Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat sociale > Psikologjia

Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 28-07-08, 00:14   #1
WxP
Administrator
 
Avatari i WxP
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi: Mashkull
Mosha: 22
Postime: 675
Rrespekti: 25 WxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to beholdWxP is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek WxP
Gabim Ēdo dimėr ėshtė e njėjta gjė

Stop depresionit dimėror



Gjatė muajve tė dimrit shumė persona thonė se ndjehen tė pėrtuar, ndjejnė njė trishtim tė pashpjegueshėm dhe e kanė tė vėshtirė tė pėrqėndrohen. Nė tė vėrtetė, mungesa e dritės natyrale ndikon nė ndryshimin e humorit si dhe nė depresionin dimėror.



Ēdo dimėr ėshtė e njėjta gjė

Drita ėshtė njė faktor tepėr i rėndėsishėm, pasi organizmi ynė funksionon nė sintoni me orėn dhe me stinėt. Mungesa e dritės (intensitetit dhe spektrit) modifikon funksione tė shumta biologjike: truri ėshtė nė mėnyrė tė veēantė njė gjendėr e vogėl, epifiti prodhon mė tepėr melatoninė, e cila provokon njė gjendje tė pėrgjumur dhe ul nivelin e serotoninės, duke rritur nevojėn pėr sheqerna (ėmbėlsira, ēokollata).

Pėr ata individė tek tė cilėt simptomat shkojnė pėrtej ndryshimit tė gjendjeve tė humorit, nė mjekėsi bėhet fjalė pėr njė profil klinik tė specifikuar, tė emėrtuar “SAD”(Seasonal Affective Disorder), domethėnė, ērregullime ndjesore stinore. Forma mė e njohur e SAD ėshtė depresioni dimėror.



Kush preket?

Njė pjesė e mirė e popullsisė (10%) e vuan nė mėnyrė tė ndjeshme shkurtimin e ditės dhe rėnien e intensitetit tė dritės. Depresioni dimėror prek nė tė njėjtėn pėrqindje si femrat dhe meshkujt, dhe ėshtė mė i pėrqėndruar nė grupmoshėn 20-40 vjeē.



Simptomat

Morali ėshtė pėrtokė.

Keni ndryshime tė shpeshta tė humorit dhe jeni mė pak aktiv se nė gjendjen normale. Jeni mė pak tw shoqėrueshueshėm si me kolegėt ashtu dhe me miqtė dhe familjarėt. Irritoheni pėr gjėnė mė tė vogėl dhe duhet tė pėrpiqeni pėr tė qenė nė harmoni nė marrėdhėniet me njerėzit qė tw rrethojnė.



Keni dėshirė vetėm pėr tė fjetur

Nė mėngjes pėrtoni tė ngriheni, ju flihet gjatė gjithė ditės, nuk keni energji dhe dėshira seksuale ėshtė tepėr e ulėt. Keni nevojė tė flini 2-4 orė mė tepėr se zakonisht, por edhe nėse flini mė tepėr, nuk ndiheni tw ēlodhur mjaftueshėm dhe irritoheni lehtė...



Keni gjithmonė dėshirė pėr ėmbėlsira

Depresioni dimėror shoqėrohet nga njė tendencė e fortė pėr tė konsumuar ushqime tė pasura me sheqer, dhe si pasojė me njė rritje tė dukshme tė peshės.



Jeni mė pak efektivė nė zyrė

Nė punė nuk ndryshon asgjė, e megjithatė mundoheni mė tepėr pėr t’u pėrqendruar, ankoheni pėr gjithēka dhe ēdo gjė ju streson. Ėshtė evidente se niveli i tolerancės ju ėshtė ulur dukshėm.







Trajtimet specifike

Provo fototerapinė

Niveli i ndriēimit i shpėrndarė nga dielli kalon nė nivelin nga 50 000 lux nė verė deri nė 500 lux nė dimėr. Pėr tė ruajtur ekuilibrin tonė tė brendshėm, njė intensitet i tillė ėshtė i pamjaftueshėm. Nėn nivelin e 2000 lux , tek disa persona qė janė mė tė ndjeshėm se tė tjerėt, hasen ērregullime tė humorit. Fototerapia ndikon nė orėn tonė biologjike dhe pėrfaqėson njė alternativė tė mirė mbrojtėse ndaj mungesės sė dritės.

Trajtimi konsiston nė tė qėndruarin rreth 30 minuta nė ditė pėrpara njė llampe, e cila shpėrndan njė dritė shumė intense (10 000lux), e krijuar posaēėrisht pėr tė trajtuar depresionin stinor. Principi ėshtė i thjeshtė: ekspozimi redukton prodhimin e melatoninės dhe efektet e saj tė padėshiruara. Drita i transmetohet trurit, pėrmes retinės sė syrit, nė formėn e impulseve nervore energjetike. Kjo influencon sekretimin hormonal dhe si rrjedhojė zgjatjen dhe ritmin e gjumit, por dhe funksione tė tjera vegjetative, si dhe sistemin imunitar. Studime tė ndryshme kanė treguar se qenia njerėzore pėrfiton shumė nga ekspozimi ndaj dritės. Disa mjekė praktikojnė fototerapinė nė ambulatorėt e tyre. Por nė treg ka edhe llampa pėr t’u pėrdorur nė shtėpitė tona.



Rekomandime:

Pyeteni mjekun nėse fototerapia nuk ėshtė e dėmshme pėr sytė tuaj. Zakonisht nuk ka probleme, por gjithmonė ėshtė mė mirė tė siguroheni.



Disa kėshilla mbi higjienėn e jetės

Ecni...mundėsisht atėherė kur drita ėshtė mė e fortė, nė mėngjes ose nė mesditė. Dilni pėr shėtitje, ndoshta me njė miken tuaj ose me partnerin. Dhe, nėse keni mundėsi, pėr Krishtlindje ose Vit tė Ri, shkoni nė njė vend me diell, mundėsisht tropik. Do tė jetė sikur po bėni njė kurė pėr terapi ndriēimi!



Fitoterapia: bimėt medicinale tė San Xhovanit

Me origjinė nga Evropa, Afrika e Veriut dhe nga Lindja e Mesme, bimėt e San Xhovanit janė pėrhapur tashmė kudo. Kėrkime tė ndryshme kanė treguar se efikasiteti i njė bime tė tillė ėshtė i njėjtė me antidepresivėt kimikė, pa efekte anėsore (pėrgjumje, tharje tė gojės, shtim nė peshė). Nga njė studim i bėrė nė vitin 1994, ka rezultuar se kapsulat e bimėve tė San Xhovanit kanė efekte pozitive mbi depresionin stinor.



Melatonina

Kjo ėshtė njė nga faktorėt pėrgjegjės pėr depresionin stinor. Por melatonina qė gjendet nė treg pėrdoret pėr tė lehtėsuar efektet qė vijnė nga ndryshimi i orarit dhe nuk ka asnjė ndikim mbi depresionin dimėror.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
WxP nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON


Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual

Style vBulletin réalisé par: VbSkins-Shop.Com
copyright 2007-2008 © VbSkins-Shop.Com