Duke shfaqur rezultatet 1 nga 3 e 3

Temė: Mitet e rreme qė na kėshillohen

  1. #1
    Super Moderator Avatari i Love
    Anėtarėsuar
    May 2010
    Postime
    2,954
    Blog Entries
    9
    Rrespekti
    400

    Gabim Mitet e rreme qė na kėshillohen

    Pirja e tetė gotave ujė nė ditė ndihmon nė luftimin e kapsllėkut? Prerja e shpeshtė e flokėve i rrit dhe i bėn mė tė fortė? E gjithė e vėrteta mbi disa mite tė zakonshme

    Pėr disa janė gjėra tė zakonshme, pėr tė tjerė legjenda metropolitane. Tė pėrbashkėt kanė faktin se tė dyja kanė njė ndikim tė jashtėzakonshėm mbi njeriun, saqė mund tė transmetohen brez pas brezi, derisa sa mund tė konsiderohen paksa nga tė gjithė tė vėrteta tė qėndrueshme. Ka nga ata qė u besojnė, sepse i kanė dėgjuar, tė tjerėt e bėjnė thjesht pėr trashėgimi kulturore. Mė poshtė do tė lexoni disa nga mitet qė lidhen me temėn e shėndetit, por qė shkenca ėshtė pėrpjekur t’i sfidojė.

    T’i presėsh shpesh flokėt ndihmon qė tė rriten mė shpejt dhe mė tė shėndetshėm. Qethja zero favorizon rritjen dhe daljen e kaēurrelave
    Jo, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Sė fundmi ky mit ėshtė pėrgėnjeshtruar nga njė studim shkencor. Fakti qė njė qime duket sikur rritet mė e plotė, ndodh vetėm pėr arsye se ėshtė mė e errėt nė krahasim me “tė vjetrėn”, sepse ende nuk ėshtė ekspozuar nė diell. Madje as rruajtja me brisk nuk do t’i bėnte mė tė dendura. Shpjegimi? Maja e flokut ėshtė pjesa mė e dobėt. Zakonisht ne jemi tė prirur tė mendojmė se floku dendėsohet po tė pritet shpesh, edhe pse numri i qimeve mbetet i njėjtė.

    Tė pish tetė gota ujė nė ditė ndihmon nė hidratimin e organizmit dhe luftimin e kapsllėkut?
    Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. Sipas studiuesve, kjo bindje nuk mbėshtetet nga asnjė provė shkencore. Pėr ta mbajtur trupin tė hidratuar mjafton tė pini normalisht ujė dhe tė konsumoni sa mė shumė fruta dhe zarzavate. Tė gjithė e dimė se uji tė bėn mirė, madje kėtė na e kanė pėrsėritur shumė herė dietologė, trajnerė e mjekė tė ndryshėm. Duhet tė jemi tė hidratuar, sepse organizmi ynė mund t‘i zhvillojė mė mirė funksionet e tij. Nė kėtė mėnyrė lėkura dhe flokėt janė mė tė fortė e mė tė shėndetshėm. Ndoshta shumė prej nesh ndjekin edhe tendencėn amerikane, qė kur dalin nga shtėpia marrin gjithmonė me vete njė shishe uji. Shpesh kemi dėgjuar se kur bėn vapė duhet tė pimė sa mė shumė ujė dhe se sasia minimale duhet tė jetė 1.5 litra nė ditė.

    Pėr tė pastruar veshin ėshtė patjetėr i nevojshėm pėrdorimi i kunjave me pambuk?
    Jo. Duke i pastruar veshėt nė kėtė mėnyrė rrezikoni ta shtyni dyllin mė nė brendėsi dhe ta ngjeshim mė shumė. Rreziku ėshtė edhe mė i madh nėse kjo procedurė aplikohet te fėmijėt. Nė kėtė rast nuk bėni gjė tjetėr veēse ua dėmtoni edhe atyre membranėn timpanike. Por si t’ia bėjmė qė ta mbajmė tė pastėr kanalin aurikular? Mjafton tė pėrdorni produktet e duhura. Po kunjat me pambuk? Pėrdorini pėr tė pastruar kėrthizėn.

    Sauna ndihmon qė tė dobėsohem?
    Jo, dhe arsyeja ėshtė thėnė shumė herė. Rėnia e menjėhershme nga pesha shkaktohet veēanėrisht nga humbja e lėngjeve pėrmes djersitjes. Zakonisht lėngjet e humbura nė organizėm mund tė zėvendėsohen lehtėsisht. T’i nėnshtroheni njė seance saune ka tė mirat e veta: ju qetėson, e ndihmon organizmin tė eliminojė helmet dhe tė favorizojė largimin e acidit laktik, substancė qė trupi e prodhon pas njė sforcimi. Gjinia e fetusit kuptohet nga forma e barkut? Jo. Njė bindje popullore thotė qė kur barku ėshtė lart, ėshtė vajzė, ndėrsa kur ėshtė poshtė dhe i kėrcyer, ėshtė djalė. Kjo ėshtė njė nga bindjet mė tė gabuara. Probabiliteti pėr tė gjetur gjininė e fetusit gjatė muajve tė parė tė shtatzėnisė duke parė formėn e barkut nuk i kalon 50 pėr qind.

    Tė ngrėnit natėn na dobėson?
    Jo. Sipas njė studimi tė “Oregon Health & Science University”, personat qė hanė gjatė orėve tė vona tė natės nuk shtojnė nė peshė. Por pavarėsisht kėsaj, tė gjithė e dimė se njė kalori mbetet e tillė nė ēdo orė tė ditės dhe natės.

    Pirja e ujit kur jeni tė djersitur ju bėn dėm?
    Jo. Tė gjithė kur kemi qenė tė vegjėl jemi kėshilluar nga gjyshja ose mamaja pėr rrezikun qė na kanosej kur pinim ujė tė ftohtė, ndėrsa ishim tė djersitur. Kjo ėshtė shumė e gabuar. Etja e madhe qė ndihet pas aktivitetit fizik ėshtė treguesi i vetėm i organizmit qė na lajmėron se jemi tė dehidratuar. Nėse nuk do t’i vinim veshin kėsaj “thirrjeje” shėndeti ynė do tė rrezikohej seriozisht. Pini ujė me temperaturė ambienti, ose nėse keni shumė vapė, konsumoni ujė tė ftohtė, por asnjėherė tė ftohtė akull./Shqip/

    *************

    Duke marr shkas nga ky artikull i gazetes Shqip, do doja te jepni mendimet tuaja per mitet te cilet njerzit kane nxjerr ...
    Mendoni se jane te verteta apo jane thjesht genjeshtra dhe mite te krijuara me kot? Besoni ne gjera te tilla ? A jeni dakort me keto qe shpjegohen ne kete artikull? ..... Jepni sygjerimet tuaja dikutime te kendeshme ...
    Bota eshte shume e vjeter per te patur egzistence te origjinalitetit ideal..!!

    ..Te Dua Shqiperi..

  2. #2
    Jo per shume kohe... Avatari i Dying_Poet
    Anėtarėsuar
    Feb 2010
    Vendndodhja
    ministria e emigrimit detar,drejtoria e skafizmit
    Postime
    1,230
    Rrespekti
    129

    Gabim Pe: Mitet e rreme qė na kėshillohen

    une per vete e kam me ligj pirjen e 1 litri qumesht ne dite ,ne te quajturin libri i sigurimit teknik ne objektet ndertimore.
    Instruktazhi teknik detyron qe puntoret e ndertimit ne proceset e prishjeve ku ka shume pluhura te pijne 1 liter qumesht dhe 1 liter uj ne dite. ky nuk eshte mit
    Nė mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
    e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
    sa herė tek ti dyshojnė e s’tė pėrfillin
    por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
    Nė mundsh tė rrish nė pritje, nga pritja pa u lodhur,
    Nė i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemėr
    tė tė shėrbejnė edhe kur gjithēka duket e kotė,
    e tė qėndrosh kur s’ke asgjė mė veē vullnetit,
    qė vetėm fjalėn “Qėndro!” gjithmonė tė thonė...

  3. #3
    Avatari i Anushe
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Vendndodhja
    Ne Yje
    Postime
    36
    Rrespekti
    8

    Gabim Pe: Mitet e rreme qė na kėshillohen

    Nuk i besoj shume ketyre rrenave keshtu qe per mua ngelen mite dhe thenie te kota

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tema Tė Njėjta

  1. Alarmi i rreme i AH1N1, vaksinat ne frigorifer
    By Hbk in forum Lajme nga Shqiperia
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-10, 18:26
  2. Alarmi i rremė, banka tallet me policinė
    By evi3 in forum Lajme nga Shqiperia
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-08-09, 01:18
  3. Durres, alarmi per bombe i rreme
    By evi3 in forum Lajme nga Shqiperia
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-08-09, 03:20
  4. 10 mitet per Ujin
    By fcbesia in forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-01-09, 16:33

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  
Single Sign On provided by vBSSO

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163