Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: Gratė dhe burrat ndryshojnė fizikisht, kjo dihet. Po truri?

  1. #1
    ♫! Stuck On You ♫! Avatari i AnGeLiC
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    15,854
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5507

    Gratė dhe burrat ndryshojnė fizikisht, kjo dihet. Po truri?


    Nga analiza e imazheve tė trurit tė mė shumė se pesė mijė burrave dhe grave, njė pėrgjigje e parė pėr pyetjen: sa tė ndryshėm janė?

    Burrat dhe gratė kanė trurin tė ndryshėm? Edhe pse pėr shumėkėnd, pėrgjigje ėshtė “pa dyshim”, ėshtė nė fakt njė pyetje e hapur nga pikėpamja shkencore, nėse ka dallime tė dukshme fizike mes trurit tė meshkujve dhe femrave. Disa studime mbi kėtė temė janė tė bazuara nė disa raste, dhe nuk lejojnė tė nxirren konkluzione pėrfundimtare. Tani, njė studim i ri nga shkencėtarė britanikė jep njė pamje mė tė plotė.

    Truri i pesėmijė njerėzve

    Ekipi i Universitetit tė Edinburgut analizuar mė shumė se 5 mijė skanime truri, tė mbledhura nė kuadėr tė projektit UK Biobank, njė studim i madh biomjekėsor i popullsisė angleze, qė deri mė tani ka pėrfshirė 500 mijė njerėz. Nė rastin e studimit pėr trurin e meshkujve dhe femrave, janė vėnė pėrballė 2.750 imazhe tė grave dhe 2,466 tė meshkujve, tė moshės 44 dhe 77 vjeē, duke krahasuar vėllimin e 68 rajoneve dhe trashėsinė e koreve cerebrale, ku janė tė rregulluara funksionet mė “tė larta”, nga gjuha, tek kujtesa dhe ndėrgjegja.

    Studiuesit gjetėn dallime. Sė pari, gratė priren tė kenė njė kore mė tė trashė se burrat, fakt qė shpesh herė ka qenė lidhur me rezultatet mė tė mira nė testet njohėse dhe tė inteligjencės. Burrat, nga ana tjetėr, kanė njė volum mė tė madh tė zonave qė konsiderohen pothuajse tė gjitha nėnkortikale, duke pėrfshirė hipokampusin, “selinė” e kujtesės, dhe amigdalėn, ku rregullohen emocionet. Megjithatė, pasi merret parasysh shkalla e trurit, nė proporcion dallimet mes dy gjinive zbehen shumė. Mbeten vetėm 14 rajone mė voluminoze pėr meshkujt dhe 10 pėr femrat.

    Meshkujt mė tė ndryshueshėm

    Njė vėzhgim interesant ishte se mes burrave ka mė shumė ndryshueshmėri tė matjeve mes fushave tė ndryshme, se sa nė mesin e grave, njė e dhėnė kjo qė pėrkon me studime tė tjera, qė kanė treguar tė njėjtėn gjė pėr testet psikologjike tė inteligjencės (dmth mesatarja e inteligjencės mes meshkujve dhe femrave nuk ėshtė e ndryshme, por ka mė shumė ndryshueshmėri tek meshkujt).

    Ēfarė do tė thotė kjo?

    Sigurisht, ēėshtja e diskutueshme ėshtė nėse kėto dallime tė vėrejtura do tė thonė diēka – dhe ēfarė – nė lidhje me sjelljen ose aftėsitė njohėse. Nė kėtė drejtim, pėr momentin, autorėt pėrgjigjen diplomatikisht, se studimi nuk mund tė japė pėrgjigje. /Focus-Bota.al
    Mos lejo asnje te ndjehet rehat duke mos te respektuar ty..

  2. #2
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    31,333
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    citim; kanė njė volum mė tė madh tė zonave qė konsiderohen pothuajse tė gjitha nėnkortikale, duke pėrfshirė hipokampusin, “selinė” e kujtesės, dhe amigdalėn, ku rregullohen emocionet.

    Prandaj vijme ne rezultatin qe meshkujt jane me te qete si natyre,me racional ne situata emocionale dhe nuk rrembehen lehte po aq sa femrat.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •