Interpretimi i ėndrrave ėshtė njė prej fushave ku ekzistojnė mė shumė spekulime, pasi askush nuk ka qenė nė gjendje tė japė njė shpjegim tė saktė pėr arsyen pėrse ato ekzistojnė apo domethėnien qė kanė.




Psikoanalisti i famshėm, Sigmund Freud, u pėrpoq tė depėrtonte nė misterin botės sė ėndrrave nė fundin e viteve 1800 dhe fillimin e atyre 1900, por shpjegimet e tij ishte pjesėrisht shpjeguese.

Nė librin e tij, “Interpretimi i ėndrrave”, i vitit 1899, Freud arsyeton se ėndrrat janė dėshira qė ndėrgjegjia jonė i frenon dhe nuk dėshiron t’i marrė nė konsideratė. Me pak fjalė, ėshtė shfaqje e dėshirave tė ndaluara.

Ndėrsa duhet tė vijė ende njė njeri qė tė bėjė njė shpjegim tė qartė tė misterit tė lidhur me botėn e gjumit, njė revistė mjekėsore klasifikoi sot pesė llojet e ėndrrave qė njihen nė tėrėsi.

1. Kondensimi – Quhen kėshtu ato ėndrra qė shfaqin elementė qė nė jetėn reale janė tėrėsisht tė shkėputur. Nė kėtė tip, elementėt e njė personazhi mund t’i vishen shumė tė tjerėve apo e kundėrta.

2. Spostimi – Kėshtu quhet rasti kur njė njeri zėvendėsohet nga karakteristika qė i pėrkasin tėrėsisht njė tjetri.

3. Identifikimi – Ky ėshtė njė rast i rrallė i spostimit, i cili verifikohet atėherė kur ėndėrrimtari e sheh veten nė vendin e dikujt tjetėr dhe humb identitetin e tij nė ėndėrr.

4. Dramatizimi – Lidhet me transformimin e njė ideje apo tė njė koncepti nė imazhe. Pėr shembull, njė kafshė e egėrsuar mund tė paraqesė nė realitet diēka qė krijon frikė.

5. Simbolizmi – Verifikohet nė ėndrrat ku njė element i pranueshėm pėr ndėrgjegjen fsheh njė pėrmbajtje tė pakuptueshme. Si rrjedhojė, simboli i parė nė ėndėrr bėhet objekt i njė debati tė brendshėm pėr domethėnien e ėndrrės.

T.chanel