Duke shfaqur rezultatet 1 nga 2 e 2

Temė: Ngjarje Te Ralla

  1. #1
    LoBuS GmbH Avatari i eGo0sTyle
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Somewhere on this Wonderful Planet.
    Postime
    3,409
    Blog Entries
    4
    Rrespekti
    59

    Cool Ngjarje Te Ralla

    Fotografia qė po skandalizon SHBA-nė

    Njė fotografi e montuar e dėrguar me postė elektronike nga njė politikan amerikan ka skandalizuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Marilyn Davenport, njė pėrfaqėsues i rrymės ultra-konservatore tė “Tea Party” (Partisė sė Ēajit), i nisi bashkėpunėtorėve njė fotografi tė njė familjeje majmunėsh, ku kėlyshi i majmunit kishte pamjen e presidentit Obama. Imazhi shoqėrohej me shkrimin: “Tashmė kuptohet pėrse presidenti nuk ka njė ēertifikatė lindjeje”, njė argument ku Partia e Ēajit ėshtė kapur shpesh pėr tė vėnė nė pikėpyetje legjitimitetin e njeriut tė parė me ngjyrė qė drejton nė Shtėpinė e Bardhė. Fotografia dhe ajo qė ka shkruar Davenport ėshtė konsideruar me njė pėrmbajtje tė fortė raciste nga shumė amerikanė, ndėrsa shteti i Kalifornisė i ka ndaluar politikanit tė largohet nga shteti, pasi ndaj tij ka nisur njė hetim. Nė bazė tė kushtetutės amerikane, njė president duhet tė ketė lindur detyrimisht nė tokėn e SHBA-sė pėr t’u zgjedhur nė atė post. Sipas “Tea Party”, ēertifikata e lindjes sė Obamės nė ishujt Hauai, pjesė e SHBA-sė, ėshtė e falsifikuar.

    Itali

    Shumė e bukur pėr tė dalė nė rrugė

    Njė familje emigrantėsh pakistanezė nė Itali detyron njė vajzė adoleshente qė tė mos kalojė pragun e shtėpisė, bėri tė ditur njė gazetė italiane. Ngjarja fokusohet nė qytetin e Breshės, ku faji i vetėm i tė resė ėshtė qė ėshtė shumė e bukur pėr tė dalė nė rrugė. Ndonėse minorenia vishej me njė perēe qė e lejonte t`i dukeshin vetėm sytė, edhe aq u gjykua e tepėrt nga babai i saj fanatik, i cili prej disa javėsh ka marrė vendimin qė tė syrgjynosė tė bijėn. Alarmi u dha nga shokėt e klasės sė pakistanezes, e cila pėrveēse shumė e bukur, ėshtė edhe njė prej nxėnėseve mė tė mira tė gjimnazit ku studion. Sipas “Il Giornale”, nė Itali mund tė ketė rastet tė tjera tė shfaqjeve tė formave tė tilla tė fanatizmit tė paraportuar. Disa ditė mė parė, Franca miratoi njė ligj qė e ndaloi kategorikisht daljen nė rrugė me perēe islamike qė veshin fytyrėn, por nė Itali ka njė hendek pėrsa i pėrket ligjeve qė rregullojnė kėto probleme dhe e vetmja gjė qė mund tė ndėrmerret ndaj babait fanatik ėshtė njė gjobė pėr moslejimin e vajzės pėr ndjekjen e studimeve.

    SHBA

    Zbulohet vrasja 42 vjet mė vonė

    Policia e shtetit tė Masaēusetsit nė SHBA arrestoi sot tre meshkuj, nė lidhje me vrasjen e njė djali 15-vjeēar nė vitin e largėt 1969.

    Trupi i pajetė i John Joseph McCabe u gjet nė njė lėndinė tė izoluar pranė qytetit tė Louellit, mė shumė se katėr dekada mė parė. McCabe u rrėmbye pas njė balloje nga tre adoleshentė dhe u la tė vdiste nga asfiksia. Besohet se motivi i vrasjes ishte xhelozia pėr njė vajzė. Autoritetet nuk kanė bėrė ende tė ditur se ēfarė solli arrestimin, por e pėrshkruan lajmin si njė “kthesė tė papritur tė ngjarjeve”. E pėrditshmja “Boston Globe” shkruan se arrestimi erdhi pasi njė pakt pėr ruajtjen e sekretit u thye nga njėri prej tre vrasėsve. Tė tre tė arrestuarit janė pranė tė 60-tave, por 57-vjeēari Ferreira do tė gjykohet nga njė gjykatė tė miturish, pasi ishte minoren kur u krye krimi. Policia kishte arkivuar dosjen, pasi nė hetimet e kryera nė vitin 1969 nuk ishin gjetur tė dhėna qė mund tė ēonin tek identiteti i vrasėsve.

    Britani

    Njė grup “vampirėsh” mblidhen pėr tė thithur gjakun

    Organizuesja e kėtyre festave, qė njihet me nofkėn Pyretta Blaze, tregon: “Njė herė nė muaj mblidhemi pėr t`u ushqyer me gjakun e njėri-tjetrit. Ėshtė njė eksperiencė e shkėlqyer sepse mė bėn tė ndihem plot energji.” “Kemi rreth 3 mijė anėtarė nė tė gjithė Britaninė e Madhe. Anėtarėve tė rinj i bėhet njė test psikologjik nga mė tė vjetrit e grupit sepse nuk duam thjesht fėmijė qė janė tė fiksuar pas vampirėve. Ne e marrim seriozisht kėtė stil jete dhe ritualet qė pėrfshin ai. Kėtu njerėzit vijnė me partnerėt e tyre dhe pinė vetėm gjakun e njėri-tjetrit. Ata qė vijnė vetėm, prezantohen me tė tjerė “single”. Gjithēka ėshtė e sigurtė sepse tė gjithė i nėnshtrohen mė parė testeve pėr sėmundje tė ndryshme”, tregon Pyretta. “Festat qė organizojmė janė shumė private. Ne thithim gjak nga qafa, gjoksi ose shpatulla. Mė tė vjetrit tė mėsojnė se si tė kafshosh dhe si tė pish gjakun pa lėnė dėmtime”, shton ajo. Pyretta tregon se ka pirė gjak pėr herė tė parė nė moshėn 15-vjeēare dhe qė atėherė nuk ka ndaluar mė.


    Gjermani

    Gara me karrige zyre

    Nė qytetin gjerman Bad Koenig-Zell ėshtė mbajtur gara e tretė e vozitjes me karrige tė zyrės. Garuesit sivjet kanė shtėrnguar mirė karriget e tyre, ndėrsa disa kanė arritur shpejtėsinė deri nė 35 kilometra nė orė. Kjo garė nė Gjermani organizohet qė tri vjet rresht ndėrsa secilėn herė nė tė marrin pjesė numėr gjithnjė e mė i madh i garuesve, tė cilėt vijnė pėr t’i prezantuar shpikjet e tyre, karrigat bizare nė tė cilat mund tė vozitesh nėpėr tatėpjetat e rrugėve. Nė garėn e sivjetshme fitoi Pierre Feller nga Luksemburgu, i cili i kaloi 183 metra pėr vetėm 26.95 sekonda. Pėrndryshe rregulli ėshtė i thjeshtė. Rrotat shtesė nuk lejohen dhe as mjetet ndihmėse tė motorizuara. “para nisjes kontrollojmė ēdo karrige”, tha Rene Garg, organizator i garės.
    Natyrisht, nė kėtė garė ndahen ēmime edhe pėr karrigen mė tė mirė tė dizajnuar, ku ėshtė shpėrblyer Heiko Winter, i cili ishte veshur si kauboj, ndėrsa nga karrigeja kishte krijuar “kalin”.
    I had a dream and it was about you ...
    I smiled and recalled the memories we had ...
    then I noticed a tear fell from my eyes ... you know why?
    Coz in my dream you kissed me and said goodbye ...

    Kur ju te kujtoheni per mua... un s`do jem me...

  2. #2
    LoBuS GmbH Avatari i eGo0sTyle
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Somewhere on this Wonderful Planet.
    Postime
    3,409
    Blog Entries
    4
    Rrespekti
    59

    Gabim Pe: Ngjarje Te Ralla

    Hajduti i dėrgon viktimės njė buqetė lulesh dhe e falėnderon pėr paratė

    Njė grua nga Rhode Island e New Yorkut u mėrzit shumė kur kuptoi se dikush pa dijeninė e saj kishte shpenzuar 2400 dollarė nga karta e saj e kreditit, por edhe pėrkundėr kėsaj hajduti dėshiroi ta fyejė edhe mė shumė, duke ia dėrguar edhe njė buqetė me lule me mbishkrimin: “Faleminderit pėr paratė tuaja”. Buqetėn e luleve me vlerė 65 dollarė ia la dikush para derės.Bank of America kontaktoi gruan nė mars dhe i tregoi se dikush kishte tėrhequr qindra dollarė nga karta e saj e bankės. Ata ia mbyllėn xhirollogarinė dhe thanė se gruaja ėshtė pėrgjegjėse pėr dėmin e shkaktuar.Por shpejt ajo pranoi njė buqetė lulesh dhe thirri policinė. Gruaja, emrin e sė cilės policia nuk e bėri publik, u shqetėsua pa masė pasi hajduti dinte edhe adresėn e saj. Ajo shpreson se hajduti “falėnderues” i cili i shpenzoi paratė nėpėrmjet internetit, do tė zbulohet, shkruan Daily Mail.

    Gjenden eshtrat e njeriut tė parė gay nė botė

    Njė mashkull nga epoka e gurit ėshtė varrosur para 5 mijė vjetėve i kthyer nga lindja dhe i shoqėruar me mjete shtėpiake, qė janė rituale karakteristike pėr varrosjen e femrave.
    Pas 5 mijė vjetėve ėshtė zbuluar homoseksuali i parė i egėr. Preferencat e tij seksuale janė zbuluar nga mėnyra e varrosjes. Ai ėshtė zbuluar nė Ēeki dhe daton nga periudha ndėrmjet 2 900 dhe 2 500 para Krishtit.Nė atė periudhė, meshkujt varroseshin zakonisht tė pozitėn e djathtė me kokėn e kthyer nga perėndimi, transmetojnė mediet britanike. Nė kėtė rast, i varrosuri ishte i vendosur nė anėn e majtė me kokėn nga perėndimi. Njė dėshmi tjetėr ėshtė se meshkujt varroseshin me armė, ēekiē, thika, ushqim e ujė. Ndėrsa gratė varroseshin me gjerdan tė dhėmbėve, enė tė bakrit e tenxhere.
    Njeriu i egėr homoseksual ėshtė varrosur me enė shtėpiake dhe pa armė.

    Bamirėsia

    85-vjeēari kalon Atlantikun me njė trap

    Njė 85-vjeēar nga Londra, Anthony Smith, kaloi me sukses Oqeanin Atlanik nėpėrmjet njė trapi tė ndėrtuar me kallama tė gjatė dhe dėrrasa. Smith pėrshkroi njė rrugė prej 4 596 kilometrash nė 66 ditė, nė njė udhėtim qė kishte edhe njė karakter humanitar, pasi me vete transportonte mesazhin sensibilizues tė njė miliardė njerėzve nė botė qė jetojnė pa ujė tė pastėr. Nėpėrmjet kėtij udhėtimi, ish-prezantuesi i “BBC Tomorrow World”, arriti tė grumbullonte 50 mijė paund pėr fondacionin bamirės “WaterAid”.
    ”Kaluam njė Oqean dhe pėr mė shumė se dy muaj, u rikthyem tė mendonim se si ka mundėsi qė nė njė plan tė pėrbėrė nė shumicėn e tij nga ujė, sot ka njerėz qė vuajnė nga etja apo nga mungesa e ujit tė pastėr tė pijshėm”, deklaroi 85-vjeēari.

    Modeli pozitiv

    Kryeministri Kameron, pushime tė varfėra

    Edhe pse ėshtė kryeministri i njė prej vendeve mė tė mėdha dhe tė fuqishme nė botė, David Kameron ka bėrė pushime shumė modeste nė Spanjė, sė bashku me bashkėshorten e tij. Kryeministri britanik ka udhėtuar me njė avion tė njė kompanie qė ofron tarifa tė ulėta, duke mos marrė kėshtu avionė tė posaēėm. Kameron ka pritur me minuta tė tėra, i ulur nė njė stol me bashkėshorten, si njė qytetar i thjeshtė, nė pritje tė nisjes sė avionit. Pėrveē kėsaj, Kameron ka ndenjur me bashkėshorten e tij nė njė hotel tė lirė. Kjo ishte hera e parė qė Kameron shkon me pushime me bashkėshorten, e cila ėshtė spanjolle, qė prej emėrimit si kryeministėr. Ndoshta edhe politikanėt shqiptarė do tė bėnin mirė qė tė merrnin shembull nga ky gjest i kryeministrit britanik, i cili ėshtė pėrshėndetur nga shumė media ndėrkombėtare.

    Ēeki

    Tetė mijė euro pėr reklamėn nė ballė

    Njė kompani reklamuese e Ēekisė ka ofruar 8 mijė euro pėr njeriun, i cili do ta shkruante nė ballė tatuazhin me adresėn e saj nė internet.Deri nė 30 prill mund tė paraqiten ata, tė cilėve nuk u pengon qė nė ballė tė mbajnė mbishkrimin e zi me adresėn e faqes pėrkatėse me madhėsinė e shkronjave prej 1 cm, njofton REL.Ai qė do ta pranojė kushtin, gjithashtu do tė mund tė ushqehet njė vit nė disa nga restorantet e zgjedhur. “Shuma qė e ofrojmė ėshtė mjaft tėrheqėse, kėshtu qė llogarisim se do tė gjendet ndonjė kandidat serioz”, i ka thėnė agjencisė ĒTK pronari i kompanisė, Jirzhi Jureēka.
    I had a dream and it was about you ...
    I smiled and recalled the memories we had ...
    then I noticed a tear fell from my eyes ... you know why?
    Coz in my dream you kissed me and said goodbye ...

    Kur ju te kujtoheni per mua... un s`do jem me...

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tema Tė Njėjta

  1. Nje ngjarje e dhimbshme
    By braziljania in forum Besimtaret musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-08-11, 14:39
  2. 10 ngjarje mė konspirative nė botė...
    By ReNdEx in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-08-11, 19:20
  3. Imagjino sikur unė dhe ti tė ishim nė kėtė ngjarje!
    By QuKu_Tu_TjErR_lEsH in forum Besimtaret musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-11, 07:40
  4. Nje ngjarje qe me ka tronditur shume
    By vitk in forum Diskutime shoqerore
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 14-04-09, 15:46
  5. Ngjarje te ēuditshme
    By Lepulusee in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-08, 11:19

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  
Single Sign On provided by vBSSO

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163