![]() |
|
|
#1 | ||
|
baby called jetlina
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 211
Rrespekti: 6
![]() ![]() ![]() ![]() |
Lumturia eshte sipas meje i ngjan shkronjes "U" e cila peson ngritje dhe urlje sipas rrethanave qe ne ndodhemi.
Ndodh kur ne urrojme njerezit "qofsh i lumtur", cka kuptojme me me kete fjale, cka na ben te ndjejme? Jemi te lumtur atehere kur ne arrijme ate cka te tjeret nuk e kane, apo kur arrijme te behemi si dikush tjeter? Pres perkufizimet tuaja! |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Essenza
Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: cittą delle meraviglie..
Postime: 512
Rrespekti: 4
![]() ![]() |
Lumturine arrine ta kesh athere kur falenderon Zotin per ate qe ke, dhe jo per ate qe s'ke..Kur je i krenar per aty ku ke arrite, dhe jo per aty ku s'ke arrite..
Njeriu asnjehere nuk eshte i lumtur, ndoshta gjitha i kemi te plotesuara, por serisht ka dicka qe na vret nga brenda dhe s'na lejone lumturine e plote. Gjithmone deshirojme dicka me shume; eshte sikur te jesh femij, kerkon prinderit si dhurate nje top, kur ke topin, do dicka tjeter, dhe vazhdon te kerkosh dhuraten tjeter.. etj etj. E njejta vlen per lumturine, je i lumtur per dicka, por kerkon serisht dhe gjithmone nje lumturi tjeter..
__________________
Zonje eshte ajo femer e cila ben qe me sjelljen e saj meshkujt te sillen si zoterinj! ![]() |
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,967
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Lumturia per mua eshte ndjesia supreme e te qenit unik..............e te qenit i paarritshem ne ate qe je/ke apo ben.........sdi si ta perkufizoj ndryshe.mendoj se njeriu ndjehet i lumtur...........kur ne mendje nuk i shkon asnje gje e keqe per ate moment......
askush s'eshte perhere i lumtur fatkeqsisht ![]()
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Anėtar i Respektuar
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Postime: 1,868
Rrespekti: 12
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Njerez, mos pyesni veten a jeni te lumtur,bejeni dhe qe nga ai cast ju do te rreshtni se qeni i tille.
__________________
Nje dashuri e humb nje tjeter te humbur gjej Zhgenjime korr e prap dashuri mbjell
|
||
|
|
|
|
|
#6 | ||
|
Thpilt
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Brussel
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,630
Rrespekti: 10
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Lumturia eshte gjetja e kenaqesise ne gjerat e vogla te perditshme te jetes.
I/e lumtur eshte ai/ajo qe do (dashuron) ne cdo moment. "Lumturia eshte krijuar nga trishtimi i evituar." ![]()
__________________
Zoti nuk sheh ne fytyrat tuaja, por ne zemrat tuaja...
|
||
|
|
|
|
|
#7 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,511
Rrespekti: 20
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Sekretet e lumturisė
Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėr- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore,nuk mund tė arrijė kurrfarė rezultatesh? Pse dikujt i shkon pėrdore tė shėrohet nga tė ashtuquajturat sėmundje tė PASHĖSHRUESHME e dikush, pa asnjė sėmundje, ėshtė i sėmurė? Pse disa femra jetojnė pėr mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnė nė mjerim? Pse... Thuhet: njeriu i ka njė milion probleme. Jo. Njeriu ėshtė krijuesi i problemeve tė veta, prandaj, ndihmoje njeriun tė qendėrzohet problemet shuhen e tejkalohen. Moti ėshtė thėnė se: 1). Nuk ka jetė pa VUAJTJE 2). Nuk ka vuajtje pa SHKAK 3). Nuk ka shkak qė nuk mund tė TEJKALOHET. Pse nuk ka jetė pa vuajtje dhe cilėt janė shkaktarėt e vuajtjes? Tė gjitha ligjet e natyrės punojnė pėr tė mirėn e njeriut, vetėm njeriu punon kundėr vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton tė drejtėn tė jetojė i shėndetshėm, shumė i pasur, i hareshėm dhe shumė i lumtur. Kėto janė gjendje normale. Ndėrkaq, sėmundja, varfėria, mėrzia dhe mjerimi janė gjendje abnormale, SĖMUNDJE MENTALE, qė ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thėnė: do tė vijė dita kur edhe sėmundja do tė jetė turp, sepse tė gjitha sėmundjet bazėn e kanė nė mendimet negative). Tė gjitha librat e vjetra tė besimeve fetare thonė: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tėnde. Pse? Sepse Zoti - (menēuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrės thoni qysh tė doni) - njeriut ia ka dhėnė TĖ GJITHA, pra, ia ka dhėnė tė drejtėn tė zgjedh e tė merr ēka tė dojė dhe sa tė dojė nga jeta e vet! Tė gjitha krijesat tė tjera nė planetin tokė e kanė skicėn gjenetike, janė esenca tė fikėsuara janė tė detyruara ta ndjekin vetėm skicė gjenetike dhe asgjė tjetėr nuk mund tė ndryshojnė: zogu duhet tė jetė vetėm zog; lulja vetėm lule; peshku vetėm peshk; molla vetėm mollė dhe asgjė tjetėr. Njeriu e ka LIRINĖ e madhe dhuratė hyjnore: prej SHĖMTIE deri nė SHĖNJTRI. Nė pėlhurėn e bardhė tė jetės, me dėshirėn tėnde, me dorėn tėnde, mund ta shkruash fjalėn MJERIM dhe tėrė jetėn do ta kesh tė mjerė dhe, poashtu, nė pėlhurėn e bardhė, me dorėn tėnde, me dėshirėn tėnde, mund ta shkruash fjalėn LUMTURI dhe tėrė jetėn do ta kesh tė lumtur. Kjo ėshtė dhurata mė e shtrenjtė e hyjnores pėr njeriun qė, njeriu i gjorė, nuk DI ta pėrdorė. Prandaj nuk ka jetė pa vuajtje, sepse nė njeriun gjenden shkaktarėt e vuajtjes.
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#8 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 5,967
Rrespekti: 23
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Kerkimi i lumturise eshte po aq i vjeter sa njerezimi. Poete, filozofe dhe teologe kane vare mendjen prej shekujsh per te percaktuar cfare eshte lumturia. Tani shkenca eshte perqendruar ne te dhe eshte duke kerkuar pergjigje per pyetjet: Cfare eshte lumturia? A matet ajo? A eshte dicka e mesueshme aftesia per te qene i lumtur?
Studimet moderne nuk e percaktojne lumturine si nje cast euforik qe kalon shpejt. Per to lumturia eshte me shume nje jete e mbushur. Dhe kjo nuk eshte ceshtje talenti. Strategji si meditimi, mirenjohje per ate cka ke arritur, te mesosh te falesh, te vendosesh synime te arritshme, marrja e jetes me optimizem, te gjitha keto mesohen dhe kontribuojne ne te ndjerin i lumtur. Studime sistematike per gjendje shpirterore pozitive jane duke u bere prej dhjete vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shenuar nje moment kthese. Sepse tradicionalisht psikologet merren me anet e pakendshme te jetes, si neuroza, frika dhe depresioni. Mihaly Csikszentmihalyi, i cili ka nxjerre koncepton "flow", te perfshirjes totale ne nje aktivitet, shpjegon pse eshte popullore psikologjia pozitive: "Ekziston nje lloj urie, nevoje per t'u marre me anet e bukura te jetes. Jo vetem diskutim gjithe kohen se si sherohen neurozat, se si menjanohen burnout ose se si ulet stresi. Keto gjera jane pa dyshim te rendesishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjen se jeta eshte e rendesishme". Shume studime per lumturine botohen ne "Journal of Happiness Studies". Kjo reviste botohet nga "World Database of Happiness". Kjo eshte nje banke te dhenash mbi lumturine i cili ndodhet ne Institutin e sociologjise ne Universitetin Erasmus ne Roterdam. Ruut Veenhoven e krijoi ate ne vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet ne Universitetin Erasmus: "Koleget ishin skeptike, por ketu kushdo mund te beje cfare te doje. Vetem se nuk merr ndihme financiare, por kohen mund ta shfrytezosh ne ate menyre qe te thuash se keshtu eshte mire. Kurse tani ata thone se, po vertet qe ka dicka ne kete mes". "Si e gjeta lumturine" Tal Ben-Shahar ka studiuar Filozofi dhe u specializua ne kerkimin e lumturise. Me kete ai jo vetem qe lumturoi veten e vet, por edhe shume nga studentet e tij. Leksionet e tij jane me te preferuarat ne Harvard. "Heren e pare qe mbajta leksione erdhen vetem tete studente. Dy u larguan, pra ne fund mbeten vetem gjashte. Vitin tjeter erdhen papritur 300 studente. Dhe ne vitin e trete 900 te tjere. Leksionet u bene shume te preferuara sepse studentet i tregonin shokeve se ata e gjeten lumturine", pohon Shahar. Ai tregon dhe si e gjeti rrugen drejt lumturise. Fillimisht pranon se ajo cka perfundoi ne sallen e leksionit ne Universitetin e Harvardit, filloi me shume stres ne nje gare tenisi. "Une mendoja se nese do e fitoja garen ose kampionatin atehere do te isha i lumtur. Sa here qe fitoja, vertet qe lumturohesha. Por kjo nuk zgjaste me shume se dy dite, ose nje jave. Pastaj bija serish ne lojen e meparshme midis lumturise dhe trishtimit. Ne fund m'u be e qarte se dicka qe vjen nga jashte ose nuk ndikon fare ose te lumturon perkohesisht". Ku gjenden me te lumturit e botes Banka e te dhenave te lumturise eshte nje arkiv per te dhena empirike. Ketu gjenden edhe krahasimet midis vendeve te ndryshme. Por ne cilin vend te botes jetojne njerezit me te lumtur? Vendi i pare eshte Danimarka, e pasuar nga Austria dhe Zvicra. Disa rezultate studiuesi Ruut Veenhoven nuk mund t'i shpjegoje, per shembull qe femijet i demton lumturia individuale. Ose qe per shembull disa ndikime te ndjenja e lumturise nuk mund te maten. "Kualiteti i kultures ne nje vend. Ka vende qe zoterojne artin e te jetuarit, per shembull dicka si ajo e amerikano latineve. Kualiteti i poezise, letersise, kjo nuk mund te matet me shifra prandaj nuk mund te llogaritet as efekti i tyre". A jam e lumtur? Pyesni tim shoq Psikologu amerikan Ed Diener nga Unioversiteti i Illinois, ka pyetur njerez nga kultura te ndryshme se si e ndiejne ata lumturine. Ai ka qene ne shume vende, qe nga Massai ne Kenia deri ne banoret e lagjeve te varfra te Kalktutes. Dr. Diener ka arritur ne perfundimin se ajo lumturia varet edhe nga kultura perkatese dhe nga shoqeria. "Djali im pyeti nje grua ne Indi. Per pyetjen e tij te pare se a eshte e lumtur, ajo u pergjigj: "Burri im e di. Ai mund t`ju thote nese jam une e lumtur apo jo". Shkencetari thekson se "per veshet tane dicka e tille eshte e pazakonte" dhe vijon te citoje: "Pastaj djali im e pyeti per ndjenjen e vleresimit te vetvetes, a e vlereson ajo ate. Ne perendim dicka e tille eshte shume e rendesishme. Por ajo tha: "Per mua kjo eshte nje gje dytesore. Une mund te gatuaj dhe te bej gjerat qe ben nje shtepiake. Per mua eshte e rendesishme se si i kane punet djemte e mi". Ēfare kuptojme me lumturi Por ndryshimet kulturore vene edhe me tej. Studiuesit e Universitetit Standford ne Kaliforni te Shteteve te Bashkuara, shtrojne pyetjen, nese njerez nga kultura te ndryshme thone se jane te lumtur, a ndjejne ata te gje ose dicka te krahasueshme? Rezultati i papritur eshte se amerikanet dhe evropianoperendimoret kuptojne me lumturi nje gjendje te animuar dhe ngacmuese. Kurse kinezet kuptojne me te nje gjendje te qete, paqesore dhe krejt te c'tensionuar te shpirtit. Yllpress
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|