![]() |
|
|||||||
| Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kalendari | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Antarsohu tani falas!
|
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Super Moderator
|
Poezi te shkruara prej meje ne periudha te ndryshme.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#2 |
|
Super Moderator
|
Nen krenarine jetime Te boshllekut tim Ne zhgenjimin e perplote Financuar nga "suksesi" im Gjunjezohem ne heshtje Qe genjeshtra mengjesore Pa meshire te me ngushelloje Realitetin te shtremberoje Kur i etur sillem ta besoj Nje cast koha peson abort E une ndal per te kujtuar Pyes veten c'kam fituar? Lotarine per te jetuar Nje grumbull unik rastesish Nje e qare e patingelluar E nje fatlumi te pafat Me dhimbje qe kurre s'kreu Mungese te paarsyetuar I rilindur inercisht cdo mengjes Nje e kaluar qe nuk njohu mbrese Nje e tashme qe me fton te pres Nje e ardhme qe lut shprese Ate shprese ciklike Ku paushqyer i vetem mbes Ne rropatjen per nje kthese Ku do shfaqet mundesia Qe te shfaq mundesite e mia Per syte fals qe Driten e premtuar ende s'kane pare Per shikimet e humbura Qe mendja le me barre Dehje, agonim Nje ngushellim ky helmi im Uria ime me stil barbar Mekate te kthyera ne kroni Etje e helmit mekatar E kurorezuar ne mani Bukuri qe shfaqen si meteore Fallcifitete qe orvaten si tutore Me konture altruiste Mbushur me mendime pa jehone Te firmes : Pesimiste Neper vena lundron Me flamur te germezuar Jo pirat por PADRON Ditet veshin te njejten lecke Si skllever qe s'ndertojne Ne rrjeshtin monoton Vetem datat i bejne te dallojne Mes miliarda spermatozoidesh I fat apo I forte? Mes miliarda si ata te mbijetuar I pafat apo I kote ? Jo, zhgenjimet me rriten Pengesat e saj me sterviten Gjunjte e gjakosur heshten Kur udhet e paudha Shollet e mia deshen E une s'ndala por renda, Heshtja sepse degjoja Me thane ta dua tjetrin Te respektoj me te vjetrin Te ul koken te duroj Duhet te ekzistoj Te keqen ta kem frike Friken ta kem mik Te jem i urte per te qene besnik Tundimit ti uleras: IK Te behem ai qe me duan Kur s'me duan ai qe jam une Duke injoruar te me njohin Per me shume. Keto ligje morale Quheshin kulture Per tu titulluar NJERI Kerkohej nje njohje ne miniature E kesaj pakete pseudo te denje Ku per egon e origjinalitetin S'kishte patur vend Ketu trajnoheshin viktima E te paedukuarve "trima" Te injorances qe pushton E nen efekt indiferentizmi kryeson Qe perdoron e shperdoron Ate per te cilen kemi luftuar Qe pa lodhje, mund e djerse Madje as pa e enderruar "Mitiken" tone e paskan merituar !!! Kjo ishte bota e vertete Ku vlerat ktheheshin armiq Dhe servilizmi me antivlerat Krijonin miq. Mesova si te flas Por sot goja harroi te belbezoje Mendimet godasin qendren E ajo s'arrin te reagoje Perqafova dijen Per te ndjere me thelle Per te vuajtur me FERR-shem Per tu ushqyer aty ku vjell Per t'iu lumturuar Udhetimit te gjethes ne ere Per te ekzistuar Per te plotesuar TE TJERE
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#3 |
|
Super Moderator
|
Nate eshte nate
Nate dimri e gjate Veshur ne te zeza Heshtja pllakos ngadale I vetem ne ballkon Me erresiren perballe Ne mesnaten romantike Me nje cigare qe me behet mike. Kjo nate e "paqte" na fton Ne gjarperinjte vertikale Te rrime perseri shtrire Te zhveshur nen lekuren tone Per tu ndjere me te lire Ne naten e lengates Per gjymtyret e mpire Ne genjeshtren obelike Per moralin tone te nxire Nate dhunimesh c'njerezore Nate epshesh mbinjerezore Renkime perpelitjesh femerore Ku ngjizen pasardhesa Eros, pasion lakuriqesi Ne mbulesat e mendafsha Qe mbulon turpin e botes Ankth, frike e mistere Qe vertiten rreth kokes Dritat shuhen Ringjallen nentokes minjte Ne tavolinen e qiellit Yjet ndezin qirinjte Per terrin me origjine djallezore Ku dhe djalli thur endrra feminore Ne kete vater te pabesive Te tradhetive shekullore Shtrat i ngrohte i ogurezive Miter e qellimit mizor Qe dites i behet banor Qepallat e tua dorezohen Duke ftuar qerpiket te perqafohen Per te mbrojtur shkelqimin E te tuve sy Per te fshehur endrrat Qe thur per ne te dy Endrra netesh pa gjume Gjume endrrash pa nete Nete gjumi pa endrra Endrra Gjume Nete ! .. dhe koha harron veten e vet Me ty nje cast, nje pafundesi Ti je nena e te keqijave Por e keqja nuk je Ti Une isha me ty sonte O nate qe lind mengjese Do ta pershendes diellin Ti them sa shume e deshe !
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#4 |
|
Super Moderator
|
Ku perfundova keshtu
O prinderit e mi Trishtimi po me mund Terbimi me shkund Duke folur me tuajen fotografi Qe shpesh ju kam qortuar Qe larg jush Zgjodha per te jetuar E sot po qaj si femije mama Me mbaj ne krahe Si femije perseri me mbaj Se perqafimi yt nene Eshte paqja e "premtuar" Se buzeqeshja jote At' Eshte me e shtrenjta dhurate Qe me jep frymen E shpresen ma zgjon Eshte thirrja e shenjte Te mbijetoj me fton Ketu larg jush Toka qe shkel eshte e mallkuar Melodise i mungon ndjenja Per te tingelluar Dielli ndrin por nuk ngroh Kurre me si me pare Qe castin kur nga ju .Jam ndare Ndoshta nuk jeni njerezit Me te perkryer te kesaj bote Por jeni e gjithe bota per mua Ndoshta s'jeni perfekte Por perfektshmerisht Ajo cfare dua Syte me jane thare Se une nuk ju shoh Ndjehem i perthare As veten, pa ju se njoh Larg jush bota eshte e eger Pa harmoni, pa dashuri Kam nevoje per ju O krijuesit e mi Se per ju isha femija Me i bukur ne bote I rrethuar nga dashuria E shenjte e kuptimplote Me mungon shtepia jone Me mungon qilimi i vjeter Ku ngrita boten time Qe ish aq tjeter O nena ime magjike Qe me nje puthje plage sheron Me ndjen sesa po vuaj Dhimbjen time a e kupton ? Une jetoj pergjysem E ajo gjysme per ju jeton Per te degjuar zerin tend Qe eshte tingulli i bekuar Nje mengjes prej tij pa e degjuar Dita ime nis e mbaruar Nena ime qe perkujdesja Gjumin ta ka mohuar Te flija une i qete Ndersa ti duke sakrifikuar E une tani veshtroj veten Ne cdo tenden rrudhe E shtrenjta e dashura nene Qe me ndrit cdo udhe Qe me je perhere prane Edhe kur une s'jam me ty Qe me beson genjeshtren Kur te verteten ma lexon ne sy Me fal qe nuk te lumturoj Si dikur shume kohe me pare Po ashtu si diten Kur me doli dhembi I pare Me fal qe une nuk isha Ai qe kam deshiruar Me fal qe nuk po arrij Ate qe j'ua kam premtuar Me fal qe ne tenden dhome S'mund te vendos cdo dite Lule plot arome Me fal o nena ime Qe s'mund te te jap Ate qe zemra me deshiron Ate qe ti meriton ! I dashur baba Qe drite te syve me ke Faleminderit per cdo gje Faleminderit per ate qe je Me kujtohet kur thoja: Baba nuk jam femije me E ti ma ktheje buzagaz: Femija im do jesh gjithnje Ndoshta kjo jete eshte e shkurter Ndoshta vitet ikin shpejt Te te sherbeja devotshmerisht Si c'me gatove ti vete Ti baba je idhulli im Simboli i urtesise Burri me trim Emblema e drejtesise Qe vezullon force e besim Je ti Babai im Qe kurre nuk u mposhte Qe nga dita kur ishim te mitur Me te njejten force lufton dhe sot Qe fale teje jemi rritur Si munda valle t'iu le vetem Tani ne pleqeri Nuk me shkruajne duart Me flasin lotet tani Dhe kam nje enderr Ne zemer ushqej shpresa Qe nje dite do te rrethoheni Me nipera e mbesa Qe do t'iu therrasin gjyshi e nena E do t'iu shoh Te luani me ta porsi femije JU o prinderit e mi Qe edhe 1mije jete Te kisha pasur Ti jetoja si femija juaj Do kisha dashur Baba,mama, ky gjaku juaj Ne damaret e mi vlon Brenda meje ne trashegimi shekujsh Keni per te jetuar pergjithmone .
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#5 |
|
ANTEO
|
shume te bukura shoku
bravo,urimet e mia.ja ku qenka ![]()
__________________
Kur isha i ri mendoja se paratė ishin gjėja mė e rėndėsishme nė jetė;................. tani qė jam i rritur e di se janė vėrtet.
Oscar Wilde |
|
|
|
|
|
#6 |
|
Super Moderator
|
I denuar me denimin maksimal
nga gjykata e fatit i lindur "gjalle" Linda duke qare e njoha boten duke u hequr zvarre koka permbi libra e prapanica permbi bange per 18 vjet me rradhe universitetin mbaron me 10-ta ne emigracion shkon.. pastron puseta ke apo s'ke vlera se s'po na lejojne te jetojme keta plehra Hidherimi me ka zene ne fyt e po me mbyt me iken truri me c'me shohin syte tema e dites celulari nokia a samsung po kujt i plasi k... ate vajzen qe redbull e malboro shijon te lutem shikoje i ati i saj naten punon roje po kete djale kete tip tek ky benzi prototip e njeh? s'eshte Vip 2-3 kg transporton ne dite ahhah policia jone neper krime vetem viktimat arreston femijet me fletet e abetares mbeshtjellin misrat qe ne rruge shesin filizat e ketij kombi ne rruge po mbesin... Paska ardhur kryetari i bashkise per vizite ne qytetin tone ne nuk kemi rruge ai shetit me Sllon keta nje leter shperblimi me antraks e meritojne e nje takim me Carla Del Ponte t'ia mundesojne Ref2 Ku po shkon keshtu vendi immmmmmmmmm ? Kaos, skamje varferi krim , vrasje, tragjedi eter qe varrosin bij nje rini qe gjen qetesi tek kanabis sativa nje rini pa alternativa trauma sociale thyerje e rregullave morale per ate Zot jo s'eshte normale figura te shquara nga arti e politika qe sot shquhen per skandale te lena ne meshire te fatit zonat provinciale ne mungese thuajse totale e energjise elektrike prirje te pergjithshme ksenocentrike dashuri per tendecat armike e une dua te ngre zerin nje apoteoze supersonike kundra kesaj vuajtje patologjike se erdhi koha te shkundim hirin e zhgenjimit eshte koha per tu ndjere kudo era e ndryshimit. Atje ku dielli buzeqesh atje ku njerezit s'merren vesh atje ku ka plot pasuri dhe i pasur s'eshte asnji'. SHQIPERI,SHQIPERI,SHQIPERI.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#7 |
|
QE E QUAJNE TAKU :D :D :D
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Tek Nje Zemere E Re :D
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 19
Postime: 745
Rrespekti: 1
![]() |
Komlimenti Nostra_22
Shum te bukura te dyja ![]() ![]()
__________________
Dashuria ėshtė zjarr Qė zemrėm ta pėrvėlon Por ėshtė edhe akull Qė zemrėm ta freskon. Te Saka Mllogu Mllogu Moio Millozhivo ![]() ![]() ![]() |
|
|
|
|
|
#8 |
|
Super Moderator
|
Si mundem ta harroj
Ate nate 4-nentori Kur vetmia lengoi E nje klithme e fshehte mortore kumboi Si do mundem ti harroj duart e tua Tentakula shpirtgllaberuese Qe nje cast e pergjithmone Me joshen mua E buzet e tua qe me aq endje i vereja Prane tyre dridhesha i teri Por te ftohtin nuk e ndjeja Dhe te dy u perqafuam Si dy trumcake te trembur Te etur, te lire e te bashkuar. Une tashme isha alkoolizuar Ndersa ti droga ime Une rendja si i marre Per tek ti, mberritja ime intime Si do mundem valle Te harroj naten tone te pare Perpelitjesh hormonesh deri ne agim Kur buzet tona kishim ēare Si do mundem ti harroj Lotet e pafajshem feminore te tua Une isha shkaktari E ato me druheshin mua Si ti harroj netet kur ti Rropateshe aq shume Qe parajsa qe me ofroje te mos me prehte ne gjume harroje se ti ishe paqja e paketuar ne nje doze valium tejet emocion apokalipt per nje djale si une ndonese ndizeshim ne seks sepse per njeri-tjetrin kishim cmendurisht oreks e une shkrihesha tek ty dhe epshi rinor na dehte qe te dy si mund te harroj sa eger ishe xheloze pse une qeshja ne shoqeri vajzash ty te bente fort nervoze por valle harrohet ajo aftesi qe kishe ti kur une te pyesja i shqetesuar ti zgjidhje te vuaje ne fshehtesi edhe pse syte te tradhetonin apo tregonin ciltersi s'te bindej as zeri qe dridhej gjithe kersheri e pas cdo debati gjeje kurajo ne ndonje mesazh te ri nje akustike qe u shnderrua ne miken e neteve-larg te mallit, te pasionit/ Me nje shqipe emocionalisht te gjymtuar Me the : "TE DUA" Kjo fraze mijevjecaresh Ndali boten per mua Kur ti ktheje goten e veres me para hua Me aq delikatese Keto caste nuk i zhduk dot Nuk mund ti zhyt ne harrese Hej, ti me bere Duhanin ta le Dhe une te bera Ta nisesh ate Te shtrire ne gjelberim Prane insekteve qe kishe fobi Yjet veshtronim E kalimtaret jo perhere te rastesishem Me xhelozi na shikonin Se nga larg gjithcka duket magjike Por nga prane me magjike Ne te dy e jetonim Kur ti prekje trupin tim Bota rritej e tkurrej tek ne Koha humbiste sens e logjike Dhe si e marre nxitonte Priste te ndaheshim per takimin e rradhes E te c'lodhej te perfitonte Nje meteor une pashe Dhe shpreha fshetaz per ty nje deshire Je nje vajze fantastike Meriton dicka me te mire Dhe une ta urova Kur ti quaje mekat te shuhej kjo histori une cuditshem mekatova vrava lotet e mi qe per here te pare per ne te dy u derdhen i injorova dhe ata me urrejne qetesi nuk gjejne emocionet me rrembejne kur kujtoj si ledhatoja lekuren tend qe renqethej e pushtoja per buzeqeshjen tende ne zemer renkoja ti me do dhe une kam frike te te dua sepse te dua e cdo gje qe dua me largohet e imagjinoja te dy te perqafuar me zerin qe na dridhej jo nuk doja e lotet tona u bene zjarr fjalet tona magjike te putha dhe njehere e kerkova te me mbetesh mike se s'mund ta perballoj te te humb plotesisht ndaj dy fjale te mekura le ti ndajme shoqerisht sepse une dua ate qe me ben te vuaj sepse lumturia deri me sot per mua ka qene fjale e huaj dhe une jam nje frikacak qe kam frike te jem dy qe kam frike te ta them ne sy qe kam frike qe te dua "Vetem ty"
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#9 |
|
Super Moderator
|
Une jam reja pikturoj qiellin mjegulloj henen maskoj diellin vertitem mbi ju atje lart pluhurin tuaj mbi vete mbart shpirtrat e lire perqafoj nje deshmimtare ne paranoje ne ngjyre te purpurt valevitem ne pafundesi formash venitem nene te ngrohtin e te ftohtin baba moter rrufene e rrebeshin vella konturet e tua te brishta njom e aromen ne ajer ta ndjell e trishte, e vetme s'je kurre kur lotet e mia ne faqet e tua sjell me urre, me duaj me krijo, me shuaj mu afro e mos u druaj bashke me mua luaj edhe pse s'mund te me prekesh nuk jam i huaj.....
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#10 | |
|
Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 18
Postime: 65
Rrespekti: 1
![]() |
Citim:
Wow sa e bukur kjo Bravo lumsi ai qe te ka pra lol
__________________
![]() Nese e don dike mos e boj te vuaj :l
|
|
|
|
|
|
|
#11 |
|
Anėtar Aktiv
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Postime: 773
Rrespekti: 1
![]() |
Sa shume mund te kuptosh nga nostra.....ketu,keto poezi nuk jane te bukura jane origjinaliteti vete,jane nostra ne vargje...
__________________
Kurre mos u shpjego miqte thuajse te kuptojne ,ndersa armiqte nuk do te te besojne.........(pfff pune e madhe ) |
|
|
|
|
|
#12 |
|
Super Moderator
|
Do doja ti jepja zemres sime krahe e lire te ndjehej...per te fluturuar ende ndjej nje mankth ajo do preferonte te mbytej me ato duar Nostra
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#13 |
|
Super Moderator
|
Nese bie nje yll ti perse gezohesh me fatin e tij c'duhet te bejne yjet diten kur te rrezohesh ti ?!
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|
|
|
|
|
#14 |
|
Vogėlushe
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 462
Rrespekti: 1
![]() |
Nostra je mahnites.
Kjo tema jote erdhi tek une ne vend te embelsires pas darke ... ishte pa kalori te teperta. |
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
Latex Maths & Physics Editor ...
|
Latex Maths & Physics Editor ...
|
| Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests) | |
| Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|