Panairin e porsahapur tė automjeteve nė Los Angeles prodhuesi gjerman Volkswagen e ka shfrytėzuar pėr paraqitjen e automjetit mė ekonomik konceptual me hapėsirė pėr katėr persona – Up! Lite.

Duke pėrdorė para sė gjithash metodat e kursimit me anė tė pėrdorimit materialeve tė lehta Volkswagen ka arritur qė masa e tėrėsishme e Up! Lite tė bėhet nė vetėm 695 kilogramė, e me pėrdorimin e zgjidhjeve inteligjente si kamera nė vend tė retrovizorėve dhe mbuluesit tė rrjetės sė ftohėsit i cili hapet vetėm sipas nevojės, koeficienti i rezistencės aerodinamike ėshtė ulur nė vetėm 0.237 Cw.

Rezultat i kėsaj ėshtė shpenzimi prej vetėm 2.44 litrash karburant nė njėqind kilometra tė kombinuara nė ciklin evropian dhe emetimi mė i ulėt i CO2 prej 64 gramėsh nė kilometėr tė kaluar.

Automjeti i motorizuar me sistem hibrid me motor turbo 0.8 litrash me naftė e dy cilindra prej 51 kuaj fuqi dhe elektromotorin prej 10 kW mund tė lavdėrohet pėr performansa solide – 12 sekonda pėr tė arritur shpejtėsinė prej 100 kilometra nė orė dhe atė maksimale prej 160 km/h.

Automjeti i parė Up!, i cili do tė jetė njė kompakt i vogėl qyteti, nė rrugėt evropian do tė paraqitet nė vitin 2012, e varėsisht prej suksesit tė tij, pritet qė nė njė tė ardhshme tė paraqitet edhe versioni limuzinė.
•Telegrafi•