|
**Fabulous Moderatore**
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: *...en los requerdos mas lindos...*
Seksi:
Statusi: 
Postime: 6,297
|
Pushteti politik i ka rrėnjėt e tij tek psikologjia
|
|
gazeta standart
Mund tė pėrkufizohet psikologji politike shpjegimi i ngjarjeve kolektive nė bazė motivacionesh para sė gjithash mendore ose sidoqoftė studimi i motivimeve tė brendshme tė tė vepruarit politik. Kontributi i parė vendimtar i kėtij lloji ėshtė vepra e Gustav Lė Bonit (1841-1931) Psikologjia e turmave e vitit 1895. Ky mendimtar francez ishte tejet i goditur nga turmat revolucionare: nga ato tė vitit 1789 tek ato tė Parisit tė Komunės tė vitit 1871, si dhe tė atyre tė viteve tė mėpasme. Ai vėrente tek turma spontane njė sugjestionizėm tė konsiderueshėm reciprok tė tipit hipnotik me shfaqje pasuese tė copėrave tė atavizmit apo primitivizmit prej turme ose mė mirė fillestare, nė tė cilin tė gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej pėr frikėra, pėr forma entuziazmi, pėr manifestime agresiviteti apo kurajoje pėrballė rrezikut. Mbizotėrimi i impulseve irracionale, shpesh i lidhur me aksione deri dhe hipnotike faktike nga ana e agjitatorėve do ti kish bėrė turmat tė pandėrgjegjshme dhe pėr pasojė tė afta pėr akte qė komponentėt e veēantė nuk do ti kryenin kurrė po tė merreshin njė nga njė. Zigmund Frojdi (1856 1939), themeluesi i psikanalitikės, ndjeu nevojėn tė konfrontohej me Lė Bonin kur shkroi librin e tij Psikologjia e masave dhe analiza e Unit (1921). Njė problem themelor qė ai duhej tė pėrballonte ishte si mė poshtė: Lė Bon kish folur me njė psikologji tė tipit kolektiv qė qėndronte nė vend tė asaj personale tė ndėrgjegjshme. Natyrisht, Frojdi nuk kishte asnjė vėshtirėsi qė ta pranonte rolin vendimtar tė pandėrgjegjshmes nė qėndrime tė caktuara, por nuk mund tė pranonte pjesėn kolektive si element tė veēantė dhe pėr pasojė vendosmėrinė mbipersonale tė veprimeve tė individėve. Nė fakt, nė vizionin e tij e pandėrgjegjshmja ose sistemi psikik autonom dhe i lindur tek ēdo njeri ėshtė e karakterizuar nga njė lloj energjie e drejtuar ndaj kėnaqėsisė sė pastėr personale, gjithnjė drejtpėrsėdrejti ose jo seksuale (epshi). Njė lloj i tillė energjie dėshiruese ėshtė natyrisht individualiste dhe pėrkundrazi egoiste nė mėnyrė ta pandalshme. Pėr pasojė, nė qoftė se kishte diēka morale, ajo, me dhimbje, do tė ulej sipas Frojdit nė terrenin e ndėrgjegjes, por qė shfaqej pas ndėrgjegjes origjinale, si njė lloj derivati i maskuar ose gjithsesi si i dorės sė dytė. Veē tė tjerash, Frojdi theksonte se pėrvoja bazė e tė pandėrgjegjshmes pėrreth sė cilės gjithēka nga parimi duhet tė rrotullohej ishte nė raport me figura prindėrore: inēestuozitet protofėminor ndaj nėnės, tė cilėn vogėlushi do tė donte ta dashuronte nė mėnyrė ekskluzive, dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, qė e nėnshtron nėnėn, njė baba i ndjerė njėherazi si i plotfuqishėm, shumė i dashur dhe armik, domethėnė kompleksi i Edipit. Rreth tė pesė vjeēėve, kompleksi evolutiv i Edipit duhet tė tejkalohet, nė qoftė se inēestuoziteti i pandėrgjegjshėm drejt nėnės dhe dashuri-urrejtja pėr babanė, edhe kjo e pandėrgjegjshme, qėndrojnė, atėherė bėhesh neurotik, thellėsisht i plagosur psiqikisht dhe do tė mbetesh i tillė deri nė tejkalimin eventual tė bllokimit fėminor qė ka bllokuar zhvillimin normal tė psiqikės drejt heteroseksualitetit dhe pėrtej familizmit fėminor. Si tė shpjegohen atėherė fenomenet e shpėrthimit tė pasionit tė verbėr tė njeriut nė turmėi pėrshkruar nga Lė Bon? Frojdi merrej jo vetėm mė turma spontane, si ato tė trajtuara nga francezi, por edhe me ato artificiale (qė ne do ti quajmė kolektivitete tė organizuara), si kisha dhe ushtria. Megjithatė mund tė zbatohet i gjithė arsyetimi i tij lidhur me kėtė edhe tek lėvizjet politike. Kėshtu, Frojdi thotė se ajo qė e mban sė bashku njė tėrėsi nuk ėshtė sugjerimi i thjeshtė hipnotik (njė fenomen sipėrfaqėsor dhe i derivuar), pėrkundrazi investim epshor kundrejt figurave tė dashura-jo tė dashura nga tė gjithė, qė pėrbėjnė njė surrogato tė babait tė madh pėr fėmijėt e vegjėl, qė e adhurojnė, e ndjejnė tė gjithėfuqishėm, ia kanė frikėn shumė, por ndėrkohė ndjehen edhe tė mbrojtur: figura tė identifikueshme me gjeneralisimin ose me krerėt kryesorė nė ushtri, ose dhe me Jezu Krishtin midis besnikėve. Prej dashurisė pėr sė shefit tė idealizuar, ndjekėsit duan njėri-tjetrin. Nė qoftė se humbasin besimin tek ai pushojnė sė qeni njė turmė dhe shpėrbėhen. Parashtrimi i Frojdit ėshtė pjesėrisht e pranuar dhe pjesėrisht e kontestuar ose nė mėnyrė tė qartė e tejkaluar nga krerėt e tjerė tė shkollave tė psikanalizės bashkėkohore. Lidhur me kėtė ėshtė pėr tu kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897 1957) Psikologjia e fashizmit (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i ēfarėdo shtrese, por sidomos i asaj mikroborgjeze, ėshtė seksualisht njė i frenuar: prej edukimit kristian (nga njėra anė) dhe tė familjes monogamike (nga ana tjetėr), qė e shtyjnė ta konsiderojė erotizmin spontan njė tė keqe dhe ta ekzaltojnė vetėshtypjen e instinkteve dhe spontanitetit jetik. Shtypja nuk e tejkalon kurrė kompleksin e tij evolutiv tė Edipit, siē duhet tė bėjė fėmija brenda maksimumi gjashtė vjetėsh. Kjo gjendje varėsie tė ekzagjeruar psikologjike nga figura prindėrore tė absolutizuara nga brenda (si babai nga fėmija i vogėl), pėr Rajhun ėshtė e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin pikėrisht tė qytetėrimit tonė nga protohistoria e mė pas. Hamendėsimi ėshtė njė familje e mbyllur, me njė baba-padron qė disiplinon impulset, nė radhė tė parė seksuale, e individėve pėrbėrės nė tufė me ekuivalentin e tij imagjinar transcendent, Zoti, Babai qė qėndron nė qiej, ose Zoti Baba, dhe kėshtu mė Kishėn kristiane, qė sipas Rajhut pikėrisht mbi Zotin Baba do ti ndėrtonte pasuritė e saj. Njė situatė e tillė do tė ishte e kundėrta e atyre tė fillimeve tė njerėzimit, qė pėr Rajhun karakterizohej nga bashkėsia e tė mirave materiale dhe nga matriarkati, me pėrzierje tė lidhur dhe liri seksuale. Veē tė tjerash, Rajhu theksonte se gjatė shekujve tė fundit Zoti Baba gjithnjė e mė shumė kish humbur besim. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare ia kish minuar besueshmėrinė. Familja monogamike e mbyllur nė mėnyrė paralele kish hyrė nė krizė pėr pasojė tė goditjeve tė dhėna ndaj rendit borgjez nga ana e lėvizjeve popullore e proletare, revolucionare tė pėrsėritshme. Rendi privatist, familjar, maskilist, patricentrik, represiv, i pabarabartė, borgjez e kristian ishte tronditur veēanėrisht nga revolucioni i madh socialist e libertar, i tė cilit Marksi nga njėra anė dhe Tetori sovjetik nga ana tjetėr, kanė qenė etapa themelore. Nė pasluftėn e parė rendi i vjetėr kundėr natyrės po prishej. Por revolucioni socialist e libertar, nė botė e nė Rusi, ku pothuajse ishte arritur nė liri tė plotė epshore dhe nė abrogimin e familjes sė mbyllur, mė vonė dėshtoi. Kėshtu u kthye mbrapa me kundėrrevolucionin stalinian (i quajtur nga autori fashizmi i kuq). Sidoqoftė, duke qenė ky revolucion thjesht njė manifestim suprem i njė lufte shumėshekullore pėr ēlirimin e familjes, nga rendi i babait, nga feja represive dhe nga ēdo varėsi e frustrim tė tendencave jetike, nuk do tė ish pėr tu dėshpėruar: lufta gjithsesi do tė ishte e destinuar tė vazhdohej. Ndėrkohė, pas valės sė parė ēlirimtare tė pasluftės sė parė, do tė shpėrthente kundėrrevolucioni nė formėn e fashizmit. Kjo shikohej si njė restaurim i mbretėrisė sė babait ku duēet dhe krerėt e adhuruar tė sistemeve totalitare tė ēdo ngjyre e sė cilės qenė njė surrogato: njė lloj SuperUn-i i bėrė lider politik. Pėr Rajhun ktheheshin kėshtu ingredientėt e urryer tė mbretėrisė sė babait (ose tė mashkullit): disiplina artificiale dhe represive, moralizmi i padurueshėm dhe pabarazia kundėr natyrės. Ndėrsa analiza e Rajhut ėshtė seksiste po aq sa ėshtė mė shumė ajo e Frojdit, gjejmė nė fakt tek Alfred Adler (1870 1937) njė parashtrim qė vendos nė qendėr problemin e njohjes sė individit nga ana e kolektivit, instancė njohjeje komunitare qė mund tė pėrmbledhė pjesė tė vullnetit tė fuqisė tė tipit neurotik. Pėr tė socialist demokrat i bindur, pėrveēse njė psikolog analist i madh njeriu ėshtė njė qenie sociale, destinuar tė jetojė nė komunitet. Problemi i socializimit ose pėlqimi pa rezerva i frustrimeve nė grupin ku jeton, ėshtė pėr individin problemi vendimtar i ekzistencės. Por ēdo inferioritet edhe i vogėl i organeve, qoftė dhe vetėm i supozuar, e bėn tė vėshtirė integrimin pozitiv midis tė tjerėve. Atėherė individi has njė neurozė, e lidhur kjo me kompleksin e inferioritetit. Pėr kompensim tė kėtij kompleksi, nė tė zhvillohet njė vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kėrkuar tė bėjė tė besojė tė madhe pėr tė lehtėsuar shqetėsimin dhe sidomos pėr tė tėrhequr simpatitė e tė tjerėve. Por kjo normalisht e largon akoma mė shumė nga tė tjerėt, duke e devijuar vullnetin e fuqisė sė grupit. Adler e shpjegon njė gjė tė tillė sidomos tek Rregulla dhe teori e psikologjisė individuale (1920). Fenomeni i pėrshkruar sigurisht qė ka tė bėjė me shfaqjen e vullnetit tė fuqisė politike, e lidhur gjithmonė pėr kėtė shkollė me komplekse inferioriteti pėr tu kompensuar, dhe manifestimin e tyre tė sėmurė, pėr mė tepėr humbės. Mund tė deduktohej se pėr tė diktatorėt e mėdhenj qenė ndoshta tė frustruar tė arritur. Me kėtė mund edhe tė kuptojmė shpjegimin e nazifashizmit tė dhėnė nga psikologjia kulturaliste e Erik Fromit (1900-1980), sidomos tek Ikje nga liria (1941), tė lindur pėr tė jetuar nė komunitet, si kafshėt nė kope, njerėzit jetojnė prej shekujsh pėr shkak tė kapitalizmit dhe tė liberalizmit tė lidhur qė megjithatė kanė qenė njė zgjerim pėrfitues i lirisė dhe pasurisė sonė nė njė botė tė shėnuar nga liria nga, ose nga liria nga kolektivi ose po deshe nga Shteti, nga pushteti, domethėnė nga liria si pavarėsi personale, si privatllėk, si e drejtė-detyrė pėr tė vendosur personalisht mbi fatin tonė, si mė pas edhe mbi drejtimin e vetė shtetit (liberalizėm e demokraci). Por nė krizat e mėdha historike, si puna e asaj tė pasluftės sė parė, kjo liri nga, kjo liri individualiste, bėhet njė barrė e padurueshme, burim ankthi. Atėherė njeriu kėrkon njė surrogato tė mbrojtjes, megjithėse hierarki dhe autoritare, bashkėsi e humbur, dhe e gjen ose mė mirė tė themi krijon iluzionin sikur e gjen, duke ia dorėzuar barrėn e rėndė kryetarit, i cili duhet tė mendojė e tė vendosė pėr tė gjithė. Kjo zgjidhje ėshtė atavizėm historik qė nuk mund tė zgjasė. Sidoqoftė, pėrtej lumturisė sonė, fati i demokracisė moderne ėshtė e lidhur pėr Fromin me zbulimin dhe ngritjen e njė komuniteti tė vėrtetė, tashmė jo paramodern dhe antimodern si ai i fashizmave dhe totalitarizmave nė pėrgjithėsi, por social e demokratik. ėshtė tema e zhvilluar nė vepra tė tilla si psikologjia e shoqėrisė bashkėkohore (1964). Sė fundi, interesant dhe i ndryshėm ėshtė pozicioni i pėrpunuar nga njė tjetėr kryesues shkolle tė psikanalizės, zvicerani Karl Gustav Jung (1875 1961), themelues i psikologjisė analitike, sidomos nė dy vėllimet e veprave tė tij, tė titulluara Qytetėrim nė tranzicion. Periudha midis dy luftėrave dhe Qytetėrim nė tranzicion pas katastrofave. Jungu theksonte se nė psikikėn e njeriut, pėrkrah njė pandėrgjegjshmėrie tė tipit individual fryt i kapėrcimit tė pėrvojave sidomos fėminore traumatike ose sidoqoftė tė papėlqyeshme, ekziston ndoshta nė mėnyrė absolutisht preponderante njė pandėrgjegjshmėri kolektive e llojit. Ne jemi tė gjithė si tė shikuar nga identiteti i species, i tė cilit jemi njė lulėzim i veēantė. Secili prej nesh ėshtė si i shikuar nga pandėrgjegjshmėria e species, qė Jungu e quan kolektiv. Nė njė pandėrgjegjshmėri tė tillė kolektive ekzistojnė shpėrthimet qė na karakterizojnė, si kafshė, por edhe si kafshė speciale (kulturore): nga njėra anė, instinktet e verbra tė seksit dhe fuqisė tashmė tė individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler, por nga tjetra impulset po aq tė forta, pėrkundrazi akoma dhe mė tė thella megjithėse shumė herė tė pėrfshirė e tė maskuar nga tė tjerė tashmė tė pėrmendur, qė frymėzojnė jetėn tonė tė shkurtėr nė kėrkim tė njė ndjenje drejt sė pafundmes: njė pafundėsi qė rezulton e pranishme gjithmonė tek ne, tė paktėn si nevojė antropologjike, si instinkt nė vetvete, si shpėrthyese imazhesh mendore fillestare. Bėhet fjalė pėr njė lloj Zoti tė brendshėm, qė nuk demonstron asgjė mbi Zotin, por rigrupon tė paktėn qė tensioni fetar tek ne ėshtė apriori. Pandėrgjegjshmėria kolektive na flet nėpėrmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmė). Kėto arketipe, qė janė pothuajse rrėnjėt embrionale tė pandėrgjegjshmėrisė kolektive, shprehen nė ėndrra tė mėdha, tė rralla, tė pasura nė simbole, tė pėrbėra nga histori jo tė reduktueshme nė ngjarjet tona ditore, tė tilla sa tė na impresionojnė thellėsisht dhe qė tė kujtohen gjatė. Kėto ėndrra tė mėdha janė mitet tona tė brendshme. Lidhur me kėtė duhet kujtuar se Zhorzh Sorel (1847 1922), i panjohur pėr Jungun, pati theksuar se mitet qenė si ėndrra tė mėdha kolektive me sy hapur. Me kėto ėndrra tė mėdha, pandėrgjegjshmėria kolektive reagon ndaj situatės nė tė cilėn jetojmė, si individė, privatisht, por edhe si individė tė zhytur nė histori. Pėr pasojė, ėndrrat e mėdha kolektive nė qarkullim e tė pėrhapura, edhe fakte me sy hapur, apo tė treguar nė pėrralla apo veprat poetike mė universale tė kohės sonė, janė zanafilla e brendshme e historisė. Ėndrrat tona tė mėdha kolektive dhe mitet e mėdha vėrtet tė jetuara, subjektivisht dhe ndėrsubjektivisht, na thonė se kush jemi dhe ku shkojmė. Kėshtu Jungu nė vitin 1936 shpjegon tek wotani nazizmin si rizgjim tė arketipit tė Zotit pagan gjermanik, paralajmėrues entuziazmesh delirante tė ndjekura nė mėnyrė po aq tė qartė nga zi dhe shkatėrrime, qė bėjnė tė vajtohet Krishti i humbur. Nėpėr intervista, shpesh nė masėn e eseve, ai e interpreton Hitlerin si zbulues tė pandėrgjegjshmėrisė kolektive tė gjermanėve, profetin e tyre postkristian paganizues. Nga viti 1945, shikon sė fundi tek krimet e mėdha tė gjermanėve tė kryera gjatė Luftės sė Dytė Botėrore si shfarosja e hebrenjve efektin e njė ndjenje gjithėfuqie tė keqkuptuar qė e kap njeriun kur shembet miti kristian dhe ai pretendon ta bėjė veten e tij Zot, si perandorėt e vonshėm romakė. Kėshtu, nga neopagan i vėrtetė kthehet e imponon forma skllavėrie (kampe pėrqendrimi) dhe statolatrie (naziste, por edhe komuniste) qė qenė tipike tė fundit tė botės antike. Siē shihet, zbatimi i psikologjive nė politikė ėshtė tashmė shumė pjellore. Duke qenė nė fillim, do tia vlente barra qiranė tė thellohet ky lloj kėrkimesh.
__________________
Ti auguro che in questo magico natale
una pioggia di stelle porti la luce nel tuo cuore,
cosi da illuminare la tua strada e quella dei tuoi cari...
Auguri...!
|