Prof.Dr. Ylli Pango



Dhuna dhe frika si element pasues i saj kanė njė ndikim shumė tė madh nė zhvillimin e fėmijės. Nė aspektin psikologjik, images (1)fizik, neurologjik tė zhvillimit,.nė gjithė personalitetin e aftėsinė e tij tė ardhme pėr tė funksionuar normalisht nė shoqėri. Pėr fat tė keq, ėshtė mjedisi shtėpiak ndėr vendet ku shfaqet dhuna mė e madhe karshi fėmijės. Ajo shfaqet nė dhunėn e babait a tė nėnės karshi fėmijės, nė relacionet e kėqija nėnė-babė qė reflektohen psikologjikisht, emocionalisht nė dhunė tek mendja e fėmijės, me pasoja tė mėvonshme nė personalitetin dhe jetėn e tij, por edhe fizikisht nė dhunė karshi tij nė rastet kur ai ndėrhyn nė kėto relacione tė ashpėrsuara nėnė-babė nė mbrojtje tė nėnės, pėr zbutje tė tyre, a nėn terrorin psikologjik pėr tė kėrkuar mbrojtje etj. Veē familjes, edhe komuniteti e shkolla, gjithnjė e mė tepėr nė dekadat e fundit janė mjedise ku dhuna shfaqet nė rritje. Kėtu, veē dhunės tė tė rriturit shfaqet edhe dhuna e adoleshentit ndaj moshatarėve tė vet. Kėshtu edhe lagja e shkolla bėhen mjedise gjithnjė e mė pak tė sigurta..

Tek ne, nė rrethinat e qyteteve tė mėdha e sidomos nė kryeqytet, nga imigrimi masiv prej zonave rurale janė krijuar tashmė mjedise heterogjene, tipike pėr lulėzimin e dhunės e kriminalitetit adoleshent. Gjenden aty shembujt mė tė larmishėm tė dhunės nė familje, dhunės ndėrmjet adoleshentėve, deri tė krimeve nga mė tė rėndat. Lėvizja migratore, me problemet e veta tė mbijetesės pėr familjet, ėshtė njė faktor stimulues pėr dhunėn nė familje karshi fėmijėve e adoleshentėve por edhe pėr edukimin me dhunėn tė kėtyre tė fundit.

Media-violenca ėshtė njė tjetėr faktor madhor, problematik e i rrezikshėm i shtimit tė dhunės karshi fėmijės nė kohėrat e sotme, por edhe i stimulimit e imitimit tė saj nga prej tyre. Ajo ėshtė faktor i frikshėm, i ushtrimit tė dhunės sė vetė fėmijėve e sidomos adoleshentėve karshi moshatarėve tė tyre por edhe mė tej. Fėmijėt shpenzojnė gjithnjė e mė shumė kohė pėrpara ekraneve. Dhuna nė media rrit potencialin agresiv dhe shfaqjet agresive e antisociale nxisin imitimin. Nė bazė tė teorisė sė modeleve ato formėsojnė nė psikologjinė fėminore e atė tė adoleshentit modelin pėr t’u ndjekur tė heroit agresiv, kriminal, i dhunshėm i fortė fizikisht, por edhe i pashpirt. Nė pėrfytyrimin e fėmijėve skenat e dhunės mediatike e bėjnė botėn reale tė duket mė pak e rrezikshme se ajo qė shohin atje. Nė realitet ai nuk gjen nė mėnyrė kaq tė mpiksur artistikisht e tė dukshme sa nė media, kėtė larmi krimi e pėrmasash tė shfaqjes sė tij. Kjo i bėn fėmijėt tė jenė disi tė pėrshtatur, tė mėsuar, mė pak tė ndjeshėm ndaj violencės a dhunės reale; dhunės sė ardhshme ushtruar karshi tyre por edhe tė tyres mbi tė tjerėt nė njė mjedis real. Fėmijėt bėhen kėshtu viktima, dhunues ose dėshmitarė tė dhunės nė shtėpi, lagje, shkollė. Ata rriten e pėrshtaten nė kėtė atmosferė frike e dhune. Kjo pa dyshim ndikon nė zhvillimin e tyre e sjell ndryshime bazale nė funksionimin social, njohės, sjellor, emocional. Fėmija bėhet mė pak reagues, mė pak impulsiv, mė i menduar kur dhuna e mposht atė. Kur ai e pėrvetėson atė si model, rritet njėherazi dhe kapaciteti i tij individual pėr agresivitet, impulsivitet dhe pėr dhunė. Truri karakterizohet nga aftėsia e zhvillimit nė varėsi tė aktivitetit tė vet. Kjo do me thėnė qė sa mė shumė aktivizohet sistemi nervor aq mė shumė zhvillohet e ndryshon truri. Sa mė shumė aktivitet ushtron fėmija, sport fjala vjen, aq mė shumė i zhvillohet aftėsia pėr kėtė aktivitet. Truri i fėmijės zhvillon kėshtu funksione e kapacitete qė reflektojnė pėrvojat e pėrsėritura. Pėr analogji kjo ndodh edhe pėr aktivitete tė tilla si dhuna. Fėmija i dhunuar tenton tė moderojė frustrimin, impulsivitetin, agresivitetin, e dhunėn dhe truri i zhvillohet nė varėsi tė kėtyre pėrvojave. Dhuna e traumat ndikojnė nė trurin nė zhvillim dhe ndėrhyjnė e ndryshojnė procesin e zhvillimit nervor normal. Ato ndikojnė emocionet, perceptimet, pėrvojat. Kėshtu kėrcėnimet e dhunės aktivizojnė formėn stres-reagim. Truri nė zhvillim ėshtė mjaft i ndjeshėm. Pastaj fėmija rritet dhe truri i tij pėrshtatet me dhunėn. Kjo d.m.th formim i njė tėrėsie reagimesh karshi dhunės e kėrcėnimit. Kėto sigurisht ndikojnė, ndryshojnė mėnyrėn se si vepron fėmija edhe nė situatė normale. Shfaqen kėshtu ērregullime funksionale nė aspektin njohės, nė mėnyrėn e sjelljes, nė emocionet. Zhvillohen hipervigjilenca, irritueshmėria, pasiviteti, nėnshtrimi.

Shfaqet edhe njė mungesė angazhimi ndaj botės sė jashtme dhe reagohet kryesisht vetėm me stimujt qė vijnė nga bota e brendshme, shoqėruar me hutim, shmangie, mpirje, ėndrra me syhapur,depersonalizim, derealizėm. Fėmijėt qė pėsojnė dhunė kronike pėrjetojnė sikur shkojnė nė njė vend tjetėr apo edhe ikin vėrtet (fuga), robotizohen, vėshtrojnė ngultas diku. Mė tė vegjlit bėhen mė tė palėvizshėm, vuajnė mė shumė dhe ndjehen tė pafuqishėm pėr tė reaguar karshi stresit tė dhunės. Dhuna e pėrvojat traumatike sjellin edhe ankth dhe ndjenjė rreziku tė vazhdueshėm. Rreziku mund tė jetė direkt fizik qė paralajmėron pėr njė kėrcėnim konkret dhe qė nxit tė bėjmė diēka pėr ta mėnjanuar atė. Ose mund tė jetė dhe mendim i tipit: “A do mė rrahė babai sonte?” Ka edhe shfaqje rreziku tė kėtyre dy tipave sė bashku. Kur fėmija ėshtė i pafuqishėm tė reagojė karshi rrezikut, ankthi rritet dhe mund tė shkojė deri nė depresion. Nė kėto raste duhet dhėnė ndihmė profesionale. Mė pas kėto gjendje bėhen tipare tė qėndrueshme tė personalitetit. Kėshtu kur rritet njeriu karakterizohet nga hipernxitshmėria fiziologjike e vazhdueshme, hiperaktiviteti, ērregullimet e thella tė gjumit, ankth i pėrgjithėsuar, problemet emocionale etj. Nė njė kategori tė dytė, fėmijėt e dhunuar kanė mė shumė tė ngjarė tė bėhen edhe vetė tė dhunshėm. Kjo sepse duke pėrjetuar vazhdimisht dhunė dhe frikė apo pritshmėri pėr dhunė, ndodhin dhe ērregullimet e sferės njohėse tė tė menduarit apo perceptimit pėr jetėn. Kėshtu fėmija i dhunuar keqinterpreton edhe sjelljet normale si kėrcėnuese dhe duke u bėrė kėshtu mė reaktiv, reagon nė mėnyrė mė impulsive, e mė tej tė dhunshme. Pėr sa kohė ėshtė ende fėmijė, kjo ėshtė e vlefshme pėr t’i shpėtuar dhunės, apo si reagim e adaptim. Por duke u kthyer nė tipar personaliteti nė moshė mė tė rritur, kėto tipare kthehen nė keqadaptim social. Fėmija qė dhunohet i ka tė ndryshme edhe pėrvojat sociale, emocionale e njohėse. Pėrderisa pėrvojat lidhen me dhunėn edhe raportet sociale lidhen me tė. Ndodhin kėshtu ndryshime negative dhe nė aftėsinė pėr tė mėsuar, pėr tė shkruar, aftėsimin social etj..

Kėshtu fėmija i padhunuar, normal, fokusohet nė fjalėt e mėsuesit, dhe mėson tė abstragojė, pėrfytyrojė. Ndėrsa fėmija qė ka pėsuar dhunė aktivizon pjesė truri tė tjera qė pėrpunojnė informacion tjetėr. Ai fokusohet tek informacioni joverbal, shprehjet e fytyrės e lėvizjet e duarve tė mėsuesit, mundėsia qė sė andejmi tė vijė ndonjė rrezik i tipit dhunė. Kjo bėhet gati refleksive. Kėshtu tek ai rriten mė shumė aftėsitė joverbale e informacioni joverbal bėhet mė me rėndėsi se ai verbal. Kjo sepse duke qenė i stresuar e hipervigjilent ai pėrqendrohet tek gjestet, tek rreziku, pra pėr rrjedhojė pėrfton shprehi joverbale. Vėshtrimi i syve pėr tė nėnkupton kėrcėnim. Njė prekje miqėsore pėr fėmijėn qė dhunohet, ėshtė predispozitė mashtrimi, agresiviteti, normale pėr botėn e dhunės nga vjen i dhunuari, por jo normale pėr situatat e zakonshme konkrete. Duke u kushtuar vėmendje gjithnjė ngacmuesve joverbalė, ata janė nė gjendje frike e alarmi tė vazhdueshėm. Kėta fėmijė tė keqtrajtuar e traumatizuar mund tė kenė aftėsi tė mira e madje talent, por nuk arrijnė t’i shfaqin kėto e konsiderohen tė paaftė. Ata nuk mund tė mėsojnė e as tė vlerėsohen kurrė sepse janė nė gjendje nxitshmėrie tė vazhdueshme dhe nuk arrijnė tė shfaqin veten. Edhe sensi i kohės ndryshon pėr tė dhunuarin. Pėr tė e ardhmja nuk ekziston pothuaj, e pėr rrjedhojė pasojat e sjelljes sė vet agresive nuk llogariten nė kohė. Kėshtu ai vijon pa vėshtrim perspektiv tė jetės deri nė kohėn kur rritet dhe motua bazė bėhet ajo e tipit “vrit, ose tė vranė”. Ai vepron vetėm mbi bazėn e shpėrblimit imediat. Atij qė i pėrforcon sjelljen dhe qė pėrfitohet menjėherė. Asnjė shpėrblim i vonuar pėr aktivitete si puna kėmbėngulėse, tė mėsuarit etj., qė do i japė rezultat mė vonė, sukses nuk ndikon tek ai. Nė pėrgjithėsi dhuna nė fėmijėri sjell pra dėmtimin e zhvillimit nė tė gjithė sferat intelektuale, socialemocionale, fizike dhe lėvizore e qė vazhdojnė nė moshė tė rritur. Po kėshtu pėrvojat negative tė jetės sė fėmijėrisė funksionojnė mė vonė si modele negative nė jetė.

Sa mė i vogėl fėmija qė pėson dhunė, aq mė tė mėdha e mbetėse pasojat. Kjo sepse ai ėshtė nė procesin e zotėrimit e formimit tė mjaft shprehive psikosociale, aftėsive e vijave tė karakterit. Nė psikologji pranohet se nė 5 vitet e para formohen tiparet mė tė qenėsishme, tė cilat nė moshė mė tė vonė shumė-shumė trashen por mbeten nė thelb tė njėjta. Nė njė plan mė tė thjeshtė formohen, lėvizjet e pavarura, mendimi i pavarur, analiza e thjeshtė, komunikimi nėpėrmjet gjuhės, kuptimi i hapėsirės e distancės, tėrheqja emocionale e tjetrit tek vetja, krijimi i lidhjeve. Fėmija mėson shumė shpejt gjuhėn amtare, gjuhėn e huaj. Formohet nė thelb dhe personaliteti. Tė gjitha kėto goditen.

Shoqėria pasqyron nė njė masė tė madhe mėnyrėn si janė edukuar fėmijėt e sė shkuarės. Kur ata edukohen keq, nuk mbrohen nga dhuna, bėhen vetė tė dhunshėm, goditet shoqėria e sė ardhmes. Fėmijėt e dhunuar e bėjnė dhunėn pjesė tė strategjisė sė tyre tė jetės sė ardhshme pėr tė realizuar nevojat e tyre. Ata shohin se si dhuna shpėrblen agresorin nė raportin midis dy prindėrve e mė tej nė shoqėrinė e rrugės apo edhe tė shkollės. Kėsisoj fėmijėt qė bėhen mė vonė tė rritur, krijojnė njė shoqėri agresive, jo krijuese, violente. A mund tė thuhet se edhe ne do tė vuajmė pėr ca kohė pasojat e formimit a keqedukimit tė fėmijėve tė dekadės sė parė tė viteve ’90? A mund tė gjykohet se dhuna e brutaliteti, kriminaliteti i kėtyre viteve por edhe i viteve mė vonė, komplekset e vazhdueshme tė frikės e konformizmit sot janė pasojė e kėtyre viteve? Kjo periudhė pėr vetė tranzicionin e kaosin qė kaluam, mendoj se frenoi kreativitetin, abstragimin, kulturimin e tė rinjve, edukimin, shkollimin, i cili ishte formal dhe edukatėn prindėrore (sidomos nė basifondet e imigrimit), elemente kėto tė domosdoshme tė progresit human. Po edhe sistemi i dhunshėm nėpėr tė cilin kaluam para viteve ‘90 ka ndikimin e vet nė formėsimin apo shfaqjen e agresivitetit e dhunės nė shoqėrinė e sotme. Njė sistem i dhunshėm natyrisht qė reflekton mė vonė nė mendjen e njerėzve metoda tė dhunės e tė agresivitetit ndaj njeriut nė shoqėri e familje. Edhe fėmijėt e atėhershėm, burra tė rritur sot, mbartin tė interiorizuar dhunėn, sidomos atė tė modeluar e shfaqur deri nė qarqet mė tė larta tė shtetit totalitar tė pamėshirshėm me njerėzit. Dhuna dhe emocionet e dallimet gjinore. Ka pa dyshim probleme tė mėdha pėr sa i takon sferės emocionale dhe ndikimit tė dhunės nė fėmijėri.

Tek meshkujt fėmijė tė dhunuar, siē mund tė jetė vėnė re, shfaqen dy kategori: e para ka tė bėjė me inferiorėt, ata qė dhuna i mposht krejtėsisht e kthehen nė qenie tė frikėsuara me tiparet e komplekset qė pėrshkruam mė lart. Kategoria e dytė, kategoria qė nga i dhunuar, nė tė ardhmen kthehet nė dhunues apo i dhunshėm, veē pandjeshmėrisė emocionale shfaq edhe zhvillimin e ndjenjave johumane, agresivitetit e deri nė formėsim tė personalitetit antisocial, a kriminal. Djemtė mbi tė cilėt ėshtė ushtruar dhunė, kategoria qė nga i dhunuar nė tė ardhmen kthehet nė dhunues, veprojnė mbi bazėn e motos “Me dhunė arrihet gjithēka. Dhuna tė jep atė ēka dėshiron”. Duke iu nėnshtruar dhunės nė fėmijėri, ata humbasin shprehitė verbale apo i kanė ato tepėr tė varfra e jo adekuate dhe pėrforcojnė ato joverbale. Nuk njohin as dialogun, as debatin e diskutimin. Aspekti emocional goditet rėndė dhe zhvillohet mungesa e dhembshurisė, dashurisė, mizoria, indiferenca e ftohtėsia pėr vuajtjen e tjetrit a mungesa e empatisė. Ata mėsojnė tė njohin e pėrdorin vetėm agresivitetin fizik, trembjen e tjetrit, dhunėn nė raportet me tjetrin.

Ndikimi i dhunės pėsuar nė fėmijėri ėshtė i fuqishėm tek tė dy ****et, por ka dhe ndryshime a variacione gjinore pėr sa i takon goditjes sė aspekteve emocionale e atyre intelektuale: Kėshtu vajzat, ndryshe nga djemtė, (sigurisht me pėrjashtime tė vogla vajzash qė mund tė bėhen tė dhunshme) i takojnė kryesisht kategorisė sė parė. Ato adaptohen me mendimin qė dhuna ėshtė normale dhe pėr rrjedhojė pėrshtaten pėr tė mos thėnė aftėsohen, pėr t’iu nėnshtruar dhunės e pėr ta pranuar atė si normale a tė zakonshme nė marrėdhėniet e tyre tė ardhshme intime a familjare. Tek ato zhvillohet kėsisoj veē frikės, nėnshtrimit edhe kompleksi i inferioritetit. Kur ende nuk kanė krijuar familje, ato fillojnė tė praktikojnė pėrjashtimin a mėnjanimin nga grupi shoqėror tė tė tjerėve qė iu duken tė rrezikshėm, (sidomos meshkujve) e kur nuk e realizojnė kėtė, mėnjanohen edhe vetė.

Thashethemi ka gjithashtu ndikim tė madh tek ato e pėrdoret si armė e tė pafuqishmėve prej tyre. Por nė pėrgjithėsi tė dyja palėt, meshkujt e femrat, humbasin ndjeshmėrinė karshi sjelljes sė dhunshme dhe kur rriten e pranojnė atė si normale. Po kėshtu, kur rriten a mė herėt, angazhohen vetė nė sjellje tė dhunshme, si prindėr apo nė raport me tė tjerė. Tė rriturit nė familje tė dhunshme, qofshin meshkuj a femra, gjithashtu pranojnė mė lehtė dhunėn nė kurrizin e vet, ose e tolerojnė atė duke mos e parė si tė tillė edhe sepse nė disa raste ajo mund tė jetė mė e vogėl se ajo qė kanė provuar vetė nė fėmijėri. Ky ėshtė njė lloj adaptimi qė sjell tjetėrsim tė personalitetit njerėzor.