Nate eshte nate
Nate dimri e gjate
Veshur ne te zeza
Heshtja pllakos ngadale
I vetem ne ballkon
Me erresiren perballe
Ne mesnaten romantike
Me nje cigare qe me behet mike.
Kjo nate e "paqte" na fton
Ne gjarperinjte vertikale
Te rrime perseri shtrire
Te zhveshur nen lekuren tone
Per tu ndjere me te lire
Ne naten e lengates
Per gjymtyret e mpire
Ne genjeshtren obelike
Per moralin tone te nxire
Nate dhunimesh c'njerezore
Nate epshesh mbinjerezore
Renkime perpelitjesh femerore
Ku ngjizen pasardhesa
Eros, pasion lakuriqesi
Ne mbulesat e mendafsha
Qe mbulon turpin e botes
Ankth, frike e mistere
Qe vertiten rreth kokes
Dritat shuhen
Ringjallen nentokes minjte
Ne tavolinen e qiellit
Yjet ndezin qirinjte
Per terrin me origjine djallezore
Ku dhe djalli thur endrra feminore
Ne kete vater te pabesive
Te tradhetive shekullore
Shtrat i ngrohte i ogurezive
Miter e qellimit mizor
Qe dites i behet banor
Qepallat e tua dorezohen
Duke ftuar qerpiket te perqafohen
Per te mbrojtur shkelqimin
E te tuve sy
Per te fshehur endrrat
Qe thur per ne te dy
Endrra netesh pa gjume
Gjume endrrash pa nete
Nete gjumi pa endrra
Endrra
Gjume
Nete !
.. dhe koha harron veten e vet
Me ty nje cast, nje pafundesi
Ti je nena e te keqijave
Por e keqja nuk je Ti
Une isha me ty sonte
O nate qe lind mengjese
Do ta pershendes diellin
Ti them sa shume e deshe !
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.
Ku perfundova keshtu
O prinderit e mi
Trishtimi po me mund
Terbimi me shkund
Duke folur me tuajen fotografi
Qe shpesh ju kam qortuar
Qe larg jush
Zgjodha per te jetuar
E sot po qaj si femije mama
Me mbaj ne krahe
Si femije perseri me mbaj
Se perqafimi yt nene
Eshte paqja e "premtuar"
Se buzeqeshja jote At'
Eshte me e shtrenjta dhurate
Qe me jep frymen
E shpresen ma zgjon
Eshte thirrja e shenjte
Te mbijetoj me fton
Ketu larg jush
Toka qe shkel eshte e mallkuar
Melodise i mungon ndjenja
Per te tingelluar
Dielli ndrin por nuk ngroh
Kurre me si me pare
Qe castin kur nga ju
.Jam ndare
Ndoshta nuk jeni njerezit
Me te perkryer te kesaj bote
Por jeni e gjithe bota per mua
Ndoshta s'jeni perfekte
Por perfektshmerisht
Ajo cfare dua
Syte me jane thare
Se une nuk ju shoh
Ndjehem i perthare
As veten, pa ju se njoh
Larg jush bota eshte e eger
Pa harmoni, pa dashuri
Kam nevoje per ju
O krijuesit e mi
Se per ju isha femija
Me i bukur ne bote
I rrethuar nga dashuria
E shenjte e kuptimplote
Me mungon shtepia jone
Me mungon qilimi i vjeter
Ku ngrita boten time
Qe ish aq tjeter
O nena ime magjike
Qe me nje puthje plage sheron
Me ndjen sesa po vuaj
Dhimbjen time a e kupton ?
Une jetoj pergjysem
E ajo gjysme per ju jeton
Per te degjuar zerin tend
Qe eshte tingulli i bekuar
Nje mengjes prej tij
pa e degjuar
Dita ime nis e mbaruar
Nena ime qe perkujdesja
Gjumin ta ka mohuar
Te flija une i qete
Ndersa ti duke sakrifikuar
E une tani veshtroj veten
Ne cdo tenden rrudhe
E shtrenjta e dashura nene
Qe me ndrit cdo udhe
Qe me je perhere prane
Edhe kur une s'jam me ty
Qe me beson genjeshtren
Kur te verteten ma lexon ne sy
Me fal qe nuk te lumturoj
Si dikur shume kohe me pare
Po ashtu si diten
Kur me doli dhembi I pare
Me fal qe une nuk isha
Ai qe kam deshiruar
Me fal qe nuk po arrij
Ate qe j'ua kam premtuar
Me fal qe ne tenden dhome
S'mund te vendos cdo dite
Lule plot arome
Me fal o nena ime
Qe s'mund te te jap
Ate qe zemra me deshiron
Ate qe ti meriton !
I dashur baba
Qe drite te syve me ke
Faleminderit per cdo gje
Faleminderit per ate qe je
Me kujtohet kur thoja:
Baba nuk jam femije me
E ti ma ktheje buzagaz:
Femija im do jesh gjithnje
Ndoshta kjo jete eshte e shkurter
Ndoshta vitet ikin shpejt
Te te sherbeja devotshmerisht
Si c'me gatove ti vete
Ti baba je idhulli im
Simboli i urtesise
Burri me trim
Emblema e drejtesise
Qe vezullon force e besim
Je ti Babai im
Qe kurre nuk u mposhte
Qe nga dita kur ishim te mitur
Me te njejten force lufton dhe sot
Qe fale teje jemi rritur
Si munda valle t'iu le vetem
Tani ne pleqeri
Nuk me shkruajne duart
Me flasin lotet tani
Dhe kam nje enderr
Ne zemer ushqej shpresa
Qe nje dite do te rrethoheni
Me nipera e mbesa
Qe do t'iu therrasin gjyshi e nena
E do t'iu shoh
Te luani me ta porsi femije
JU o prinderit e mi
Qe edhe 1mije jete
Te kisha pasur
Ti jetoja si femija juaj
Do kisha dashur
Baba,mama, ky gjaku juaj
Ne damaret e mi vlon
Brenda meje ne trashegimi shekujsh
Keni per te jetuar pergjithmone .
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.
I denuar me denimin maksimal
nga gjykata e fatit
i lindur "gjalle"
Linda duke qare
e njoha boten
duke u hequr zvarre
koka permbi libra
e prapanica permbi bange
per 18 vjet me rradhe
universitetin mbaron me 10-ta
ne emigracion shkon..
pastron puseta
ke apo s'ke vlera
se s'po na lejojne te jetojme
keta plehra
Hidherimi me ka zene ne fyt
e po me mbyt
me iken truri
me c'me shohin syte
tema e dites celulari
nokia a samsung
po kujt i plasi k...
ate vajzen qe redbull e malboro shijon
te lutem shikoje
i ati i saj naten
punon roje
po kete djale kete tip
tek ky benzi prototip
e njeh? s'eshte Vip
2-3 kg transporton ne dite
ahhah policia jone
neper krime vetem viktimat
arreston
femijet me fletet e abetares
mbeshtjellin misrat qe ne rruge shesin
filizat e ketij kombi
ne rruge po mbesin...
Paska ardhur kryetari i bashkise
per vizite ne qytetin tone
ne nuk kemi rruge
ai shetit me Sllon
keta nje leter shperblimi
me antraks e meritojne
e nje takim me Carla Del Ponte
t'ia mundesojne
Ref2
Ku po shkon keshtu vendi immmmmmmmmm ?
Kaos, skamje varferi
krim , vrasje, tragjedi
eter qe varrosin bij
nje rini qe gjen qetesi
tek kanabis sativa
nje rini pa alternativa
trauma sociale
thyerje e rregullave morale
per ate Zot jo s'eshte normale
figura te shquara nga arti e politika
qe sot shquhen per skandale
te lena ne meshire te fatit
zonat provinciale
ne mungese thuajse totale
e energjise elektrike
prirje te pergjithshme
ksenocentrike
dashuri per tendecat armike
e une dua te ngre zerin
nje apoteoze supersonike
kundra kesaj vuajtje
patologjike
se erdhi koha
te shkundim hirin e zhgenjimit
eshte koha per tu ndjere kudo
era e ndryshimit.
Atje ku dielli buzeqesh
atje ku njerezit s'merren vesh
atje ku ka plot pasuri
dhe i pasur s'eshte asnji'.
SHQIPERI,SHQIPERI,SHQIPERI.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.
Une jam reja
pikturoj qiellin
mjegulloj henen
maskoj diellin
vertitem mbi ju atje lart
pluhurin tuaj mbi vete mbart
shpirtrat e lire perqafoj
nje deshmimtare ne paranoje
ne ngjyre te purpurt valevitem
ne pafundesi formash venitem
nene te ngrohtin e te ftohtin baba
moter rrufene e rrebeshin vella
konturet e tua te brishta njom
e aromen ne ajer ta ndjell
e trishte, e vetme s'je kurre
kur lotet e mia ne faqet e tua sjell
me urre, me duaj
me krijo, me shuaj
mu afro e mos u druaj
bashke me mua luaj
edhe pse s'mund te me prekesh
nuk jam i huaj.....
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.