Pedagogu i Universitetit tė Kalifornisė, Prof. Dr. Aydogan Ozcan ka shpikur njė mekanizėm dhjetė dollarėsh i cili nėse vendoset nė telefonin celular mund tė dėrgojė me anė tė mesazhit rezultatet e analizave nė spital.
Edhe pse nė njė moshė tė re, vetėm 31 vjeē, njė nga shkencėtarėt mė tė njohur tė SHBA-sė dhe njė nga pedagogėt mė tė mirė tė fakultetit tė Inxhinierisė Elektrike nė Universitetin e Kalifornisė, Prof. Dr. Aydoğan Özcan hodhi hapat drejt njė aparati qė do tė korrė sukses nė fushėn e mjekėsisė.

Aparati me tė cilin ka punuar Ozcan bashkė me ekipin e tij ėshtė njė celular ēfarėdo i cili kthehet nė njė mikroskop qė kryen analiza. Nė kėtė mėnyrė nė vend tė analizave tė shtrenjta tė gjakut tė cilat bėhen me anė tė aparaturave tė shtrenjta dhe tė patransportueshme, sėmundjet mund tė identifikohen brenda njė kohe tė shkurtėr dhe me njė kosto tė ulėt. Sistemi punon me anė tė njė aparati tė veēantė tė vendosur mbi kamerėn e celularit.

Ky aparat nė tė cilin filtrohet njė burim drite bėn tė mundur shikimin brenda pak sekondave tė rreth 50-100 mijė qelizave tė gjakut tė marrė si shembull dhe tė vendosura mbi kamerėn e celularit. Njė program (soft ėare) i veēantė i vendosur nė telefon analizon ndryshimin nė qeliza dhe arrin tė identifikojė sėmundje si sida, tuberkulozi, anemia, etj.

Rezultatet e analizave mund tė dėrgohen edhe me mesazh nė ēfarėdolloj qendre shėndetėsore. Mendohet se ky aparat do tė ketė sukses nė parandalimin e sėmundjeve nė vende si Afrika, ku pėrdoret shumė celulari dhe laboratorėt janė tė paktė.

Sipas njė lajmi tė dhėnė nė gazetėn “New York Times”, me anė tė shpikjes dhe tė shitjeve qė ka pasur, Ozcan ka formuar njė kompani me emrin “Microskia”. Ndėrkohė qė aparati kushton vetėm dhjetė dollar.