Neni 88

1. Presidenti i Republikės, nė ēdo rast, zgjidhet pėr 5 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė.

2.. Mandati pėrfundon nė tė njėjtėn datė tė tė njėjtit muaj tė vitit tė pestė nga data e betimit si President i Republikės. Mandati i Presidentit zgjatet vetėm nė kohė lufte dhe pėr aq kohė sa vazhdon ajo. 2/1. Procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo mė vonė se 60 ditė para mbarimit tė mandatit presidencial paraardhės. Kur mandati presidencial pėrfundon nė gjashtė muajt qė i paraprijnė fundit tė mandatit tė Kuvendit ekzistues, procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo mė vonė se 60 ditė para mbarimit tė mandatit tė Kuvendit.

3.Presidenti fillon nė detyrė pasi bėn betimin para Kuvendit, por jo mė parė se tė ketė mbaruar mandati i Presidentit qė largohet. Presidenti bėn kėtė betim: “Betohem se do t'i bindem Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit, do tė respektoj tė drejtat dhe liritė e shtetasve, do tė mbroj pavarėsinė e Republikės sė Shqipėrisė dhe do t'i shėrbej interesit tė pėrgjithshėm dhe pėrparimit tė Popullit Shqiptar.” Presidenti mund tė shtojė edhe: “Zoti mė ndihmoftė!”

4.Presidenti qė jep dorėheqjen para mbarimit tė mandatit tė vet, nuk mund tė kandidojė nė zgjedhjen presidenciale qė bėhet pas dorėheqjes sė tij.