 |
20-07-08, 20:07
|
#1
|
|
Anėtar i Respektuar
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Postime: 1,899
|
Stresi (si ta shmangim ate)
|
|
Stresi behet shkak per prishjen e ekuilibrit te jetes tone. Po si ta shmangim ate me qellim qe jeta jone te shkoje se me mire. Ndqi me kujdes gjashte hapat e meposhtem per te dale nga gjendja ku keni rene.
1. Zgjidh nje diete fikse, pra ushqimin qe ty te pelqen ta hash, pa prishur regjimin e te ngrenit, ne kete menyre do te arrini te gjeni hamonine midis trupit dhe deshirave tuaja.
2. Respekto oraret e takimeve personale apo ato qe kane lidhje direkte me punen. Asnjehere mos neglizho orarin e pushimit, vetem ne kete menyre do te jeni i fresket per oret ne vijim.
3. Pasioni juaj per futbollin apo televizionin duhet te jete gjithnje ne linje te pare. Mos mendoni se puna ka rendesi maksimale. Shpesh edhe deshirat per tu zbavitur luajne rol te rendesishem ne humorin tone.
4. Munduho te jesh gjithnje i qete: Trafiku apo zenkat ne pune konsiderohen rutine dhe ato nuk mund te jene nje shqetesim i pashmangshem per ju. Perpiquni te ndani kohen ne menyre perfekte.
5. Nje terapi e vogel me miqte do te ishte ideale per te zbrazur stresin e dites. Mos ngurro te besh thashetheme apo te flasesh me miqte per problemet e tua apo gjithcka qe te ka zene syri gjate dites tende.
6. Hapi i fundit, qe konsiderohet edhe finali, eshte matja e grades ku ka arritur stresi juaj. Nese te gjitha keto qe thame nuk sjellin jeten tuaj ne vijen e duhur, drejtohuni tek nje psikoterapist.
__________________
Nje dashuri e humb
nje tjeter te humbur gjej
Zhgenjime korr
e prap dashuri mbjell
|
|
|
02-10-08, 18:01
|
#2
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
Kėshilla pėr tė shmangur stresin nė punė
|
|
Fillimi i javės mund t'iu gjejė tė lodhur e tė stresuar. Ideja qė do tė riktheheni mes rrėmujės sė zyrės, zhurmave dhe urdhrave, ju bėn qė tė mbuloheni dhe tė mos dėshironi asgjė mė shumė se ngrohtėsinė e shtratit tuaj. E rėndėsishme ėshtė qė tė shmangni stresin dhe tė ndiqni disa kėshilla tė ekspertėve. Rregulli kryesor ėshtė tė evitoni parregullsinė nė tavolinėn tuaj tė punės. E dobishme do tė ishte tė kishit gjithmonė diēka tė kuqe, ngjyrė e energjisė. Sė dyti ėshtė mirė qė tė shkėputeni ēdo njė orė pesė minuta nga puna. Kjo do t'ju ndihmojė qė tė rinisni gjithēka me mė shumė energji. Ndiqni disa rregulla shumė tė thjeshta pėr tė luftuar atė qė ekspertėt kanė filluar ta klasifikojnė si njė sindromė tė vėrtetė. Dhe shfaqja e stresit mund tė sjellė edhe probleme tė tjera shėndetėsore dhe psikologjike.
Simptomat dhe shkaktarėt
Simptomat janė disa duke filluar nga dhimbja e kokės, dhimbja e mesit, nė lodhje kronike dhe pėr shumicėn vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarėt janė tė shumtė, duke filluar qė nga gjendja psikologjike, punė e rėndė deri te marrėdhėniet e tendosura me kolegėt. Ekspertėt japin disa kėshilla.
1- Kujdesuni pėr zyrėn apo pėr vendin e punės si pėr dhomėn tuaj tė gjumit. Tė dobishme do tė ishin vazot me lule ngjyrė tė kuqe, e cila ėshtė shumė energjike.
2- Krijoni marrėdhėnie tė mira me kolegėt dhe me shefat. Mundohuni tė flisni ngadalė dhe mė pak, nė tė kundėrt do tė krijoni shumė antipati nė ambientin e punės.
3- Mėsoni artin e "shkėputjes": t'i lejosh vetes pesė minuta pushim pas ēdo njė ore pune, kjo do t'ju ndihmojė shumė qė tė rifreskoni trurin dhe tė rinisni punėn me mė shumė energji. Tė bėsh njė shėtitje, njė telefonatė ndonjė shoku apo shoqeje, tė dėgjoni pak muzikė etj. Dobia e pushimit mes punės ėshtė vėrtetuar nga shumė studime nė kėtė fushė.
4- Mėsohuni tė thoni Jo, nuk bėhet fjalė qė tė refuzoni tė punoni, por nėse keni shumė punė, duhet tė vendosni se cilat gjėra janė primare.
5- Duhet tė lėvizni shumė shpesh, nė mėnyrė qė tė mos rrini pėr shumė kohė nė tė njėjtin pozicion. Kjo do t'ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bėni pak sport, shtrini qafėn, kėmbėt dhe pas punės mėsohuni tė dilni dhe tė argėtoheni me aktivitete qė pėrfshijnė edhe fizikun.
6- Mėsoni tė qeshni dhe tė bėni shaka nė punė. Tregoni ndonjė barcaletė, dėrgoni dhe merrni e-mail nga shokėt tuaj.
7- Duhet tė mendoheni pėrpara se tė thoni diēka tė rėndėsishme qė mund tė ofendojė njė nga kolegėt tuaj. Kur ndodheni nė situatė tė sikletshme, arma mė e mirė ėshtė heshtja.
8- Nėse nuk keni njė lloj veshjeje tė pėrcaktuar nga vendi i punės, tė veshėsh rroba tė rehatshme do t'ju ndihmonte shumė. Nuk ėshtė e thėnė qė tė rrini tėrė kohės tė krekosur, apo dhe nė majė tė takave, kjo do t'ju shkaktonte shumė siklete.
9- Gjatė punės tuaj mundohuni tė bėni dhe ndonjė punė tė lehtė fizike, kjo do t'ju ndihmojė qė tė mbani trupin tuaj nė formė.
10- Mbani gjithnjė njė krem pėr duart, pėr tė bėrė njė masazh tė thjeshtė. Do tė shikoni se do tė ndjeheni shumė mė tė lehtėsuar.
Migrena, sėmundja neurologjike mė e pėrhapur
Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia gjenetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht preken moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht femrat. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura gjatė ditėve tė paraardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė apo menopauzės. Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon.
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
02-10-08, 18:01
|
#3
|
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi: 
Postime: 4,753
|
Lodhja dhe stresi shkak pėr pagjumėsi
Pagjumėsia fillon nga mendimet e tepėrta pėr tė nesėrmen, probleme, mosfunksionimi nė punė, lodhje, dobėsi, depresion etj., dhe kjo mėnyrė e vazhdueshme e tė menduarit shkakton ērregullimet e gjumit. Si pasojė e kėtyre trysnive, personi fillon tė obsesojė mbas gjumit deri sa kthehet nė njė pamundėsi, ankth dhe se fundi nė njė fobi. Nga ana e tyre ērregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnite dhe parasomnite. Nė disomnite, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė parasomnitė, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakontė qė ērregullon gjumin. Prandaj kėshilla e parė ėshtė tė relaksoheni dhe tė jeni tė qetė.
Aktiviteti fizik menaxhues i stresit
Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimit tė stresit. Nė njė rast tjetėr shkruaj diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Janė veprime normale pėr tė qenė pastaj i qetė. Kjo mund t'iu ndihmojė tė relaksoheni. Punėt vullnetare nė shėrbim tė tė tjerėve do ju ndihmojnė tė dobėsoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janė edhe disa aktivitete qė njihen pak, si tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dėgjo muzikė qetėsuese dhe shoqėrohu me njerėz qė dinė tė bėjnė humor.
Stresi godet edhe qarkullimin e gjakut
Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si "lufta pėr luftė", reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale
TO
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
08-10-08, 17:11
|
#4
|
|
.:BlackDeaTh:.
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Nė mesin e Anėtarėve te Forumit Virtual
Seksi:
Statusi: 
Postime: 2,028
|
Si reagoni ndaj stresit ?
|
|
A jeni te vetedijshem se si stresi ndikon ne jeten tuaj ?
A merrni shpesh vendime nen ndikimin e stresit apo mendoni mir e mir ?
Erik sundstron profesor i psikologjise ne Universitetin Tenesi SHBA,thote se ekzistonjne dy skenare te munshem ,sipas te cileve shumica e adoleshenteve reagojn ndaj stresit.
SKENARI NUMER 1
Ndiheni vazhdimmisht i tendosur para se te shkoni ne gjum mendoni rreth gjithqkaje qe duhet te donit te benit.Shpesh vuani edhe nga pagjumsia,pershkak se mendon rreth gjerave qe ju mundojne.Me gjithe deshiren sa me shum kohe te kaloni duke u marre me aktivitetet qe ju pelqejne,ne mengjes ju zgjon zilja e ores e cila automatikisht ua perkujton shkollen,detyrat,mesimin,ushtrimet dhe obligimet ndaj familjareve dhe miqeve.
Vazhdimisht jeni ne stres
SKENARI NUMER 2
Kryesisht zgjoheni me humor te mir dhe jeni te gatshem qe te ballafaqoheni me te gjitha problemet e mundshme.Ju pelqen pa mase koha qe kaloni me shoket,
ne ushtrime dhe me familje.Ne te vertete,njekohesisht beni disa pune dhe asgje nuk ju vjen veshtire.
Marre ne pergjithsi,jeni i qete dhe rralleher ndodh qe te neverikoseni pa mase.
A jeni teper te ndjeshem ndaj stresit ?
Nese e keni pare veten ne skenarin Numer 1,atehere d.m.th. se jeni mjaft te ndjeshem ndaj stresit.Nese dikush ju zemeron apo ofendon ju duhet kohe e gjat qe ta merrni veten.Jeni sidomos nervoze gjat kohes kur keni shume obligime,me c`rast e kini veshtire edhe te merrni vendime me te rendesishme.
Adoleshentet teper te ndjeshem ndaj stresit zakonisht bien ne depresion,fillojn te konsumojn duhan,alkool dhe droge e disa prej tyre mendojn edhe per vetevrasje.
A jeni i qendrueshem ndaj stresit ?
Nese ju eshte pershtatur me shume skenari Numer 2 d.m.th. se jeni goxha i qendrueshem ndaj stresit.Me gjase,jeten e merrni shtuar dhe asgje nuk ju shqeteson tej mase.Adoleshentet e tille rrall nervozohen tej mase edhe nese ju ndodh nje gje e tille qe diten e neserme e marrin veten dhe jan te gatshem per sfidat e reja
Mos u Dorezoni !
"Shume Adoleshente mendojne se jane imune ndaj stresit,por kur me te vertet ballafaqohen me stres,situata ndryshon.Per kete shkak,me rendesi eshte qe adoleshenti ta njohe karakterin e vet,meqe vetem ne ate rast do te dije sesi t`i beje balle stresit",thote doktor Erik Sundstron
Duhet thene te verteten,se per adoleshentet nuk eshte aspak e lehte qe ta ruajne gjakftohtesine dhe t`i bejne balle stresit,per shkak te ndryshimeve te medha me te cilat ballafaqohen.Duhet t`i dini kufijte tuaj dhe te mos merrni me shum obligime sesa qe jeni ne gjendje ti zgjidhni.
Ps.pasi ishte tema e stresit nuk e hapa tjetren
Me rrespekt Blerimi 
__________________
I Hate Everything About You.!
|
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
|
| Veglat e Temės |
Kėrko nė Temė |
|
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|
Mundesuar nga vBulletin Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0 Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual
Style vBulletin réalisé par: VbSkins-Shop.Com
|
|
|
 |