Duke shfaqur rezultatet 1 nga 2 e 2

Temė: Nė Tiranė greqisht, tek arbėreshėt shqip

  1. #1
    Super Moderator Avatari i Love
    Anėtarėsuar
    May 2010
    Postime
    2,954
    Blog Entries
    9
    Rrespekti
    400

    Gabim Nė Tiranė greqisht, tek arbėreshėt shqip

    Duke qene nje lexuese e rregullt e faqes "Stop Injorances", se mikut tone qe shume prej jush e njohin prej kohesh, Nostra, sot me ka terhequr nje teme te cilen ai e kishte postuar dhe ku vete kam dhene mendimin tim personal... Nje teme, qe na le te mendojme ne veten tone shume pyetje, nje nga te cilat eshte:
    A jane shqiptar...shqiptaret e sotem?
    Pak pyetje e cuditshme vertet, por me gjera qe ndodhin dhe po i lexojme e shikojme (duke pare qe neper xhamira kendohet arabisht dhe neper kisha lutjet behen ne greqisht), kjo pyetje te lind vetvetiu. Ku po e con feja popullin tone, gjuhen tone shqipe, patriotet tane qe kane dhene jeten per germat tona te bukura.. Arbereshet dhe nje here e me teper, tregojne se nga vine dhe cilet jane, edhe vitet kane ecur dhe gjerat kane ndryshuar dhe pse jane larg tokes meme... por kane ngelur gjithmone... Shqipetar!!!
    Me poshte po ju sjell artikullin:



    ******************************

    Nga: Magdalena Allla
    Nėse nė kishat e vjetra bizantine tė katundeve arbėreshe shenjtorėt i lexon tė gjithė nė njė shqipe tė pastėr, nė kishėn e tė njėjtit besim nė Tiranė, jo.

    Pėr disa arsye, siē shpjegojnė klerikė aty, por pasoja ėshtė se besimtarėt ortodoksė shqiptarė nė kėtė aspekt nuk shėrbehen nė gjuhėn e tyre mėmė.Nėse ke bėrė kėmbė e je lutur nė kishat e arbėreshėve nė Kalabri e ke tė pamundur tė ndjesh tė njėjtin pėrjetim kur kthehesh dhe pėrsėrit tė njėjtin 'rit' nė Tiranė. Saktėsisht, kur futesh tek Katedralja Ortodokse kryeqytetase, aty ku mblidhen tok turma besimtarėsh praktikantė ortodoksė nė raste festash, sa kohė nuk ka pėrfunduar katedralja e re dhe e
    madhe nė qendėr.

    Mbishkrimet nė shqip qė ruajnė ende arbėreshėt pėrsipėr ēdo ikone bizantine, edhe pas 500 vjetėsh, tė mprehin edhe mė shumė sensin e tė dalluarit, se sa nė miniaturė apo munguese janė ato nė shqip nė kishėn e kryeqytetit shqiptar sot.

    Greqishtja tek Katedralja Ortodokse
    Tė dymbėdhjetė shenjtorėt nė ikonostasin qendror prej druri ku shkojnė, luten dhe puthin gjithė besimtarėt shqiptarė, pėr vite tė tėra, kanė vetėm mbishkrime nė gjuhėn greke bizantine dhe jo nė dy gjuhė, siē duhet tė ishte ligjėrisht dhe normale pėr ēdo shqiptar. E nėse je shqiptar, qoftė edhe ortodoks, nuk kupton gjė prej gjėje. Pikėrisht tek ikonostaset mė ballore, mė tė mėdhatė dhe mė tė dukshmet.

    As shenjtorit qė je duke puthur, lavdėruar apo lutur, nuk di se kush ėshtė, se me ē'emėr t'i drejtohesh. Di qė ėshtė njė shenjt, qė duhet dhe ndjen se sė fundi do ta puthėsh dhe kaq. Pėrsipėr tyre, shumė lart, edhe pse mezi, i shquan ama disa ikona tė ngjashme, nė pėrmasa tė vogla krahasuar me ato poshtė tyre, ku duke shqyer sytė i dallon disa mbishkrime shqip si; 'lindja e Krishtit', 'ngjallja e Llazarit', 'ngritja e Krishtit nė qiell' etj.

    Nė rreth dyzet piktura me mbishkrime sipėr tyre, qė gjenden nė tė gjithė kishėn, 1/3 janė edhe nė shqip, edhe greqisht. Ato mė tė voglat, ndėrsa vetėm dy tė mėdha varur nė muret anėsore dhe jo ballore; Shėn Kozmai dhe Shėn Spiridhoni. Njė shkrim i dukshėm nė shqip ėshtė edhe ai tek njė fron ballor: "Mėsoni prej meje se jam i butė, edhe i unjtė ndė zėmėrėt".

    Por dymbėdhjetė shenjtorėt ballorė jo. Dhe tė tjerė anėsorė jo.



    E si mund tė ndihesh?
    E jo vetėm pėr njė ditė, njė javė, njė muaj apo njė vit, por pėr disa vjet.
    Edhe pse, siē pėrmend Dhimitėr Beduli nė librin "Gjuha shqipe nė kishė", botimi i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė nė 1997, "apostujt e shpėrndanė ungjillin e Zotit pėr ēdo popull nė gjuhėn e tij" apo teksa citon apostull Pavlin se: "Nė Kishė dėshiroj mė mirė tė them pesė fjalė tė kuptueshme, qė tė mėsoj dhe tė tjerėt, se sa dhjetė mijė fjalė nė gjuhė tė pafrymtė."

    Siē pėrmend edhe Efsevi, ati i historisė kishtare qė ka jetuar nė shek.IV: 'pas ardhjes sė Krishtit, gjithė kombeve iu dha e drejta tė pėrdorin gjuhėt e ndryshme qė ka ēdo komb". Me gėrma shqipe, tė cilat i shpiku vetė, e shkroi 'Dhjatėn e Re' Grigor Konstandinidhi, ish-nxėnės nė Akademinė e Voskopojės, sikurse na citon bashkėkohėsi i tij, J.Zavira. Dhe kėtė pėrpjekje e pasuan emra tė mėdhenj tė ortodoksisė, por dhe atdhetarisė shqiptare.

    E sipas nenit 3 tė Statutit tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, qė nga viti 1929 gjuha e saj zyrtare ėshtė ajo shqipe. "Gėrmat shqip, tė shqitura nga puthjet" "Shėrbesat bėhen nė shqip, botimet tona janė nė shqip. Qė nė 2 gusht tė 1992, Fortlumturia e Tij, imzot Anastasi, nė ditėn e fronėzimit tė tij shtroi si urgjente nevojėn e botimeve kishtare nė gjuhėn shqipe dhe kjo sot ėshtė arritur", shpjegon at Anastas Bendo, prift i Katedrales Ortodokse nė Tiranė.

    Dhe vėrtet botimet u shumėfishuan kėto vite nė shqip, shėrbesat bėhen po nė shqip, por pikturat e shenjtorėve nuk lexohen dhe adhurohen nė shqip. Dhe kjo nuk ėshtė pak, pasi ėshtė kontakti i parė pamor me besimtarėt. "Kėto ikonostase nė greqishten bizantine kanė qenė dhuratė nga njė grup murgeshash nė Greqi nė vitet e
    para pas '90-ės.

    Kur kisha ende nuk ishte formėsuar mirė dhe nė njė kohė kur nė Shqipėri nuk kishte piktorė shqiptarė nė kėtė fushė", shton at Anastas Bendo. Ndėrsa ato mė tė voglat me mbishkrime nė shqip janė shtuar mė pas, kur nė Shqipėri u specializuan restaurues tė ikonografisė, si studentė tė vetė njė shkolle qė ēeli Kisha Ortodokse pėr kėtė profil.


    "Tek ikonostaset e sjella kohė mė parė s'mund tė ndėrhyhej, por ama poshtė tyre u ngjitėn shirita me emrat pėrkatės nė shqip, tė cilat besimtarėt duke i puthur, i shqitėn", shpjegon at Anastasi. Por qė pavarėsisht kėsaj, prej vitesh ato nuk u ngjitėn mė apo nuk u gjet njė zgjidhje e mundshme.

    Pėr rrjedhojė ēdo ditė besimtarėt, pavarėsisht shkaqeve, nė kėtė detaj tė rėndėsishėm nuk janė shėrbyer dhe nuk shėrbehen nė shqip sipas statutit dhe siē e lyp tė qenit shqiptar. Ndėrkohė qė rėndom ēdo kishė, e kujtdo riti qoftė, nė ēdo vend qoftė, normalisht lipset t'i pėrmbajė tė dy gjuhėt.

    Thua harresė e paqėllimshme apo e qėllimshme?
    "Jo. Jemi ne ortodoksėt shqiptarė qė kemi vėnė themelet e gjuhės shqipe qė me Vangjel Meksin, i cili pėrktheu nė shqip Biblėn nė shek. XVIII-tė, me Naum Veqilharxhin, Fan Nolin, Thimi Mitkon, Mihal Gramenon etj.



    Dhe vetė Skėnderbeu ishte njė princ i bizantizmit", pėrmbledh shpejt e shpejt disa kontribute kulmore tė historisė at Anastasi. Tė historisė qė nuk duhet tė mbetet vetėm tek historia. Dhe, a mos pėrsėritet e njėjta gjė tek mbishkrimet nė katedralen mė tė re ortodokse, qė po duket afėr pėrfundimit tė ndėrtimit tė saj nė qendėr tė Tiranės?

    Nė pėrgjithėsi ata qė hyjnė e dalin pėrditė nė oborrin e kishės aktuale shprehen se nuk dinė ende gjė, pasi ėshtė ende herėt e ndoshta nuk ėshtė ky pėr ta shqetėsimi kryesor. Dikush thotė se 'punė e madhe nėse janė edhe me gėrma greke, nė fund tė fundit ajo ka qenė gjuha zyrtare nė ēdo vend qė u pėrhap Bizanti". "Patjetėr qė do tė jetė
    nė edhe shqip, domethėnė nė dy gjuhė. Ėshtė normė qė do tė respektohet medoemos"
    , pėrgjigjet at Anastasi.

    Por megjithatė, na mbetet tė presim dhe shohim...


    Bota eshte shume e vjeter per te patur egzistence te origjinalitetit ideal..!!

    ..Te Dua Shqiperi..

  2. #2
    ...Δʝɛя... Avatari i Morena
    Anėtarėsuar
    Mar 2010
    Vendndodhja
    My Little Wonderland
    Postime
    4,621
    Rrespekti
    519

    Gabim Titulli: Nė Tiranė greqisht, tek arbėreshėt shqip

    Sa keq edhe si ajo kisha ne foto me ka mahnitur gjithmone.
    Ne fakt sduhet te ndodhe kjo por cke ci ben..
    .... Ƴσʋ κиσω Ɩ'м α яɛαмɛя........♥
    Dashuria eshte zuske...From Paris with love

    ♪ ೋღ☃ღೋWhen a man loves a woman ღ☃ღೋ ♪

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tema Tė Njėjta

  1. Himarė, kandidati i PS, si Bollano. Postera nė greqisht
    By eGo0sTyle in forum Zgjedhjet Vendore 2011
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-11, 11:35
  2. Te mesojme nga Arbereshet.
    By orakulli in forum Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-08, 06:45
  3. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-11-08, 17:15
  4. Arbėreshėt
    By BeniT in forum Historia Shqiptare dhe Kosovare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-08, 00:38

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  
Single Sign On provided by vBSSO

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163