Interneti ėshtė vazhdimisht duke pėrjetuar ndryshim, dhe kėtė vit ne presim disa risi tė rėndėsishme qė mund tė ndryshojnė mėnyrėn se si ne e pėrdorim rrjetin global tė informimit dhe komunikimit.

Makina mė e madhe e kėrkimit nė botė, e njohur me emrin Google, planifikon tė nisė njė program tė ri tė quajtur Google Wave, ndėrsa nė anėn tjetėr faqja e popullarizuar pėr mikro-blogim, Twitter, do tė hapet edhe pėr mundėsi tė reja, dhe adresat e internetit pėr herė tė parė do tė mundėsohen edhe nė shkronja tė tjera, pėrveē atyre latine.

Interneti ėshtė bėrė njė pjesė e domosdoshme e jetės sonė, sa qė shumė thjesht ne sot nuk mund ta imagjinojmė jetėn pa atė. Qasja dhe shkėmbimi i informacionit, komunikimi dhe tregtia elektronike dhe argėtimi online – janė kėto disa nga opsionet me tė cilat ne sot mund tė punojmė nė internet.

Nė vitin 2010, Interneti do tė ketė njė metodė e re pėr komunikim dhe bashkėpunim nė kohė reale - Google planifikon tė fillojė tė lansojė softuerin e internetit, tė quajtur Google Wave, i cili integron e-mailin, chat-in, fotografitė dhe shfletimin e internetit.
(VOA)