Forumi Virtual
   
Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqerore > Te ndryshme
Regjistrohuni ForumiVirtual Muzika Albumi Lojra Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Lajmërim nga Forumi


Përgjigju
 
Veglat e Temës
 
Vjetër 11-05-08, 16:33
Avatari i loyalx
loyalx loyalx është në linjë
dEvOuT
 
Anëtarësuar: Dec 2007
Vendndodhja: Ne vendin e caktuar
Mosha: 23
Postime: 821
Rrespekti: 2
loyalx will become famous soon enough
Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma

Universiteti është një investim, ndër më të mirët, për të ardhmen. Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës, përgjatë gjithë jetës, një person i diplomuar bën rreth 1 milionë dollarë më shumë se dikush që ka vetëm një dëftesë të shkollës së mesme. Por pavarësisht asaj që thonë prindërit dhe mësuesit, universiteti nuk është thelbësor për të pasur një jetesë të mirë dhe shpërblim monetar të kënaqshëm.

Disa profesione, të cilat s'kërkojnë diplomë universitare, madje mund të jenë më fitimprurëse se disa diploma universitetesh. Revista "Forbes" ka hartuar një listë të dhjetë profesioneve, të cilat paguajnë më shumë se 85 mijë dollarë për një vit. Por duhet pasur parasysh, se meqë diploma nuk nevojitet , nuk do të thotë se s'duhen aftësi për të bërë punën. Shumë prej këtyre punëve kërkojnë trajnim në kurse të ndryshme ose në punë. Disa prej punëve më të paguara në SHBA nuk kanë asnjë lloj pengese përveç energjisë dhe ideve të reja. Pjesa më e madhe e miliarderëve amerikanë i kanë bërë paratë duke u bazuar në talentin e tyre natyror dhe atë të sipërmarrjes. Një shembull i tillë është dhe Bill Gates, i cili s'është diplomuar, por arriti të krijonte një revolucion elektronik. Në shumë punë që kanë lidhje me shitjet, njohuritë teknike janë më pak të rëndësishme se fuqia e bindjes së klientëve.

NJERËZ QË JANË BËRË TË PASUR E TË FAMSHËM PA PASUR NEVOJË PËR NJË DIPLOMË

Ata që kanë lënë shkollën e mesme

1. Jessica Simpson
Këngëtare
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme "JJ Pearce High School" në vitin 1977 për të vazhduar karrierën muzikore

2. Paris Hilton
Trashëgimtare, personazh publik
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme luksoze "Dwight" në Manhatan, të cilën e kanë ndjekur mjaft nxënës që janë bërë më pas të famshëm.

3.Britney Spears
Këngëtare
Mosha: 25 vjeç
Para ngritjes dhe rënies së saj meteorike, këngëtarja e popit la shkollën e mesme "Kentwood High School" në Luiziana për të vazhduar karrierën muzikore.

4. Mischa Barton
Aktore
Mosha: 21 vjeç
Ylli i dramës për adoleshentë "The O.C" mbaroi shkollën Profesionale të Fëmijëve në Manhatan në vitin 2004, por nuk ka vazhduar shkollimin më tej.

5. Avril Lavigne
Këngëtare
Mosha: 22 vjeç
Këngëtarja e cila u shfaq në tregun muzikor që në moshën 16-vjeçare e la shkollën e mesme në Ontario, Kanada pasi siguroi një kontratë me një shtëpi diskografike.

6. Lindsay Lohan
Mosha: 20 vjeç
Flokëkuqja e Hollivudit e
la shkollën e mesme për t'iu kushtuar karrierës së aktrimit e sigurisht mbrëmjeve të shumta në shoqërinë e alkolit.

Ata që kanë lënë universitetin

1. Brad Pitt
Aktor
Pasuria: 35 milionë dollarë
Dega: Gazetari, Universiteti i Misurit

2. George Clooney
Aktor
Pasuria: 25 milionë dollarë
Dega: Transmetim, Universiteti i Kentakit

3. Julia Roberts
Aktore
Pasuria: 9 milionë dollarë
Universiteti i Xhorxhias

4. Tom Hanks
Aktor
Pasuria: 74 milionë dollarë
Dega: Teatër, Universiteti i Kalifornisë
California State University in Sacramento

5. Madonna
Këngëtare
Pasuria: 72 milionë dollarë
Dega: Kërcim modern, Universiteti i Miçiganit

6. Sandra Bullock
Aktore
Pasuria: 10 milionë dollarë
Dega: Dramë, Universiteti i Kalifornisë Lindore


Agjentë dhe menaxherë të aktorëve, këngëtarëve dhe sportistë
Të ardhurat mesatare: 84 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë: 114 mijë dollarë në vit

Shumica e agjentëve të aktorëve kanë qenë dikur aktorë dhe kanë ndërtuar kontakte me regjisorët dhe persona të tjerë të kësaj industrie. Kjo është një fushë, ku mjafton që menaxheri të ketë lidhjet e duhura për t'i hapur rrugë klientit të tij dhe s'ka aspak rëndësi dëftesa e notave.

Atletët, aktorët, këngëtarët
Të ardhurat mesatare:
74 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
146 mijë dollarë në vit

Universiteti mund të jetë vendi më i mirë për të marrë formimin e duhur në sporte të tilla, si basketbolli dhe futbolli. Por nëse keni talent si disa ikona të këtyre sporteve apo të muzikës, të cilët paguhen me shifra marramendëse, atëherë trajnerët as që do të duan t'ia dinë nëse keni apo jo diplomë.

Mekanikët e ashensorëve
Të ardhurat mesatare:
62 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
88 mijë dollarë në vit

Mekanikët e ashensorëve fitojnë shumë dhe kanë punën më të sigurt në fushë ne ndërtimit. Por pavarësisht se mund ta bëjnë këtë punë pa pasur nevojë për diplomë, mekanikët e ashensorëve të rinj dhe shkallëve lëvizëse, tashmë duhet të kryejnë një trajnim katër-vjeçar.

Përfaqësues shitjesh për mallra me shumicë
Të ardhurat mesatare:
58 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
101 mijë dollarë në vit


Për t'u punësuar në këtë fushë, kërkesat e punëmarrësit varen nga produkti. Shumë kompani vlerësojnë në radhë të parë eksperiencën e mëparshme në fushën e shitjeve, dhe jo diplomën universitare.

Stilistët
Të ardhurat mesatare: 70 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë: 117 mijë dollarë në vit

Një prej njerëzve më të famshëm të botës së modës, dhe një prej stilistëve më të veçantë, Karl Lagerfeld, nuk ka shkuar asnjëherë në universitet. Sidoqoftë, ai stilon veshjet e njerëzve më të famshëm të botës dhe gjithashtu, shquhet për inteligjencën e mprehtë.

Montazhierët
Të ardhurat mesatare: 58 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë: 110 mijë dollarë në vit

Një sy i mirë dhe një teknikë e perfeksionuar me praktikë, e videos, është thelbësore në këtë profesion. Shumë prej montazhierëve të filmave dhe videove tashmë po marrin kurse trajnimi të shkurtra, pa pasur nevojë të kryejnë një universitet.

Teknikë zëri
Të ardhurat mesatare:
50 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
90 mijë dollarë në vit

Ato që duan t'i futen këtij profesioni duhet të trajnohen në teknologjinë e transmetimit dhe rrjetin kompjuterik. Në biznesin e filmave, inxhinierët dhe teknikët e zërit, përgjithësisht fillojnë punë pasi kanë punuar me teknikë me eksperiencë.

Stjuardesa dhe stjuardë
Të ardhurat mesatare:
58 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
99 mijë dollarë në vit

Nëse keni një paraqitje të qetë dhe qetësuese, industria e linjave ajrore ka nevojë për ju, dhe madje do ju paguajë mirë. Në këtë punë nuk kërkohet asnjë diplomë, përveç paraqitjes suaj të pranueshme, një gjuhe të huaj dhe komunikimit të mirë me publikun.

Operatorë centralesh bërthamore
Të ardhurat mesatare:
70 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
92 mijë dollarë në vit

Centralët bërthamorë punësojnë staf që ka aftësi të mira matematike dhe kompjuterike, por diploma s'është kërkesë e domosdoshme. Sapo të pranoheni në unë, fillon trajnimi i vërtetë, në punë dhe në klasa. Operatorët e centraleve trajnohen për disa vite më radhë.

Komisioner pasurish të patundshme
Të ardhurat mesatare:
80 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
146 mijë dollarë në vit

Komisionerët e pasurive të patundshme duhet të jenë të licencuar për të zhvilluar aktivitetin e tyre, por s'është aspak e nevojshme që të kenë një diplomë universitare. Fitimet e tyre limitohen vetëm nga aftësitë bindëse dhe orët e ditës.


tiranaobserver.com.al
__________________
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then.KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik.KOSOVË

Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-05-08, 16:38   #2
 
Avatari i Zhgenjimi
 
Anëtarësuar: Mar 2008
Vendndodhja: shume prane ........tij por larg gjithsesi
Seksi: Femer
Postime: 1,167
Rrespekti: 3 Zhgenjimi will become famous soon enough
Interesant materiali loyalx
__________________
Seksi eshte thjesht matematike....
Shumezon krevatin,pjeseton rrobat
Ngre ne rrenje katrore kembet dhe barazon buzet


A je gati te zgjidhim nje ekuacion bashke????

Herën e fundit është Redaktuar nga Zhgenjimi : 11-05-08 në 16:40.
Zhgenjimi nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-05-08, 17:05   #3
princi
 
Avatari i lougan
 
Anëtarësuar: Feb 2008
Vendndodhja: ne rrugen e kthimit
Shteti: GR
Seksi: Mashkull
Postime: 499
Rrespekti: 1 lougan is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të MSN tek lougan
te gjith keta nuk jan njerz te thjesht secili prej tyre e ka nje talent
edhe disa kan pasur fat
por rruga me e sigurt eshte universiteti
edhe pse ndonjeher me dy diplloma mund te besh llac
__________________
Ndonjeher duhet edhe te degjojm se nuk mund te kemi gjithmon te drejt
lougan nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-05-08, 17:07   #4
 
Avatari i fcbesia
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Prishtinë-Shqipëri Etnike
Shteti: AL
Mosha: 23
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,369
Rrespekti: 6 fcbesia will become famous soon enoughfcbesia will become famous soon enough
Une dikur kisha lexuar se edhe Bill Gates (pronar i Microsoft-it) ishte i tille

Edhepse pajtohem me parashruesin se eshet pune fati kjo, me mire te mbaroj universitetin
__________________
Me njat flamur perëndia
Me dorë t'vet e ka shkru
Për shqiptarë do jetë Shqipnia,
Kush e prek,qoftë mallku...!


MOS MA PREKNI FLAMURIN!
fcbesia nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-05-08, 19:36   #5
dEvOuT
 
Avatari i loyalx
 
Anëtarësuar: Dec 2007
Vendndodhja: Ne vendin e caktuar
Shteti: KS
Mosha: 23
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 821
Rrespekti: 2 loyalx will become famous soon enough
Ma sigurt me perfundu universitetin
__________________
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then.KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik.KOSOVË

Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
loyalx është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-05-08, 19:49   #6
 
Avatari i The_Burrel
 
Anëtarësuar: May 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 74
Rrespekti: 1 The_Burrel is on a distinguished road
shkolla mund te mbuloje nje fushe,
nuk do te thote gje,
__________________
Matjan pa idin, e pa iman.
The_Burrel nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-05-08, 23:45   #7
hateVSlove
 
Avatari i fight_cllub_al
 
Anëtarësuar: Dec 2006
Vendndodhja: 00171 SPQR ...
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 4,748
Rrespekti: 7 fight_cllub_al will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të  AIM tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të MSN tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë te Skype™  fight_cllub_al
ehhhhh ... njoh goxha te pashkolle qe jan fitues te lekut ... fundi justifikon menyren .... boll mire ja bejne
__________________
mos e le kurr kerkon me te thon qe smundesh me bo dicka shoki .... duhet me pas vullnetin , forca .... te tona heret njerzit kan me munu me te nal ... po puna osht qe ti mos me i lon me te nal .... cdo njeri ka zemer ... rrall dikush e perdor ate zemer ....por ti , duhesh me rujt , se eshte i vetmi send qe e ki
fight_cllub_al nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 11-05-08, 23:55   #8
EmoTionS
 
Avatari i lolita25
 
Anëtarësuar: Mar 2007
Seksi: Femer
Statusi: E dashuruar
Postime: 1,404
Rrespekti: 5 lolita25 will become famous soon enoughlolita25 will become famous soon enough
Dmth me mir dil e kendo,sesa te kapesh librat e te studiosh
__________________
Peace.L♥ve.Hope.Trust.Believe. ★••٠·˙
lolita25 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 00:03   #9
hateVSlove
 
Avatari i fight_cllub_al
 
Anëtarësuar: Dec 2006
Vendndodhja: 00171 SPQR ...
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 4,748
Rrespekti: 7 fight_cllub_al will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të  AIM tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të MSN tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë te Skype™  fight_cllub_al
dmth ...me mir dil e shperndaj se sa te kapesh librat e te studiosh
__________________
mos e le kurr kerkon me te thon qe smundesh me bo dicka shoki .... duhet me pas vullnetin , forca .... te tona heret njerzit kan me munu me te nal ... po puna osht qe ti mos me i lon me te nal .... cdo njeri ka zemer ... rrall dikush e perdor ate zemer ....por ti , duhesh me rujt , se eshte i vetmi send qe e ki
fight_cllub_al nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 00:03   #10
 
Avatari i Cyber_Spartacus
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: Dikur jetoja ne Korce!!!!
Shteti: GR
Mosha: 23
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 3,006
Rrespekti: 7 Cyber_Spartacus will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Cyber_Spartacus
Talenti,rrethanat i kane bere te jene keta qe jane
__________________
U Dashurova pa ditur.....Tani qe di pse nuk Dashurohem ??
Stat rosa pristina nomine, nomina nuda tenemus
Cyber_Spartacus nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 00:15   #11
dEvOuT
 
Avatari i loyalx
 
Anëtarësuar: Dec 2007
Vendndodhja: Ne vendin e caktuar
Shteti: KS
Mosha: 23
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 821
Rrespekti: 2 loyalx will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga fight_cllub_al Shiko postimin
ehhhhh ... njoh goxha te pashkolle qe jan fitues te lekut ... fundi justifikon menyren .... boll mire ja bejne
fight_cllub_al
__________________
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then.KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik.KOSOVË

Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
loyalx është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 06:48   #12
shejtone..
 
Avatari i sweetgirls
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Vendndodhja: ne enderrat e mia perfekte...
Shteti: AL
Mosha: 21
Seksi: Femer
Postime: 27
Rrespekti: 1 sweetgirls is on a distinguished road
talenti dhe fati perzihen ktu....populli thote me fatin e tjetrit nuk hahesh dot...mendoj se eshte burre i squt ky popuuuulli...
sweetgirls nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 07:45   #13
 
Avatari i Humbesi
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Tre Metra Mbi Qiellin
Shteti: AL
Mosha: 20
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 999
Rrespekti: 3 Humbesi will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Humbesi
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga sweetgirls Shiko postimin
talenti dhe fati perzihen ktu....populli thote me fatin e tjetrit nuk hahesh dot...mendoj se eshte burre i squt ky popuuuulli...
Nje profesori im i gjimnazit(shoku i ngushte i popullit ) thonte qe sot do kishte qene me mire t'i kushtosh rendesi kembeve dhe gojes sesa te harxhosh kohe te tera me koke mbi libra. Ate qe arrin per nje kohe te shkurter nje sportist qe merret me cfardo lloj sporti apo nje kengetar qe ndjek nje cfardo rryme, nje akademiku i duhet nje jete e tere dhe mund te mos jete e mjaftueshme.
Natyrisht kuptohet qe kjo shprehje e tij kishte nota ironike megjithkete s'eshte per tu habitur qe ai kishte/ka te drejte.
__________________
|===>> No TiMe FoR BuLL ShiT <<===|
Humbesi nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 08:23   #14
 
Avatari i alfonci
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Ne SHBA
Shteti: US
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 732
Rrespekti: 4 alfonci will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek alfonci Dërgo mesazh me anë të MSN tek alfonci
Problemi eshte se keto ndodhin ne shifra shume te larta, raporti per te qene nje njeri i tille eshte aq i larte saqe pritja vetem do te bente deshtak lere pastaj koha e humbur dhe dija qe mund te ishte fituar.
__________________
Be the change you wish to see in the world.
alfonci është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 13:35   #15
thrylos
 
Avatari i bledikorcari
 
Anëtarësuar: Dec 2006
Vendndodhja: united states of cecenia
Shteti: GR
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 69
Rrespekti: 2 bledikorcari is on a distinguished road
ne kete kategori jam dhe une,pavaresisht qe e lashe universitetin nxjer leka mire.
__________________
linda pa me pyetur njeri a doja te lindja ne kete bote
do vdes pa me pyetur vdekja a dua te vdes
atehere,pse mos jetoj sic dua vet pa pyetur njeri?
bledikorcari nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 12-05-08, 22:23   #16
hateVSlove
 
Avatari i fight_cllub_al
 
Anëtarësuar: Dec 2006
Vendndodhja: 00171 SPQR ...
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 4,748
Rrespekti: 7 fight_cllub_al will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të  AIM tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të MSN tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë te Skype™  fight_cllub_al
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga loyalx Shiko postimin
fight_cllub_al
mahu mahu se te ran dhembet
__________________
mos e le kurr kerkon me te thon qe smundesh me bo dicka shoki .... duhet me pas vullnetin , forca .... te tona heret njerzit kan me munu me te nal ... po puna osht qe ti mos me i lon me te nal .... cdo njeri ka zemer ... rrall dikush e perdor ate zemer ....por ti , duhesh me rujt , se eshte i vetmi send qe e ki
fight_cllub_al nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju

Posto temën në:

Veglat e Temës

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are OFF
Zgjedh Forumin