NDIKIMI I TELEVIZIONIT NĖ AGRESIVITETIN E FĖMIJĖVE?
Silvana Skerja

• Qėllimi: tė njohim televizionin dhe pasojat negative tė tij.
• Synimet: tė dimė se sa ndikon ai nė zhvillimin psikologjik dhe konjitiv tė fėmijėve.
• Objektivat: nė sajė tė kėrkimeve tė gjithaneshme tė nxjerrim konkluzionet mbi raportin televizion-fėmijė.

Pėrmbajtja e shkrimit:

• Ēfarė ėshtė agresiviteti?
• Televizioni
• Ndikimi i televizionit mbi tė menduarit
• Interneti
• Video-lojėrat
• Programet televizive ndikojnė tek fėmijėt
• Ndikimet negative tė televizionit

3.1. Ēfarė ėshtė agresiviteti ?
“Njerėzit janė ajo ēfarė shohin!” Me kėtė konstatim e fillon studimin e tij, me tė njėjtin titull, filozofi italian, Stefano Zecchi. Nė qendėr tė studimit tė tij ai vendos ndikimin nė rritje tė mjeteve tė komunikimit masiv, nė zhvillimin dhe modelimin e sjelljeve shoqėrore. Domosdo, fokusi pėrqėndrohet nė risitė qė sjell ky ndikim, e sidomos nė pasojat negative qė reflektohen nė shoqėri, pėr shkak tė kėtij ndikimi. Ky studim me njė kėndvėshtrim filozofik, ėshtė pėrpjekja e radhės pėr tė nxjerrė nė pah dhe pėr tė vlerėsuar njė fenomen, pėrmasat dhe pushteti i tė cilit kanė njė ndikim direk nė marrėdhėniet ndėrpersonale bashkėkohore e mė tej.


3.2. Televizioni
Kemi vėnė re se kur fėmijėt shikojnė njė model agresiv, ata e imitojnė atė, madje mundohen tė krijojnė mėnyra tė reja pėr tė stimuluar sjellje tė dhunshme. Nė vitin 1945, nė njė anketė, Gallup i pyeti amerikanėt: “A e dini ē’ėshtė televizori?”, ndėrsa sot, dy tė tretat e familjeve amerikane kanė mė shumė se tre televizorė nė shtėpi. Nė shtėpitė mesatare, televizori qėndron mesatarisht 7 orė nė ditė ndezur dhe pjestarėt e familjės shohin 4 orė nė ditė secili. Gratė shohin televizor mė tepėr se burrat, fėmijėt e vegjėl dhe pensionistėt shohin mė tepėr se nxėnėsit dhe punėtorėt, ata mė pak tė edukuar shohin mė shumė se ata mė shumė tė edukuar. Qė prej 1994, Studimi Kombėtar mbi Dhunėn e Televizionit (1997), ka analizuar rreth 100 000 programe nga tė gjitha llojet e televizioneve amerikane. Nga kjo analizė rezultoi se gjashtė nga dhjetė programe pėrmbajnė dhunė. Nė fund tė shkollės fillore, njė fėmijė mesatarisht ka parė rreth 8000 vrasje dhe 100 000 akte tė tjera dhune nė televizion.
A stimulohen sjellje kriminale prej skenave kriminale? Apo ndoshta, kėto skena pėrthajnė energjinė agresive duke e konsumuar atė gjatė shikimit? Si ndikon dhuna televizive mbi mendimin dhe sjelljen e shikuesve?

3.2.1. Ndikimi i televizionit mbi tė menduarit
A ndikon bota fantastike e televizionit nė shtrembėrimin e realitetit tė botės?
Xhorxh Gebner dhe kolegėt e tij tė Universitetit tė Pensilvanisė, supozojnė se pikėrisht ky ėshtė ndikimi mė i madh i televizionit. Anketat e tyre me fėmijėt tregojnė se ata qė shohin mė tepėr televizion kanė prirje mė tė mėdha, se ata qė shohin mė pak, qė tė ekzagjerojnė me sasinė e dhunės nė botėn qė i rrethon.
Njė anketė kombėtare qė pėrfshinte fėmijė amerikanė tė moshave nga 7 deri 11 vjeē, zbuloi se ata qė shikonin shumė televizor kishin prirje mė tė mėdha, se ata qė shikonin mė pak televizor, pėr tė pranuar frikėn “se njė person i keq mund t’u futej nė shtėpi”, ose “kur tė dilnin jashtė dikush mund t’i dėmtonte”. Ata qė shohin shumė filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunė kriminale, e shohin Nju Jorkun si njė vend tė rrezikshėm. Ata mendojnė se edhe vetė qyteti i tyre ku jetojnė ėshtė njė vend i rrezikshėm. Televizori, pėr ēdo vit zėvendėson mė shumė orė nga jeta aktive e njerėzve.

3.3. Interneti
Njė ndėr mjetet mė tė pėrdorura tė komunikimit masiv interaktiv ėshtė padyshim interneti. Me qindra-mijėra adresa, shumica tė pakontrolluara, hedhin materiale nga mė tė ndryshmet, nė tė cilat ekspozohet dhunė e paster, madje edhe krime mizore siē ėshtė rasti i LiveLeak.com - Redefining the Media, nė tė cilin transmetohen prerje kokash, gjymtyrėsh, vrasje tė ndryshme reale. Adresa tė ngjashme kanė tėrhequr njė numėr rekord shikuesish, tek tė cilėt, sigurisht, pėr tė gjitha arsyet qė pėrmendėm mė lart, pasojat janė katastrofike.
Gjithashtu, *****grafia reklamohet hapur nė kėtė mas-media dhe nė shumė site *****grafike mund tė ketė akses kushdo, pėrfshi kėtu edhe minorenėt. Ashtu si edhe *****grafia e shfaqur nė televizion, edhe kjo mėnyrė shfaqjeje, ka ndikim direkt tek shikuesit, tė cilėt si prirje kryesore, pas shikimit tė njė skene *****grafike, kanė imitimin. Vrasės nė seri, pėrdhunues, bashkėshortė tė dhunshėm, pedofilė, etj shpesh janė inspiruar nga sekuenca apo heronjė tė filmave, historive e materialeve qė gjenden tashmė “pa doganė” edhe nė internet.

3.3.1. Video-lojėrat

Video-lojėrat janė njė lloj mė i veēantė i mediave. Pėrdoruesit i kėrkohet qė tė arrijė njė objektiv tė caktuar duke ndjekur njė numėr rregullash tė caktuara. Kėto rregulla, shpesh i kėrkojnė lojtarit qė tė vrasė persona, apo tė shkatėrrojė diēka. Lumenj gjaku dixhital, shpėrthime atomike, beteja me armė tė sofistikuara, janė pamjet e zakonshme qė ofojnė video-lojėrat. Lojra tė tilla janė akuzuar gjithmonė se shkaktojnė sjellje tė dhunshme brėnda komunitetit tė rinjve. Me 28 Gusht 2003 dy tė rinj pranuan se kishin vrarė njė burrė dhe njė grua tė inspiruar nga loja Grand Theft Auto, e cila njihet nga tė gjithė pėr skenat e dhunshme.

3.4. Programet televizive ndikojne tek femijet

Profesori Arafat Shabani thekson madje se pasojat e tė parit shumė televizor, veēanėrisht tė pamjeve filmike tė dhunshme jo adekuate pėr moshėn e tyre, mund tė lėnė gjurmė tė thella afatgjate dhe tė jenė negative, madje kur ata rriten dhe pėrballen tė vetėm nė shoqėri, manifestojnė edhe agresivitet. Hulumtimet shkencore flasin se ndikon negativisht nė disa aspekte, jashtė aspekteve pozitive qė ka.

Pika kryesore ėshtė se TV rrit sjelljen agresive tek fėmijėt, pastaj aspekti tjetėr ėshtė se luan rol nė uljen e motivimit tė brendshėm pasi ne kemi dy lloje tė motiveve, ato tė brendshme dhe tė jashtme pėr mėsim. Fatkeqėsisht sistemi arsimor i yni ėshtė i koncentruar pėr motivimin e jashtėm dhe i motivon fėmijėt tė mėsojnė me motive tė jashtme, ku mėsimdhėnia moderne do tė mėsonte qė nxėnėsit tė motivohen me motive tė brendshme, ndėrsa shpenzimi shumė kohė para TV dhe kompjuterit shkakton ulje tė motivit tė brendshėm pėr mėsim ndėrsa kėtė ulje e zėvendėson me motive tė jashtme pėr veprime negative nė shkollė, familje dhe shoqėri. Shpenzimi pa kriter dhe pa kohėzgjatje tė caktuar i orėve para televizorit si dhe moskujdesi i prindėrve pėr mbajtjen nėn kontroll tė fėmijėve tė tyre lidhur me ato ēfarė shohin nė televizor, shpesh ndikon nė sjellje nė stilin e jetesės dhe nė suksesin e tyre nė shkollė. “Televizioni mund tė jetė njė burim i mirė i diturisė mirėpo varet nga ajo se ēfarė fėmijėt shohin nė televizion, ēfarė emisionesh jepen nė TV, a ka programe mėsimore, pėrmbajtje edukativo-arsimore, varet nga ajo se ēfarė i lejon prindi fėmijės tė shikojė.

3.4.1. Ndikimet negative te televizionit.

Njė studim i ri qė doli nė numrin e prillit tė “Pedriatia”, del nė pėrfundimin qė fėmijėt qė shikojnė televizion pėrjetojnė harqe tė shkurtuara tė vėmendjes dhe rrit nė mėnyrė tė ndjeshme mundėsitė, bazuar mbi orėt para televizorit, e zhvillimit tė ADD (ērregullimet e vėmendjes) mė vonė gjatė jetės. Akademia Amerikane e Pediatrisė ka rekomanduar qė fėmijėt nėn moshėn dy vjeēare tė mos shikojnė televizor dhe ky studim i ri ka pėrforcuar kėtė rekomandim. Publikimi i kėtij studimi ndodh nė tė njėjtėn kohė me festimin e 35 vjetorit tė transmetimeve tė nje programi televiziv. Ndihmėsdrejtori pėr kėrkime nė Workshopin e Sesame vuri nė dyshim rezultatet e kėtij studimi sepse kėrkuesit nuk e dinin pėrmbajtjen e programacionit gjatė studimit, por vetėm duke u fokusuar nė numrin e orėve qė fėmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.
Sipas Dr. Dimitri Christakis, kėrkues nė Spitalin e Fėmijėve dhe Qendrėn Rajonale Mjekėsore nė Seattle, imazhet vizive tė pėrshpejtuara qė kryesisht shihen nė televizor mund tė ndryshojnė zhvillimin normal tė trurit. Pėrveē kėsaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepėrt pėrpara televizorit kontribuon nė obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fėmijėt.
Sipas Dr. Day, qė pėr mė shumė se njė dekadė ka mbėshtetur eleminimin e televizionit gjatė viteve tė para tė fėmijės: “Tregohet qė fėmijėt shikojnė mesatarisht televizor 43 orė nė javė, qė ėshtė mė shumė se orėt e punės sė njė tė rrituri nė javė. Gjatė shikimit, ata shumė shpejt bėhen pothuajse tė hipnotizuar. Ėshtė treguar shkencėrisht qė pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valė vigjilente tė trurit (valėt beta) nė valė hipnotike (valėt alfa), ku qendra e gjykimit tė trurit anashkalohet. Kėshtu dhuna dhe dekadenca qė sheh fėmija, anashkalon qendrėn e gjykimit dhe ngulitet nė trurin e fėmijės pa ndonjė aftėsi nga ana e fėmijės pėr tė vendosur nėse ajo qė sheh ai ėshtė e mirė apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nėnshtruar ndonjė gjykimi moral. Atėhere ajo bėhet pjesė e subkoshiencės sė pėrhershme tė fėmijės.
Mėnyra jonė e jetės, por edhe ambienti ynė ka ndryshuar shumė nė dhjetėvjetėshin e fundit. Kėshtu ėshtė shtuar trafiku rrugor dhe dendėsia e ndėrtimit, gjė qė ka bėrė, qė fėmijėt tė mos munden tė luajnė nė rrugė apo vende tė tjera, pėrveē vendeve posaēėrisht tė parapara pėr lojė. Hapėsira e aksioneve tė fėmijėve dhe mundėsitė e tyre qė ta njohin ambientin nė mėnyrė aktive dhe ta “robėrojnė“ atė janė fort tė kufizuara dhe kėshtu nevoja pėr lėvizje natyrore ėshtė e penguar. Ėshtė bėrė njė mbartje e lojėrave nga jashtė brenda, qė pėrmes konsumit medial po bėhet mė e fortė.
• Njė ofertė e gjerė e mediave qėndron sot nė dispozicion. Mediat nė pėrditshmėrinė e fėmijėve janė sot tė natyrshme. Aty bėnė pjesė televizori, radio, CD- Player, videolojėrat dhe videofilmat, DVD, revistat dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do tė thotė kufizim pėr aktivitetin trupor. Pėr kėtė arsye fėmijėt dhe tė rinjtė duhet tė mėsojnė aktivisht si tė sillen me kėto media.
• Sjellja e vėrtetė nuk do tė thotė veē, qė tė dinė tė shėrbehen me kėto media, por para sė gjithash, tė mėsojnė qė me mė shumė masė dhe nė mėnyrė kritike t“i shfrytėzojnė.
• E pranishme duhet tė jetė loja, lėvizja, ecja, britma dhe takimet nė shoqėri, por ashtu si qėndrojnė qė nga vendi e parė! Nėse fėmijėve u afrohet mundėsia tė rrinė jashtė (p.sh. nė oborr, nė hyrje tė shtėpisė, nė rrugė apo vendlojė), kėshtu mund tė harrojnė disa emisione tė “rėndėsishme“ nė televizor. Fėmijėt kanė mjaft fantazi qė tė gjejnė lojėra, ata nuk duhet tė jenė gjithmonė nė pėrkujdesje.
• Fėmijėt qė e shikojnė shumė televizorin shpesh nuk kanė tjetėr veprimtari. Por e shikojnė televizorin nga monotonia apo luajnė videolojra. Rreziku, qė kėta fėmijė tė shėndoshen ėshtė shumė i madh, sepse lėvizin shumė pak dhe mjerisht njė pjesė e tyre hanė edhe sheqerka dhe chips para televizorit. Kėshtu vjen rreziku, qė fėmijėt pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnė ēdo gjė qė transmetohet. Disa emisione, qė transmetohen nė mėngjes qė nė asnjė mėnyrė nuk janė tė dedikuar pėr fėmijė, apo skena tė dhunės qė paraqiten nė film, munden te fėmijėt tė shkaktojnė frikė dhe agresivitet.
• Duke qenė se nė programet e fėmijėve tregohet dhunė, ėshtė e rėndėsishme qė prindėrit tė dinė ēfarė shikojnė fėmijėt e tyre dhe tė flasin me ta mbi kėto programe.

3.5. Si duhet tė jetė raporti fėmijė-televizion?
• Fėmijėt munden tė pėrpunojnė vetėm njė pjesė tė sasisė tė informacioneve. Televizori me ndėrrim tė shpejtė tė pamjeve shkakton njė vėrshim ngacmimesh, qė para se gjithash fėmijėt e njomė nuk mund t“i pėrballojnė. Fėmijėt reagojnė pėr kėtė me shqetėsim.
• Fėmijėt e njomė po ashtu nuk munden tė bėjnė dallimin nė mes tė vėrtetės dhe trillimit. Dhuna nė televizor i tremb dhe i frikėson ata. Sė pari diku nė moshėn 9 vjeēare fėmijėt mundet tė dallojnė filmin dhe realitetin, si dhe tė kuptojnė shtjellimet e komplikuara.
• Fėmijėt janė marrės tė mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht tė gjykojnė pėrbėrjen e tė vėrtetės sė kėtyre mesazheve nė mėnyrė kritike. Mjerisht para sė gjithash edhe transmetuesit e programeve private qė financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet pėr fėmijė ndėrprehen nga kėto blloqe publicitare.
• Fėmijėt dhe tė rinjtė janė blerėsit mė tė fortė tė informacioneve, tė cilat janė tė dedikuara pėr njė publik tė caktuar. Ne nuk kemi mundėsi nė ditėt e sotme t“i shmangemi publicitetit plotėsisht, pėr kėtė duhet qė prindėrit me fėmijėt e tyre tė diskutojnė mbi kuptimin dhe qėllimin e kėtyre mesazheve dhe sipas mundėsisė tė pakėsohet kjo sasi publiciteti.

3.5.1. Marrėdhėniet me televizor duhet tė mėsohen.
• Televizori nuk duhet tė zėvendėsojė nevojėn e fėmijės pėr sport dhe lėvizje.
• Lėvizja dhe shfryrja i takojnė zhvillimit tė shėndetshėm.
• Fėmijėt (por edhe tė rriturit) nuk duhet tė hanė para televizorit.
• Televizori nuk ka vend nė dhomėn e fėmijėve.
• I rrituri duhet t`i lejojė fėmijėve tė shikojnė vetėm njė emision nė ditė. Pastaj televizori duhet tė ndalet. Nuk duhet tė shėtitet nėpėr kanalet e tjera.
• Fėmijėt duhen ta shikojnė televizorin atėherė kur t“i kenė kryer detyrat ė shtėpisė si dhe ndonjė punė tė vogėl nė shtėpi.
• Fėmijėt e vegjėl nuk duhet tė lihen vetėm para televizorit. Vetė programet speciale pėr fėmijė munden nganjėherė tė shkaktojnė frikė. Pastaj ėshtė shumė me rėndėsi, qė fėmija tė ketė mundėsi tė flasė me prindėrit pėr atė.

3.5.2. Televizori nuk duhet tė jetė kujdestar i fėmijėve!
Pėrfundim: Nė ēdo mjet tė komunikimit masiv, skenat e dhunės janė bėrė mė tė preferuarat nga konsumatorėt dhe mė fitimprurėset pėr bizneset qė i ofrojnė, pėrherė e mė tė shpeshta e pėrherė e mė tė larmishme. Ndėrhyrja e ligjit, si i vetmi rregullator potencial, ėshtė mė se e domosdoshme pėr reduktimin e kėtyre fenomeneve me pasoja shkatėrruese. Kontrolli mbi mjetet e komunikimit masiv duhet tė shtohet si dhe tė pasurohet baza ligjore pėr kryerjen e kėtij kontrolli.Ajo qe shihet ne mas-media reflektohet nė realitetin e pėrditshem, i cili gjithashtu pasqyrohet ēdo ditė nė media. Ky rreth vicioz ka nje kryefjale: ”njeriu ėshtė ēfarė ai sheh”.

Bibliografia:
Aleksandėr Bojaxhi, Skėnder Hasko (red.), “Prindi, mėsuesi mė i parė dhe mė jetėgjatė i fėmijės”, Tiranė: Toena, 2004;
Qazim Dushku, Mark Vuji (red.), “Mos i “vrisni” fėmijėt: psikologji”, Tiranė: Uegen, 2011;
Alfred Binet, Teodor Simon, Egla Xheladini (pėrkth.), Xhevahir Lleshi (red.), “Testet – inteligjenca e fėmijėve”, Tiranė: Uegen, 2002;
Dava Pėrlala, Vehbi Hoti (red.), “Tė mėsuarit dhe zhvillimi psikik i fėmijės 6-10 vjeē”, Shkodėr: Camaj-Pipa, 2001;
Fatbardha Gjini, Aleksandra Piluri (red.), ”Bota sociale e fėmijės”, Elbasan: Sejko, 2001;
Franēoise Dolto, Irena Rambi (pėrkth.), “Etapat kryesore tė fėmijėrisė”, Tiranė: Toena, 2001;
Elida Cangonji (respons. edit.), “Centre de development de l’enfant, Tirana”, Tiranė, 2000;
Dawna Markova, Junilda Topa (pėrkth.), Artan Miraka (red.), “Prindėr mėndjehollė : njė rrugė e re e shkėlqyer pėr tė ēliruar potencialin e fėmijės tuaj”, Tiranė: Spektėr, 2006;
Shoqata Internacionale pėr Solidaritet, “Edukimi dhe kujdesi nė familje: udhėzues praktik pėr prindėrit”, Tiranė: Shoqata Internacionale pėr Solidaritet, 2009;
Claudia Mühlan, Eberhard Mühlan, Eliverta Kanani (pėrkth.), Rezarta Stafa (pėrkth.), Violeta Librazhdi (Kadzadei) (red.), Teuta Toska (red.), “Udhėzuesi i madh i familjes : kėshilla edukative pėr tė gjitha fazat e zhvillimit tė fėmijės tuaj”, Tiranė : SFI, 2008;
Dh. Karaj,“Psikologjia e zhvillimit tė fėmijės”, Tiranė, Vllamasi, 1995;
E. Haxhiymeri, “Sjellja njerėzore dhe mjedisi social”, Tiranė, 2009





Gazetaplanetar