Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqėrore > Tė ndryshme

Rituali i Dasmes Labe



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 12-09-08, 07:09   #1
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,263
Rrespekti: 7 alfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim Rituali i Dasmes Labe

Nga Laureta Petoshati



Ritualet e dasmės labe mund ti shikosh nė disa zona tė Labėrisė si: Tėrbaēi, Tragjasi, Dukati, Smokthina,Vajza, Kurveleshi, veēanėrisht Progonati-Tepelenė , etj. Nuk ėshtė e rastėsishme qė poezitė dhe poemat rrėzėlluese tė princit tė lirikės shqiptare Ali Asllanit tė kenė shtratin e bukur tė magjisė sė folklorit tė dasmave labe. Ja si e pėrshkruan ai kėtė ritual tė bukur tek poezia "Dasma Shqiptare":

"Krisi njė kobure, erdhi njė peshqesh,

Krisi dhe njė tjetėr, njė cjap e dy desh,

Krisi, po kėrcasėn, na dhe ca tė tjera,

Nė njė orė e sipėr, dy tre mijė harera!"

Nė zonėn e Labėrisė martesa ka qenė dhe mbetet njė nga ritualet dhe ngjarja mė e rėndėsishme, mė e gėzueshme nė jetėn e njė ēifti tė ri. Ajo realizohej dhe nė disa raste, vazhdon edhe sot tė realizohet ndėrmjet disa kėrkesave e marrėveshjeve. Pėrpara se tė bėhet dasma caktohet dita qė labėt thonė "e prenė ditėn" me marrėveshje midis krushqive, zakonisht me prindėrit ose xhaxhallarėt e tė fejuarve. Njė javė pėrpara dasmės fillonte kėnga nėse familjet nuk ishin nė zi. Vajza nė shtėpinė e saj fillonte zbukurimin me njė ndryshim rrėnjėsor pėr mirė,qė nga koka deri tek kėmbėt. Ajo ndryshonte dhe ngjyrėn e flokėve duke pėrdorur kėna, ngjyrėn e arrave dhe mazi, e cila nxirrej nga lėngu i kokrrave tė lisit qė nxin vetullat dhe flokėt. Mė pėrpara nė shtėpinė e dhėndrit pėrgatiteshin drutė e dasmės dhe kjo ditė quhej "dita e karthjeve". Njė ditė pėrpara dasmės nga ana e dhėndrit, nuses i

shpinin veshjen e nusėrisė. Jo vetėm ajo ditė, por edhe ditėt mė para ky ritual shoqėrohej me kėngė, si psh disa kėngė tė Smokthinės:

Moj e mira n'atė derė,

t'u prenė rrobat t'u prenė,

t'u prenė ditėn e dielė.

Lumthi tinė o djalė levenė,

ajo nuse qė po merrė,

trėndafil pėr tė marrė erė.

Zakonisht ditėn qė merrej nusja, merrej dhe paja e cila ngarkohej nė kuaj dhe sixhadeja ose qilimi hidhej sipėr pajės. Tradita labe ishte qė paja tė punohej me lesh, nė tezgjah nga duart e nuses, kjo pėrbėhej nga qilimat, sixhadetė, stroma, velenxat, jastėkė leshi, hejbe, njė sixhade tė vogėl pėr samarin e kuajve, ndėrsa ēorapet dhe trikot punoheshin me shtiza pėr dhurata pėr tė afėrmit e dhėndrit. Nė ceremoninė e dasmės sė vajzės merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė dhėndrit, qė quheshin simixhinj. Nė dasmė miqtė, farefisi i vajzės shkonin me peshqeshe tė ndryshme, sidomos copa pėr veshje, ndėrsa miqtė e farefisi i dhėndrit ēonin revani nė formė piramide dhe i vinin njė ftua ose njė mollė nė mes, kush e merrte frutėn pėr tė ngrėnė hidhte lekė. Tek djali ēonin gjithashtu bagėti tė imta si desh, cjep, tė cilėt i lyenin me bojė tė kuqe, veēanėrisht miqtė dhe farefisi i largėt. Qė nė ditėn

e parė qė hapej dasma fillonte njė hare mistike. Nuses dhe dhėndrit i kėndohet pothuajse nė ēdo kėngė tė dasmės ku sublimohet bukuria e tyre. Vajza qė martohet vishet me rrobat mė tė bukura, asaj i kėndohen kėngė pėr bukurinė, sjelljen, fisin, pėr punėn, pėr marrėdhėniet me vjehrrin dhe vjehrrėn, pėr fėmijėt qė do tė vinin nė jetė, etj. Kėngėt mund tė kenė dhe romuze tė holla brenda tyre pėr ta kthyer atmosferėn e dasmės tė qeshur dhe tė gėzueshme. Ja disa kėngė tė tilla dasmash labe, ku jo vetėm sublimohet bukuria e nuses dhe dhėndrit, por edhe tregohen shakatė e romuzet :

Biu molla nė kuti,

ja mollo, ja lule!(refreni)

Dega-dega mbi shtėpi.

Kėputa njė dorė fletė,

Gjėkundi plakė mos mbetė.

Ē't'i bėj tavanxhiut-o,

qė nuk la njė dhogė bosh,

t'a mbulojnė nuset me llosh,

ato plakat e qoshes,

shuan farėn e kafesė,

kėpunė bishtat e xhezvesė.

Ha, ha, ha, bela, ha,

jo, plaka se bėj shaka,

se dasma kėshtu e ka,

me lodra dhe me shaka.

Ose nė njė kėngė tjetėr, ku tregohet himnizimi jo vetėm i bukurisė, por edhe i prejardhjes dhe kamjes:

Dil moj mizė e dheut-o,

Dil moj dil! (refreni)

S'jam mizė e dheut-o

jam bijė e beut-o

e bijė e beut je,

po florinjtė ku m'i ke,

ja kam hedhur gushės-e.

E njėjta gjė ndodh edhe nė shtėpinė e dhėndrit, duke e ngacmuar e duke i thėnė se ti je mė i miri dhe ke kohė tė zgjedhėsh akoma. Ja pėr shembull njė kėngė e tillė:

O bilbil i nėnės-o

Bėni tok e zgjidh nė to,

Tė marrėsh kapedanen-o

Kapedane sylarmanen-o

Ose, pėr ta ngacmuar pėr shpenzimet qė dhėndri ka bėrė kur i ka shpėnė nuses nishanet e dasmės, kėndohet kjo kėngė:

Theva njė degė dardhė,

dardhė e zeza dardhė!(refreni)

Seē m'u ngjit njė zog e larė,

m'u ngjit e mė bėri trok,

mė kėrkon flori me okė!

Dhėndrit, dikur i vishnin rroba tė reja e tė qėndisura me gajtanė. Pėr tė treguar se u bė burrė, atė e rruanin tek berberi edhe kur ai nuk kishte fare qime nė faqe. Gjatė kėsaj kohe i kėndoheshin kėngė qė i kujtonin djalėrinė, shoqėrinė kur ngacmonin dhe ndonjė vajzė. Sa bukur e shpreh kjo kėngė e Lumit tė Vlorės kėtė rit:

Bijat e shehut tė tria,

mbushnin ujė tek xhamia,

ē'i ngacmonin djemuria,

nė rrugė doli Baxhia:

Ē'kini me vajzat e mia,

merrni njė dhe jo tė tria,

kėshtu thotė Hanko Baxhia.

Pra siē shihet, nė Labėri, parimi i zbukurimit nė kėngėt e dasmės ėshtė shumė i realizuar, nusja na vjen nė kėto kėngė si mė e bukura, mė e hijshmja, mė e stolisura. Pra, pyetjes pse nė kėngėt e dasmės nuk pėrmendet palumturia e mundshme, ose bukurisė ndonjėherė jo dhe shumė e arrirė tek ndonjė nuse mund t'i pėrgjigjemi se brenda kėtyre kėngėve veprojnė disa faktorė subjektivė pėrzgjedhės, pėrveēsues, apo zgjerues. Nė varėsi tė rasteve konkrete mbi bazėn e cilėsive reale tė nuses, tė rrethit tė saj familjar e miqėsor, etj, parimi i zbukurimit nė kėngėt qė e pėrshkruajnė nusen zbatohet gjerėsisht. Kėtu kemi tė bėjmė edhe me zbatimin e njė prej parimeve krijuese tė artit folklorik nė pėrgjithėsi.

ndryshe
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !

"Ubi panis, ibi deus"
alfonci ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-08, 07:12   #2
Moderatorė
 
Avatari i fcbesia
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 1,182
Rrespekti: 7 fcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the roughfcbesia is a jewel in the rough
Gabim

kjo teme ekzisotn edhe lus mod.perkates ta fshij Rituali i dasmes Labe
__________________


Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!

fcbesia nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-08, 07:15   #3
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,263
Rrespekti: 7 alfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga fcbesia Shiko postimin
kjo teme ekzisotn edhe lus mod.perkates ta fshij Rituali i dasmes Labe
jane dallime te medha midis temave, megjithate te dyja kane te njejtin titull.

Flm bro,
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !

"Ubi panis, ibi deus"
alfonci ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 00:20.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual