Gjermania, fuqia e kuletės



Nga Mark Leonard

BERLIN – Javėn e kaluar, Ministri i Jashtėm gjerman Sigmar Gabriel ndėrpreu pushimet nė Detin e Veriut pėr t’iu pėrgjigjur burgimit nga Turqia, tė njė aktivisti gjerman tė tė drejtave tė njeriut. Gabrieli i paralajmėroi turistėt gjermanė pėr rreziqet e vizitimit tė Turqisė dhe i kėshilloi kompanitė gjermane, tė mendonin dy herė pėrpara se tė investonin nė njė vend, ku angazhimi i autoriteteve pėr sundimin e ligjit ėshtė gjithnjė e mė i dyshimtė.

Kjo pėrbėn njė politikė tė re gjermane ndaj Turqisė dhe konfirmon mė tej statusin e Gjermanisė, si njė fuqi e madhe ekonomike. Deklarata e Gabriel shkaktoi tronditje nė qeverinė turke, sepse ajo kujtonte reagimin e Presidentit rus Vladimir Putin, pas rrėzimit tė njė avioni luftarak prej Turqisė, nė vitin 2015. Sanksionet qė Rusia imponoi i kushtuan ekonomisė tashmė nė telashe tė Turqisė rreth 15 miliardė dollarė, dhe nė fund e detyruan Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan qė tė kėrkonte falje.

Pėrgjigja agresive e Putinit nuk erdhi si befasi. Nė tė kundėrt, vendimi i Gjermanisė pėr t’u pėrgjigjur nė mėnyrė tė ngjashme, shėnon njė ndryshim tė fortė, nga stili i saj diplomatik pėrgjithėsisht mė i zbutur.

Diplomati gjerman nė pension, Volker Stanzel mė tha se veprimi mė i fundit i Gabriel ėshtė nė pėrputhje me personalitetin e tij dhe prirjen pėr llogaritje politike. Nė pritje tė zgjedhjeve parlamentare nė Gjermani nė shtator, Gabriel e di se Partia e tij Social Demokrate (SPD) nuk ka asgjė pėr tė humbur duke iu kundėrvėnė Erdoganit, i cili ka armiqėsuar gjermanėt me personalitetin e tij autoritar, prirjet islamike dhe aludimet e shpenguar mbi Holokaustin.

Stanzel gjithashtu vė nė dukje se Gabriel, i cili ndikohet po aq nga mediat, sa edhe nga diplomatėt e tjerė, dėshiron tė krijojė njė stil diplomacie tė shekullit njėzet e njė, mė tė hapur pėr publikun. Dhe, pėr shkak se posti i tij i mėparshėm qeveritar ishte nė Ministrinė pėr Ēėshtje Ekonomike dhe Energjetikė, ėshtė e natyrshme qė ai do tė pėrdorte presionin ekonomik, si njė masė tė parė.

Megjithatė, pozicioni global nė ndryshim i Gjermanisė i paraprin Gabrielit, i cili ėshtė njė i ardhur rishtaz nė ministrinė e jashtme. Gjatė krizės sė euros, Gjermania pėrdori mjete ekonomike pėr qėllime ekonomike nė Evropė. Por nė politikat e saj ndaj Rusisė, Turqisė, Kinės dhe Shteteve tė Bashkuara, Gjermania gjithnjė e mė shumė po pėrdor forcėn e saj ekonomike, pėr tė ēuar pėrpara qėllimet e saj tė mėdha strategjike.

Pasi Putini aneksoi Krimenė nė mars tė vitit 2014, pėrgjigja e Perėndimit nuk u udhėhoq nga SHBA, por nga Gjermania, e cila drejtoi diplomacinė ndaj Rusisė dhe Ukrainės, pėr tė mos lejuar shkallėzimin e konfliktit. Gjermania mė pas bindi pjesėn tjetėr tė Bashkimit Evropian, qė tė binte dakord pėr sanksione tė ashpra tė paprecedenta kundėr Rusisė, pėr tė penguar agresionin e mėtejshėm.

Gjermania e ka mbajtur kėtė front tė bashkuar evropian pėr tre vjet, duke sfiduar tė gjitha pritshmėritė. Dhe tani qė skandalet e lidhura me Rusinė kanė pllakosur nė administratėn e Presidentit tė SHBA, Donald Trump, evropianėt po shohin gjithnjė e mė shumė nga Gjermania, qė ajo tė vijojė udhėheqjen nė kėtė ēėshtje.

Gjermania gjithashtu negocioi njė marrėveshje me Turqinė pėr tė zvogėluar prurjen e refugjatėve nga Lindja e Mesme drejt Evropės, duke riformuluar praktikisht marrėdhėniet BE-Turqi. Nė vend qė tė ruajė sajesėn, qė Turqia ėshtė ende njė kandidat i besueshėm pėr pranimin nė BE, Gjermania ka krijuar njė marrėdhėnie mė realiste strategjike dypalėshe. Evropa ende mund tė punojė me Turqinė pėr tė avancuar interesat e pėrbashkėta, por gjithashtu mund tė shprehė kundėrshtime, ndaj autoritarizmit nė rritje tė Erdoganit.

Natyrisht, gatishmėria e kancelares gjermane Angela Merkel pėr t’u pėrballur me Trump-in, mund tė jetė ndryshimi mė i habitshėm i politikės sė jashtme. Menjėherė pas takimit me Trump-in nė samitin e G7 nė Siēili kėtė maj, ajo mbajti njė fjalim ku i bėri thirrje Evropės “ta marrim fatin tonė nė duart tona”. Qoftė edhe vetėm kjo, shėnon njė largim nga disa dekada diplomaci gjermane.

Deri tani, ftohja nė marrėdhėniet gjermano-amerikane ka qenė kryesisht retorike. Por Merkeli po mbėshtet gjithashtu pozitėn gjeopolitike tė Gjermanisė, duke diversifikuar partneritetet e saj globale, veēanėrisht me Kinėn. Sipas Stanzel, i cili mė parė ka shėrbyer si ambasador i Gjermanisė nė Pekin, “Merkeli nuk ka iluzione pėr Kinėn, por e sheh atė si njė partner pėr klimėn, tregtinė dhe politikėn e rendit”.

Qasja e re e Gjermanisė ndaj politikės sė fuqive tė mėdha ka evoluar nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe nė pėrgjigje tė ngjarjeve, nė dukje tė palidhura. Por edhe nėse Gjermania nuk po ndjek njė master plan, pikat e forta tė saj i kanė mundėsuar qė tė shfrytėzojė fuqinė e vet ekonomike, tė pėrdorė institucionet dhe buxhetet e BE si njė shumėzues force, dhe tė ndėrtojė koalicione ndėrkombėtare, nė ndjekje tė qėllimeve strategjike. Pėr mė tepėr, diplomacia nė ndryshim e Gjermanisė pėrfaqėson njė vazhdim tė procesit tė “normalizimit”, qė filloi me ribashkimin gjerman nė vitin 1989, i shtrirė nė debatet kryesore nė lidhje me pėrdorimin e forcės ushtarake dhe rėndėsinė e marrėdhėnieve tė Gjermanisė me SHBA, Rusinė dhe fuqitė e tjera evropiane.

E gjithė kjo sugjeron qė Gjermania, mė nė fund mund tė shpėtojė nga dy “komplekse”, qė e kanė kufizuar gjatė mendimin e saj strategjik. I pari ėshtė kompleksi i saj psiko-historik, i cili i detyron udhėheqėsit gjermanė tė pėrkulen prapa, pėr t’u dhėnė tė huajve siguri, nė lidhje me synimet e tyre. Kjo shpjegon pse Gjermania ka kėmbėngulur qė “tė kontribuojė, jo tė udhėheqė” ose “tė udhėheqė nga mesi”, dhe tani pėrqafon idenė e “udhėheqjes shėrbyese”.

Kompleksi i dytė ka tė bėjė me qėndrimin ushtarak tė vendit. Gjermania ende shpenzon njė shifėr modeste prej 1.2% tė PBB-sė sė saj pėr mbrojtjen, dhe debatet e saj tė brendshme rreth pushtetit kanė tendencė tė nxiten nga shqetėsimet rreth buxheteve ushtarake, vendosjeve tė trupave dhe ndėrhyrjeve tė huaja.

Nė tė njėjtėn kohė, konsensusi brenda establishmentit gjerman tė sigurisė, rreth pėrdorimit tė forcės po ndryshon. Gjermania po ndėrton lidhje ushtarake dypalėshe me vende, nga Norvegjia dhe Hollanda, nė Japoni. Ajo gjithashtu ka filluar tė marrė njė rol mė aktiv nė teatrot e ndryshme tė operacioneve, duke vendosur trupa nė Afganistan dhe Mali dhe duke ofruar mbėshtetje pėr luftėtarėt kurdė nė Siri dhe Irak. Dhe ajo ka bėrė njė pėrpjekje, sė bashku me Francėn, pėr tė krijuar njė fond mbrojtjeje tė Bashkimit Evropian.

Kėto janė tė gjitha zhvillime tė rėndėsishme. Por ato nuk janė askund aq tė rėndėsishme, sa vendimi i Gjermanisė pėr tė ngritur fuqinė e saj tė madhe ekonomike, nė skenėn botėrore. Pėrgjigja mė e fundit e Gabriel pėr Turqinė ėshtė njė hap nė atė drejtim. Pse tė dėrgosh trupa jashtė vendit, kur mund tė kesh njė impakt mė tė madh, duke mbajtur nė shtėpi turistė dhe kompani tė klasit botėror?

Copyright: Bota.al