Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat sociale > Psikologjia

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 24-08-08, 01:11   #1
**Fabulous Moderatore**
 
Avatari i braziljania
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: *...en los requerdos mas lindos...*
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 6,294
Rrespekti: 28 braziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud of
Gabim Gjumi shmang realitetin !

Psikologėt thonė se gjumi i zgjatur nė mėngjes tregon shmangie nga pėrgjegjėsitė

Gjumi i tepėr, nė njė farė mėnyre, ėshtė shmangie nga realiteti qė njė individ, dashur padashur, bie pre e gjumit tė gjatė. Kėtė e pohojnė psikologėt, tė cilėt vėnė re raste tė shumta nė vendin tonė tė kėtij fenomeni. Psikologia Orsjola Qėndro vėrteton kėtė gjė, duke pohuar se: “Gjumi i mėngjesit, nė disa raste te disa persona, ėshtė njė lloj tendence pėr tė shmangur njė aktivitet qė nuk tė jep kėnaqėsi. Ndėrsa, nė disa momente tė veēanta personi pret tė pėrballet me diēka tė pakėndshme. Kjo bėn qė tė shtohet kohėzgjatja e gjumit”. Ndėrkohė, fjetja me orare tė zgjatura nuk bėn mirė pėr psikologjinė e njeriut. Pasi ky person qė fle shumė do tė jetė i plogėsht gjatė gjithė ditės dhe nuk do tė ndihet mirė nga ana fizike. Pėr gjithė ditėn do tė ndihet i lodhur dhe paksa i lėnė pas dorė nga njerėzit qė i rrinė afėr. Mjekėt nuk e kėshillojnė gjumin e tepėrt, qė do tė thotė shtatė orė gjumė nė ditė. Nė kėtė hark kohor, kushdo mund tė pushojė dhe tė gjejė qetėsinė qoftė mendore apo trupore. Qėndro e ilustron gjumin e tepėrt me moshat shkollore, tė cilėt nuk shkojnė orėt e para nė mėsim. Kjo do tė thotė se tė rinjtė mundohen t’i shmangin pėrgjegjėsitė e tyre. Ky veprim vihet re mė tepėr te ata tė rinj, qė nuk kanė rezultate tė mira nė mėsime. Kėta fėmijė kanė frikė tė pėrballen me mėsuesin apo me njė orė mėsimi, ku nuk janė tė pėrgatitur. Kurse tek njerėzit, qė kanė njė familje dhe kanė njė punė, detyrat janė mė tė mėdha dhe te kėta ndodh shumė rrallė ky fenomen. Nga ana tjetėr, edhe gjumi i pakėt nuk ėshtė i kėshillueshėm dhe sjell probleme te ēdo individ, qė fle shumė pak se shtatė orė qė kėshillojnė mjekėt. Qėndro thekson se “pagjumėsia ka tė bėjė me njė lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund tė pėrmbushė detyrat qė e presin. Megjithėse arsyet nė kėtė rast janė tė shumėllojshme”. Pagjumėsia ėshtė “vrasėse” pėr individin, sepse dikush qė nuk e pėrmbush orarin e fjetjes, do tė mendojė gjatė gjithė kohės pėr shumė gjėra tė pakėndshme, tė cilat do t’i sjellin shqetėsime dhe pasiguri nė vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bėn mė tė ndrydhur ndaj realitetit dhe nė pėrballjen e problemeve. Nuk ka njė ndarje tė pėrcaktuar se cilėt mosha janė mė tė prirura qė tė flenė gjumė shumė apo qė tė flenė mė pak. Psikologia thekson se kėta persona kanė mė tepėr nevojė pėr afrimitet dhe ngrohtėsi e njerėzve tė afėrt apo tė shoqėrisė. Tė qenit aktiv nė jetėn e pėrditshme, do tė shmangte sė tepėrmi kėto pasoja negative qė shfaqen te njerėzit. Pasojat janė edhe nė pamjen fizike tė tij. Ky person ka njė fytyrė tė fryrė nga gjumi i tepėrt apo nga pagjumėsia. Ndėrkohė qė u krijohen rrudha te sytė, tė cilėt tregojnė njė fytyrė aspak tė kėndshme.
Pagjumėsia nuk ka moshė

Nuk ka ndonjė moshė tė caktuar ku mund tė vihet re pagjumėsia. Pasi, nuk varet nga mosha por varet nga gjendja shpirtėrore e njeriut. Prandaj njė person qė nuk fle nuk do tė thotė se duhet t’i pėrkasė moshės sė tretė tė mesme apo moshės sė par. Ai mund tė jetė i ēfarėdolloj moshe.

Gjumi i pakėt

Edhe gjumi i pakėt nuk ėshtė i kėshillueshėm nga mjekėt apo psikologėt. Pasi ky gjumė i nervozon personat, qė bėjnė mė pak orė gjumė se orari pėrcaktuar. Kėshtu qė do tė ishte mirė, qė njerėzit tė ruanin njė stabilitet me gjumin. Ndėrkohė qė gjithēka varet nga pėrballja qė ka ai me realitetin dhe se sa i aftė ėshtė ai tė kapėrcejė njė moment krize nė vetvete.

Mė e pagjumė, mosha e tretė

Moshėn mė tė pagjumė mund tė klasifikojmė moshėn e tretė, ose pleqtė. Ata flenė shumė pak orė nė ditė. Qėndro thekson se dhe ata kanė njė ankth nė vetvete. Por mosha e tretė nuk mund tė pėrkufizojė pagjumėsinė nė tėrėsi, sepse dihet qė me pleqėrinė vjen dhe lodhja fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme tė ndryshme qė mund t’u ndodhin gjatė ditės. Mė pas kjo transmetohet nė mėnyra tė ndryshme nga ata. Ndėrsa tė vegjlit nuk njohin pagjumėsi dhe flenė nga 12 deri nė 14 orė nė ditė.

Pagjumėsia
Pagjumėsia dhe gjumi i tepėrt u japin njerėzve stres dhe nervozizėm gjatė gjithė ditės. Ata mund tė ndihen tė lodhur dhe tė drobitur, njėkohėsisht ndihen dhe tė vetmuar. Kėta persona e kanė tė vėshtirė pėrballjen e jetės dhe surprizave tė pakėndshme, qė ajo ofron. Afrimiteti me personat e afėrt do tė ishte njė kurė e mirė pėr ta.

rruzulli.net
__________________
Kjo bote nderron
e s'eshte aspak ēudi...
Qe fati rremben ēdo dashuri...
Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine...
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-08-08, 01:18   #2
PinkAngel
 
Avatari i Goc_Tonerllikse
 
Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Tirane
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 1,451
Rrespekti: 10 Goc_Tonerllikse is a glorious beacon of lightGoc_Tonerllikse is a glorious beacon of lightGoc_Tonerllikse is a glorious beacon of lightGoc_Tonerllikse is a glorious beacon of lightGoc_Tonerllikse is a glorious beacon of lightGoc_Tonerllikse is a glorious beacon of light
Gabim

eshte bere nje studim per gjumin dhe aftesine mendore ne lidhje me te
dhe ka rezultuar se nga 20 studente , 10 kane fjetu gjume dhe 10 jo
ato qe kane fjetur e kane pasur aftesine e temenduarit shume me te vogel ne krahasim me ato qe kane ndenjur pa gjume !
__________________
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
Goc_Tonerllikse ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON


Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual

Style vBulletin réalisé par: VbSkins-Shop.Com
copyright 2007-2008 © VbSkins-Shop.Com