Gjigandi i botės kompjuterike Google, ka nė plan qė tė skanojė tė gjithė librat qė qarkullojnė nė glob, dhe t'i ofrojė ato pėrmes faqes sė vet nė internet. Kjo iniciativė mund tė sjellė njė qasje tė pa hasur mė parė nė koleksionin e diturisė sė pafund njerėzore, por ka krijuar kundėrthėnie tė mėdha pėr sa i pėrket faktit, se kush do tė pėrfitojė nga ky projekt. Projekti i ndėrmarrė nga Google ka ngjallur kritika mes akademikėve, autorėve dhe kompanive rivale tė teknologjisė sė lartė, disa prej tė cilave kanė kryer padi gjyqėsore pėr ta ndalur kėtė projekt, ose pėr ta modifikuar atė.
Njė kamion qė i pėrket kompaninės Google, ka ndaluar pėrpara librarisė sė Universitetit tė Stanfordit pranė San Franciskos , pak pėrpara orės 9 tė mėngjesit. Ai ėshtė i mbushur me libra qė kompania Google i mori dhe tani po i kthen, mbasi i skanoi, e kėshtu ato tashmė mund tė hyjnė nė sistemin e kompjuterave. Mbasi kamioni boshatiset, punonjėsit e librarisė, e rimbushin me libra tė tjerė, tė cilat gjithashtu do tė dixhitalizohen.
Drejtori i kompanisė pėr sektorin e librave, Daniel Klansi thotė se pikėsynimi ėshtė qė tė skanohen deri nė 40 milionė libra.
"Google ka si qėllim qė tė organizojė tė gjithė informacionin e botės".
Pėrveē Stanfordit, edhe Universiteti i Kalifornisė nė Bėrkli, dhe Universiteti i Miēiganit kanė nėnshkruar marrėveshje qė e autorizojnė kompaninė Google tė skanojė librat e tyre.
Punonjėsi i bibliotekės sė Stanfordit, Majkell Keller thotė kjo iniciativė rizgjon interesin e lexuesit pėr libra tė harruar.
"Ajo qė ndodh kur librat dixhitalizohen dhe bėhen tė lexueshme nė rrjet, ėshtė se ata bėhen mė tė pėrdorshėm. Ėshtė llogaritur se librat mundtė pėrdoren tani 10 herė mė shumė se mė parė".
Avokati Geri Rebak pėrfaqėson Aleancėn e Librit tė Hapur, ku pėrfshihen kompanitė Mikrosoft dhe Amazon.com. Ai thekson se ndonėse Google, mund tė mos vendosė fillimisht pagesa pėr qasjen online nė librat e dixhitalizuar, do tė vendosė patjetėr mė vonė, pagesa tė shtrenjta pėr pėrdorimin e bibliotekave online.
"Nuk ėshtė librari publike, ėsht librari private. Dhe ėshtė krijuar pėr tė pėrfituar, madje shumė. Google do tė vendosė tarifat e pagesės nė universitete, tek njerėzit e thjeshtė, madje pagesė do tė duhet dhe nga fėmijėt qė do tė duan tė lexojnė librat pėrmes Google".
Dixhitalizimi i librave bashkėkohorė, ku e drejta e autorit njihet, nuk sjell debate. Madje as dixhitalizimi i librave tė vjetėr, pėr tė cilėt e drejta e publikimit ka skaduar.
Problemet janė tė mėdha me dixhitalizmin e librave qė quhen "jetimė" pasi ata janė shtypur, janė ende nėn tė drejtėn e autorit, por nuk njihen personat qė kanė tė drejtėn e publikimit. Shitja e kopjeve dixhitale tė kėtyre librave mund tė jetė fitimprurėse, por pyetja qė shtrohet ėshtė se kush do tė pėrfitojė nga shitja e kėtyre librave.
Google kėmbėngul qė ky projekt ėshtė mė i madh se pėrfitimi nė tė ardhura.
"Google shpreson qė tė pėrfitojė nga kyprojekt duke pėrmirėsuar shėrbimin e kėrkimit nė internet. Ne presim qė tė fitojmė para nga shitja e librave, por motive kryesor nuk ėshtė fitimi."
Ndėrkaq, Google vazhdon tė skanojė librat e bibliotekave qė shkarkohen nga kamionat e mbushur me to. Seanca dėgjimore pėr ēėshtjet ligjore qė pėrfshihen nė kėtė projekt, ėshtė nė plan tė zhvillohet pėrpara njė jurie federale nė muajin shkurt.Shekulli