Ēfarė lloj sėmundjesh mund tė gjenden nė ADN? Pyetje tė ngjashme u bėjnė konsumatorėve disa firma qė ofrojnė analiza gjenetike pėr tė pėrcaktuar nėse njė person ndodhet nė rrezik pėr t'u prekur nga diabeti, sėmundje tė zemrės e probleme tė tjera shėndetėsore. Por gjithnjė e mė shumė tė dhėna studimore tani tregojnė se analizat gjenetike nuk pėrmbajnė shumė informacion pėr parashikimin e sėmundjeve.
Kundrejt njė shume prej 500 dollarėsh, ēdo njeri mund tė kryejė analizėn e ADN-sė sė vet pėr tė zbuluar gjenet qė lidhen me sėmundje tė ndryshme.
Ekspertėt thonė se ekzistojnė shumė gjene tė ndryshme qė ndikojnė nė zhvillimin e diabeteve dhe sėmundje tė zemrės. Por, ēdo gjen, kur merret veēas, ndikon shumė pak nė shtimin e rrezikut pėr prekjen nga sėmundjet.
Duke marrė nė shqyrtim vlerėn e analizave tė ADN-sė nė parashikimin e rrezikut tė sėmundjeve, shkencėtarėt pranė universitetit tė Harvardit morėn mostra gjenetike nga mė shumė se 6 mijė pacientė, disa prej tė cilėve kishin diabet tė tipit 2. Ata analizuan ADN-nė e pacientėve pėr 10 variacione gjenetike qė lidhen me rrezikun e diabetit. Si pėrfundim, kjo analizė nuk ndihmoi shumė pėr parashikimin e diabetit tė tipit 2.
Pastaj, shkencėtarėt u pėrqendruan nė faktorėt tradicional tė rrezikut siē janė mosha e pacientit, historia shėndetėsore familjare dhe mėnyrat e jetesės. Edhe pas kėsaj, parashikimi i sėmundjeve nė bazė tė analizave gjenetike u pėrmirėsua shumė pak, vetėm 1 pėrqind. Ekspertėt thonė se mėnyrat e tanishme tė analizave tė ADN-sė pėr parashikimin e sėmundjeve mund tė pėrmirėsohen me kalimin e viteve. Por, tani pėr tani, kryerja e njė analize tė tillė ėshtė vetėm shpenzim parash. Shkencėtarėt kėshillojnė se pacientėt ėshtė mė mirė tė pėrqendrohen nė uljen e gjasave pėr t'u prekur nga diabeti duke ngrėnė ushqime tė shėndetshme, duke kryer ushtrime fizike e duke mbajtur peshėn trupore nėn kontroll sesa tė shpresojnė se njė analizė ADN-je do t'i parashikojė kėto sėmundje
wordpress.com
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ".
(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
(`*.ø(`*.ø♥ø.*“)ø.*“ )
♥«“ .* I LOVE ALLAH *“Ø`»♥
(ø.*“(ø.*“♥`*.ø)`*.ø )
ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks