Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat sociale > Psikologjia

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 22-08-08, 11:42   #1
**Fabulous Moderatore**
 
Avatari i braziljania
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: *...en los requerdos mas lindos...*
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 6,296
Rrespekti: 28 braziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud ofbraziljania has much to be proud of
Exclamation Zhvillimi Psikologjik i fėmijėve

Pėr njė kohe shumė te gjatė ėshtė treguar njė interes i veēantė ne studimin e zhvillimit te natyres se femijes. Si pasoje e kėtyre studimeve kanė dalė ne pah pyetje te cilat tregojnė rrugė qe mendohet si me e mira pėr te rritur njė fėmijė te shendetshem. Ne shek.XIX u bene me shumė studime mbi fėmijėt, mbi evolucionin e tyre biologjik dhe sociologjik.Kėto studime do bėnin te mundur te dihej me tepėr mbi procesin e rritjes dhe zhvillimit te njė fėmijė.Ne kohėt dhe ditet e sotme pyetjet qe nxisin me shumė studimet shkencore janė:

1-Fusha e zhvillimit te femijes ne aspektin sesi ndryshojnė ata pergjate rritjes dhe zhvillimit tė tyre .
2-Faktoret qe ndikojne ne kėto ndryshime.

Studiuesit qe merren me zhvillimin e femijes pėrdorin strategji tė ndryshme kerkimore .Por vihet re se asnjė nga tė gjitha kėto metoda nuk ėshtė e vetme apo gjithperfshirese. Ēdo metodė ka kufizime dhe avantazhe.Ne baze te kėtyre strategjive kanė dalė njė sėrė te dhenash qe zgjerohen me tej me kohėn.

Ato janė :

1-Studimi i zhvillimit te femijes ėshtė njė studim qe ka filluar vonė ne kohe . Ajo ėshtė bėrė njė fushe ne vete nė fund te shek.XIX.

2- Nga dy shkencetare kanė ardhur pikėpamje te kundėrta pėr zhvillimin e njė fėmijė .
a-Xhon Lok
b- Xhin Xhekis
a- I pari thotė se ne lindje mendja ėshtė “tabula rasa “qe do tė thotė ėshtė si njė pllake e bardhe qe ėshtė krejtėsisht bosh e pret tė shkruhet. Kjo bėn qe femija te kėtė nevojė pėr njė edukim dhe drejtim.
b-Shkencetari i dytė besonte se njė fėmijė ka aftėsi dhe interesa te lindura.Atij duhet ti lejohet qe botėn ku jeton ta eksploroje lirisht dhe nėpėrmjet kėtyre eskplorimeve te mesoje.Nėse fillojme te bėjmė njė ese mbi fillesat e kohės kur ka filluar studimi i fėmijėve vihet re qe ajo arrin nga pikpamja biologjike gjithmonė deri ne kohėn e Carls Darvinit.Vete Darvini u tha studiuesve se vetėm nėse studiojme zhvillimin biologjik dhe psikologjik mund te arrijme ne stadin e tillė qe te studiojme adultin dhe sjelljet e tij.Themeluesi i idesė se studimit te fėmijėve ka qenė Stenle Holl. Ky i fundit ėshtė marrė edhe me studimin e adoleshenteve. Njė nga arritjet e para te studimit shkencor te fėmijėve ka qenė zhvillimi i testit te inteligjences prej Binetit dhe Simonit.
Teorite e zhvillimit te fėmijėve ndahen ne disa kategori te pėrgjithshme. Disa prej teorive me kryesore dhe themelore e shpjegojnė sjelljen e njė fėmijė si rrjedhoje e bashkeveprimit midis potencialit gjenetik dhe pervojave ambientale. Disa te tjera e shpjegojnė ne atesi njė pasoje e pervojes dhe e mesimit.Kėto te fundit nuk e marrin ne konsideratė trashegimine gjenetike. Studimi i rritjes dhe i zhvillimit te femijes bazohet ne studimet qe bėjnė te mundur identifikimin e kulturave tė ndryshme dhe krahasimin midis tyre. Nėse i mendojmė mendjet e bebeve si kompjuter te formuar prej neuronesh dhe te programuar nga informacioni arrijme te shohim vogelushet ndryshe. Bebet e porsalindura dinė mjaftueshem rreth njerėzve , objekteve dhe gjuhės. Me e rendesishmja ėshtė se bebet kanė mekanizma te fucishem nxenieje. Kėta mekanizma iu bėjnė te mundur bebeve te revizionojne, rimodelojne dhe ristrukturojne spontanisht njohurite e tyre. Vete bebet gjithashtu kanė mekanizma me te mirė te riparimeve afėr jetės se tyre. Ky person ėshtė nėna. Tė rriturit janė projektuar te sillen ne mėnyrė te tillė qe fėmijėt tė mėsojnė prej tyre.

Teorite e zhvillimit te njė fėmijė ndahen ne disa kategori te pėrgjithshme :

Teorite epigenotike
Kėto teori e shpjegojnė zhvillimin dhe sjelljen e femijes duke u bazuar ne bashkepunimin ndermjet ambjetit dhe trashgimise gjenetike te personit. Teorite e tjera e shpjegojnė sjelljen dhe zhvillimin ne baze te pervojes se kaluar dhe te mesuarit te individit. Kėta teori quhen teori ambientale. Teoria psikoanalitike paraqitet ne pėrgjithėsi si teori biologjike e personalitetit.

Teoria e Froidit pohon se Idi, Oni, Mbi Uni se bashku luajnė rol ne strukturen dhe zhvillimin e personalitetit te njeriut. Idi ėshtė i pranishem qe ne lindje dhe ėshtė forca e energjise. Ajo udhehiqet nga instiktet. Ai drejtohet pėr te kėnaqur nevojat dhe dėshirat baze. Kjo gjė i shkakton bebes ne mėnyrė te pashmangshme tensione te pazgjidhura , ndėrkohė qe lufton te pėrballet me nevojat e realitetit.

Me qėllimin qe bebi i vogėl tashmė ne rritje te pėrballet me realitetin shfaqet “Uni”. Uni punon pėr te rregulluar dėshirat dhe udhehequr mendimin dhe sjelljen e njė individi.

Gjatė fazes se femijerise se hershme shfaqet “Mbi Uni”. Ai shikohet si njė pėrfaqėsues i brendshem i vlerave sociale dhe tradites. Mbi Uni nuk trashegohet dhe nuk ėshtė i pranishem ne lindje. Mbi Uni zhvillohet si rrjedhoje e mesimit dhe bashkeveprimeve sociale .

Idi, Uni, Mbi Uni janė koncepte te zhvilluara nga Frodi pėr te shpjeguar komponentet biologjike (Idi) Psikologjike (Uni) dhe sociale (Mbi Uni)

→Komponetet e zhvillimit

Stadi Oral

Stadi Oral i bebes shkon nga lindja deri ne 18 muaj. Gjatė kėsaj kohe foshnja krijon lidhjet e para me botėn dhe qenjet e tjera qe e rrethojne.
Goja ėshtė pjesa e trupit me te cilėn ėshtė lidhur mbijetesa e njė bebeje (0→18 muaj) .
Prej saj merret kenaqesia dhe shuhet dhimbja e urise. Kėto janė nder elementet e para qe ai meson e qe i duhet edhe me vonė pėr mbijetese . Veprimtaria e njė foshnjeje rrotullohet rreth ndjeshmerive dhe veprimtarive orale. Me te lidhen shprehja e interesave, lidhja dhe perforcimi i ndjenjes se sigurise, ndijimi i memesise se mirė apo te sikletshme, besdiare e ambientit apo shuplakat e tij . Ndaj goja konsiderohet zone berogjene .

Stadi anal

Ky stad fillon rreth moshes 1 vjeē dhe zgjat deri sa ai bėhet 3 vjeē. Kenaqesia tek femija rrjedh jo nga ngacmimi por nga derdhja e feceve dhe pergatitja e femijes nga ana e tij dhe e prinderve e nga ana tjetėr pėr ta bėrė atė te kuptoje rrugėn qe duhet te ndjeke pėr te kontrolluar trupin e tij. Femija ua ve veshin prinderve por dhuron dhe shperthime inati kur ata nuk reagojne ndaj miresise se tij.

Stadi Fallik

Zgjat nga 2 vjeē e gjysėm deri ne 4 vjeē.
Kjo perben kalimin e zones erogenetike dhe organet genitale. Femija tashmė ėshtė rritur dhe ka aftėsinė te zbuloje se organet genitale janė burim kenaqesie.
Stadi Edipik, ka te bėj me konpleksin ku femija bie ne gjendje kllapie dhe stresi sepse mendon se dashuron nėnėn e tij dhe ajo ėshtė vetėm e tija.
Zgjidhja e tij ndikon ne shendetin e mėvonshėm mendor te njė fėmijė.

Stadi Latences

Ky stad shfaqet pas moshes 6 vjeē ai shkon deri ne pubertet. Ai karakterizohet nga ndjenja seksuale latente. Gjatė kėsaj periudhe femija nuk ėshtė i terhequr nga njė dėshirė seksuale dhe pėrpiqet te kaloje kohėn duke njeshtezuar njė sėrė aftesish dhe duke ushqyer e nxitur interesat e tjera tė ndryshme.

Stadi gjenital

Gjatė periudhes se fundit te zhvillimit psikoseksual fokusi perqendrohet ne kenaqesine qe rrjedh prej regjionit gjenital. Kjo periudhe fillon kur fillon puberteti dhe zgjat gjatė gjithė periudhes se pjekurise. Karakterizohet me pėrpjekje drejt maturimit seksual, pasi individi kėrkon te gjeje dike te seksit te kundėrt me te cilėn shkembejne kenaqesi seksuale.

Pjazhe thoshte se tek individi ekziston njė organizem i brendshem i mendimit i paraqitur si strukture konjektive qe ėshtė lidhur me stadet e zhvillimit intelektual.

• Stadi sensamator (lindje deri ne 2 vjeē)
• Preaperacional (2-7 vjeē)
• Operacional konkret (7-12 vjeē)
• Tė menduar operacional formal (12 vjeē e lart)

Femijeria e hershme ka te beje qe ne kohėn e lindjes deri ne 4 muajsh. Detyra kryesore e foshnjes gjatė kėtyre muajve ėshtė zhvendosja e e kuilibrit dhe vendosja e fillimit te zhvillimit te marredhenjes fėmijė tutor. Ajo ne lindje ndjek me sy objektet. Femija lind me reflekset e thithjes dhe tr parjes. I pėrgjigjet ne mėnyrė pozitive stimujve njerezor. Ne moshen 30 diteshe femija njeh nėnėn e tij dhe i pėrgjigjet asaj me buzeqeshje. Ne moshen 45 diteshe foshnja i pėrgjigjet me buzeqeshje dhe babait. Ata filloje bėjnė ”guga” nga mosha 4-6 muajsh. Foshnja ne 4 javet e para te jetės ha, fle, e ze lemza, thith gjoksin e nenes, vjell, hap e mbyll gishtat. Nga 14-20 jave ai kap ngacmuesit ndjesore dhe pamore.

Femija 8 javėsh reagon ndaj pėrpjekjeve qe bėjnė te rriturit pėr tu afruar emocionalisht me te. Cereku i dytė i vitit tė parė provon te jetė thuajse dramatik ne drejtim te transferimeve te sjelljes se saj kur kalon nga pozicioni ne shpine ne atė ulur. Zgjerohet vrima anale, forcohet pulsi, femija buzeqesh. Ky ėshtė nder elementet qe e sjell atė ne drejtimin shoqeror.

Femija synon te cohet ne kėmbė kur ėshtė 28 javėsh. Kur ėshtė 56 javėsh femija qėndron vete ne kėmbė. Kur femija shkon nga 6-10 vjeē karakterizohet nga njohja me e madhe e botės, forcimin e rendesise se marredhnjeve me moshataret dhe perfeksionimin e aftėsive tė reja fizike dhe intelektuale.

Erikson e karakterizon kėtė si njė periudhe qe perben krizen e zellit pėr pune kundrejt inferioritetit. Ndėrkohė qe rritet rreze vetevetes dhe zhvillohen kompetencat pėr kryerjen e detyrave fizike, intelektuale dhe sociale, sistemi nervor qendror maturohet. Ne kėtė mėnyrė femija mund te kryeje detyra mature komplekse dhe veprime mendore me komplekse. Femijet ne kėtė moshe zhvillojne krenarinė dhe vetebesimin, tregohen mė pak te varur ndaj prinderve tė tyre.


Mjekėsia.Net
__________________
Ti auguro che in questo magico natale
una pioggia di stelle porti la luce nel tuo cuore,
cosi da illuminare la tua strada e quella dei tuoi cari...
Auguri...!
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON


Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual

Style vBulletin réalisé par: VbSkins-Shop.Com
copyright 2007-2008 © VbSkins-Shop.Com