Prag Krishtlindjesh! Pa frikė, njė “sindromė” qė mund tė kalohet



Nėse e urreni kėtė periudhė tė vitit, zbuloni se si tė luftoni stresin e festave

Pėr Krishtlindje ne tė gjithė duhet tė ndihemi mė tė mirė dhe mė tė lumtur, tė mblidhemi nė familje, para pemės plot drita, tė hapim dhuratat dhe tė hamė drekėn me gėzim. Por jo gjithmonė gjėrat shkojnė kėshtu. Nėse nė shtėpi nuk ka fėmijė, tė cilėt me thjeshtėsinė e tyre tė pafajshme ndriēojnė atmosferėn, festat transformohen shpesh nė njė tur stresues dhe tė shtrenjtė, duke filluar nga dhuratat tek maratona ushqimore dhe orė e orė tė gjata nė shoqėrinė e njerėzve qė kemi shmangur me kujdes maksimal gjatė gjithė vitit. Megjithatė tė zbulosh ngrohtėsinė dhe ėmbėlsinė e Krishtlindjeve ėshtė shumė mė e lehtė se sa mund ta imagjinoni!

SINDROMA E KRISHTLINDJEVE
– Para sė gjithash, le tė konsultohemi: nėse jemi nga ata qė duan ta vrasin Santa Clausin dhe duan ta shohin atė tė zhytet nė akujt e Polit tė Veriut me tė gjithė veshjen e tij dhe kukudhėt, jemi tė paktėn nė shoqėri tė mirė. Ka shumė njerėz qė gjatė periudhės sė Krishtlindjeve vuajnė nga melankolia dhe depresioni, ose tė paktėn ndihen mė tė stresuar se nė periudhat e tjera tė vitit. Ky fenomen gjithashtu ėshtė studiuar disa vjet mė parė nga psikologėt dhe sociologėt, tė cilėt flasin pėr njė sindromė tė vėrtetė tė Krishtlindjeve. Trishtimi qė shumė njerėz ndiejnė nė kėtė periudhė vjen nga krahasimi midis situatės sė tyre dhe asaj tė tė tjerėve, veēanėrisht me skenat familjare tė propozuara nga media dhe me stereotipet e reklamimit. Dhe kush nuk ka njė rrjet tė ngushtė dashurie, nė kėtė periudhė rrezikon ta ndjejė akoma mė shumė mungesėn.

KRISHTLINDJE TĖ LUMTURA! – Edhe nė qoftė se kemi probleme, tė paktėn nė kėtė rast mund tė bėhet shumė pėr tė limituar dėmet dhe pėr ta jetuar kėtė periudhė sa mė mirė. Hapi i parė ėshtė njė ekuilibėr i ndershėm i ndjenjave tona, me sinqeritet dhe pa ndjenja faji: pse na shqetėsojnė Krishtlindjet? Le tė shohim njė listė tė arsyeve dhe kundėrveprimeve tė mundshme qė duhen miratuar. Fjalėt kyēe janė gjithnjė dhe nė ēdo rast: mos jepni shumė krahasime dhe thjeshtohuni.

JI VETVETJA – shoqja jote bėn njė udhėtim pėr Krishtlindje mė tė rėndėsishėm se udhėtimi juaj, ose kremi i saj ėshtė mė i vlerėsuar nga miqtė sesa ai qė pėrgatisni ju? Loja e kartave: kėtė vit pėrgatit njė ėmbėlsirė ndryshe dhe planifiko pushime me tė vėrtetė alternative, ndoshta nė emėr tė kulturės apo solidaritetit. Dhe ji krenare pėr zgjedhjen tėnde, pa lėnė hapėsirė pėr krahasime.

DHURATAT – Lista e njerėzve qė “paguajnė homazh” ėshtė e pafundme, ndėrsa koha dhe buxheti janė tė kufizuara? Prisni pa mėshirė listėn tuaj, duke mbajtur vetėm njerėzit qė ju interesojnė vėrtet. Dėrgoju e-maile miqve dhe tė afėrmve dhe bini dakord: kėtė vit bėju dhurata vetėm fėmijėve dhe tė rriturve qė i keni mė tė pėrzemėrt. Mjafton edhe njė objekt i vogėl, vetėm tė jetė i dobishėm dhe lakmues, pėr shembull njė kavanoz i njė produkti ushqimor cilėsor, ndoshta tė paketuar nė shtėpi: ose diēka personale, tė thjeshtė, por tė zgjedhur me zemėr. Pėr tė shmangur turmat nė dyqane, mund ta blini edhe nė internet, por vetėm sigurohuni qė ta merrni dhuratėn brenda Krishtlindjeve.

DREKA E KRISHTLINDJEVE – U thoni jo ditėve tė tėra duke gatuar. Nėse mblidheni nė shtėpi, bini dakord qė secili prej jush tė sjellė diēka: edhe tryeza mund tė dekorohet kėndshėm, por duke u kujdesur qė tė mos ketė shumė formalitete. Pėr njė rast tė veēantė si ky, bini dakord me ndonjė nga tė ftuarit qė t’iu ndihmojė nė lidhje me rregullimin e ambientit. Dhe pasi tė mbaroni drekėn, mund tė bėni njė shėtitje tė gjithė sė bashku: ajri i pastėr ju ndihmon tė rregulloni humorin dhe gjithashtu tė digjni disa kalori.

“TĖ AFĖRMIT-GJARPĖRINJ” – Ky ėshtė absolutisht njė ndėr kapitujt mė delikatė. Takimet e Krishtlindjeve mund tė shndėrrohen nė njė grumbull tė vėrtetė zėnkash dhe shantazhesh, nė tė cilėn shfaqen pakėnaqėsitė e njė viti (ose njė jete tė tėrė). Gjėja mė e lehtė ėshtė qė tė siguroheni tė mos takohen ato tė afėrm qė nuk shkojnė mirė me njėri-tjetrin: mė mirė tė planifikohen momente tė veēanta pėr t’i jetuar festat nė harmoni sa mė tė madhe, edhe nėse kjo do tė thotė tė shumėfishosh momentet e “festimit”. Nėse situata ėshtė me tė vėrtetė komplekse, sigurohuni qė tė mbani njė moment vetėm pėr veten dhe pėr mė tė shtrenjtėt tuaj: pėr shembull mund t’i kaloni ditėt para Krishtlindjeve me prindėrit tuaj, drekėn me vjehrrit dhe e ruani mbrėmjen pėr ta kaluar me partnerin (ndoshta me njė darkė tė lehtė pėr t’u konsumuar nė intimitet, nė divan para njė filmi tė bukur). Ose ruaj njė hapėsirė vetėm pėr veten tėnde: pėr shembull njė ditė nė njė qendėr Spa, ose njė udhėtim jashtė qytetit, por kėtė herė nė shoqėri tė mirė. Nė raste ekstreme, njoftoni familjen se kėtė vit keni rezervuar njė udhėtim me partnerin tuaj: mjafton njė ditė nė mal ose nė njė qytet arti pėr t’u shpėtuar tė “afėrmve-gjarpėrinj”.
g.shqip