Tė krijosh njė avatar, pėr momentin vetėm tė kompjuterizuar, tek i cili mund tė krijosh njė lloj dosjeje ku tė ruhen tė gjitha tė dhėnat e kujtesės tėnde, duke bėrė qė me anė tė tij tė jetosh edhe pasi tė vdesėsh
Disa projekte tė ndryshme bėjnė garė me njėri-tjetrin pėr tė ofruar njė alter-ego sa mė tė mirė dixhital. Hapi i parė ėshtė tė krijosh njė kopje tė trurit. Mė pas vijnė me radhė shprehjet e fytyrės, aftėsitė racionale dhe komunikimi. Po sikur nė tė ardhmen tė bėhej e mundur bashkimi i "mind file" me "bio file"?
Nėse dikur njohja e paraardhėsve tanė bėhej me anė tė portreteve tė tyre apo fotove tė pluhurosura bardhė e zi, sot ekzistojnė shkencėtarė, qė po punojnė pėr ta bėrė kėtė marrėdhėnie sa mė tė drejtpėrdrejtė qė tė jetė e mundur. Qė nga Kina e deri nė Shtetet e Bashkuara, ėndrra e pavdekshmėrisė, tė paktėn nė kėndvėshtrimin dixhital, nuk duket mė aq e pamundur dhe jo racionale. Nė fakt, sa vijnė e shtohen projektet e ndryshme qė do tė mundėsojnė krijimin e njė binjaku tė dixhitalizuar, i aftė pėr tja transmetuar mėsimet e njė jete stėrnipave tė nipave tė tij. Ideja konsiston nė krijimin e njė avatari, pėr momentin vetėm tė kompjuterizuar, nė tė ardhmen nuk i dihet, tek i cili mund tė krijosh njė lloj dosjeje, ku tė ruhen tė gjitha tė dhėnat e kujtesės tėnde, duke bėrė qė me anė tė tij tė jetosh edhe pasi tė vdesėsh.
Nėse kaloni nė faqen e internetit tė revistės "New Scientist", do tė vėreni se nė rrjet qė tani ekzistojnė kompani tė ndryshme qė ofrojnė kėtė lloj shėrbimi, tė njohura si "krijimi i Mind File". Tė pėrfitosh nga kjo shpikje revolucionare ėshtė tejmase e thjeshtė: mjafton tė kesh kohė tė lirė dhe durim tė fortė pėr tė kthyer nė "byte" tė gjitha momentet e paharrueshme tė jetės tuaj. Rezultati, jo gjithnjė i kėnaqshėm, ėshtė njė alter-ego, i cili edhe pse jeton nė botėn virtuale tė kompjuterit, mėson tė flasė, tė lėvizė dhe tė sillet njėsoj si ti. Megjithatė, nuk mungojnė as agjensitė qė kanė shkuar edhe mė tej, duke parapėrfytyruar skenarė gjatė tė cilėve alter-egoja dhe ti mund tė takoheni pėr tė gjeneruar kėshtu diēka shumė tė ngjashme me njė klon biologjik.
Dosja e kujtesės
Krijimi (falas) i "mind file", pra, dosjes sė kujtesės ėshtė tashmė njė praktikė e zakonshme nėpėr faqe interneti si "Lifenaut" apo "CyBeRev". Bėhet fjalė pėr kompani amerikane, misioni i tė cilave ėshtė tė eksplorojnė mundėsitė e "magazinimit" tė jetės nė njė paraqitje reale tė kompjuterizuar, ose mė thjesht "avatar". Lifenaut, pėr shembull, tė lejon tė ngarkosh foto, video dhe dokumenta personale nė njė arkivė dixhitale qė do tė ruhet pėr gjenerata tė tėra. Duke u nisur nga njė foto mundėsisht jo ekspresive, softėare-i arrin ta animojė, duke e bėrė qė tė flasė, tė shkelė syrin dhe qeshė. Pėrdoruesve i ngarkohet detyra pėr tė pėrshkruar veten nėpėrmjet testeve psikologjike, vetpėrshkrimeve, raporteve tė ndryshme, duke etiketuar nė tė gjitha rastet vende, data e persona qė kanė lidhje me evenimente tė ndryshme ashtu siē bėhet edhe nė Facebook.
"Nė kėtė mėnyrė", shpjegojnė ideatorėt - "mund tė ndihmosh avatarin qė tė organizojė kujtimet e tij, ose mė saktė kujtimet tuaja". Ėshtė parashikuar gjithashtu edhe futja e pjesėzave tė ndryshme tė letėr-kėmbimeve, faqeve tė ditarit apo dedikime tė miqve dhe tė afėrmve pėr tė bėrė tė mundur qė alter-egoja dixhitale tė mos tė jetė thjesht njė reflektim i personit qė do tė donit tė ishit. Nga ana tjetėr, CyBeRev i nėnshtron klientėt e tij nė miliona pyetje tė frymėzuara nga vepra e sociologut amerikan William Sims Bainbridge. Qėllimi ėshtė qė tė kapen shpresat, vlerat dhe qėndrimet e ndryshme, duke i kėrkuar njerėzve qė tė imagjinojnė botėn pas 100 vitesh. "Bėhet fjalė pėr njė proces tė gjatė dhe tė lodhshėm", paralajmėron Lori Rhodes, themeluesja e CyBeRev. "Nėse i dedikohesh njė orė ēdo ditė, tė duhen pesė vjet pėr tju pėrgjigjur tė gjitha pyetjeve. Por, lodhja nuk ėshtė asgjė kur mendon qė sa mė shumė t'i hysh nė thellėsi pėrgjigjeve, aq mė shumė do tė jetė ky avatar kopja juaj mė besnike".
"Mind file" drejtpėrsėdrejti
Duke ndjekur hapat e LifeLogger (sistem multimedial blogesh dhe rrjet shoqėror i krijuar nga Orientations Network S.B. nė vitin 2004) disa programe janė shprehur tė interesuar qė tė xhirojnė drejtpėrsėdrejti kėtė shkėmbim eksperiencash dhe kujtimesh. Njė shėmbull i tillė ėshtė MyLifeBits 3, njė projekt me anė tė sė cilit Gordon Bell, studiues tek Microsoft, po tenton tė ndalojė kohėn dhe ēdo gjė qė ka lidhje me jetėn e tij, qė nga telefonatat e punės deri tek imazhet, tė cilat xhirohen nga njė telekamer qė qėndron nė hije dhe e shoqėron gjatė gjithė ditės. Njė grup studiuesish nga Universiteti i Southampton, nė Mbretėrinė e Bashkuar, po tenton ta perfeksionojė edhe mė shumė kėtė princip, duke e bėrė qė tė korrespondojė me informacionet e ēastit tė pėrftuara nga ditari personal, nga rrjetet shoqėrore dhe nga koordinatat GPS nė momentin e lėvizjes sė subjektit. Nė njė perspektivė jo shumė tė largėt, kėto studiues pretendojnė t'i pasurojnė tė dhėnat me pėrmasa fiziologjike si pėr shėmbull ritmin e rrahjeve tė zemrės, duke arritur kėshtu qė ti shoqėrojnė faktet me emocione.
Puna e vėshtirė e fytyrės
Njė nga pengesat mė tė mėdha pėr tė krijuar njė avatar "tė besueshėm" ėshtė ēėshtja e fytyrės. Si mund tė krijohet njė model i aftė vetėm pėr tė dhėnė idenė e tipareve dhe shprehjeve tė fytyrės qė krijojnė njė buzėqeshje? Kjo ēėshtje ndėrlikohet edhe mė tej nga njė fenomen i njohur si "uncanny valley" (lugina e misterit), term ky i pėrdorur nga njė pioner japonez i robotikės, Masahiro Mori, pėr tė pėrshkruar ndjesitė e neverisė apo ankthit qė gjenerohet nga truri, tė cilat janė tė ngjashme, por jo tė njėjta tek tė gjitha qeniet njerėzore.
Me sa kujton, "New Scientist", nė kėtė sektor janė arritur rezultatet mė tė larta nga mage Metrics 4, njė kompani kaliforniane e specializuar pėr realizimin e fytyrave dixhitale pėr filma dhe videolojėra. Duke u nisur nga njė sėrė fotografish me rezolucion tė lartė tė fytyrės sė njė personi (secila e karakterizuar nga sfumatura tė ndryshme emotive), inxhinierėt kanė arritur tė perceptojnė diferencėn numerike ndėrmjet njė shprehje nga tjetra, pėr ti riprodhuar mė pas nė formatin dixhital. Ja kanė arritur qėllimit, pėr shembull, me krijimin e avatarit tė aktores amerikane Emily O'Brien. Nė vitin 2008, alter-egoja e saj ėshtė prezantuar nė mbledhjen e ACM Siggraph nė Los Angeles, duke marrė lavdėrime tė njėpasnjėshme jo vetėm nga tė apasionuarit e filmave tė animuar.
Jeta nė shoqėri
Pėr sa i pėrket ndėrveprimeve sociale, studimi pilot ėshtė Project Lifelike 5, fryti i bashkėpunimit tė Universitetit tė Floridės Qėndrore (Orlando) dhe Universitetit tė Illinoisit (Chicago). Qė nga vitit 2007, njė grup kėrkuesish po punon pėr tė krijuar njė avatar realist tė Alexander Schėarzkopf, ish -drejtor i US National Science Foundation. Nga tė dhėnat e mbledhura ka rezultuar se, kur bėhet fjalė pėr tė vlerėsuar njė avatar, qeniet njerėzore nuk kushtojnė aq shumė vėmendje detajeve fizike, sa ēmund t'i kushtojnė nė mėnyrė tė veēantė lėvizjeve ideosinkretike qė e bėjnė unik ēdo person. Nė kėtė mėnyrė ėshtė zbuluar se si kthehen nė prioritet edhe xhestet mė tė vogla, si pėr shembull ngritja e njėrės vetull, ulja e kokės nga njėra anė nė shenjė turpi apo edhe thjesht tendosja e paperceptueshme e muskujve nė anėt e hundės.
Njė avatar perfekt pra, duhet edhe tė dijė tė flasė, duke qenė i mirėinformuar dhe me kėtė ēėshtje merret software-t e "chatbot", programe tė afta pėr tė simuluar bisedat bazė midis qenieve njerėzore duke analizuar kontekstin. Lifenaut, pėr shembull, pėrdor Jabberwacky, njė lloj chatbot-i veēanėrisht i zhvilluar, i cili e pėrshtat programin sipas ēdo pėrdoruesi. I lindur nga studimi i bisedave ndėrmjet miliona njerėzve qė nga viti 1997 e deri mė sot, ky software ka fituar dy herė ēmimin Loebner falė realizmit tė dialogėve qė krijon.
Avatari biologjik
Kapėrcimi nga njė un dixhital i aftė tė kujtojė, flasė dhe tregojė tek njė avatar fizik me mish e kocka ėshtė njė ide qė i pėrket edhe fantashkencės, por ka dhe nga ata qė kanė filluar ta vrasin mendjen. Tė gjenerosh njė qenie njerėzore, duke bashkuar njė "bio file" me njė "mind file": ėshtė pikėrisht ky objektivi afatgjatė i programeve si Lifenaut. Bėhet fjalė qė tė futet "dosja e trurit" tonė nė njė klon tė gjeneruar nga qelizat tona gjithashtu. Ata qė ndihen mė tė motivuar pėr kėtė projekt mund ta fillojnė procesin qė tani. I gjithė procesi fillon me mbushjen e njė formulari dhe mė pas kompania i dėrgon klientit nė shtėpi njė shishe me lėng pėr tė pastruar gojėn. Ky i fundit, pasi e ka pėrdorur, ja ridėrgon atė kompanisė me njė kampion tė pėshtymės sė tij, qelizat e sė cilės ruhen me azot tė lėngshėm nė temperaturėn -197 °C., duke e ditur qė bėhet fjalė pėr njė biznes me sukses tė dyshueshėm (ndoshta ligjet dhe etika do tė vazhdojnė tė ekzistojnė edhe nė tė ardhmen) kompania krijon njė lloj garancie, duke kėrkuar njė kontribut modest tė pėrditshme (1 dollar nė ditė) ose njė parapagim prej 9.000 dollarėsh. Kėto janė shuma parash qesharake pėr dikė qė ėshtė i aftė tė bėjė ēmenduri nga mė tė ndryshmet vetėm pėr t'i shpėtuar vdekjes.
Pėrgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
Pėr inad tė Djallit dhe Shqiptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kombė me nder e me lumni. ( FISHTA)
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks