Forumi Virtual
   
Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqerore > Portali i forumit
Regjistrohuni ForumiVirtual Muzika Albumi Lojra Krko Postime te reja Shnoji Forumet si t Lexuar

Lajmrim nga Forumi


Prgjigju
 
Veglat e Tems
 
Vjetr 19-03-08, 09:35
Avatari i Nostra_22
Nostra_22 Nostra_22 nuk sht n linj
 
Antarsuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Mosha: 25
Postime: 6,841
Rrespekti: 11
Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Drgo mesazh me an t ICQ tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t  AIM tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t MSN tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t Yahoo tek Nostra_22
Exclamation Skandal Shteteror !!!

Letër e hapur Kryeministrit, për një material kompromentues

Kryeminister! Nuk po të drejtohem me Zotëri, sepse i tillë nuk je. Nuk përfaqëson as zotërinjtë e vërtetë dhe as qytetarët e këtij vendi. Ti e di shumë mirë kë përfaqëson, ndaj nuk po të pyes për këtë. Nuk do të të pyes as nëse ndjen ndonjë përgjegjësi për banorët e Gërdecit, Vorës, Tiranës etj., sepse në këto tre-katër ditë dërdëllitjesh në media, kuptoj se ti përgjegjësi prapë nuk ndjen.

Nuk po të pyes nëse pas kësaj që ndodhi në Gërdec, të del ndonjëherë para syve trupi i copëtuar i 3-vjeçarit Flavio; as nëse mund të përfytyrosh si e ka ngritur befas në ajër vala goditëse atë fëmijë, ndërsa luante në oborr të shtëpisë, se si është bërë njësh me tokën pas ca sekondash ajo fytyrë vocërraku e gjakosur; as nëse mund të përfytyrosh sytë e një 3-vjeçari të copëtuar që jep shpirt pa askënd përreth, nën predha e nën tym të zi, si në bombardim. Do të mjaftonte vetëm kaq, që të mos dukeshe më në TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajësime; pas ‘97-ës ty ndoshta nuk të bëjnë më përshtypje as kufomat.

As për premtimet e pambajtura me të cilat more votat, nuk po të pyes, as për performacën tënde prej karagjozi në këtë vend ku dua të rris djemtë e mi, që ti nuk e lëshon thonjsh, anipse pikërisht ky vend që ka politikanë si ty, është më i varfri, më i izoluari, më i parsimuari, më i pashëndetshmi në Europë; as pse në marrëdhënien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministër, ti nuk arrin kurrë të më bësh një fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrë shteti…

Nuk po të pyes as pse një burrë në moshën tënde bën gënjeshtarin patetik, sepse e di përgjigjen për të gjitha këto: është dëshira jote e panginjur për pushtet, që të shtyn të jesh i tillë. Dhe kur them dëshirë për pushtet, nuk gjykoj të drejtën tënde për të bërë profesionin e politikanit, por kam parasysh që tipa si ty, nuk janë politikanë, por ca gërmuqë të marrë fund, që nuk e duan pushtetin për ta menaxhuar por thjesht për ta shijuar.

Nuk të pyes, pra, për këto, sepse është e kotë. Pyetja ime ka të bëjë me një material që ndodhet në redaksinë e “Shekullit” prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Në këtë material ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara mes një biznesmeni shqiptar dhe një biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe në zyrën e Kryeprokurores së Republikës dhe në disa zyra të tjera hetuese jashtë vendit. Bisedat hedhin dritë mbi një aferë korruptive trafiku armësh që kap shifra përfituese hipotetike për protagonistët, deri 100 milionë dollarë amerikanë. E dimë mirë të gjithë që ka shumë gangsterë rrotull, që nuk do ta kishin për gjë të vrisnin njerëz për kaq shumë para.

Personat që përmenden në këto biseda, janë pikërisht dy të arrestuarit e ditëve të fundit për ngjarjen e Gërdecit Por jo vetëm këta. Në këto biseda përmenden edhe tre-katër emra të tjerë, mes të cilëve, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe djali i Kryeministrit të Shqipërisë.

Kur mendoj që këto regjistrime ndodhen në të njëjtat duar hetuesish të huaj, që hetojnë trafiqe të tilla edhe në Afrikë (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) është po aq nepotike dhe skandaloze sa të kujton sërish Afrikën, më beso, ndjej Turp. Nuk dua të qeverisem nga “afrikanë” të korruptuar nëse duhet të jem më i qartë… Ndaj, me gjithë forcën e shpirtit, do të doja që emrat e këtyre institucioneve të nderuara të vendit tim dhe familjarëve të atyre që janë përkohësisht në këto zyra institucionesh, të jenë përdorur thjesht si koperturë gangsterësh…

Por “koincidencat” janë të shumta; sjellja jote e ditëve të fundit, kur përpiqesh jo të nxjerrësh përgjegjësitë dhe të kërkosh së paku ndjesë, por të mbrosh vrasësit e Gërdecit, më bëjnë të dyshoj fort.

Lojërat me kontrata dhe VKM-të, kompanitë fantazma “amerikane” të “kontraktuara”, etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministër janë primare, prapë më bëjnë të dyshoj fort.

Nëse Gërdeci nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja këtë që po shkruaj. Nuk jam as nga ata që shkruaj shpesh, ndaj vëru veshin mirë këtyre që të them! As “Shekulli” nuk do të botonte pa thënë fjalën e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, të cilat gjenden në zyrën time prej tre muajsh.

Por tashmë jemi të gjithë borxhlinj tek fëmijët e vdekur të Gërdecit! Duhet bërë çdo gjë, për të dhënë Drejtësi për ta. Boll më! Të vdekurit, të mbijetuarit dhe të gjallët e tjerë në këtë vend kanë nevojë urgjente për Drejtësi. E meqë jemi këtu, mos përmendni dëmshpërblimin për ta, akoma pa mbledhur kufomat nëpër rrugë dhe tunele. Është e neveritshme, Kryeministër, që e vetmja mënyrë që të ka mbetur për të vazhduar t’i shohësh ata në sy, është Paraja. E kupton sa poshtë kemi rënë të gjithë?

Kryeministër! Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, “Shekulli” dhe Shekulli Online duke nisur nga nesër do të fillojnë t’i botojnë ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, Prokuroria le të nxjerrë shpejt një përfundim mbi to.

Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, ti duhet t’i përgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janë përdorur si koperturë gangsterësh apo jo?

Këtë detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kërkon gazeta më e rëndësishme e këtij vendi. As pse ky skandal do botohet këto ditë edhe në shtypin amerikan. Këtë detyrim e ke ndaj atyre që e mbyllën jetën pa faj në 15 mars, në Gërdec; e ke ndaj atyre që do mbeten përjetë të gjymtuar nga shpërthimi; e ke ndaj qytetarëve të kryeqytetit që paaftësia e qeverisë tënde për të garantuar sigurinë fizike, për pak u shembi të gjithëve shtëpitë mbi kokë.

Kohën për t’u përgjigjur zgjidhe vetë, para ose pas botimit. Këtu në këtë gazetë, në media të tjera apo në Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirë në mendje, që ato poste për të cilët silleni qençe, kanë jo vetëm të drejta dhe privilegje por edhe detyrime të tilla. E ke detyrim, Kryeministër! Jo vetëm ndaj të vdekurve e të mbijetuarve që përmenda më lart. Por edhe për të gjithë ata që edhe pse ndodhi ‘97-a, të ribesuan pushtetin, jetën dhe mirëqenien e tyre, të dhanë votën.

Sa për mua si qytetar, përgjigja nuk më duhet. “Garancitë” e tua Kryeministër janë kaq skarse sa të sjellin zorrët te goja. Ti e ke provuar që fjalët e tua i merr flladi, e jo më era. Atë që thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas një muaji me po aq përvëlim. Ndaj, jam i prirur mos të të besoj më asnjë fjalë.

Adrian Thano - Drejtor i gazetës “Shekulli”
Imazhet E Bashkangjitura
 
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!

Hern e fundit sht Redaktuar nga CoNNecT : 19-03-08 n 18:15.
Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 12:45   #2
 
Avatari i Nostra_22
 
Antarsuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Shteti: AL
Mosha: 25
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 6,841
Rrespekti: 11 Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Drgo mesazh me an t ICQ tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t  AIM tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t MSN tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t Yahoo tek Nostra_22 Drgo mesazh me an te Skype™  Nostra_22
Pas ketij superskandali shteteror, Berisha gjen pergjegjesite : "Media eshte mercenare". Nese nuk rrezohet as kesaj here kjo qeveri, me mire te ike populli se kete shtet se luan as topi.
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
Nostra_22 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 12:55   #3
 
Avatari i Hard Styler
 
Antarsuar: Aug 2006
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 2,534
Rrespekti: 5 Hard Styler will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga Nostra_22 Shiko postimin
Pas ketij superskandali shteteror, Berisha gjen pergjegjesite : "Media eshte mercenare". Nese nuk rrezohet as kesaj here kjo qeveri, me mire te ike populli se kete shtet se luan as topi.
Pse dalin vetem tani keto gjera....Apo e kan mendjen te pin kafe me para
__________________
Chi bello c'ha la donna, chi brutto se la sogna...
e ti dico amico mio, quanti sogni mi faccio IO
Hard Styler nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 12:56   #4
 
Avatari i Nostra_22
 
Antarsuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Shteti: AL
Mosha: 25
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 6,841
Rrespekti: 11 Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Drgo mesazh me an t ICQ tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t  AIM tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t MSN tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t Yahoo tek Nostra_22 Drgo mesazh me an te Skype™  Nostra_22
Citim:
Postimi origjinal sht br nga Hard Styler Shiko postimin
Pse dalin vetem tani keto gjera....Apo e kan mendjen te pin kafe me para
Pikerisht nuk kane dale tani... lexo daten Leter e Gary Kokalarit mbi kontrabanden e armeve - 10/10/2007
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
Nostra_22 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 12:58   #5
 
Avatari i Hard Styler
 
Antarsuar: Aug 2006
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 2,534
Rrespekti: 5 Hard Styler will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga Nostra_22 Shiko postimin
Pikerisht nuk kane dale tani... lexo daten Leter e Gary Kokalarit mbi kontrabanden e armeve - 10/10/2007
Pikerisht per kete thash une pse del tani....kjo ka kohe...ndersa keta e bejne problem tani....apo mbushet kupa pak nga pak ....doni ndihme se bejme kallame andej vije une
__________________
Chi bello c'ha la donna, chi brutto se la sogna...
e ti dico amico mio, quanti sogni mi faccio IO
Hard Styler nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 13:08   #6
 
Avatari i Nostra_22
 
Antarsuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Shteti: AL
Mosha: 25
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 6,841
Rrespekti: 11 Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Drgo mesazh me an t ICQ tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t  AIM tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t MSN tek Nostra_22 Drgo mesazh me an t Yahoo tek Nostra_22 Drgo mesazh me an te Skype™  Nostra_22
Leter e Gary Kokalarit mbi kontrabanden e armeve - 10/10/2007


Albanian translation of my 10/10/07 letter, forwarded to Sollaku on 10/22/07

Te Nderuarit Theodori Sollaku
Prokuror i Pergjithshem
Republika e Shqiperise
Tirana, Shqiperi

Shkelqesia juaj:

Une kam komunikuar me Z. Kosta Trebicka, President i Xhoi, SHPK, per disa akuza qe lidhen me nje kontrate te qeverise Amerikane per te blere municione qe dergohen ne Afganistan dhe per pjesen e kesaj kontrate qe po plotesohet me municione nga tepricat e municioneve ushtarake te Shqiperise. Z. Trebicka me ka informuar se ai ka qene nje nenkontraktues ne kete transaksion; si rrjedhim, kjo i ka dhene atij mundesine qe te kontaktoje me pale te ndryshme te perfshira, perfshi Presidentin e AEY, kontraktori Amerikan. Megjithese nuk jam ne pozicion qe te verifikoj te gjitha akuzat e zotit Trebicka, informacioni qe ai me ka dhene duket mjaftueshem i rendesishem per ta sjelle kete ceshtje ne vemendjen tuaj per hetim te metejshem. Informacioni dhe akuzat ne lidhje me kete ceshtje jane si me poshte.

AEY Inc., eshte nje kompani e bazuar ne Miami qe merret me biznesin e metalit dhe reciklimit te tij po gjithashtu ka nje license per te bere transaksione ne lidhje me arme qitje dhe municione. Presidenti i AEY eshte Efraim Diveroli, i cili besoj se eshte qytetar amerikan. Kohet e fundit AEY ftoi nje kontrate $300 milion me qeverine Amerikane per te furnizuar me arme ushtrine Afgane ($298M to AEY for Ammo in Afghanistan ). Bashkangjitur eshte nje kopje e nje pjese te urdherit te blerjes qe kam marre nga zoti Trebicka.

Sa per informacion plotesues, ne saje te perfshirjes Ruse ne Afganistan, ushtria Afgane eshte akoma shume e varur nga armet e prodhuara apo projektuara ne Rusi. Pershembull, ushtria Afgane perdor AK-47 qe sigurisht kerkon municion Rus. Nje pjese e kontrates se AEY eshte duke u permbushur nga municionet e teperta te magazinuara ne Shqiperi. Me c’di une, keto municione jane prodhuar ne Kine sipas specifikimeve Ruse , jane te ambalazhuara me etiketa kineze dhe ju dhane Shqiperise gjate periudhes kur Kina kishte marredhenie te ngushta me Shqiperine komuniste. Per kete arsye, Ephraim Diveroli, Presidenti i AEY, kontaktoi Meico ( Vetem anetaret e regjistruar mund te shohin lidhjet. ), departamentin e Ministrise se Mbrojtjes qe eshte i pergjegjshem per exportimin e armeve, qe te siguroje nje pjese apo te gjithe sasine e armeve per pjesen e nenkontrates me Shqiperine.

Sipas z. Trebicka, pasi kontaktoi me Ylli Pinarin, drejtorin e Meicos, Diveroli u informua qe municionet duhet te blihen nga agjenti i Meicos, Edvin, nje kompany qipriote qe me c’di une eshte ne pronesi te nje biznesmeni zviceran te cilin z. Trebicka e ka identifikuar si z. Henri Tomei (qe ka mundesi te jete i njohur nga Interpoli-sidoqofte, kete informacion nuk e kam te verifikuar). Me c’kuptoj une, roli i vetem i kompanise Edvin ne kete transaksion ishte qe te faturonte AEY dhe pastaj te paguante Meicon per municionet. Sipas zotit Trebicka, Edvin nuk u morr me transportin apo me ndonje aspekt tjeter te transaksionit - gjithsesi, faturat e Edvinit ishin 100% me shtrenjte se cmimet e Meicos. Pinari eshte ne vartesi te Fatmir Meidiut, ministrit te mbrojtjes, dhe mbase raporti midis Edvinit dhe Meicos eshte brenda rregullave dhe i eshte bere transparent qeverise Shqiptare. Ne se jo, atehere eshte e mundur qe ky ndermjetes po perdoret si vegel ne menyre qe diferenca e cmimit te perdoret per te kompensuar qeveritare te cilet, bazuar ne diskutimet midis Diverolit dhe Trebickes, mund te perfshijne Mejdiun dhe kryeministrin Sali Berisha. Duhet permendur qe Trebicka beson qe e gjithe kontrata $300 milionesh mund te permbushet ne Shqiperi, qe do te thote se po te perdorim te njejtat perqindje si me lart, ky transaksion mund te rezultoje ne me shume se $100 milione ne perfitim te paster qe mund te ndahet midis Edvinit dhe paleve te tjera.

Nje artikull nga The Telegraph ( US sets up £215m deal for Afghan arms - from Russia - Telegraph ) shkruante qe Shtetet e Bashkuara po ndihmojne ushtrine Afgane te magazinoje sa me shume arme Ruse ne rast se administrata e re Amerikaneve a pas zgjedhjeve vendos qe Shtetet e Bashkuara duhet te terhiqen nga Afganistani. Me kane thene qe transaksioni me Rusine nuk u be asnjehere sepse Amerika nuk donte te shihesh sikur po blinte arme nga Ruset. Sidoqofte, bazuar ne sasine pothuaj identike te kontrates se AEY, duket sikur kjo kontrate sherbeu si zevendesuesja e asaj qe mund te behej ne Rusi.

Duke qene se ambalazhimi ishte ne gjuhen kineze dhe shume i rende (gje qe do te shtonte shume koston e transportit ne Afganistan), AEY kontraktoi me nje kompany qe te bente riambalazhimin. Per kete arsye AEY beri nje kontrate me Xhoi, SHPK ( kontrata eshte e bashkangjitur), nje kompani shqiptare qe merret me ambalazhime dhe qe eshte prone e Kosta Trebickes. Pasi Xhoi filloi pune me kete projekt, Trebicka mesoi nga faturat qe ai merrte te Banka Amerikane e Shqiperise, municioni po blihej nga Edvini per $22 per 1000 fisheke dhe pastaj i shtesh AEY per $40 per 1000 fisheke. Pasi morri vesh kete, Diveroli u shqetesua shume sepse Edvini, nje kompani qe qeveria shqiptare i kishte kerkuar qe te bashkepunonte si ndermjetes, po i shtonte kostot e transaksionit.

Trebicka thote qe Diveroli protestoi te Pinari per ndermjetesimin e detyruar te Edvinit ne transaksion dhe per cmimin e fryre si dhe kerkoi nje takim me Ministrin Meidiu. Sipas Trebickes, kerkesa e Diverolit u hodh poshte. Me vone Diverolin e cuan ne nje takim me Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe nje burre tjeter te paidentifikuar, dhe ne kete takim ju sugjerua qe nese Diveroli nuk do te bashkepunonte me Edvinin, kontrata e tij ishte ne rrezik. Me c’kuptoj une Delijorgji pershkruhet nga disa si nje biznesmen me lidhje me Meico, po disa te tjere kane thene qe ai ka nje histori kriminale, gje qe ju mund ta verifikoni kollaj. Me vone, mbase ne nje perpjekje per ta frikesuar, Trebicka me tha qe Pinari i tha Trebickes qe ai duhet ta mbante gojen e mbyllur sepse njeriu i trete i paidentifikuar ishte Shkelzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Trebickes, kjo ngjarje beri qe Diveroli te kontaktoje ambasaden Amerikane ne Tirane, dhe si rezultat, u organizuar nje takim ne Sheraton Tirana qe perfshinte Diverolin, Trebicken, Robert Newsome, nje diplomat ne Ambasade, Mr. Meyer, i cili me duket se eshte attasheu ushtarak, dhe nje grua shqiptare qe eshte punonjese e ambasades. Kur Diveroli i tha atyre ngjarjen, Newsome i tha Diverolit qe ai nuk ka pse te shqetesohet sepse ambasada ka marredhenie te shkelqyera me qeverine shqiptare dhe premtoi qe do ta diskutonte kete me ministrin e mbrojtjes. Trebicka me tha qe pas ketij takimi, Diveroli dhe Trebicka folen me Newsome ne telefon, dhe Newsome i tha atyre qe ai nuk donte te krijonte ndonje problem me qeverine shqiptare dhe se ambasada nuk do te nderhynte. Pavaresisht ne se kjo eshte shfaqje indiferentizmi nga ana e ketyre zyrtareve te ambasades, ne se keto akuza jane te verteta, keta zyrtare kane detyrim qe te raportojne kete informacion autoriteteve perkatese amerikane, dhe ne se nuk e kane bere apo ne se jane munduar ta fshehin informacionin mund te kene shkelur ligje te ndryshme te Amerikes.

Une mund t’ju them nga pervoja ime ne marredheniet me Departamentin e Shteti dhe ambasaden amerikane ne Shqiperi (si dhe zyrtare te tjere te shtetit amerikan), se ne saje te bashkepunimit te Shqiperise per ceshtje me te medhaja si lufta kunder terrorizmit apo stabiliteti rajonal, qeveria amerikane ka qene me se e predispozuar te beje syrin qorr persa I perket korrupsionit te qeveritareve shqiptare. Nje shembull perfekt per kete eshte rasti I Fatos Nanos i cili gjithashtu bashkepunoi me Ameriken duke derguar trupa ne Irak dhe ne Afganistan. Pervec informacionit shume specifik qe une i dhashe qeverise amerikane per llogari bankare qe une besoj jane ilegale me Credit Suisse - gje qe mua mu tha nga nje punonjes i Credit Suisse - qeveria amerikane nuk beri gje me kete informacion. Sidoqofte, situata e tanishme ndryshon ne ate qe, pervec mundesise per korrupsion midis zyrtareve shqiptare ky transaksion mund te shihet gjithashtu si nje skeme per te vjedhur nga taksapaguesit amerikane sepse me sa duket pagesa e nje shume te madhe e te panevojshme - e cila kerkohet si rezultat I perfshirjes se Edvinit si ndermjetes nga Meico - po behet nga qeveria Amerikane.

Me poshte eshte nje kopje e nje e-mail nga Kosta Trebicka qe i pergjigjiet pyetjeve te mia dhe mund te paraqese nje permbledhje te ngjarjeve qe lidhen me kete ceshtje. Gjithashtu ka kopje te emailave ne mes Trebickes dhe Diverolit si dhe ka kopje te nje email datuar 9 Maj nga Pinari per AEU ne lidhje me nje marrjen e nje sasie municioni ne aeroportin e Rinasit, ne te cilen eshte cc- dhe Edvin dhe Trebicka, gje qe verteton lidhjen midis tyre dhe kompanise Edvin. Gjithashtu bashkangjitur ka kopje te dokumentave qe kam marre nga Trebicka, pefshi nje kontrate mids AEY dhe Xhoi. nje urdher blerje nga AEY dhe nje transkript te nje telefonate midis Trebickes dhe Diverolit, sipas Trebickes. Gjithashtu bashkangjitur jane bashkebisedimet ne audio te incizuara nga Trebicka. Jam I sigurte qe aty eshte zeri I Trebickes, po nuk mund te garantoj qe zeri tjeter eshte I Diverolit sepse nuk kam folur ndonje here me te. Midis deklaratave te thena nga Diveroli (paramendoj qe ky eshte Diveroli ne baze te asaj qe me thote Trebicka) jane keto: “Pinari eshte ose mafioz ose punon per mafian”; “Pinarit I duhet nje njeri si Henri (Tomei/Edvin) si ndermjetes ne menyre qe te rregulloje punet e tij dhe te shokeve te tij”; “kjo ceshtje po shkonte lart e me lart deri te kryeministri dhe djali I tij”.

Ju duhet ta dini qe une e njoh Fatmir Mediun, kemi pasur marredheni te ndryshme ne vite, dhe ne vjeshte te 2006 une e akuzova publishkisht per perfshirje ne afera korruptive. Kopja e nje letre te hapur qe I dergova Fatmir Mediut ne lidhje me keto akuza mund te shihet ketu: ACLIS - Albanian Canadian League Information Service - A logistic office of Albanian Canadian League - <font color='red'><h3>Fatmir Mediu - Minister of Defense Watches</h3></font> . Ky informacion eshte shperndare gjitashtu me zyrtare te rendesishem amerikan qe merren me Shqiperine, perfshi Departamentin e Shtetit, FBI, CIA dhe disa anetare te Kongresit. Mediu beri nje “show” publik kur doli ne nje televizion shqiptar dhe ne vija te trasha tha “une nuk jam I korruptuar”. Pavaresisht nga deklaratat e Mediut qe “dhuratat” e permenduar kane vlere te vogel dhe se ai ja dhuroi ato medias, me aq sa di une, ato asnjehere nuk jane vleresuar nga nje profesionist i pavarur.

Me sa di une qe nga ngarkesa e pare qe u plotesua nga AEY me Xhoin si ambalazhues, jane bere dhe disa ngarkesa te tjera. GJithashtu, me c’di une, pas ngarkeses se pare, Xhoin e kane larguar nga transaksioni dhe Meico e ka zevendesuar ate me nje kompani qe kontrollohet nga Z. Delijorgji.

You gjithashtu duhet te dini se Z. Trebicka me vuri ne dijeni te kesaj ceshtje sepse, pervec qe jemi takuar ne te shkuaren, sic mund ta dini, une kam qene perfshire ne shume perpjekje per te ekspozuar korrupsionin e qeveritareve ne kete qeveri apo te shkuren. Une gjithashtu kam ekspozuar parregullsi ne sektorin e telekomit ne Shqiperi.

Per mendimin tim, nder pikat qe duhet te hetohen ne lidhje me kete ceshtje jane:

1. A po paguan qeveria Amerikane shume me teper se sa duhet per municionet e blera ne Shqiperi? Duke pasur parasysh mbeshtjetjen financiare qe qeveria Amerikane ka dhene per Shqiperine, qeveria Shqiptare e ka per detyre te sigurohet qe nuk po abuzon me taksapaguesit amerikan. Sipas nje burimi, momentalisht cmimi per municion ne Europen Lindore dhe ne Rusi per AK47 eshte $22 per 1000 fisheke. Ne se zyra juaj gjen abuzime, me gjetjet duaja duhet te informohen gjithashtu Departamenti I Drejtesise ne Amerike, Inspektori I Pergjithshem I Departamentit te Mbrojtjes ne Amerike, dhe Kryetari I Komisionit te Mbikqyrjes ne Kongres.

2. A e ka vene Meico kompanine Edvin apo ndonje kompani tjeter si ndermjetese? Ne se po, perse? A di ndonje nga Presidenti, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes apo parlamentaret per kete marredhenie dhe a e kane approvuar ata ate? A ka Edvin ndonje lidhje me Fatmir Mediun, Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin, Sali Berishen ose Shkelzen Berishen? Ne menyre qe te percaktohet nese ka ndonje lidhje mes tyre, zyra juaj duhet te kontrolloje transfertat elektronike ose transferta te tejra qe kane ndodhur midis Ministrise se Mbrojtjes, Edvin, AEY dhe mbase disa nga individeve qe thuhet se jane perfshire ne kete ceshtje.

3. A eshte zeri ne incizimet e bear nga Kosta Trebicka I Efraim Devirolit? Ne se po, akuzat e bear ne kete incizim duhet te hetohen plotesisht dhe Diveroli duhet te thirret per pyetje.

4. Dikush nga zyra juaj duhet te takohet me Kosta Trebicken per te diskutuar akuzat.

Me duhet t’ju them se ky informacion qe po ju dergoj I eshte derguar gjithashtu dhe Departamentit te Drejtesise, zyres se Inspektorit te Pergjithshem te Departamentit te Mbrojtjes dhe disa anetareve te Kongresit Amerikan. Gjithashtu duhet te dini se XXXXXXXXX (dhe mbase dhe ndonje kompani mediatike e madhe) eshte duke hetuar shitjen e armeve nga Europa Lindore (perfshi dhe Shqiperine) per ne Lindjen e Mesme. Artikulli I pare ne lidhje me keto hetime u botua ne XXXXXXXXXXX. You gjithashtu duhet te dini se pavaresisht nga qellimet e Departamentit te Shtetit, nese akuzat e ketushme jane te bazuara ne fakte, pa asnje dyshim si publiku shqiptar ashtu dhe ai amerikan desherojne transparence te plote, dhe c’do zyrtar shqiptar apo amerikan qe do merret me hetimin e kesaj ceshtje duhet ta mbaje kete ne mendje.

Ju lutem me kontaktoni nese keni ndonje pyetje apo mund te ofroj ndonje ndihme.

Ju faleminderit,

Mbetem me respekt,

Gary Q. Kokalari

Peshkupauje
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!

Hern e fundit sht Redaktuar nga CoNNecT : 19-03-08 n 18:13.
Nostra_22 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 13:27   #7
shkatarace
 
Avatari i inushja2
 
Antarsuar: Nov 2006
Vendndodhja: ne dallget e jetes !
Seksi: Femer
Postime: 1,420
Rrespekti: 3 inushja2 e ka pezulluar reputacionin
Sa do doja qe fjalet e gazetarit , te arrijn te gjejn sedren e Kryeministrit... ta prekin ate .... nese ka nje te till

Deri ku eshte ne gjendje t arrij njeriu, vetem per pushtet, vetem per para ?
Deri kur, nje JETE NEJRIU, qoft femij grua burre, eshte NJE JETE, ne kte rast fatkeqeisht jo nje, po shum jete te njerzve t pafajshem mori lakmia e semure e ca ''mafijashve''

Nese eshte vertet kshtu, o zot, dua t jem dhe ta jetoj nga afer momentin kur kta njerez te paguajn krimet e tyre
__________________

" Carpe diem "
inushja2 nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 14:02   #8
 
Avatari i Hard Styler
 
Antarsuar: Aug 2006
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 2,534
Rrespekti: 5 Hard Styler will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga inushja2 Shiko postimin
Sa do doja qe fjalet e gazetarit , te arrijn te gjejn sedren e Kryeministrit... ta prekin ate .... nese ka nje te till

Deri ku eshte ne gjendje t arrij njeriu, vetem per pushtet, vetem per para ?
Deri kur, nje JETE NEJRIU, qoft femij grua burre, eshte NJE JETE, ne kte rast fatkeqeisht jo nje, po shum jete te njerzve t pafajshem mori lakmia e semure e ca ''mafijashve''

Nese eshte vertet kshtu, o zot, dua t jem dhe ta jetoj nga afer momentin kur kta njerez te paguajn krimet e tyre
Une dua te jem ai qe i ben faturen
__________________
Chi bello c'ha la donna, chi brutto se la sogna...
e ti dico amico mio, quanti sogni mi faccio IO
Hard Styler nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 14:22   #9
 
Avatari i *Viola*
 
Antarsuar: Oct 2006
Vendndodhja: ku rrafsha mos u vrafsha
Shteti: IT
Mosha: 20
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 3,932
Rrespekti: 7 *Viola* will become famous soon enough*Viola* will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga inushja2 Shiko postimin
Sa do doja qe fjalet e gazetarit , te arrijn te gjejn sedren e Kryeministrit... ta prekin ate .... nese ka nje te till

Deri ku eshte ne gjendje t arrij njeriu, vetem per pushtet, vetem per para ?
Deri kur, nje JETE NEJRIU, qoft femij grua burre, eshte NJE JETE, ne kte rast fatkeqeisht jo nje, po shum jete te njerzve t pafajshem mori lakmia e semure e ca ''mafijashve''

Nese eshte vertet kshtu, o zot, dua t jem dhe ta jetoj nga afer momentin kur kta njerez te paguajn krimet e tyre
mania per pushtet te ben te humbesh komplet torruan.
__________________
... Legis virtus haec est:
Imperare, Vetare, Permittere, Punire...
...Si vis pacem para bellum...
*Viola* nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 20:51   #10
 
Avatari i ufo-m
 
Antarsuar: Jun 2007
Vendndodhja: aty ku nuk ma kishte marr mendja Kurre.
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 134
Rrespekti: 1 ufo-m is on a distinguished road
Citim:
Postimi origjinal sht br nga inushja2 Shiko postimin
Sa do doja qe fjalet e gazetarit , te arrijn te gjejn sedren e Kryeministrit... ta prekin ate .... nese ka nje te till

Deri ku eshte ne gjendje t arrij njeriu, vetem per pushtet, vetem per para ?
Deri kur, nje JETE NEJRIU, qoft femij grua burre, eshte NJE JETE, ne kte rast fatkeqeisht jo nje, po shum jete te njerzve t pafajshem mori lakmia e semure e ca ''mafijashve''

Nese eshte vertet kshtu, o zot, dua t jem dhe ta jetoj nga afer momentin kur kta njerez te paguajn krimet e tyre
Ka dy menyra qe fjalet e gazetarit ti shkojne kryemistrit apo deputetit njera eshte "tet a tet" dhe tjetra me gazeta. Meqe nuk realizohet e para kemi plan B dhe i botojme. Po sa i sherben njerzeve te thjeshte kjo gje. Pse duhet te prisnim te shperthente bomba e ti botojme pastaj. Me vjen shume keq qe po lozin me tragjedine e dhimbjen e njerzeve te vrare. Politikaneve tane etja per pushtet u ka erresuar syte.
__________________
jetoj mes endrrave dhe realitetit me pelqen jeta dhe dua ta jetoj çdo minute.
ufo-m nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 22:30   #11
 
Avatari i "rondenis"
 
Antarsuar: May 2006
Vendndodhja: N'tarushes ... do vish dhe ti ??
Shteti: IT
Mosha: 26
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 2,856
Rrespekti: 5 "rondenis" is on a distinguished road
Drgo mesazh me an t Yahoo tek "rondenis" Drgo mesazh me an te Skype™  "rondenis"
U thu do preket ndopak Slaiu prej kesaj letre Njerez si ai ,vetem po vrave gomarin ,qe te rrezohet ,se ndryshe ai njeri vet nuk zbret nga gomari ..
__________________
Coraggio che dopo aprile arriva maggio

Hern e fundit sht Redaktuar nga "rondenis" : 19-03-08 n 22:52.
"rondenis" nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 19-03-08, 23:17   #12
MushesTopi
 
Antarsuar: Nov 2007
Vendndodhja: Ne autobus
Mosha: 28
Seksi: Mashkull
Postime: 364
Rrespekti: 1 petritkola is on a distinguished road
Sali eshte nje vegel. Do ta hedhi vallen deri ne fund sepse ka pranuar pagesen dhe firmosur...
__________________
Porosite e serbit dhe te grekut për te gjunjezuar e poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
petritkola nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 20-03-08, 00:22   #13
 
Avatari i Biancaneve
 
Antarsuar: Jun 2006
Vendndodhja: Caput Mundi
Shteti: IT
Mosha: 20
Seksi: Femer
Postime: 2,315
Rrespekti: 5 Biancaneve will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal sht br nga Nostra_22 Shiko postimin
Letër e hapur Kryeministrit, për një material kompromentues

Kryeminister! Nuk po të drejtohem me Zotëri, sepse i tillë nuk je. Nuk përfaqëson as zotërinjtë e vërtetë dhe as qytetarët e këtij vendi. Ti e di shumë mirë kë përfaqëson, ndaj nuk po të pyes për këtë. Nuk do të të pyes as nëse ndjen ndonjë përgjegjësi për banorët e Gërdecit, Vorës, Tiranës etj., sepse në këto tre-katër ditë dërdëllitjesh në media, kuptoj se ti përgjegjësi prapë nuk ndjen.

Nuk po të pyes nëse pas kësaj që ndodhi në Gërdec, të del ndonjëherë para syve trupi i copëtuar i 3-vjeçarit Flavio; as nëse mund të përfytyrosh si e ka ngritur befas në ajër vala goditëse atë fëmijë, ndërsa luante në oborr të shtëpisë, se si është bërë njësh me tokën pas ca sekondash ajo fytyrë vocërraku e gjakosur; as nëse mund të përfytyrosh sytë e një 3-vjeçari të copëtuar që jep shpirt pa askënd përreth, nën predha e nën tym të zi, si në bombardim. Do të mjaftonte vetëm kaq, që të mos dukeshe më në TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajësime; pas ‘97-ës ty ndoshta nuk të bëjnë më përshtypje as kufomat.

As për premtimet e pambajtura me të cilat more votat, nuk po të pyes, as për performacën tënde prej karagjozi në këtë vend ku dua të rris djemtë e mi, që ti nuk e lëshon thonjsh, anipse pikërisht ky vend që ka politikanë si ty, është më i varfri, më i izoluari, më i parsimuari, më i pashëndetshmi në Europë; as pse në marrëdhënien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministër, ti nuk arrin kurrë të më bësh një fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrë shteti…

Nuk po të pyes as pse një burrë në moshën tënde bën gënjeshtarin patetik, sepse e di përgjigjen për të gjitha këto: është dëshira jote e panginjur për pushtet, që të shtyn të jesh i tillë. Dhe kur them dëshirë për pushtet, nuk gjykoj të drejtën tënde për të bërë profesionin e politikanit, por kam parasysh që tipa si ty, nuk janë politikanë, por ca gërmuqë të marrë fund, që nuk e duan pushtetin për ta menaxhuar por thjesht për ta shijuar.

Nuk të pyes, pra, për këto, sepse është e kotë. Pyetja ime ka të bëjë me një material që ndodhet në redaksinë e “Shekullit” prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Në këtë material ekzistojnë disa biseda telefonike të regjistruara mes një biznesmeni shqiptar dhe një biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe në zyrën e Kryeprokurores së Republikës dhe në disa zyra të tjera hetuese jashtë vendit. Bisedat hedhin dritë mbi një aferë korruptive trafiku armësh që kap shifra përfituese hipotetike për protagonistët, deri 100 milionë dollarë amerikanë. E dimë mirë të gjithë që ka shumë gangsterë rrotull, që nuk do ta kishin për gjë të vrisnin njerëz për kaq shumë para.

Personat që përmenden në këto biseda, janë pikërisht dy të arrestuarit e ditëve të fundit për ngjarjen e Gërdecit Por jo vetëm këta. Në këto biseda përmenden edhe tre-katër emra të tjerë, mes të cilëve, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe djali i Kryeministrit të Shqipërisë.

Kur mendoj që këto regjistrime ndodhen në të njëjtat duar hetuesish të huaj, që hetojnë trafiqe të tilla edhe në Afrikë (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) është po aq nepotike dhe skandaloze sa të kujton sërish Afrikën, më beso, ndjej Turp. Nuk dua të qeverisem nga “afrikanë” të korruptuar nëse duhet të jem më i qartë… Ndaj, me gjithë forcën e shpirtit, do të doja që emrat e këtyre institucioneve të nderuara të vendit tim dhe familjarëve të atyre që janë përkohësisht në këto zyra institucionesh, të jenë përdorur thjesht si koperturë gangsterësh…

Por “koincidencat” janë të shumta; sjellja jote e ditëve të fundit, kur përpiqesh jo të nxjerrësh përgjegjësitë dhe të kërkosh së paku ndjesë, por të mbrosh vrasësit e Gërdecit, më bëjnë të dyshoj fort.

Lojërat me kontrata dhe VKM-të, kompanitë fantazma “amerikane” të “kontraktuara”, etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministër janë primare, prapë më bëjnë të dyshoj fort.

Nëse Gërdeci nuk do të kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja këtë që po shkruaj. Nuk jam as nga ata që shkruaj shpesh, ndaj vëru veshin mirë këtyre që të them! As “Shekulli” nuk do të botonte pa thënë fjalën e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, të cilat gjenden në zyrën time prej tre muajsh.

Por tashmë jemi të gjithë borxhlinj tek fëmijët e vdekur të Gërdecit! Duhet bërë çdo gjë, për të dhënë Drejtësi për ta. Boll më! Të vdekurit, të mbijetuarit dhe të gjallët e tjerë në këtë vend kanë nevojë urgjente për Drejtësi. E meqë jemi këtu, mos përmendni dëmshpërblimin për ta, akoma pa mbledhur kufomat nëpër rrugë dhe tunele. Është e neveritshme, Kryeministër, që e vetmja mënyrë që të ka mbetur për të vazhduar t’i shohësh ata në sy, është Paraja. E kupton sa poshtë kemi rënë të gjithë?

Kryeministër! Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, “Shekulli” dhe Shekulli Online duke nisur nga nesër do të fillojnë t’i botojnë ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, Prokuroria le të nxjerrë shpejt një përfundim mbi to.

Për hir të këtij detyrimi për Drejtësi, ti duhet t’i përgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janë përdorur si koperturë gangsterësh apo jo?

Këtë detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kërkon gazeta më e rëndësishme e këtij vendi. As pse ky skandal do botohet këto ditë edhe në shtypin amerikan. Këtë detyrim e ke ndaj atyre që e mbyllën jetën pa faj në 15 mars, në Gërdec; e ke ndaj atyre që do mbeten përjetë të gjymtuar nga shpërthimi; e ke ndaj qytetarëve të kryeqytetit që paaftësia e qeverisë tënde për të garantuar sigurinë fizike, për pak u shembi të gjithëve shtëpitë mbi kokë.

Kohën për t’u përgjigjur zgjidhe vetë, para ose pas botimit. Këtu në këtë gazetë, në media të tjera apo në Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirë në mendje, që ato poste për të cilët silleni qençe, kanë jo vetëm të drejta dhe privilegje por edhe detyrime të tilla. E ke detyrim, Kryeministër! Jo vetëm ndaj të vdekurve e të mbijetuarve që përmenda më lart. Por edhe për të gjithë ata që edhe pse ndodhi ‘97-a, të ribesuan pushtetin, jetën dhe mirëqenien e tyre, të dhanë votën.

Sa për mua si qytetar, përgjigja nuk më duhet. “Garancitë” e tua Kryeministër janë kaq skarse sa të sjellin zorrët te goja. Ti e ke provuar që fjalët e tua i merr flladi, e jo më era. Atë që thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas një muaji me po aq përvëlim. Ndaj, jam i prirur mos të të besoj më asnjë fjalë.

Adrian Thano - Drejtor i gazetës “Shekulli”
Bravo.Shpresoj me gjithe shpirt qe kete artikull ta lexoje populli e te kuptoje se ke voton e kujt i beson verberisht.
__________________
Mi illumino d'immenso.

Pensa da uomo d'azione e agisci da uomo di pensiero..
Biancaneve nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot
Vjetr 20-03-08, 00:47   #14
MushesTopi
 
Antarsuar: Nov 2007
Vendndodhja: Ne autobus
Mosha: 28
Seksi: Mashkull
Postime: 364
Rrespekti: 1 petritkola is on a distinguished road
Monday, April 03, 2006
Amerika ne flake nen parrullen, "Duam modelin shqiptar"

Shkatrrimet filluan ne Shtepine e Bardhe kur kongresmenet filluan te qellonin me karrike dhe u venin zjarrin perdeve dhe pajisjeve. Ata protestonin ne lidhje me ligjin e padiskutueshem qe i con ata automatikisht ne burg ne se vjedhin ose jane pershire ne afera korruptive.
Ka modele me te perparuara- bertisnin ata,-E duam Kongresin si Parlamentin Shqiptar, qe kush vjedh me shume merre postin me te larte dhe jo me te veje ne burg sic ndodh ne SH.B.A.
Cmenduria e tyre arriti kulmin kur ata mesuan se mund te vrasesh, shtypesh me makine qytetare (qenie njerezore) dhe perseri te mbetesh Kryeminister apo te propozohesh per me larte, President. Kishin degjuar per rastin e Shkallnuerit ku ish Kryeministri Nano shtypi nje qytetar fatkeq dhe pavarsisht se u akuzua dhe u provua nga media shqiptare, gazeta “Koha Jone”, asnje iniciative ligjore nuk filloje…Albania, Albania- oshetinte Kongresi Amerikan, duke sjelle ne mendje se nje koleg i tyre qe per kete arsye po bente vitet e burgut te cilat i filloi ne 2005.
Flaket shperthyen ne te gjithe Ameriken kur qytetaret e atij vendi moren vesh se egzistojne modele me te perparuara. E duam Ameriken si Shqiperia, berrtisnin turmat duke shkatrruar, biznese, banka, institucione dhe komisariate policie. Me turmat u bashkuan dhe forcat e rendit.
Duam ndryshim. Na hiqet liria, se shtypim nje qene rruge, thone te intervistuarit ndersa ne sistemet me te perparuara shqiptare qeveritaret shtypin njerez dhe askujt si behet vone…
U.S.A- Albania, oshetijne rruget e Amerikes.
Nuk i dihet fundi. C’do gje duket se eshte jashte kontrollit.

Nga i derguari i posacem ne SH.B.A
Petrit Kola
__________________
Porosite e serbit dhe te grekut për te gjunjezuar e poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
petritkola nuk sht n linj   Prgjigju Me Kuot