Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat sociale > Psikologjia

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 23-07-08, 20:28   #1
Administrator
 
Avatari i BeniT
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne FOruMIn VIrtUAl
Seksi: Mashkull
Postime: 376
Rrespekti: 25 BeniT has a spectacular aura aboutBeniT has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek BeniT
Gabim Déja vu

Deja vu (dezha vu) ėshtė dukuri e radhė, por pėrjetim real subjektiv i gabuar. Nė pėrkthimin e kėtij termi nė shqipe “tashmė e parė“, diēka a njė dukuri te cilėn e kemi hasur me parė.
Gati kushdo e ka provuar njė fenomen tė tillė, nėse ndodh rralle, nuk ka vend pėr shqetėsim. Por episodet e shpeshta, mund te kenė rendėsi.
Nuk kuptohet plotėsisht natyra e kėtij lloj ērregullimi tė kujtesės.

Termi Déją vu, aplikohet kundrejt njė besimi te menjėhershėm e te gabuar qe njė eksperience e re e momentit aktual, ka ndodhur mė parė.
Ėshtė njė ndjesi e fortė dhe e ēuditshme familjariteti, zakonisht me kohė gjatėsi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” ne vėrtetėsinė e saj me pas gati gjithnjė e zhgėnjyer, qe ne e dimė se ēdo ndodhe me pas.

Deja vu ėshtė njė farė ndjenje kur hymė ndonjė vend, qėndrojmė pran ndonjė ndėrtese, ose kryejmė ndonjė veprim tjetėr, na duket se si jemi qenė nė kėtė vend, e kemi tė njohur ndėrtesėn edhe pse e shohim pėr herėn e parė, ose kemi tė ditur veprimin edhe pse e bėjmė pėr herėn e parė. Rreth 70% njerėzve e kanė provuar deja vu sė pakut njėherė nė jetė.

Rreth fenomenit i Deja vu janė zhvilluar disa teoria. Disa mendojnė se ėshtė “kapėrcimi” informacioni qė truri e pranon nga vendodhja e kujtesės, dhe automatikisht kemi bindje apo ndjenja qė kjo ka ndodhur pėrpara. Disa tė tjerėt mendojnė se ėshtė njė problem psikik, qė e ndėrlidh mė sė shumtit me stresin, shqetėsimet ose me ndonjė sėmundje. Prapė disa tė tjerė e ndėrlidhin deja vu me kujtesėn e ėndrrave ose nė mėnyrė tėrthorazi vėrtetim pėr reinkarnacionin.

Dr. Chris Moulin para disa viteve ballafaqohet me rastin kronik i Deja vu. I cili kishte njė takim tė ēuditshėm me njeriun i cili i thotė, se nuk ka arsye t’i vij nė klinik, se ai ka qenė tej aj, edhe pse ishte e pamundshme. Ai njeri ishte i bindur se e ka takuar kėtė mjek, dhe ia tregon detalet qė i kanė ndodhur gjatė vizitės sė tij me mjekun.
Kurse Dr. Moulin beson se ky fenomen ėshtė pasoja e ērregullime tė kujtesės.
Studimet e fundit pohojnė se neuroni i qendrės sė trurit qė ėshtė i ngarkuam pėr kujtesėn. Kėta neurona krijojnė hartėn mentale me vendet dhe pėrvojat e reja, dhe ndjenjat e Deja vu kur njė gjė ndodh nė njė situatė, pohon profesor i biologjisė dhe i neurologjisė Susum Tonega dhe e quan “episodet e kujtesės”.

Nga pėrkufizimi, déją vu nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale tė pėrsėritura apo me kujtesėn, pra interesi qėndron: se pse vjen kjo ndjenje?
Njė shpjegim mundshėm ėshtė se ky fenomen vjen nga njė “mase- apo lidhje e shkurtėr” nė njė kohėzgjatje tepėr tė shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin nė ‘depon” e Kujtesės pėrpara se te arrije Vetėdijen.
Eksperienca e vetėdijshme e njė kujtese tė tillė do jete tepėr e fortė, pasi ėshtė aktuale.

Disa eksperte sugjerojnė qe Kujtesa nuk ėshtė thjeshte njė problem lidhur me njė ngjarje fikse, te stabilizuar, por ėshtė njė proces rikonstruktimi, nga komponentė te ruajtur, e cila pėrfshin elaborime, shtrembėrime, e lėnje jashtė tė njė pjese ngjarjesh.
Ēdo rithirrje e ngjarjeve ėshtė thjesht rithirrja e kujtesės se fundit qe kemi pėr ato ngjarje. Ndjesia e te njohurit pėrfshin pėrputhjen ndėrmjet njė ngjarje aktuale dhe informacionit tė ruajtur, por kjo mund te ndryshoje aq shume nga ngjarja origjinale sa qe ju “e dini” qe se keni provuar kurrė mė parė.
Psikologet akoma po debatojnė rreth Déją vu-se, e do vazhdojnė nė tė njėjtėn mėnyre derisa te dihet me shume rreth mekanizmave te trurit.

Déją vu qe ndodh shpesh, mund te jete njė simptome e shqetėsimeve qe vijnė nga dėmtime nė tru, si, p.sh. epilepsia e lobit temporal. Pra nėse kjo ju ndodh shpesh, do ishte ide e mire te shihni mjekun e te sugjeroni njė ekzaminim neurologjik
________________________________________
Nga Newtoon,"dčja_vu",ėshtė shpeshherė e pėrshkruar si njė ndjenje ku nė tė cilėn ke parė diēka ose ke jetuar njė ngjarje. Shumė shkencėtarė mendojnė qe prej shume kohesh qe ky lloj tip fenomeni shfaqet kur imazhi i parė prej njėrit nga sytė, arrin ne tru para imazhit qe shfaqet te syri tjetėr.
Kėrkuesit kane gjetur gjithashtu edhe persona tė verbėr tė cilat kane ndjere edhe ata sensacionin e "dčja vu".
Meqė ky lloj sensi ėshtė tepėr i rralle dhe tepėr i shpejte, psikologet nuk janė pėrqendruar shume aty me friken se nuk do jene edhe aq objektive. Disa tė tjerė janė pėrqendruar te ajo qe themi ndonjėherė. "E kam ne maje te gjuhės po nuk po e gjej dot qe ta shpreh", atėherė kur nuk arrijmė tė besojmė qė dimė diēka dhe nuk arrijmė ta themi!

"Deja_vu",po studiohet edhe me anėn e hipnozės. Shpjegimet thonė qe njė eksperience e tille, ndjehet kur njė pjese e trurit "drejton gjerat familjare"!

Ndjenja e veē tė pėrjetuarės apo "deja vu" ėshtė e mirėseardhur pėr atė qė predikojnė fenė dhe ringjalljen. Mirėpo edhe tė tjerė e pėrdorin "deja vu" pėr tė sqaruar mendime tė tyre.

Shume parapsikolog ketė paraqitje te jashtėzakonshme e lidhin me mundėsinė e njeriut qe pavetėdija e parandej. Afinititetet mbinatyrore tė cilat i posedojmė (gjė qė parapsikologet na e etiketojnė pa asnjė dyshim) na mundėsojnė tė parashohim disa situata tė ardhshme.
Mirėpo informacionin pėr ato ne e fusim nė rrafshin e pavetėdijes tonė.
Deri sa ta pėrjetojmė situatėn nė jetėn reale, atėherė neve ne fakt nxjerrim kėto informata nga pavetėdija. Disa tjerė arsyen pėr paraqitjen e kėtij fenomeni e kėrkojnė nė drejtim komplet tė kundėrt.

Sipas tyre, mendja jone ndonjėherė futet ne rrjetin e dimensionit kozmik tė panjohur. Nė ketė rrjet rruhet (bile edhe nė mėnyrė tė shkruar!) e vėrteta e plote pėr tė kaluarėn, tė tashmen dhe te ardhmen e botes. Ne momente te tilla mendja jone e lexon tė vėrtetėn pėr tė ardhmen, dhe se bashku me ketė i pėrjeton ngjarjet edhe nė realitet.

Disa tė tjerė, janė kategorik se fenomeni i kėtillė depėrton tek ne nėpėrmjet mėnyrės telepatike. Tjetėr njeri, i cili gjendet ne te njėjtin vend, nė tė njėjtėn kohe, me tė cilin jeni nė lidhje mendore, ua jep atė qe e shef dhe e dėgjon nė moment, disa sekonda pėrpara se ju vet ta shihni dhe dėgjoni.
Tė gjitha sqarimet pėr deja vu, janė pak sa te pabesueshme dhe te renda pėr t`i kuptuar, por ne fakt, e tille ėshtė dhe natyra e kėtij fenomeni, i pabesueshėm.

"Nqs truri ėshtė hapėsire e madhe nė tė cilėn pėr ēdo dite ruhen me mijėra fotografi te vogla tė ēdo ngjarjeje, ėshtė e mundshme nė tė ardhme nqs na ndodh ndonjė ngjarje e cila ka faktorė tė ngjashėm dhe tė pėrafėrt si ndonjė qė veē e kemi kaluar, truri i rrafshit tė pavetėdijes me ndihmėn e qelizave trunore te aktivizohet dhe te na jep njė imazh apo fotografi te plote cilėn neve veē e kemi te njohur dhe e ndjejmė se e kemi pėrjetuar dhe parė dikund mė parė".

Disa shkencėtare mendojnė se fenomeni Deja vu ėshtė e lidhur me anomalitė qe paraqiten gjate funksionimit normal te trurit. I quajnė gabime gjate njohjes.
Si vihet deri tek kėto gabime?

Kur ngjarja e pėrjetuar ne moment na duket e njohur, ne nė fakt nuk e kujtojmė atė, por njė ngjarje nga e kaluara qė ėshtė i pėrafėrt me ketė. Ndonjė element i situacionit tė tashėm aktivizon njė fare grushti ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume tė pėrafėrta me momentin qė pėrjetojmė.

Shkencėtare tė tjerė mendojnė se Deja vu-te janė anomali te perceptimit.
Sipas kėsaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i perceptojmė dhe si e paramendojmė realitetin e jashtėm. Problemi qėndron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trunore. Ata janė si dy lloje truri ne koke. Edhe pse funksionojnė simultanisht dhe janė tepėr te koordinuar, secila hemisfere nga ēdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate pre vete, te ndare.
Le te supozojmė se hemisfera A e pranon atė informate disa pjese te sekondės me parė se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet njė ndjenje e mjegullt e diēkaje tė njohur. Ose ndjenje, ketė veē e kam pa. Dhe me tė vėrtetė e kemi pa, pjese te sekondat me parė, nėpėrmjet hemisferės A.

Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 ėshtė edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.
Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet nė njė situate tė dhėne. Receptorėt tuaj dėgjojnė, shohin, ndjejnė dhe skadojnė informacion tė jashtėm. Por mendja juaj ėshtė ne Hėne apo mijėra kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.
C`ju ka ndodhur?
Thjeshte-vetėdija juaj ka ndaluar shėtitjen pėrreth Galaksise dhe ėshtė kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju ėshtė shfaqur nė tė kaluarėn. E keni ndjere sekondė mė parė, por vetėm me trup. Tashme, kur mendja ėshtė kthyer, e pėrjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini ketė.

Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs kėtu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikanalitiket.
Ne fakt, psikanalitiket kane sqarim te tyre pėr ketė fenomen dhe kjo serish ėshtė e lidhur me gabime gjate perceptimit.
Serish na duket se ngjarjet i kemi pėrjetuar me parė, por nė fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve tė ngjashme. Por ketė here-pėr shkak autocenzures se mendjes sonė. Pėr disa shkaqe, ajo shtyp memorien pėr ngjarjen e vjetėr, nė mėnyre qe nuk i lejon te del nė sipėrfaqen e vetėdijes sonė. Truri ynė i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut nė njė situate te ēuditshėm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.
Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmonė e pranishme ne deja vu.

1. Déją vécu - Tashme e jetuar ( diēka qė ke pėrjetuar)
2. Déją senti - Tashme e ndjere (diēka qė ke ndjere)
3. Déją visité - Tashme e vizituar (ndonjė vend qe ke vizituar mė parė)

Nga Psikolog Nosh Gjolaj.
__________________
Lumturia eshte si nje Flutur...!
Nese e ndjek nuk do te arrish kurre ta kapesh...!
Por nese ndalon per nje cast...!
Do te qendroje ne doren tende...!
BeniT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-08, 21:18   #2
Administrator
 
Avatari i BeniT
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne FOruMIn VIrtUAl
Seksi: Mashkull
Postime: 376
Rrespekti: 25 BeniT has a spectacular aura aboutBeniT has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek BeniT
Gabim

Dukuria pėrkatėsisht fenomeni “deja vu”, sot po zgjon mjaft interes jo vetėm te shkenca por edhe te njerėzit e thjeshtė, por fat te keq po pėrdore me vend dhe pa vend. Nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē gjėrat qė disa njerėz i pėrjetojnė vendet, gjėrat pėrpara se do t’i vizitojnė, pėrkatėsisht ata ēfarė do t’i ndodhin, si pėr shembull: “o njeri i Zotit, unė isha kėtu pėrpara, unė kam biseduar me juve etj.” Edhe pse ende nuk ka qenė as nuk ka biseduar me personi qė po thotė se ka biseduar me tė.
“Deja ju” sipas disave mund tė jetė njė dukuri normale, ndoshta i hareshėm, si dhuratė e Zoti, qė nuk ėshtė e nxitur nėpėr mes magjisė, as me ndonjė pijeve stimuluese qofshin tė drogave tė llojllojshme qofshin medikamenteve apo pijeve alkoolike, ose prapė as nga ngarkesat psikike, por thjesht njė dukuri e mrekullueshėm.
Por mė pak ėshtė e njohur rezultatet e arritura nga hulumtuesit e kėtij fenomenit. Por rezultat e fundit flasin pėr katėr (4) lloje “deja vu”: deja vu: “e parė para se ka ndodh” “ e pėrjetuar para pėrjetimit”(deja vecu),” e ndjenė para se e ka ndje”(deja senti), “ e vizituar par vizitės”(deja vizite” dhe “ndijimi para ndijimit, pėrgjimi para pėrgjimit, e njohur para njohjes” (deja entendi).

Deja vecu (e pėrjetuar para pėrjetimit)

Po thuajse tė gjithėve neve na ka ndodhur ndonjėherė por jo shpesh por e sigurt kur pėrjetojmė diēka qė e kemi pėrjetuar nė njė moment, flasim apo veprojmė, tė cilin e kemi fol pėrpara apo vepruar pėrpara se e po ndodhė nė kėtė moment. Ndoshta dikur, ndoshta dje, ndoshta para 100 viteve. Pėr tė qenė magjia e plotė, pikėrisht e dimė se ēfarė do tė ndodhin nė vijim. Krejt ėshtė e qartė, e njohur dhe e pėrjetuar: personat, fytyra, gjėrat, mjedisi etj. Tė gjitha janė nėn kontrollin tonė, jashtė kohet, edhe pse pėrkohshėm por e pėrsosur!
Shumica kėtė sensacion e identifikon si “deja vu”, duke mos gjetur arsyen pėr tė hyrė nė detaje. Informata zyrtare nga intervistat e shumta, ku tregojnė se njė e treta e njerėzve qė jetojnė nė kėtė planet, i kanė pėrjetuar kėtė fenomen.
Nė ēfarė ėshtė magjia e kėsaj dukurie? Kur jeni nė mesin e mrekullueshėm filmit tė jetės, jeni i vetėdijshėm , se ata qė ishte pėrpara edhe do jetė ashtu – ato qėndrojnė nė bibliotekėn e juaj tė kujtesės. Gjithēka ata qė ishte pėrpara ka njė aromė ndaj tė TASHMES qė po ndodh. Kurse njerėzit skeptik do t’iu thonė, “ato gjėra nuk tė kanė ndodhur ty, por diēka tė tillė e ke parė nė televizor”; “ke nevojė pėr njė pushim”, ose “ke fjet keq ditėt e fundit”, “pakėsoji alkoolin” etj.
Zakonisht hulumtimet flasin pėr kėtė fenomen qė e pėrjetojnė mė sė shumtit grupmosha nga 15 deri mė 25 vjeēare. Pėrvojat janė tė ndėrlidhura me ngjarjet banale, por kėto mbeten nė kujtesė pėr njė kohė ma tė gjatė. Deja vecu jo vetėm nuk pėrmban tė pamit por habitemi hollėsisė pėr gjėrat e njohura. Zakonisht kjo dukuri i shpreh pėrshkrimin intensiv dhe lajmėrohet si pjesė e kujtesė sė ngarkuar.

Deja senti (e ndjenė para se e ka ndje)

Po ashtu edhe kėtu e kemi tė njėjtėn ambalazh por materialin tjetėr, do t’iu thonė cinikėt. Te dukuria “deja senti” praktikisht ndodh e njėjta gjė, por vetėm nė rrafshin emocional, pa ato gjėra qė na rrethojnė. Por ne ndjejmė para se e ndjejmė qofshin ato interno, qofshin ato tė brendshme qofshin apo intime.
Kėtė sensacionet janė tė “rrezikshėm” kur ėshtė nė pyetje raporti nė mes gjinive. Takimi me personi tė gjinisė tjetėr sipas psikologėve mund tė jetė shumė i rrezikshėm qė mund t’i shkatėrrojnė ēiftet martesore sa do tė jenė ato tė forta, pėrndryshe kėtij fenomenit ja pėrshkruajnė “pėrjetimet mistike”.
Ekspertėt qė mundohen pėr t’i reduktuar kėto dukuri nė arsyen e “mendjes sė shėndosh”, pohojnė se ky fenomen shpesh lajmėrohet te pacientit tė cilėt vuajnė nga epilepsia. Nė ēdo rast dallimi nė mes normales dhe sėmundje ėshtė nė “rrafshin mental”, dhe nuk ka tė bėjė me profetizimin apo largpamėsinė, sa i pėrket lėvizjeve apo mimikės zėrit, mendimit, dhe gjendjet e tilla janė nė kundėrshtim me “deja senti” dhe radhė mbetet nė kujtesė. Sė paku deri te pėrjetimin tjetėr.
Me fjalė tjera ėshtė fjala pėr pėrjetimet mentale dhe nuk ka ndonjė njohuri apo sjellje tė pėrparshme. Sipas ndodhive ato mbeten nė kujtesėn e njeriut, qė e pėrjeton.
Kjo dukuri lajmėrohet si e thamė mė lartė tek pacientit qė vuajnė nga epilepsia. Njė prej pacienteve flet, se si i lajmėrohet deja senti, edhe ata gjithherė, kur dėgjon zėrin e personit tjetėr ose kur ai e thotė mendimin e vetė ose prapė kur lexon nga ndonjė libėr i krijohen pėrfytyrimet e zėrave.
Nė kėto situata jo normale zakonisht mishėrohet fraza siē ėshtė: “po, vėrtetė, qarta..” pas njė momentit i kujtohet se nuk ka qenė ndonjė fjalė as mendimet qė ishin tė dallueshėm nga kujtesa. Por i kujtohen pėrfytyrimet e ngjashėm nė mes atyre qė ndjenė nė gjendje jo normale.

Deja visite (vizituar par vizitės)
Fakti se shumė ma radhė na ndodh pėr ta ndje se si gjendemi nė ndonjė vend, banesė, shtėpi apo gjetiu edhe pse realisht nė kėtė jetė nuk kemi qenė ndonjėherė.
Karl Gustav Jung shkruan mbi sinkronizimin “deja vizite” qė e dallon nga “deja senti”, ashtu lexuesit i pyet : “po qe se objektin ku e ke vizituar” a e ke vizituar realisht ndonjė herė tjetėr, ose diēka tė ngjashėm, ose diēka identike”, nga kjo del mendimi pėr ndonjė “mrekulli” ose prape personi pėrkatėsisht konteksti i pėrgjithshėm, nė tė cilin gjendemi nė momentin e caktuar, qė na imponohet iluzioni, qė kemi qenė aty pėrpara se jemi qenė, edhe pse nuk na kujtohen as kurė, as me kė kemi qene, dhe me ēfarė arsyeje ishim atje.
Si e shpjegojnė kėtė fenomen? Shkolla skeptike pėrkatėsisht racionalizmit japin mendimin e vet, se “pacientėt qė vuajnė nga ky fenomen” rrezaton ato ēfarė ka lexuar pėr atė vend, ashtu i bėhet se atė vend edhe e ka vizituar. Madje skeptikėt edhe i quajnė njerėzit e tillė “tė devotshmit utilitar”: ndoshta pėr pėrvojat e tilla ėshtė pėrgjegjėse reinkarnimi (rishtas tė lindesh, tė mishėrohesh rishtas, sipas besimit budist shpėrngulja e shpirtit) . Ndoshta ėshtė i fokusuar versioni i kultit: nė pyetjet qe janė projeksionet astrale, dikur e kini lėshuar trupin e juaj, kini bredhė nėpėr kėtė vend, kurse tani jeni tė pranishėm realisht, ashtu ju pėrzihen regjistrimet tė “mbi unit” me pamjen e tashme aktuale.
Po qe se dėshirojmė vėrtetė tė konstatojmė, pėr ēfarė fenomenit ėshtė fjala, ėshtė thelbėsore tė konstatojmė burimin e ndjenjave. Deja vecu ėshtė shumė e varur nga lajmėrimi i momentit dhe procesit. Kurse deja viste ėshtė ndėrlidhur me gjeografinė dhe raporte ndaj mjedisit.

Deja entendi (ndijimi para ndijimit, pėrgjimi para pėrgjimit, e njohur para njohjes)

Simptomat e kėtij fenomenit janė tė pėrafėrta tė pamit nė kuptimin e gjerė, kurse nė kuptimin e ngushtė tė pėrjetuarit. Gjithēka ėshtė e njėjtė por kjo dukuri zhvillohet nė rrafshin e veshit. Fjala vjen, dėgjoni njė fjali, ju e keni dėgjuar pėrpara se t’iu thonė bashkėbiseduesi, po ashtu individi i tillė flet dhe i dėgjon zėrat, si jehojnė nėpėr korridoret tė kaluarės, dhe nė tė njėjtėn kohė, e dini se do ta dėgjoni nė tė ardhmen pėrkatėsisht hapave tė mrekullueshme ku aparati i ndijimi, i trurit me tė papritmas ju braktisė.
Tek kjo dukuri, ēfarė ėshtė interesanten, njeriu ka iluzion ose ndoshta nė mėnyrė iluzione nuk ėshtė mė ai, por ėshtė njė korrent i jo i pėrditshėm “ nga sot deri dje dhe mbrapa” mund lehtė tė kontrollohet dhe me orvatje tė vogėl e vazhdon se si ėshtė rasti me pėrjetimin e pamit. Krijohet njė pėrshtypje se personi ka fuqi t’i lėshohet “unit tė kaluarės”, nė vijėn verbale qė ėshtė sikurse ndonjė vizatim ose siē janė fletorja e notave muzikore qė e kanė shkarravitė muzikant, prej faqet nė faqe, dhe tani vetėm i ndjek instruksionin e notave. Kryesisht ėshtė para dispozicioni qė ėshtė dėgjuar dhe e vazhdon nė mėnyrė identike, ashtu siē dėshironi ta vazhdoni kėtė muzikė.

Deja vu-ja hipotetike


Nė udhėtimin e juaj tė parin nė Alaskėn e izoluar dhe jeni tė ftuar nė njė familje eskimeze. Nė moment kur hyni brenda, papritmas ndjeni se ēdo gjė e dini ku gjendet. Edhe mė tepėr, shumė mirė i njihni gjerat e veēanta, kėmbėt e lososit qė pėrherė e par i shihni.
E frikshme dhe e hareshėm nė njėjtin moment. Habiteni, se ju jeni nė “shtėpi”, dhe njėherė kėtu jeni pėr herėn e parė. Shtėpiza eskimezė nuk ishte e njohur pėr ju, dhe tėrė kohėn ju kaplon ndjenjat se ju keni qenė kėtu pėrpara, gjithēka ėshtė e njohura. Nuk dini se ēfarė ju pre dhoma tjetėr pa me hy nė tė.
__________________
Lumturia eshte si nje Flutur...!
Nese e ndjek nuk do te arrish kurre ta kapesh...!
Por nese ndalon per nje cast...!
Do te qendroje ne doren tende...!
BeniT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-08, 21:21   #3
Administrator
 
Avatari i BeniT
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne FOruMIn VIrtUAl
Seksi: Mashkull
Postime: 376
Rrespekti: 25 BeniT has a spectacular aura aboutBeniT has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek BeniT
Gabim Ēfarė thotė shkenca per deja vu?

Deja vu-ja e vėrtetė

Pėr njė deja vu tė vėrtetė, duhet kjo pėrvojė tė dallohet nga kujtesa e harruar.
Zakonisht fjala ėshtė pėr diēka qė na befason, diēka e veēantė. Kėtė shprehje e shpiki hulumtuesi Francez Emile Boirac, qė do tė thotė e parė par se u pa.

Pėrvojat e deja vu-sė i shoqėrojnė:


- Ndjenjat se diēka ėshtė e njohur dhe pse ėshtė misteriozen, e frikshėm, e habitshėm dhe diēka jo e pėrditshėm.
- Rreth 70% njerėzve e pėrjeton deja vu.
Pėrqindja e lartė nuk do tė thotė se vėrtetė kaq njerėz e pėrjetojnė kėtė fenomen, por nganjėherė i ngatėrrojnė me largpamėsin, parandjenjat, intuitėn, ėndrrat. Nė tė vėrtetė deja vu ėshtė njė fenomen i radhė, qė pėr kėtė fushė ende nuk kemi argumentet shkencore, sepse ėshtė shumė vėshtirė tė analizohen nė pėr laboratoriume dhe tė vėzhgohen. Kohėt e fundit hulumtuesit konstatojnė fuqia e kėtij fenomenit mund tė hulumtohet nėpėr mes hipnozės.

Ēfarė thotė shkenca
Kohėt e fundit janė bėrė mjaft hulumtime psikologjike lidhur me kėtė fenomen. Deja vu nuk ėshtė pjesė e pėrbėrėse profetizmit as parandjenjave por ėshtė fjala pėr anomalin e kujtesė. Qė lėnė pėrkatėsisht jep mbresa e njė pėrvojės, qė e kemi rikujtuar nė kujtesėn tonė, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė.
Fakti ėshtė, nė rastet e shumta jep ndjesi, se diēka kemi kujtuar, nganjėherė mjaft tė furishėm, por asnjėherė nuk mund ta kujtojmė ku dhe nė vend e kemi pėrjetuar si dhe ndjemė. Pas pak kohet “subjekti mund tė lėrė ndjenjat e shqetėsimit duke pėrjetuar deja vu-nė, kurse hollėsirat dhe rrethanat nuk mund t’i kujtojnė.
Mund tė jetė si pasojė e gėrshetimit dy sistemeve neurologė: ai qė ėshtė pėrgjegjės pėr kujtesėn e aftat shkurtėr (gjėrat ndodhin nė tashmen) dhe sistemi tjetėr qė ėshtė pėrgjegjės pėr kujtesėn e afatgjatė (qė gjėrat kanė ndodhur nė tė kaluarėn).

Lidhshmėria me skizofreninė

Eshtė konstatuar nė mėnyrė klinike se ka njė lidhshmėri e pėrjetimeve deja vu –sė dhe ngarkesave pėrkatėsisht ērregullimeve e skizofrenisė dhe anksiozitetit, po qe dikush vuan nga kėto dy ērregullimet, shpeshherė lajmėron ndjenjat e deja vu.
Lidhjen mė tė madhe ėshtė konstatuar te pacientit, tė cilėt vuajnė nga epilepsia. Ashtu disa shkencėtar e parashikojnė se pėrvojat e deja vu-sė ka mundėsi qė tė jenė ērregullime neurologjike, qė krijohen nga pėrpunimin e ērregulluar tė sinjaleve elektrike nė trurin e njeriut. Supozojnė se deja vu tek pacientit qė vuajnė nga epilepsia e lehtė qė krijohet nga ngarkesa e tepėrta tė shqetėsimeve qė dalin nga kujtesa.

Farmakologjia: kundra gripit deri te deja vu

Po qe se individi merr disa lloj ilaēeve, ka mundėsi, tek disa konsumues te medikamenteve tė lajmėrohet fenomeni deja vu. Pasojat e disa ilaēeve (medikamenteve) nė kombinimin me medikamentet tjera japin ndjenjat e pėrjetimet te deja vu-s. Pėr arsye tė reaksioni dopamimės nė medikamentin Taiminenės dhe Jaaskelainės supozojnė se ndikon nė shfaqen e deja vu-sė si pasojė reaksionit tė hiperdopaminės nė pjesėn e trurit te konsumuesit. Disa pacient qė i marrin kėto medikamente kundra gripit edhe tek ata shfaqet ky fenomen i deja vu-sė.

Mos ėshtė shkaktarė kujtesa?
Pėr ta pėrshkruar anomalitė e kujtesės duhet patur njė klasifikim pėr kujtesėn normale. Ekzistojnė disa skema, por nė praktikėn klinike mė e dobishme ėshtė skema e kujtesės qė ndahet nė tre lloje “depo” magazinash.
1. Depot sendore, marrin informacion nga organet sendore dhe e ruajnė atė pėr njė periudhė tė shkurtėr (rreth 0,5 sekonda) deri sa tė pėrpunohet.
2. Depot e kujtesės afatshkurtėr, ruajnė informacionin pėr njė periudhė mė tė gjatė (rreth 15-20 sekonda). Informacioni ruhet pėr njė periudhė tė gjatė prej provash tė pėrsėritura, p.sh. kur njė numėr telefoni ende i pa familjarizuar pėrsėritet me mend deri sa tė arrish tek telefoni.
3. Depoja e tretė, ėshtė kujtesa afat-gjatė: ajo merr informacion tė zgjedhur pėr magazinim mė permanent dhe ka kapacitet shumė mė tė madh se dy tė tjerat. Informacioni magazinohet nė pėrputhje me karakteristika tė tilla si kuptimi apo tingulli i fjalėve. Gjendja e humorit nė kohėn e magazinimit ėshtė e rėndėsishme: kujtimet e magazinuara, kur personi ėshtė i helmuar, rikujtohen mė me lehtėsi nė gjendje mendore tė pikėlluara. Nė lidhje me kujtesėn afat-gjatė duhet bėrė dy dallime tė vlefshme. E para ėshtė ndėrmjet kujtesės pėr ngjarjet (kujtesa episodike) dhe kujtesa pėr gjuhė dhe dijet (kujtesa semantike). E dyta ėshtė ndėrmjet njohjes se njė materiali qė prezantohet dhe rikujtim pa kėtė prezantim kjo e fundit ėshtė mė e vėshtirė.

Nė paraqitjen e anomalive tė kujtesės pėrshkruhen disa terma teknike, dhe ja disa prej tyre:
• Amnezia anterograde, shfaqet pas njė periudhė pavetėdije. Ėshtė dėmtim i kujtesės, pėr ngjarje qė kanė ndodhur ndėrmjet periudhės sė fundit tė pavetėdijes sė plotė dhe restaurimit tė vetėdijes sė plotė.
• Amenesia retrograde, ėshtė humbja e kujtesės pėr ngjarje qė kanė ndodhur pėrpara fillimit tė pavetėdijes. Njė amnezi e tillė ndodh pas dėmtimit tė kokės ose terapisė elektrokonvulsive.
• Konfabulacioni ėshtė kallėzim i “kujtimeve” pėr ngjarje qė nuk kanė ndodhur nė periudhėn qė bėhet fjalė. Kjo ndodh nė disa pacientė me ērregullime tė rėnda tė kujtesės recente.
• Jamais vu, ėshtė dėshtim pėr tė njohur ngjarjet qė kanė ndodhur mė parė, ndėrsa deja vu, ėshtė njohja e ngjarjeve si familjare, kur ato nuk kanė ndodhur asnjėherė. Tė dy anomalitė mund tė takohen nė ērregullimin neurologjike.
Ngjashmėria nė mes stimujve deja vu dhe subjektit real, kurse tjetri shkon pas kujtesės, mund tė ēojė deri te sensacioni. Ashtu janė munduar shkencėtar ta shpjegojnė deja vu me hipnozėn, por shpeshherė nuk kanė patur suksese.

Teoria neurologjike

Deja vu e shpjegojnė si pasoj e ērregullimit neurologjike qė nuk pėrputhet me kohėn. Pėr arsyet tė defektit tė kohės truri e kupton, se ka marrė njė stimul pėr herėn e dytė, ēka nė tė vėrtetė ishte pėrjetimi i njėjtės ndjenė por pakėz me burimi me te larg.

Parapsikologjia

Po ashtu disa e ndėrlidhin deja vu edhe me parandjenjėn, largpamėsinė si dhe me ndjenjat jo normale pėr ta kuptuar, gjithashtu ėshtė shenjė e fuqive shpirtėrore si dhe aftėsisė e njė popullatės njerėzore. Deja vu e ndėrlidhin edhe me profetizmin, parashikimin dhe me kujtimet nga jeta e kaluam.

Ėndrra si burim i deja vu-sė

A ju ka ndodh ndonjėherė nė situatė qė do tė dini se ēfarė do tė ndodhin? Kur kini arrit nė njė vend pėr herėn e parė, juve ju duket se gjithēka ėshtė e njohur, kjo ėshtė ajo fuqia e ėndrrave?
Disa mendojnė se deja vu nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē kujtimet nga bota e ėndrrave. Zakonisht nuk i kujtojmė shumicėn e ėndrrave, vetėm na mesin nė kujtesė disa detaje tė vogla. Kėto detaje mund tė ruhen nė kujtesėn e njeriut dhe i shmanget kujtesės aftat shkurtėr. Nė kėtė mėnyrė ndoshta mund tė shpjegohet fenomeni deja vu , kujtesa nga ėndrrat qė i kemi parė mė herėt me ato elementet qė na kujtohen nė momentin e zgjuarit nga gjumi.
__________________
Lumturia eshte si nje Flutur...!
Nese e ndjek nuk do te arrish kurre ta kapesh...!
Por nese ndalon per nje cast...!
Do te qendroje ne doren tende...!
BeniT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-08, 22:41   #4
•.ø(Æ`'•.øLOVE•'“Æ)ø.•
 
Avatari i ida angel
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ne boten e cudirave
Seksi: Femer
Mosha: 23
Postime: 903
Rrespekti: 7 ida angel is just really niceida angel is just really niceida angel is just really niceida angel is just really nice
Gabim

eshte vertet e habitshme ''fenomeni i deja vu'' !! mua me ka ndodh shume here kjo gje dhe me vjen cudi sepse eshte e vetmja gje qe eshte e veshtir te shpjegohet saktesisht se c'fare eshte.
__________________
EndrRą Ime s'MbeteT EnderR...
ida angel nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON


Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual

Style vBulletin réalisé par: VbSkins-Shop.Com
copyright 2007-2008 © VbSkins-Shop.Com