shkaktuar ajo nga afėrsia absolute apo nga largėsia, derisa kanali dhe vrima dalėse vetėm pjesėrisht janė karakteristik e jo specifikė e plagės hyrėse, meqenėse vrima shpuese dhe vrima dalėse pėrngjajnė. Me fjalė tjera projektili nė drejtimin e vet nga fyti i gypit tė armės sė zjarrit deri te lėkura e dominon rezistencėn e ajrit me forcėn e tij dinamike dhe me rastin e goditjes nė trup pėrsėri duhet ta dominoj rezistencėn elastike tė lėkurės nė mėnyrė qė nė fund tė prodhoj vrimė hyrėse. Pėr shkak tė vetisė sė vetė elastike lėkura ngrehet dhe lakohet me rastin e depėrtimit tė projektilit ashtu qė edhe e merr formėn e hinkės. Vrima hyrėse ka elemente karakteristike: ndrydhja (kontuzioni), unaza apo kurora nė skajin e sė cilės dhe nė fillim tė kanalit ekziston i ashtuquajturi bris projektili.

    Vrima hyrėse e plagės ka plasje tė lehta nė skaje dhe ėshtė mė e vogėl se kokrra pėr shkak tė elasticitetit tė lėkurės. Kur projektili hynė nė trup me kėndin e drejtė, gjegjėsisht godit lėkurėn me maje, unaza ndrydhėse merr pamje tė rrumbullakėt, gjegjėsisht ėshtė koncentrike dhe e gjerėsisė sė njėjtė nė tė gjitha vendet. Ndėrkaq nėse projektili hynė nė lėkurė nė kėndin e pjerrėt apo anash gjegjėsisht futet nė trup rrėshqitazi vrima hyrėse do tė ketė pamje ovale, ekscentrike dhe me gjerėsi tė pabarabartė. Prandaj unaza kontuzive ėshtė rezultat vetėm I forcės shpuese tė projektilit, kurse skajet e vrimės janė jo tė rrafshėta, ndrydhėse dhe tė pėrgjakura.

    Nėse midis projektilit dhe lėkurės gjendet ndonjė materie (rrobat) fijet e rrobave me rastin e futjes sė projektilit nė trup do tė hedhen nė vrimėn hyrėse gjegjėsisht nė kanal gjė qė ėshtė dėshmi e drejtpėrdrejtė se bėhet fjalė pėr vrimėn hyrėse.



    Dėshmia mė e sigurt se fjala ėshtė pėr vrimėn hyrėse ėshtė rezultati I tatuazhit nė rrethin e saj dhe pektina si pasoja tė eksplodimit tė gazrave dhe impregnimit tė thėrrmijave tė djegura tė barotit. Kėto janė efektet sekondare tė shkrepjes nga arma e zjarrit. Me rastin e daljes sė projektilit nga gypi, gazrat me shpejtėsi pėrhapen nė tė gjitha anėt. Nėse shkrepja ėshtė bėrė nga afėrsia absolute kurse nėn lėkurė gjendet ashti siē ėshtė rasti me kokėn, forca eksploduese do ta shprishė lėkurėn, prandaj edhe vrima hyrėse do ketė formė ylli apo formė kryqi dhe ėshtė dukshėm mė e madhe sesa masa e projektilit.

    Plaga e predhės nga afėrsia absolute

    Kjo plagė ėshtė plagė atakuese, vrima hyrėse ėshtė rezultat i depėrtimit tė predhės-flakės dhe gazrave pėlcitėse nga djegia e barotit. Plaga duket e zezė, mė e madhe se diametri i predhės. Vėrehet shkatėrrimi I indit pėr shkak tė ashtit tė fortė i cili u reziston gazrave qė futen nėn
    lėkurė duke u grisur. Pamja e tillė e vrimės hyrėse i huton hetuesit tė cilėt vrimėn hyrėse shpesh e ngatėrrojnė me vrimėn dalėse apo me plagėn shpuese gjė qė mund tė shkaktojė pasoja afatgjate - gjykim tė gabueshėm tė origjinės sė plagės (vetėvrasja zėvendėsohet me vrasje). Shqyerja e plagės sė kokės, sidomos theksohet nė vendet ku ekzistojnė eshtrat mė tė fortė (tuberkula apo ashti i trashė), prandaj edhe vrima e depėrtimit tė predhės ėshtė mė e rritur, kurse pikėrisht nė rastet e tilla vrima hyrėse ėshtė maksimale. Kėta eshtra tė fortė janė arkadat e ashtit tė kokės, ashti i rradakes, madje edhe nė ashtin mė tė dobėt, tė majės sė kokės, ashtin e tamblit, nė konveksin e tij dhe ndeshjen me mbėshtetėsin e fortė nė ashtin sfenoid (Prokopi, 0.,1960). 29

    Plagėt e predhės, shkrepur nga disa centimetrave deri nė 50-150 cm

    Vrimat hyrėse tė kėsaj plage kanė dy lloj njollash-njolla tė zeza dhe bloze. Ndėrkaq ato nuk janė tė pranishme nėse predha ka kaluar nėpėr rroba. Pėr kėtė arsye rrobat gjithsesi duhet tė ruhen dhe tė dėrgohen nė laborator pėr analizė. Bloza dhe tymi i barotit tė djegur sedimentohet rreth vrimės hyrėse dhe atė nė sipėrfaqe tė lėkurės dhe lehtė mund tė fshihen me leckė. Bloza ėshtė shumė mė intensive nėse municioni ka qenė i mbushur me barot tė zi. Me rastin e djegies sė barotit disa thėrrmija tė tij nuk digjen fare. Pėrveē kėsaj me shkrepjen e predhės nga ajo dalin grimca tė metalit tė shkrirė tė cilat hedhen nga gypi dhe sė bashku me grimcat e padjegura impregnohen nė lėkurė rreth vrimėshyrėse si njolla tė zeza. Mirėpo nuk ėshtė rregull qė njollat e zeza Te koncentrohen rreth vrimės hyrėse por mund tė koncentrohen edhe nė vende tjera duke pasur parasysh se predha ėshtė shkrepur nga largėsia e caktuar. Renditja e njollave tė zeza vetėm na dėshmon se nė atė drejtim ka qenė e kthyer arma gjegjėsisht gypi i saj. Me rastin e shkrepjes sė predhės arma shkakton dridhje nė drejtim tė cakut, prandaj mbi vrimėn hyrėse do tė koncentrohen njolla tė zeza. Nga kjo mund tė nxirret pėrfundim pėr kryerjen e vetėvrasjes ose viktima ėshtė vrarė. Kėshtu p.sh. nėse predha ėshtė shkrepur nga jo pozitė nga e cila viktima nuk ka mundur ta mbaj armėn atėherė ėshtė provė e pamposhtur pėr kryerjen e vrasjes.

    Plagėt e predhės, shkrepur nga largėsia mė e madhe se 50-150 cm

    Kėto janė plagė tė tilla nė tė cilat asnjėherė nuk gjenden gjurmėt e blozės dhe as njollat e zeza.” Nga aspekti mjekoligjor flasim pėr gjuajtje nga largėsia nė ēdo rast tė tillė kur as nė rroba e as nė plagė nuk kemi mundur tė konstatojmė gjurmė tė faktorėve plotėsues (flakė, gazra, tym dhe grimca tė padjegura tė barotit”.

    Siē rezulton nga sa u cek tek shkrepja e predhės nga largėsia mė e madhe se 50 cm. nuk ekzistojnė efektet e tymit dhe flakės nė lėkurė por ekziston vetėm vrima hyrėse. Pėr kėtė arsye, shumė vėshtirė ėshtė tė merret me mend e aq mė pak tė vėrtetohet largėsia precize prej nga
    ėshtė shkrepur predha.
    Nė disa raste plagėt e armės sė zjarrit kanė pamje bizare prandaj edhe ėshtė shumė vėshtirė tė thuhet se janė shkaktuar nga projektili, ato zakonisht shkaktohen me projektile tė deformuara apo tė rikoshetuara. Tek kufomat e djegura dhe tė shkatėrruara tė cilave u ka mbetur vetėm skeleti, praktikisht ėshtė e pamundur tė vėrtetohet se plaga ėshtė e shkaktuar nga predha. Nė raste tė tilla pėr kėtė qėllim shfrytėzohen metodat speciale, nė rend tė parė analiza spektrografike. Kanali i
    plagės sė armės sė zjarrit paraqet thellime hinore tė shkaktuar me depėrtimin e predhės e cila nga vrima hyrėse nė vazhdim tė mėtejmė bėhet gjithnjė e mė e gjerė meqenėse projektili para vetės i shtynė indet nė tė cilat has ashtu qė nė fund tė kanalit gjendet vrima dalėse shumė mė e gjerė sesa ajo hyrėse.

    Vėmendje e posaēme duhet tu tėrhiqet organeve tė hetuesisė se nuk guxojnė tė futin kurrfarė lėndėsh brenda kanalit tė plagės sepse me atė rast do tė krijoheshin vėshtirėsi tė patejkalueshme nė hulumtimet e mė vonshme dhe nė pėrcaktimin e drejtimit tė projektilit. Me rastin e
    obduksionit tė kufomės analizohet nė detaje kanali i plagės, kurse sipas pozitės sė tij do tė caktohet edhe drejtimi i projektilit gjė qė edhe mė tepėr lehtėsohet nėse ekziston vrima dalėse. Atėherė edhe pėrmes vrimės dalėse shtyhen fragmentet e imėta ashtėrore.

    Nėse projektili nė drejtimin e vet has nė struktura posaēėrisht tė forta dhe elastike anatomike atėherė do ta ndėrroj drejtimin ashtu qė vija e cila e bashkon vrimėn hyrėse dhe dalėse nuk e tregon drejtimin e vėrtetė tė kanalit. Ky fakt ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė kriminalistike me rastin e shikimit tė drejtimit tė predhės si dhe pozitės sė sulmuesit nė raport me viktimėn. Pėr kėtė do tė bėhet fjalė mė tepėr mė vonė!

    Kanali i plagės sė armės sė zjarrit nganjėherė pėrfundon pa dalje, me ē'rast nė fund tė kanalit gjendet projektili. Me rastin e obduksionit projektili nxirret dhe me kujdes paketohet pėr ekspertizė balistike. Me atė rast nuk guxohet tė hiqet nga projektili kurrfarė materili e as tė fshihet sipėrfaqja e tij.

    Vrima dalėse e plagės sė shkaktuar nga predha gjendet nė vendin e daljes sė projektilit nga trupi, kurse sipas pamjes sė saj dhe madhėsisė ėshtė mė e madhe sesa vrima hyrėse, ka formė jo tė rregullt, skaje jo tė barabarta dhe janė tė kthyera sė jashtmi, kurse nga vrima janė tė qitura grimcat e indit. Me rastin e inspektimit tė trupit ėshtė me rėndėsi tė pėrqendrohet vėmendja me rroba nė tė cilat gjenden gjurmėt qė tregojnė se cila plagė ėshtė hyrėse e cila dalėse, meqenėse qimet e rrobave futen sė bashku me predhen nė plagė.

    Pėrcaktimi i drejtimit prej nga ėshtė shkrepur predha

    Nė bazė tė pamjes sė vrimės hyrėse dhe dalėse nuk mund tė pėrcaktohet pozita e armės nė momentin e shkrepjes sė predhės, gjegjėsisht tė vėrtetohet pozita e vrasėsit nė raport me tė vrarin. Mirėpo nėse vrasja ka ndodhur nė shtėpi, predha do tė gjendet e ngulitur nė mur, mobile apo dysheme. Nėse personi nė momentin e shkrepjes sė predhės ka qėndruar nė dysheme apo nė tokė projektilėt do tė dalin nėn trup. Nė tė gjitha rastet e kėtilla dhe tė ngjashme viziri ėshtė veprim i jashtėzakonshėm kriminalistik.

    Metoda e vizirit ėshtė atėherė kur pika ku ėshtė gjetur predha e ngulitur, pėrmes boshtit tė imagjinuar, bashkohet me vrimat hyrėse dhe dalėse nė trupin e viktimės dhe kėshtu konstatohet se nė cilėn pozitė ka qenė arma me rastin e shkrepjes sė predhės. Nė tė njėjtėn mėnyrė vėrtetohet edhe pozita e trupit nė momentin kur ėshtė qėlluar nga predha. Nė rastet kur ndonjė person ėshtė qėlluar me mė shumė predha, shpesh ėshtė e mundur qė tė vėrtetohet jo vetėm pozita nė tė cilėn ka qenė trupi por edhe radhitja individuale e predhave tė shkrepura.

    Me procedurėn e vizirit, nė mėnyrė objektive dėshmohet pozita e armės nė raport me tė vrarin. E rrjedhimisht pastaj sė bashku me faktet tjera do tė pėrcaktohet edhe origjina e vdekjes nga arma e zjarritvrasje, vetėvrasje apo aksident. Me anė tė vizirit nė mėnyrė tė saktė dhe tė besueshme demonstrohet dhe riokonstruktohet mekanizmi I zhvillimit tė veprimit dinamik tė ngjarjes konkrete ashtu siē ajo pikėrisht ka ndodhur. Kjo metodė ofron pamje autentike tė rrjedhės dramatike dhe pėrfundimit tė lėndimit vdekjeprurės nga arma e zjarrit. Dhe nė fund mund tė themi se me metodėn e vizirit nė mėnyrė meritore bėhet diagnostifikimi i origjinės sė vdekjes.
    Pra kjo metodė ėshtė vendimtare nė kualifikimin e veprės.

    Pyetjet elementare nė tė cilat duhet tė jepet pėrgjigja me rastin e inspektimit tė plagėve nga arma e zjarrtė janė si vijon:

    - A ėshtė nė pyetje lėndimi nga arma e zjarrit apo ndonjė lėndim tjetėr?
    - Drejtimi prej nga ka ardhur projektili?
    - Nga cila largėsi ėshtė shkrepur?
    - Lloji i armės nga e cila ėshtė shkrepur predha dhe kalibri?
    - Lloji i lėndimit, pesha dhe kualifikimi i tij si dhe shkaktari I vdekjes?
    - Origjina e marrjes sė lėndimit nga arma e zjarrit: vrasje vetėvrasje apo aksident?

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!

  13. #13
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926

    Titulli: Kriminalistika

    GJURMĖT BIOLOGJIKE NĖ TRAJTIMIN FORENZIK

    Qėllimet, pėrpjekjet dhe lufta e vazhdueshme e kriminalistėve modern janė tė koncentruara nė begatimin dhe aplikimin e praktikės sė fryteve tė arriturave bashkėkohore shkencore. Pėr tė qenė pėrgjigja dhe reagimi i fuqishėm nė rrugėn dinamike dhe vizionet gjithnjė e mė tė mėdha drejt kriminalitetit tė organizuar e lidhur me kėtė edhe profesionalizmit tė kriminelėve. Kėta trendė, me kėtė seriozitet, kanė imponuar njė kėrkesė e cila i dhembė shoqėrisė, kurse ėshtė sfidė edhe pėr shkencėn e kriminalistikės si njė nevojė vitale me e madhe se kurrė mė parė. Krimi pėr nga fuqia, qėndrueshmėria, ndėrlikueshmėria dhe implikimi i kryesve tė tij shpesh i tejkalon mundėsitė mbrojtėse tė kriminalistėve. Kriminaliteti gjithnjė e mė tepėr po shfaqet dhe po tregon tendenca tė formave speciale tė shfaqjes me pasoja afatgjate pėr shoqėrinė.

    Shoqėria po ballafaqohet pėrditė me kriminelė tė rafinuar. Kriminelėt janė mė tė pėrgatitur, mė tė arsimuar, mė tė rafinuar dhe mė inventiv nė operimet e tyre kriminale. Sipas njė metodike pothuaj tė pėrfunduar ata i eliminojnė tė gjitha gjurmėt komprometuese pas vetes. Imponohet njė pyetje logjike; si t’i kundėrvihemi kėtij krimi tė kualifikuar dhe profesional? Pėrgjigjja imponohet vetvetiu: me organizim tė pėrsosur dhe me arsimim shkencor dhe profesional tė policisė. Kjo ėshtė e vetmja armė e suksesshme dhe adekuate nė luftė kundėr kriminalitetit.

    Kriminalistika moderne, me taktikė solide dhe metodikė tė pėrpunuar, nė qėllimin e vet strategjik, kryesisht cakun e vet e ka pėrqendruar nė hetimin dhe dėshmimin e gjurmėve materiale si shtyllė e fuqishme nė procedurėn e argumentimit. Traseologjia po bėhet njė degė fundamentale e kriminalistikės. Mikrogjurmėt, sidomos gjurmėt biologjike e tė ngjashme janė me plotė arsye preokupimi i saj kryesor. Rėndėsia e mikrogjurmėve qėndron nė faktin se pothuaj rregullisht gjenden nė vendin e krimit, sidomos ato janė tė pranishme tek krimet mė tė rėnda, siē janė vrasjet, dhunimet, aktet terroriste etj. Ėshtė mirė e ditur se krimet e rėnda para sė gjithash vrasjet pėr nga forma e tyre spektakulare por edhe e rrezikut shoqėror dalin nė plan tė parė, irritojnė publikun prandaj edhe janė nė qendėr tė vėmendjes sė hetimeve mė serioze kriminalistike. Shkurt, vrasja ėshtė lloj i krimit nė tė cilin ėshtė atakuar thesari mė i madh nė planet (dhurata mė e madhe e Zotit) e kjo ėshtė jeta e njeriut. Pra, ky ėshtė krim, dimensionet e tė cilit janė tė paparashikueshme. Gjurmėt nė vendin e veprės mund tė kategorizohen nė tė pėrgjithshme, tė cilat zakonisht i hasim nė vendin e ngjarjes nė pėrgjithėsi te ēdo vepėr e kryer dhe nė gjurmė tė posaēme tė cilat janė nė njėfarė mėnyre tė caktuar karakteristikė e kryerjes sė disa akteve penale. Kėshtu p.sh. te vrasja pothuaj rregullisht hasim pika apo spėrkatje tė gjakut; te pėrmbytja ėshtė specifikė gjetja e planktonit si dhe koncentrime gjegjėse tė elektroliteve nė gjak; te varja ėshtė karakteristikė gjetja e mikrogjurmėve tė fijeve tė leshta nė duar dhe gjurmėve nė tra; te shkelja me automjet ėshtė karakteristike gjetja e gjurmėve tė shtypjeve dhėmbėzore tė rrotave tė automobilit; pėr dhunimin ėshtė sinjifikativ gjetja e spermės nė viktimė dhe afėr saj, pastaj tė qimeve tė organeve gjenitale tė viktimės dhe sulmuesit, fijet e rrobave edhe tė njėrit edhe tė tjetrit, fragmente bimore, tė florės dhe tė faunės nga vendi nė tė cilin ėshtė kryer dhunimi. Me gjurmėt e llojllojshme dhe tė shumta mė hollėsisht do tė merremi kur do tė flasim pėr gjurmėt biologjike dhe tė tjera tė ngjashme me to.

    Nė gjurmėt biologjike bėjnė pjesė: gjurmėt e gjakut, qimeve, sperma, thonjtė, pjesėt e lėkurės dhe tė indeve, sekretet siē janė: pėshtyma, gėlbaza, jargėt, qumėshti dhe kolostrumi, djersa, urina; savurra: masat e vjella, jashtėqitja, mekoniumi. Nė kėtė kategori bėjnė pjesė edhe gjurmėt e kafshimit, gjurmėt e thėrrmijave tė barotit, tė vajit tė motorit, dylli, llaku, tutkalli, ndryshku, njolla gjemi, rrėshira.

    Gjurmė biologjike janė edhe gjurmėt e shtazėve: gjaku, jargėt, jashtėqitja, urina, qumėshti, qimet, thundrat, brinjėt. Gjurmėt e bimėve janė gjithashtu gjurmė biologjike dhe janė shumė shpesh tė pranishme nė vendin e haptė tė krimit, nė afėrsi tė lumit apo kanalit, nė pyll apo
    livadh.

    1. Gjurmėt e gjakut

    Nė tė gjitha rastet e delikteve tė gjakut, sidomos vrasje, mė sė shumti haset nė gjurmė gjaku. Kėto gjurmėt shfaqen nė formė tė mikrogjurmėve - pika apo spėrkatje tė gjakut por edhe vrushkull (moēal)gjaku, mikrogjurmėt si tė veēanta gjenden nė varėsi direkte me llojin dhe peshėn gjegjėsisht madhėsinė e plagės sė marrė. Gjurmėt e gjakut sidomos janė tė shumta te rasti i lėndimit me mjete tė mprehta dhe thepore, por gjithashtu edhe nga lėndimet e mėdha tė marra me objekte tė forta tė topitura (hu, lopatė, guri, shufėr, etj.), me ē’rast shkaktohen rrjepje me ndėrprerje tė enėve tė mėdha tė gjakut.



    Gjurmėt e gjakut hasen, pėrveē nė vend tė ngjarjes edhe nė rroba dhe nė trupin e kufomės, nė mjetin e inkriminuar, dhe nė trupin dhe rrobat e sulmuesit. Origjina e gjakut kryesisht (nganjėherė ekskluzivisht) ėshtė nga viktima e lėnduar. Jo rrallė gjaku nė vendin e vrasjes ėshtė edhe i sulmuesit nga plagėt tė cilat i merr ai gjatė luftės reciproke, me rastin e rezistencės sė viktimės. Nė luftėn e zhvilluar aty i shkaktohen plagė edhe viktimės por edhe sulmuesit, prandaj nė rastet e tilla gjendet gjaku nė tė dy aktorėt dhe gjurmėt janė tė pėrziera edhe tė njėrit, edhe tjetrit. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme tė merren mostrat e gjakut nga vende tė ndryshme tė skenės sė krimit. Vetėm nė atė mėnyrė mund tė kryhet rikonstruktimi i besueshėm autentik ashtu siē ėshtė zhvilluar nė tė vėrtetė ngjarja dhe si ka ndodhur ajo. Krahas gjurmėve tė gjakut nga pjesėmarrėsit e krimit-vrasjes (vrasėsit dhe viktimės), nga njė herė mund tė gjenden edhe gjurmėt e gjakut tė shtazėve si nė skenėn e ngjarjes ashtu edhe te aktorėt shumė shpesh, nė rroba dhe duart e tyre. Gjetja e gjurmėve tė gjakut nė pika apo spėrkatje nė rrobat apo trupin e tė gjithė personave tė cilėt janė hasur nė vendin e ngjarjes apo tė dyshuarve imponon kontroll tė hollėsishėm dhe analizė tė njollave tė dyshimta. Nė vendin e ngjarjes, me rastin e kryerjes sė aktiviteteve tė hetimit jo rrallė do tė hasen edhe gjurmėt shumė tė ngjashme me pikat e gjakut. Origjina dhe natyra e kėtyre gjurmėve mund tė rrjedh nga ndryshku, rrėshira, llaku, njollat e spėrkatura tė ndonjė ngjyre tė kuqe tė mbylltė, xhemit, lėngut tė ēfarėdo lloji etj.

    Kriminalisti mjekėsor me ndihmėn e reaksioneve gjegjėse kimike (bensedinit, limonit, ortotoluidinit), nė vendin e ngjarjes do tė mund tė dallojė se a ėshtė fjala pėr gjurmė gjaku apo tė ndonjė materie tjetėr.

    Vijon…
    Heren e fundit u redaktua nga LoSsT; 31-08-2014 ne 21:57.
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!

  14. #14
    VIP
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,752
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5926
    fjalori-i-kriminalistikes-1-728-jpg

    Fjalor juridik nga kriminalistika

    Agrafia ėshtė humbja e aftėsisė sė personit pėr tė shkruar.
    eng/en: agraphia

    "Akti i freskėt" nėnkupton veprėn penale e cila ėshtė zbuluar nė momentin e
    kryerjes sė saj apo menjėherė pas kryerjes.
    eng/en: fresh act

    Alibi ėshtė provė mbi mospraninė e personit tė dyshimtė nė vendin e ngjarjes nė
    kohėn e kryerjes sė veprės penal.
    eng/en: alibi

    Antropometria ėshtė metodė pėr regjistrimin dhe identifikimin e personave, nė
    bazė tė matjeve kockore tė trupit tė tyre, si gjatėsisė sė shtatit, gjatėsisė dhe
    gjerėsisė sė kokės, gjatėsisė sė ekstremiteteve, gishtėrinjve dhe pjesėve tė tjera
    tė trupit.
    eng/en: anthropometry

    Balistika e brendshme ėshtė degė e balistikės e cila merret mė lėvizjen e
    predhės brenda tytės sė armės sė zjarrit, tė shtyrė nga trysnia e gazrave tė
    barotit.
    eng/en: interior ballistics

    Balistika e jashtme ėshtė degė e balistikės, qė merret me lėvizjen e predhės
    pasi tė dalė nga gryka e tytės, kur ndaj kėsaj predhe ushtron ndikim gravitacioni i
    tokės dhe rezistenca e ajrit.
    eng/en: external ballistics

    Balistika kriminalistike ėshtė disiplinė shkencore qė studion metodat dhe
    mjetet teknike shkencore pėr zbulimin, fiksimin, ekzaminimin e gjurmėve tė lėna
    nga armėt e zjarrit dhe municioni i pėrdorur, mė qėllim tė identifikimit tė tyre.
    eng/en: criminalistic ballistics

    Ballafaqimi paraqet veprimin me tė cilin njėkohėsisht merren nė pyetje, dy
    persona qė janė marrė nė pyetje edhe mė parė, nė lidhje me faktet e
    rėndėsishme pėr tė cilat kanė dhėnė deklarata tė ndryshme dhe kundėrthėnėse.
    eng/en: confrontation (criminalistics)

    Corpora Delicti ėshtė sendi i cili ka ēfarėdo lidhjeje me veprėn penale, qoftė si
    mjet i kryerjes, send gjurmėlėnės, send gjurmė marrės, send qė rezulton nga
    vepra penale, send- objekt i veprės penale.
    eng/en: corpora delikti

    Daktiloskopia ėshtė metodė pėr regjistrimin dhe identifikimin kriminalistik tė
    personave nė bazė tė studimit, krahasimit dhe klasifikimit tė figurave tė vijave
    papilare nė lėkurėn e gishtėrinjve, pėllėmbėve dhe shputave tė njeriut.
    eng/en: fingerprinting

    Daktiloskopia hetimore ėshtė degė e daktiloskopisė e cila merret me
    identifikimin e kryerėsve tė panjohur tė veprave penale, nė bazė tė krahasimit tė
    gjurmėve individuale tė gishtrinjėve tė personave tė caktuar me gjurmėt e
    gishtrinjėve tė gjetura nė vendin e ngjarjes.
    eng/en: investigative fingerprinting

    Daktiloskopia regjistruese ėshtė degė e daktiloskopisė e cila nė pėrgjithėsi
    merret me identifikimin e personave dhe tė kufomave tė panjohura, nė bazė tė
    krahasimit tė njėkohėsishėm tė gjurmėve tė tė dhjetė gishtrinjėve tė subjektit,
    identiteti i tė cilit vėrtetohet.
    eng/en: recording fingerprinting

    "Dorėza e parafinės" ėshtė test pėr fiksimin e gasėrave tė barotit qė mbesin nė
    dorėn nga e cila ėshtė shtier me armė tė zjarrit, me pėrdorimin e parafinės sė
    shkrirė.
    eng/en: paraffin gloves

    Eideza ėshtė aftėsia e personit pėr vrojtimin dhe mbajtjen mend nė shkallė
    (nivel) shumė tė lartė tė personave, dukurive, objekteve dhe tė ngjarjeve tė
    pėrceptuara.
    eng/en: eidetic

    Evidenca MOS ėshtė evidencė pėr regjistrimin e veprave penale dhe kryesve tė
    tyre nga ana e policisė, sipas mėnyrės sė kryerjes sė veprės penale.
    eng/en: MOS record

    Falsifikimi i dokumenteve ėshtė paraqitja e rrethanave tė rreme nė dokument
    ose pėrpilimi i njė dokumenti krejtėsisht tė rremė si dhe pėrdorimi i atij
    dokumenti pėr realizimin e ndonjė tė drejtė tė cilėn personi nuk e gėzon me ligj.
    eng/en: falsification of documents

    Foto-roboti ėshtė pėrpilimi i portretit tė pėrsonit nė bazė tė thėnieve tė
    dėshmitarit ose tė tė dėmtuarit, duke i radhitur pjesė tė fotografive (flokėve,
    ballit, fytyrės, gojės, hundės etj.) qė janė prerė mė parė nga fotografitė e
    pėrsonave tė tjerė dhe janė sistemuar nė albume apo mbajtėse tė posaēme.
    eng/en: photo-robot

    Fotografia sekrete
    ėshtė fotografimi i personave, objekteve dhe ngjarjeve, nė
    rastet kur as personat qė fotografohen e as personat e tjerė nuk e shohin
    (vėrejnė) njė gjė tė tillė.
    eng/en: confidential (secret) photo

    Fotografia kriminalistike paraqet ēdo fotografi e cila pėrdoret (shfrytėzohet)
    pėr parandalimin, zbulimin dhe ndriēimin e veprės penale dhe kryesit tė saj.
    eng/en: criminalistic photography

    Fotogrametria ėshtė teknika e fotografisė e cila mundėson matjen e tė gjitha
    dimensioneve dhe largėsive (distancave) tė nevojshme pėr pėrpilimin e skicės sė
    vendit tė ngjarjes.
    eng/en: photogrammetry

    "Gjendja flagrante" paraqet zėnjėn e personit nė kryerje e sipėr tė njė vepre
    penale, zėnjėn gjatė ndjekjes menjėherė pas kryerjės sė veprės penale, zėnjėn
    me sende dhe prova materiale nga tė cilat shihet se e ka kryer veprėn penale.
    eng/en: flagrant state

    Gjurmėt latente tė vijave papilare janė gjurmė tė lėna nga gishtėrinjėt e
    duarėve tė njeriut, qė janė tė padukshme pėr syrin e njeriut, e tė cilat pėr tu bėrė
    tė dukshme duhet tė “ngacmohen” me substanca dhe preparate tė ndryshme.
    eng/en: latent fingerprints

    Hakeri ėshtė personi i cili futet nė sistemin e huaj kompjuterik nė mėnyrė tė
    paautorizuar me qėllim tė sigurimit tė tė dhėnave tė mbrojtura nė mėnyrė tė
    posaēme por edhe pėr manipulimin dhe asgjėsimin e tyre.
    eng/en: hacker

    Holografia ėshtė fotografimi i bėrė me shfrytėzimin e burimeve tė rrezeve lazėr,
    qė mundėsojnė regjistrimin tredimensional tė objektit i cili fotografohet.
    eng/en: holography

    Identi-kiti ėshtė pėrpilimi i portretit tė pėrsonit (me kombinimin pllakave tė
    shumta tė celuloidit nė tė cilat janė tė vizatuara pjesėt e tipeve tė ndryshme tė
    fytyrave), duke i vendosur kėto pllaka njėrėn mbi tjetrėn dhe lėvizur ato nė tė
    gjitha drejtimet, gjithnjė derisa nuk fitohet portreti i pėrsonit qė kėrkohet.
    eng/en: identikit

    Identifikimi kriminalistik ėshtė procedurė e vėrtetimit tė njejtėsisė sė
    personave, sendeve dhe kufomave tė panjohura.
    eng/en: criminalistic identification

    Indicjet, janė faktet tė cilat tregojnė pėr ekzistimin e veprės penale dhe pėr
    lidhmėrinė e afėrtė apo tė largėt tė kėsaj vepre me njė person tė caktuar.
    eng/en: clues

    Individualiteti i vijave papilare nėnkupton qė vijat papilare formojnė nė ēdo
    gisht tė njeriut figurėn e vet, qė ndryshon nga tė gjitha figurat qė formohen nė
    gishtrinjėt e atij por edhe tė personave tė tjerė.
    eng/en: uniqueness of friction ridges

    Informanti ėshtė personi i cili mund tė japė tė dhėna tė nevojshme lidhur me
    veprėn penale dhe kryerėsin e veprės penale.
    eng/en: informant

    Kallėzimi anonim ėshtė kallėzimi mbi veprėn penale dhe kryerėsin, i cili nuk
    pėrmban identitetin e ushtruesit tė kėtij kallėzimi.
    eng/en: anonymous report

    Karakteri ėshtė sistemi i tipareve dhe vetive tė personalitetit tė cilat ndikojnė nė
    veprimin e individit ndaj vlerave morale dhe njerėzore tė shoqėrisė.
    eng/en: character

    Kiroskopia ėshtė metodė pėr regjistrimin dhe identifikimin e pėrsonave nė bazė
    tė gjurmėve tė vijave papilare (shenjave) qė gjenden nė pėllėmbėt e duarėve.
    eng/en: ciroscopy

    Kontrollimi i personit ėshtė masė operativo taktike qė konsiston nė shikimin
    sistematik nga ana e policisė tė trupit, teshave dhe sendeve qė ndodhen tek i
    ndaluari, i arrestuari ose personi tjetėr i dyshimt.
    eng/en: search of a person

    Kontrollimi nė grup nėnkupton kontrollimet e bėra brenda kohės sė njejtė, nė
    procedurė tė njejtė nė disa lokacione tė ndryshme, tė cilat ndėrmjet vedi janė tė
    ndara fizikisht.
    eng/en: group search

    Kriminalisti
    ėshtė personi me aftėsi tė caktuara profesionale i cili e zbaton
    kriminalistikėn pėr parandalimin, zbulimin dhe ndriēimin e kriminalitetit, si p.sh.
    punėtori i policisė, hetuesi, prokurori, eksperti.
    eng/en: criminalistic expert

    Kriminalistika preventive ėshtė kriminalistika e cila pėrsosė metodat dhe
    mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda tė reja pėr parandalimin e kriminalitetit.
    eng/en: preventive criminalistics

    Kriminalistika represive ėshtė kriminalistika e cila pėrsos metodat dhe mjetet
    ekzistuese dhe zbulon metoda tė reja pėr zbulimin, hetimin dhe ndriēimin e
    veprave penale.
    eng/en: repressive criminalistics

    Kriminaliteti ekologjik nėnkupton tė gjitha veprimet e drejtuara nė rrezikimin
    dhe dėmtimin e ambientit jetėsor, tė cilat janė tė inkriminuara si vepra penale nė
    dispozitat penalo-juridike tė vendit tė caktuar.
    eng/en: ecological criminality

    Makrofotografia ėshtė lloj i fotografisė me ndihmėn e tė cilės nė negativin e saj
    fitohen (paraqiten) detajet dhe gjurmėt e imėta nė pėrmasa tė mėdha
    eng/en: macrophotography

    Mikrofotografia ėshtė lloj i fotografisė me ndihmėn e tė cilės nė negativin e saj,
    fitohet(shfaqet) zmadhimi (rritja) shumė i madh i detajeve dhe gjurmėve mė tė
    imėta tė fotografuara.
    eng/en: microphotography

    Mikrogjurmėt janė formime tėrėsore lėndore pak tė dukshme ose tė padukshme
    me sy tė lirė tė njeriut tė lėndėve tė ndryshme, si dhe shenjat e veprimit fizik qė
    kanė rėndėsi pėr sqarimin e rrethanave dhe zgjidhjen e ēėshtjes penale.
    eng/en: trace evidence

    Ndotja e ambientit jetėsor ėshtė ndryshimi kualitativ dhe kuantitativ i veēorive
    fizike, kimike dhe biologjike tė komponentave kryesore (ajrit, tokės, ujit,
    ushqimit) tė ambientit jetėsor, qė sjell deri te ērregullimi i ligjėshmėrive tė
    ekosistemit.
    eng/en: environment pollution

    Odorologjia kriminalistike ėshtė shkenca e cila studion erėrat me qėllim tė
    zbulimit dhe identifikimit tė personave nė bazė tė individualitetit tė erės sė tyre.
    eng/en: criminalistic odorology

    Parada e identifikimit ėshtė metodė pėr regjistrimin e pėrsonave, e cila
    konsiston nė vrojtimin dhe njohjen e drejtėpėrdrejt tė kriminelėve- recidivistėve
    tė radhitur, nga ana e nėpunėsve policor me pėrvojė.
    eng/en: identity parade

    Parimi i diskrecionit ėshtė parim i punės sė kriminalistit, sipas tė cilit pėr masat
    operativo taktike qė janė planifikuar pėr tu ndėrmarrė nga ana e organit
    procedues, nė njė rast konkret kriminalistik, duhet kenė dijeni vetėm punėtorėt
    kompetent tė organit procedues.
    eng/en: principle of confidentiality

    Pedoskopia ėshtė metodė pėr regjistrimin dhe identifikimin e pėrsonave nė bazė
    tė gjurmėve tė vijave papilare (shenjave) qė gjenden nė shputat e kėmbėve tė
    njeriut.
    eng/en: pedoscopy

    Pirromani ėshtė personi i cili ndien kėnaqėsi shpirtėrore dhe erotike me
    shkaktimin (ndezjen) e zjarrit.
    eng/en: pyromaniac

    Portreti verbal pėrshkrimi i pamjes sė jashtme tė kokės sė njeriut (trupit) nė
    bazė tė sistemit shkencor tė caktuar paraprakisht mė qėllim tė identifikimit tė tij.
    eng/en: verbal portrait
    Prita ėshtė shpėrndarja e fshehtė e punėtorėve operativ tė policisė, nė vendin e
    caktuar ku do tė kalojė kryerėsi i veprės penale, me qėllim tė heqjės sė tij nga
    liria nė mėnyrė tė befasishme.
    eng/en: ambush

    Pyetjet plotėsisht disjunktive janė pyetje tė cilat nuk japin mundėsi tjetėr
    (personit i cili mirret nė pyetje) pėr pėrgjegjje pėrveē tė pėrgjėgjjes me "po" apo
    "jo".
    eng/en: completely leading questions

    Pėrceptimi ėshtė proces psikik pėrmes tė tė cilit pėrsoni pasqyron nė vetėdijėn e
    vet sendin, objektin apo dukurinė e cila vepron drejpėrdrejt nė organet e shqisave
    tė tij.
    eng/en: perception

    Pėrgojimet; tė pėrfolurit publik paraqesin pėrhapjen e lajmeve pėr ndonjė
    person si kryerės tė veprės penale, duke mos e ditur se janė tė vėrteta apo jo dhe
    se kush i ka pėrfolur ato (lajme).
    eng/en: vilification; public gossip

    "Qeni elektronik" ėshtė njė aparat elektronik, tek i cili aktivizohet mekanizmi
    sinjalizues pėrmes regjistrimit tė lėvizjeve tė cilit do trup nė shpejtėsi mė tė
    madhe se 10 cm/sek, nė largėsi prej 5 metrave.
    eng/en: electronic dog

    Qitja me puthitje ėshtė lloj i qitjes gjatė tė cilės, gryka e tytės sė armės sė zjarrit
    nė momentin e qitjes, ėshtė e puthitur me sipėrfaqėn e objektit nė tė cilin shtihet.
    eng/en: contiguous shot

    Racia kryhet pėrmes mbylljes sė tė gjitha hyrje daljeve nė njė vend tė caktuar
    nga ana e punėtorėve operativ tė policisė, me qėllim tė heqjes sė lirisė tė
    personave dhe kategorive tė njerėzve tė caktuar.
    eng/en: curfew

    Regjistrimi kriminalistik ėshtė mbledhja dhe radhitja sistematike e tė dhėnave
    mbi personat, sendet dhe ngjarjet, pėr shfrytėzimin e tyre operativ me qėllim tė
    identifikimit tė pėrsonave, sendeve dhe ndriēimit tė veprave penale.
    eng/en: criminalistic record

    Sekuestrimi i sendeve apo marrja e pėrkohshme e sendeve ėshtė njė veprim
    procedural qė konsiston nė marrjen pėr ruajatje tė sendeve dhe mjeteve qė kanė
    lidhje apo i pėrkasin veprės penale, nga ana e organit procedues.
    eng/en: sequestration of property

    Shpallja ėshtė mjet pėr gjurmim, qė lėshohet nė rastet kur kėrkohen tė dhėna
    lidhur me corpora deliktin, kur kėrkohet vet corpora delikti, kur duhet identifikuar
    kufomėn e panjohur, respektivisht duhet gjetur personin e zhdukur pa lėnė
    gjurmė.
    eng/en: circular

    Simulimi ėshtė paraqitja e qėllimtė e sėmundjeve dhe tė metave psikofizike, tė
    cilat nuk i ka nga ana e personit i cili merret nė pyetje.
    eng/en: pretending

    Simulimi i veprės penale nėnkupton heshtjėn dhe mbulimin e veprės penale
    pėrmes mėnjanimit tė gjurmėve faktike tė veprės dhe krijimit, shkaktimit apo
    vendosjes sė gjurmėve tė reja.
    eng/en: simulation of criminal act

    Skicimi i vendit tė ngjarjes ėshtė vizatimi i thjeshtė me dorė tė lirė i vendit tė
    ngjarjes, nga ana e personit tė autorizuar zyrtarė.
    eng/en: sketching the crime scene

    Taktika kriminalistike ėshtė degė e kriminalistikės e cila studion tė gjitha
    format e veprave penale, mėnyrat e kryerjes sė tyre, motivet dhe qėllimet e
    kryerėsve, njohuritė profesionale tė tyre, shkathtėsitė, doket, botėkuptimet,
    mėnyrėn e jetesės dhe psikologjinė e kryerėsve, pastaj praktikėn dhe organizimin
    e organeve tė autorizuara pėr luftimin e kriminalitetit.
    eng/en: criminalistic tactic

    Teknika hetimore ėshtė degė e teknikės kriminalistike e cila merret me
    hulumtimin shkencoro- teknik, pastaj me studimin dhe trajtimin e gjurmėve dhe
    sendeve materiale tė veprės penale.
    eng/en: investigating technique

    Teknika kriminalistike
    ėshtė degė e kriminalistikės qė merret me zbulimin dhe
    pėrsosjen e e metodave mė tė pėrshtatshme tekniko-shkencore pėr regjistrimin
    dhe identifikimin e personave dhe tė gjesendėve si dhe pėr gjetjen, sigurimin dhe
    trajtimin material tė gjurmėve e tė lėndėve tė veprave penale, me qėllim tė
    ndriēimit tė tyre.
    eng/en: criminalistic technique

    Teknika operative ėshtė degė e teknikės kriminalistike, qė zhvillon metodat dhe
    mjetet bashkėkohore teknike eshkencore, tė cilat zbatohen nė punėt operative me
    qėllim tė mbledhjes dhe sigurimit tė gjurmėve qė ndihmojnė nė zbulimin dhe
    ndriēimin e veprės penale.
    eng/en: operational technique

    Teknika regjistruese ėshtė degė e teknikės kriminalistike e cila gjenė e pėrsos
    mjetet dhe metodat mė tė pėrshtatshme shkencore pėr regjistrimin dhe
    identifikimin tekniko- kriminalistik tė pėrsonave, kufomave, sendeve dhe
    gjurmėve.
    eng/en: recording technique

    Traseologjija ėshtė disiplinė tekniko kriminalistike, e cila merret me problemet e
    zbulimit, sigurimit, fiksimit dhe trajtimit tė gjurmėve materiale tė veprave penale.
    eng/en: traceology

    Tualetizimi i kufomės paraqet spastrimin dhe regullimin e kufomės me
    pėrdorimin e mjeteve tė ndryshme medicinale dhe kozmetike, me qėllim tė
    njohjes dhe identifikimit tė saj.
    eng/en: corpse toiletry

    Veprimtaria e patrullimit ėshtė masė operativo taktike qė kryhet pėrmes
    vizitimit me plan dhe sistematik tė njė zone tė caktuar nga ana e policisė nė njė
    periudhė tė rregulltė kohore me qėllim tė parandalimit dhe zbulimit tė
    kriminalitetit.
    eng/en: patrol activity

    Verifikimi i versionit paraqet kalimin nga njė gjendje e besueshme mbi veprėn
    penale dhe kryesin nė njė gjendje e cila i pėrshtatet reales.
    eng/en: verification of the version
    Vetėkallėzimi nėnkupton paraqitjėn (denoncimi) me tė cilėn personi qė e
    paraqet veprėn penale e tregon vetėn si kryerės tė saj.
    eng/en: self-report

    Vetėvrasja ėshtė njė akt patologjik me tė cilin njeriu ia merr vetės jetėn.
    eng/en: suicide

    Vijat papilare janė tė thelluarat dhe tė dalurat (kreshtat) e lėkurės nė sipėrfaqėn
    e gishtrinjėve, pėllėmbės dhe shputave tė kėmbėve, qė formojnė figura tė
    caktura, tė cilat janė tė pandryshueshme dhe individuale pėr ēdo pėrson.
    eng/en: friction ridges

    Vijon...
    Kur nje gje duhet te ndodhe, ndodh! Frika nuk e ndryshon rrjedhen e jetes...Ajo nuk e pengon fatin e njerezve, por i zhvesh ata nga dinjiteti i nevojshem per ta perballuar ate..!!

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 12:16

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •