![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Craig: Nė film mė pėlqejnė skenat seksi |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Anėtar i Respektuar
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,344
Rrespekti: 10
![]() ![]() ![]() ![]() |
Craig: Nė film mė pėlqejnė skenat seksi
Aktori Daniel Craig nuk ka shqetėsime rreth xhirimit tė skenave seksi, pasi pėrballjet e zjarrta e bėjnė xhirimin e filmave mė tė lehtė. Ylli i filmit Casino Royale, ka shijuar para kamerave vajzat Bond si Eva Green, dhe sė fundi Gemma Arterton, nė filmin e ri Quantum of Solace. Por, ai thotė se pauzat nga skenat aktive aksion gjatė pjesėve ku bėhet dashuri, janė tė mirėpritura. Unė jam aktor, andaj kam qenė ekspozues pėr aq kohė sa mund tė mbaj mend. Ato skena tė dashurisė e bėjnė xhirimin ca mė tė lehtė, - ka thėnė aktori. Hamiltonin: Dua tė bėhem kėngėtar I dashuri i Nicole Scherzinger, shoferi i Formula 1, Lewis Hamilton, dėshiron tė ndėrtojė njė karrierė muzikore me ndihmėn e tė dashurės sė tij. Piloti i Formula 1, i cili ka qenė nė lidhje me kėngėtaren e grupit Pussycat Dolls qė kur ata janė njoftuar nė MTV Awards nė Gjermani gjatė vitit tė kaluar, ėndėrron qė njė ditė tė thyejė top- listat me zėrin e tij, dhe ėshtė i sigurt se Nicole mund ta ndihmojė ta arrijė kėtė ambicie. E dua muzikėn. Ėshtė diēka pėr tė cilėn do tė dėshiroja tė jem nė gjendje ta bėj njė ditė. Nuk besoj se e kam kėtė talent, por e kam ulėrimėn, siē e kanė edhe miliona njerėz qė e bėjnė, - ka thėnė Hamilton. Dido, njė kėngė pėr babanė e vdekur Ylli i muzikės pop, Dido i ka kushtuar njė kėngė babait tė saj tė ndjerė nė albumin e ri. Kėngėtarja e hitit Thank You e ka shkruar kėngėn Grafton Street pėr albumin e saj mė tė ri, Safe Trip Home, nė kujtim tė babait tė saj William, i cili ka vdekur nė vitin 2008, nė moshė 68-vjeēare nga lupusi (sėmundje e sistemit imun). Vdekja e tij ishte njė humbje e madhe. Unė isha shumė e afėrt me tė. Ai ka qenė pranė meje gjatė kohės kur po e punoja albumin e tretė, mirėpo mė vjen shumė keq qė nuk arriti ta dėgjonte tė plotė, - ka thėnė Dido. Njeriu ujk, Russell Crowe Fituesi i ēmimit Oskar, Russell Crowe, ėshtė i gatshėm tė luajė njeriun ujk nė filmin e ri qė do tė realizohet nėn regji tė Ridley Scott. Scott ka siguruar njė skenar tė shkruar nga shkrimtari i skenarėve horror, Ian Jeffers dhe planifikon ta zhvillojė atė nė projekt pėr nė ekranin e madh, duke pėrfshirė nė bashkėpunim edhe Crowe. Dyshja Scott-Crowe kanė punuar sė bashku nė njė varg projektesh, pėrfshirė edhe filmin fitues tė ēmimit Oskar, Gladiator, dhe aktualisht janė duke u pėrgatitur tė xhirojnė filmin mbi Robin Hoodin, nė tė cilin aktori Russell Crowe do tė luajė problematikun e famshėm, si edhe hakmarrėsin e tij, sherifin e Nottinghamit. Jones: Presley adhuronte picat Mbreti i rocknrollit, Elvis Presley pėlqente tė hante pica, edhe pse pėrpiqej qė tė dobėsohej, ka bėrė tė ditur miku i tij, Tom Jones. Rokeri legjendar shtoi nė peshė nė fund tė karrierės sė tij duke ngrėnė pa masė dhe duke marrė substanca narkotike. Rokeri i njohur Tom Jones kujton se miku i tij, edhe pse stėrvitej tė mbante nė linja trupin, hante vazhdimisht. Isha mik i mirė me tė. Por ne kurrė nuk kemi punuar sė bashku. Me kalimin e kohės, ai filloi tė shtonte peshė dhe nė vend qė ta shihte problemin siē ishte, ai filloi tė shijonte kėnaqėsi nė tė, - ka thėnė Jones. E kam parė atė disa herė duke qėndruar nė biēikletėn e tij tė stėrvitjeve dhe duke ngrėnė pica. Ne ishim nė suitėn e tij nė Hilton, nė Vegas. Dhe ai mė thoshte, a po stėrvitesh ti Tom? Unė po..., dhe qėndronte duke mbushur gojėn, - shton Tom Jones. Ballkanweb.
__________________
Pa ty bota e humb kuptimin, pa ty dielli e humb shkelqimin, pa ty dita nuk errsohet, pa ty nata nuk kalohet, pa ty endrra nuk enderrohet, pa ty jeta jo, jo nuk kalohet!!!
|
||
|
|
|