Forumi Virtual
   
Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqerore > Portali i forumit
Regjistrohuni ForumiVirtual Muzika Albumi Lojra Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Lajmërim nga Forumi


Rezultati i Sondazhit : Duhet te jape doreheqjen Kryeministri Sali Berisha ?
Po 44 46.32%
Jo 43 45.26%
Nuk e di 8 8.42%
Votues: 95. Ju nuk mund të votoni në këtë sondazh

Përgjigju
 
Veglat e Temës
 
Vjetër 18-03-08, 18:39
Avatari i gjakovaaa
gjakovaaa gjakovaaa nuk është në linjë
 
Anëtarësuar: Nov 2007
Mosha: 18
Postime: 85
Rrespekti: 1
gjakovaaa is on a distinguished road
Sipas jush, duhet te jape Doreheqjen Kryeministri Berisha ?

Pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec te Vores, a duhet kryeministri shqiptar te jape doreheqje ?

Jepni mendimin tuaj rreth ketij problemi shume te degjuar...

Herën e fundit është Redaktuar nga CoNNecT : 19-03-08 në 19:35.
Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 20-03-08, 18:57   #31
 
Avatari i Askushius_DK
 
Anëtarësuar: Dec 2007
Vendndodhja: København
Shteti: DK
Seksi: Mashkull
Postime: 287
Rrespekti: 1 Askushius_DK is on a distinguished road
Sali Berisha ... eshte "" KRIMINELI"" me i madh ne politiken shqiptare ne keto 18 vitet e fundit ....
Ky pjelle injorante e komunizmit qe nuk arriti kurre te kete nje parti te qendres djathte shkaterroi demokracine e Shqiperise qe ne embrion duke mos kther "" PRONEN PRIVATE"""me pasoja qe vuan vendi edhe sot !!!Shperngulja masive e popullsise fshatare pa asnje lloj kriteri ne forme hordhie tregon qarte kaosin qe shkaktoi ky qenie e pazhvilluar ne dem te popullit tone !!!.. Krimet per pronen qe perjeton vendi sot mbajne te gjitha firmen e Sali Berishes !!!

Ky kriminel injorant antarsoi Shqiperine ne Organizaten eKombeve Islamike gje qe solli vershimin e organizatave islamike qe duke genjer shqiptaret ne zonat rurale me ndihma ushqimore ne shkembim te islamizimit dhe veshjes me perce te te miturve !! Shkaterroi imazhin e Shqipersie si vend Europian dhe aspiratat tona per t`ju bashkangjitur sa me shpejt Europes .. Asnje shqiptar nuk ja fal kete ne jete te jeteve , sondazhet dhe intervistat mediatike te popullit te thjeshte flasin qarte per kete ...

Ne ´97 coi vendin drejt "" LUFTES CIVILE"" me injracen etij dhe delirin e madhestise , bujes se madhe duke perfituar nga niveli i ulet ne popull qe brohoriste diktatorin e Sali dhe i lente gjithe pordhe kamarierit 1000 leke bakshish pa ditur se ce priste ne te ardhmen .Te vdekurit e asaj kohe , shkatrrimi total finaciar, hapja e depove te armatimit qe favorizuan kriminelet mbajne te gjitha firmen e kesaj kafshe qe quhet Sali !!!

Premtimet per drita dhe uje 24 ore ne fitoren e fundit qe ishte nje "" MASHTRIM GJIGAND"" per te ngrohur kolltukun e ftohur nga 97!! Investimi pa projekt dhe pa fature financiare i rruges Durres -Morine qe zbraz totalisht buxhetin e marre nga taksapaguasit shqiptar kur dihet mire gjendja e SPITALE,RIMPULSIMI I ILACEVE , SHKOLLAVE,PA UJE E PA DRITA eshte nje "" BUJA E RRADHES"" e ketij maloku te etur per pushtet !!!

Dhe se fundi tragjedia e Gerdecit ku shfaqet ne mes te familjeve te viktimave duke i perkedhelur ne fytyre (burra, gra , femije) si bamires i Kryqit Kuq dhe mundohet te ndaloje me cdo kusht "" REVOLTEN POPULLORE """ duke ofruar demshperblime me para te thata ne dore .. duke editur mire piken e dobet ( KAFSHATE QE S`KAPERDIHET ESHTE MJERIMI... thote Migjeni) vetem per mos te humbur pushtetin !!!Korrupsjoni duket sheshit i implikuar dhe djali i tij tashme ...

Kjo kafshe e keqe vazhdon te lengoje dhe te mbaje peng te ardhmen ... Antarsimi ne Nato tashme eshte nje pikepyetje e madhe !!!Ai do vazhdoje kaosin e destabilizimin duke mos arritur kurre ndryshimet ne Kushtetute per kodin zgjedhor , regjistrimin e popullsise dhe kartat e identitetit duke destabilizuar zgjedhjet e ardhshme 2009

KY FELLIQESIRE QE SOT ESHTE KRYEMINISTRI I SHQIPERISE NUK DO TA LESHOJE KURRE PUSHTETIN DHE PRIVILEGJET PO NUK E HOQEM NE !!!!!!!!!!!!!!

ps. me sa shof ne forum kane votuar 10 veta kundra dorheqjes. Pse nuk na japin disa fakte per kete ....????
Askushius_DK është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 20-03-08, 19:24   #32
 
Avatari i Njeshi's
 
Anëtarësuar: Mar 2008
Vendndodhja: Tirane
Shteti: AL
Mosha: 28
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 55
Rrespekti: 1 Njeshi's is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të MSN tek Njeshi's Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Njeshi's Dërgo mesazh me anë te Skype™  Njeshi's
Shperthime te tjera kane ndodhur edhe ne kohen e PS ne pushtet, por nuk jane bere publike dhe jane fshehur, pasi ka patur jo me shume se 5-10 te vrare.Per mendimin tim, edhe pse jam demokrat, Berisha duhet te jape doreheqjen. Por mendoni pak per nje moment. Cili mendoni ju se ka qene shkaku i shperthimit?Valle nje gabim njerezor? Vertete qe ne fabrike punon femije, por ata vetem transportonin arkat nga dera e jashtme tek kamioni, dhe fisheke te kalibrit te vogel.Ato nuk shperthejne kollaj. Sepse ne 97 ne jemi futur neper depo, i kemi hedhur arkat nga largesi 10 m dhe nuk ka shperthyer gje. Mos kujtoni qe ndodh nje shperthim kaq kollaj.Arkat jane prej metali dhe nuk demtohen. Ndersa predhat cmontoheshin ne brendesi te fabrikes me makineri te posatshme. Edhe vete disa puntore e kane pohuar qe nuk ka patur femije ne brendesi te fabrikes, dhe cmomitimi behej me makineri jo me dore. Pra cili ka qene shkaku i shperthimit? Cili ka qene shkaku i shperthimit te demostratave ne 97. Kush i ka sponsorizuar firmat rentiere 92-96? A ishin shqiptaret aq te zgjuar sa te krijonin firma te tilla?Une mendoj qe firmat piramidale u krijuan nga agjenturat greke. Ndersa kur behet sot llaf per tragjedine e Gerdecit. A mos menduat ju se Serbi do rrinter duarkryq, duke pare qe ja morren Kosoven? Besoni se mund te kete lidhje te ngushte me tragjedine dhe me agjenturat serbe? Une mendoj se po. Per kete arsye kryeministri nuk duhet te jape dorehqjen per te pakten edhe 4 muaj, deri sa te stabilizohet situata, dhe inshalla do te jemi futur ne NATO, te pakten te na mbroje dhe NATO. Edhe ministri i mbrojtjes beri shume gabim qe dha doreheqjen. Kush do ta drejtoje ushtrine tani? Jemi ne meshire te Zotit ne keto momente. Kerkoj ndihme prej Allahut te na mbroje prej armiqeve te atdheut tim.Amin.
Njeshi's nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 20-03-08, 20:16   #33
 
Avatari i ersa
 
Anëtarësuar: Nov 2006
Vendndodhja: albania
Mosha: 26
Seksi: Femer
Postime: 432
Rrespekti: 2 ersa is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek ersa
Eshte per te ardhur keq ,per te gerthitur ,uluritur dhe bertitur me sa ke ne kok . O SHTET ,O QEVERITARE ,per cfare punoni ju? A nuk i dini ju keto gjera ,po i dini perderisa nji pjese e ^popullit i dinte. E ku nuk eshte folur qe Shqiperia merret me trafiqe armesh. Ndoshta kjo do jete dhe arsyeja e largimit pa zhurme te nji ministrit tuaj ,se skishte se si te ndodhte ndryshe gojekycja e tij . A ju vjen ndopak turp ,a jeni skuqur ndopak . Perse keto lek nuk iken ne xhepat e Shqiptareve qe humben leket ne firmat piramidale ,po duhet ti marri amerikani apo ndonji kompani fantazem ,apo ne xhepat tuaja. Ku do i coni gjithe keto para? Perse se thate qe neve Xhaxhi na paska lene te pasur? po pasuria jone ,apo jane kufomat ,gjerzit e gjymtyer per jete dhe ata qe jane bere hi. Sa mire dini te thoni qe nuk kini faj ,po i kujt eshte fai??? ju Z kryeminister keshtu kini drejtuar gjithe kohes tuaj ? ata qe ke pas mbas veten ta kane ngrene koken ,dhe mire ta kane bere se nuk dini te drejtoni. Tani do dalin dhe milioneret Shqiptare qe jane perfolur dhe pasurite e tryre . tashme eshte e qarte . Z.PROKURORE ,ka ardhur koha te veprosh ,tregoje veten te afte,dhe mos u tremb ,se ndryshe do te mari istoria per keq . Qeveritare jepni dorheqjen . Qe kur e kane privatizuar aeroportin keta mafioze dhe portin e durresit,kur ne shqiptareve na zbrazin cantat ,dhe torturen me te madhe e vuajme ne aeroportin e tiranes ,e mafiozeve qe nisin arka te paketuara me fishek. Cantat tona kontrollohen ,pa le dhe kur na bie ai palo sinjal ,per nji unaze ose nji varse,mafiozet kalojne ne anen tjeter . A nuk dini ju z.kryeminister asgje ? Po sa del neper male per ajer ,dil shiko se c'fare po behet ne shqiperi??? Mesiguri po pret fushaten elektorale.Popull shqiptar cohuni tani sa nuk eshte vone se vetem te tilla gjera do na degjojne veshet derisa ne pushtet te jene keta njerez te korruptuar.Hidhni mbas kraheve friken qe ju ka futur i semuri psiqik, dhe delni hapur me burreri dhe denonconi fajtorin. Shpetoni qe te shpetoje Shqiperia. Sali Berisha po pregatit nje masaker te re si ajo e '97. Me kete rast pastroni edhe qeverine dhe Partine nga figurat e ulta morale dhe percaktoni aleate te denje. Zhdukni lobet e familjes Berisha qe ka bere miljona, ndersa ju jeni te perlyer nga ata. Sali Berisha e mban me force karriken dhe PD. Mos u largoni nga PD sic beri Pollo, Pashko e te tjere, qendroni aty deri sa te rrezoni lobin Berisha. Ky eshte misioni juaj karshi Shqiperise.
Nqse nuk e beni tani ta dini se nuk keni te drejten morale dhe ligjore per te marre pergjegjesi.
Lirojeni kete popull nga mizeria qe e ka futur keto 20 vjet Berisha e Nano.
Zgjidhni nje drejtues qe do sjelle harmoni dhe zhvillim ne Shqiperi.
Shikoni sa djem te rinj keni aty qe punojne qe mund te drejtojne dhjete qeveri e ta cojne Shqiperine atje ku e meriton. Mos e lini ta plagosi Sali Berisha.
Ne kemi nevoje per njerez qe duan punen dhe mirkuptimin. Nuk kemi pse te hame njeri tjetrin pse Sali Berisha kerkon te rrije ne pushtet perjete.
__________________
ersa

There is only one happiness in life,
to love and be loved.
If anything is last for ever
to say hello will be my pleasure!
ersa nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 20-03-08, 23:10   #34
hateVSlove
 
Avatari i fight_cllub_al
 
Anëtarësuar: Dec 2006
Vendndodhja: 00171 SPQR ...
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 4,753
Rrespekti: 7 fight_cllub_al will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të  AIM tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të MSN tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek fight_cllub_al Dërgo mesazh me anë te Skype™  fight_cllub_al
a nuk do ishte me e lehte qe populli shqiptar te hiqte dore nga berisha
__________________
mos e le kurr kerkon me te thon qe smundesh me bo dicka shoki .... duhet me pas vullnetin , forca .... te tona heret njerzit kan me munu me te nal ... po puna osht qe ti mos me i lon me te nal .... cdo njeri ka zemer ... rrall dikush e perdor ate zemer ....por ti , duhesh me rujt , se eshte i vetmi send qe e ki
fight_cllub_al është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 09:10   #35
 
Avatari i Nostra_22
 
Anëtarësuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Shteti: AL
Mosha: 25
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 6,884
Rrespekti: 11 Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të MSN tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë te Skype™  Nostra_22
Pamje nga manifestimi i djeshem te cilit iu bashkangjiten edhe studentet

Pa koment
Fotografitë e Bashkengjitur
sipas_jush_duhet_te_jape_doreheqjen_kryeministri_berisha-berisha_ik.jpg  
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
Nostra_22 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 09:22   #36
 
Avatari i Nostra_22
 
Anëtarësuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Shteti: AL
Mosha: 25
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 6,884
Rrespekti: 11 Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të MSN tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë te Skype™  Nostra_22
Alibite kriminale te Berishes

Andrea Stefani

Ndërsa në media po dalin dëshmi gjithnjë e më tronditëse që e lidhin masakrën e Gërdecit me trafiqe ilegale armësh të përqendruara në majën e shtetit, e gjithë propaganda berishiste është angazhuar ethshëm për të shpëtuar Kryeministrin Berisha nga një dorëheqje e pashmangshme. Po hidhen në qarkullim lloj-lloj pistash mbi shkaqet e tragjedisë për t‘u përdorur më pas si alibi në përpjekje për të lehtësuar disi pozitën e një qeverie që tashmë ka humbur çdo besueshmëri. Sharlatanë të politikës po përpiqen të shfrytëzojnë si strehë të fundit të një pushteti të korruptuar jo vetëm "patriotizmin" (këtë e kanë bërë edhe më parë), por madje edhe kufomat e të vrarëve. Dje, me këtë fushatë mashtruese u bashkua edhe vetë Kryeministri Berisha, që akuzoi përbindshëm gazetarët se po vallëzojnë me vdekjen kundër tij. Dhe çdo shqiptar i pafanatizuar apo blerë nga pushteti, ka shansin e hidhur të shikojë se deri në ç‘shkallë e rrëzon inteligjencën e këtyre njerëzve, lakmia e çmendur për pushtet e një njeriu dhe e klanit të tij, klan që ka nisur të skicohet në media me hijet e një mafieje të rrezikshme në kokën e shtetit.


***

Alibia e parë dhe më antinjerëzorja është thirrja që i drejtohet opozitës politike "për të mos luajtur me tragjedinë, të vrarët, të plagosurit dhe rrënimet e Gërdecit". Në mënyrën më kriminale të mundshme, shërbyesit e një qeverisjeje përgjegjëse për vrasjen e foshnjave, pleqve, grave, burrave, vajzave dhe djemve, e kërcënojnë opozitën, njerëzit, popullin që të mos protestojnë për këtë kob, që të mos kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, të mos kërkojnë llogari maksimale për këtë hata të përgjakshme që si po del, ndodhi vetëm që Kryeministri i duarve të zhyera dhe klani i tij të pasurohen paligjshëm. E quajnë protestën kundër këtij krimi qeveritar "çnjerëzore", në një kohë kur e tillë është pikërisht kërkesa për të mbytur protestën kundër një qeverisje fajtore, sepse ka ushqyer trafiqet duke shfrytëzuar në mënyrën më makabre (termi i fundit është marrë nga fjalori i Berishës kundër gazetarëve) edhe fëmijë. Edhe një njeri i vetëm të kish humbur jetën në një tragjedi ku përgjegjësia është e qeverisë, Kryeministri duhet të kish dhënë dorëheqjen i vrarë në zemër nga fakti që qeverisja e tij u bë shkak i humbjes së jetës së një qytetari.

Kjo është etika evropiane, etika e NATO-s. Por jo e autoritaristit të pandreqshëm Berisha, që i rikthehet zakonit të vjetër për të kërcënuar gazetarët. Duket sikur bashkë me profesionin ky ish-doktor zemre ka humbur edhe zemrën e tij. Atij nuk i shfaqen në gjumë foshnjat e copëtuara dhe kufomat e të mjerëve që ndoshta ende dergjen të përbaltura nën gërmadha dhe rrebesh. E si mund të mos protestosh kundër këtij politikani të tmerrshëm që 18 vjet në krye të politikës e kanë lënë fare pa shpirt? Si mund të mos kërkosh të ikë një orë e më parë një Kryeministër që shfaqet i shndërruar në një makinë pa tru, që vetëm kalkulon intriga politike të programuara s‘dihet se ku? Si mund të mos kërkosh të largohet një Kryeministër që nuk vetëdorëhiqet sepse nuk ndien asnjë dhembje, asnjë përgjegjësi për viktimat?


***

Një alibi tjetër kriminale është ajo e akuzave mbi median. Vetë Berisha akuzoi dje mediat se po manipulojnë me fatkeqësinë e viktimave. Duke provuar se është po ai që ka qenë dhe është (siç edhe pohoi vetë), Berisha akuzoi përsëri gazetarët si mercenarë të mafies. Por nuk është faji i gazetarëve që në media po qarkullojnë përditë e më shumë pohime se ai vetë, Berisha, është në krye të një klani mafioz që merret me trafikun e armëve. Berisha shpifi në mënyrën më të turpshme se gazetarët po hidhnin valle mbi tragjedinë. Është njësoj si t‘i akuzosh gazetarët për kriminelë. Prandaj është një sulm kriminal. Në thelb ai është shprehje e tërbimit të Kryeministrit kundër së vërtetës që përcjellin gazetarët. Kjo e vërtetë e nxjerr atë si kryefajtor të një tragjedie që tronditi Shqipërinë dhe botën mbarë, dhe kryepërgjegjës të trafikut kriminal që është në rrënjë të tragjedisë së Gërdecit, madje dhe, me shumë gjasa, si një ndër përfituesit kryesorë nga këto trafiqe. Dhe duke mos mundur të fshehë një të vërtetë acaruese për të, Berisha ju turr me tërbim gazetarëve në mënyrë që të frikësojë gazetarët dhe të manipulojë të vërtetën. Për hipokrizi, Berisha shtoi se megjithatë, gazetarët do të mbeten të lirë. Ai foli si një autoritarist që ka në dorë licencën e lirisë për gazetarët dhe mediat.

Por gazetarët e vërtetë refuzojnë të jetojnë në një shtet ku është në dorën e Kryeministrit apo qeverisë, që të jenë apo të mos jenë të lirë. Asnjë politikan, asnjë gazetar nuk gëzohet dhe nuk ka vallëzuar mbi kufomat dhe gërmadhat e tragjedisë sikundër akuzoi Berisha. Madje as edhe vetë Berisha. Por trishtimi i tij duket se ka një përmbajtje tjetër. Sepse shpërthimi dhe viktimat që ai shkaktoi prishën tërë atë skemë mafioze trafikimi të ndërtuar mbi shfrytëzimin shtazarak të fëmijëve dhe varfërisë së njerëzve. Në themelet e përgjakura të kësaj skeme është firma e Kryeministrit. Protesta nuk shpërthen ngaqë opozita dëshiron të shfrytëzojë vdekjen, por nga revolta që Kryeministri Berisha nuk e llogarit edhe humbjen e jetës së qytetarëve para etjes së tij të çmendur për pushtet. Protesta lind nga që Kryeministri Berisha dhe shërbëtorët e tij po përdorin si aleat të zi të pushtetit vdekjen. Thuajse kanë bërë një gardh me trupat e të gjorëve të vdekur të Gërdecit dhe me to përpiqen të mbrojnë kolltukun e Kryeministrin, duke kërcënuar opozitën dhe median: Mos shfrytëzoni tragjedinë, mos shfrytëzoni vdekjen! Si mundet "në emër të të vdekurve" të kërcënohet opozita të mos kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit pas një tragjedie të shkaktuar për faj të korruptimit të qeverisë dhe Kryeministrit? Kush e polli dhe kush po e shfrytëzon vdekjen në këtë rast?


***

Një tjetër alibi për të mbrojtur kolltukun e Berishës është ajo që e shpjegon tragjedinë si produkt të një sabotazhi. Disa fanatikë të qeverisë akuzuan deri edhe opozitën për zjarrvënie, ndërsa një diplomat anonim në Maqedoni u transmetua të ketë thënë se zjarrin e kanë vënë agjenturat fqinje. Po le të pranojmë për një moment se është kështu. Le të pranojmë tezën e çmendur berishiste se është opozita (shpallja e kundërshtarit politik armik i popullit është një konstante e përhershme e berishistëve) ajo që ka ndezur fitilin Gërdec. Le të pranojmë edhe versionin (plotësisht të mundshëm) të një sabotimi agjenturor. Por të dy këto skenarë nuk e lehtësojnë fare qeverinë, nuk e shkarkojnë nga përgjegjësia. Përkundrazi, shtojnë, madje nxisin, dyshime edhe më të rrezikshme rreth saj. Si në rastin e skenarit me "armik të brendshëm", ashtu edhe në atë me armik të jashtëm, pyetja që lind është: Po qeveria përse e grumbulloi gjithë atë municion në Gërdec? Përse ia kish bërë gati "serbit" atë mal me barut që vrau njerëz e shkretoi dynjanë? Nëse shkrepësen e ka vënë agjentura e huaj, përse qeveria i ka ofruar fitilin? Në këtë opsion pyetjet drejtuar Kryeministrit do të shkonin edhe më larg: A ka informuar shërbimi sekret shqiptar qeverinë për bombën që gatuhej në Gërdec, për trafikimin e municioneve, për shfrytëzimin sa shtazarak, aq dhe të rrezikshëm të fëmijëve? Nëse po, përse nuk ka reaguar Kryeministri? Mos vallë ngaqë interesat e trafikut të municioneve janë për të më të shenjta se jeta e qytetarëve? Por nëse shërbimet sekrete shqiptare nuk kanë informuar, mos vallë janë korruptuar nga ndonjë shërbim i huaj? Berisha, fol!


***

Një alibi tjetër e turpshme është edhe ajo që u referohet incidenteve të shkuara. Deputeti Besnik Mustafai përmendi rastin e përmbytjes vite më parë të një pjese të Tiranës nga hapja aksidentale e dyerve të digës së liqenit artificial. Megjithëse ngjarjet nuk kanë asnjë të krahasuar nga pasojat dhe nga mekanizmi që i shkaktoi (përmbytja nuk kish të bënte fare me ndonjë trafik ujërash dhe nuk shkaktoi të vdekur), Berisha në atë kohë kërkoi me forcë dorëheqjen e Ramës nga posti i kryebashkiakut. Dhe sot, deputeti Mustafai rreket të përdorë faktin që Rama nuk dha dorëheqjen dje, si një argument që edhe Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen sot.

Episodi është një tjetër dëshmi sesa e degradon mendjen e njeriut etja për pushtet. Dëshira për të mbrojtur Berishën e bën Mustafain të barazojë të lagurit me djegien, ujin me zjarrin, përmbytjen e kateve të para, bodrumeve dhe dyqaneve, me vdekjen e njerëzve dhe rrafshimin e shtëpive. Por le të pranojmë se është pikërisht ashtu. Pyesim përsëri: Nëse Rama nuk e dha dorëheqjen që i kërkoi me të drejtë Berisha dje, mos vallë kjo duhet të shërbejë si alibi që Berisha të mos japë dorëheqjen kur këtë sot ia kërkon me të drejtë krejt opozita dhe shumica e popullit? A mund të lejohet që kur është në opozitë një politikan si Berisha ta shpallë dorëheqjen e një qeveritari kundërshtar drejtësi, dhe kur hipën në pushtet ta shpallë kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij si padrejtësi, madje si një krim dhe bashkëpunim me vdekjen? Kurrsesi! Kur një qeveri është fajtore për vdekjen e qytetarëve të vet, të thërrasësh poshtë qeveria (!), do të thotë të thërrasësh rroftë jeta!

Shqip
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
Nostra_22 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 11:32   #37
 
Avatari i Nostra_22
 
Anëtarësuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Shteti: AL
Mosha: 25
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 6,884
Rrespekti: 11 Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të MSN tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë te Skype™  Nostra_22
Ju qe votoni per jo, bashkangjitni ndo1 argument, nese keni .....
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
Nostra_22 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 11:40   #38
 
Avatari i Zhgenjimi
 
Anëtarësuar: Mar 2008
Vendndodhja: shume prane ........tij por larg gjithsesi
Seksi: Femer
Postime: 1,167
Rrespekti: 3 Zhgenjimi will become famous soon enough
te rregulloje gjithcka ,t'i demshperbleje materialisht te gjithe ata qe paten deme,se ato qe humben jeten dhe te vdese berisha nuk i shperblen dot,dhe te jape doreheqjen urgjentisht pas kesaj.
__________________
Seksi eshte thjesht matematike....
Shumezon krevatin,pjeseton rrobat
Ngre ne rrenje katrore kembet dhe barazon buzet


A je gati te zgjidhim nje ekuacion bashke????
Zhgenjimi nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 11:55   #39
 
Avatari i Hard Styler
 
Anëtarësuar: Aug 2006
Shteti: IT
Seksi: Mashkull
Postime: 2,584
Rrespekti: 5 Hard Styler will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Nostra_22 Shiko postimin
Ju qe votoni per jo, bashkangjitni ndo1 argument, nese keni .....
Padyshim...asht dita lirise...dita gjith shqiptarve....ju du shum....

te mjafton si arsye
__________________
Chi è bello c'ha la donna, chi è brutto se la sogna...
e ti dico amico mio, quanti sogni mi faccio IO
Hard Styler nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 14:04   #40
ShQipE
 
Avatari i SuRiAnA
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Vendndodhja: Opsss Where??!!
Seksi: Femer
Statusi: E dashuruar
Postime: 3,108
Rrespekti: 6 SuRiAnA will become famous soon enoughSuRiAnA will become famous soon enough
Nuk e di.. thjesht sepse si dhe para ardhesit e tij po ashtu ata qe vijnè pas do te jenè njejt..mendoni se do te ndryshonte gjè?? Ky opinion thjesht nga ajo qe duket dmth ne "Esterno" dhe duke par zhvillimin ekonomik etj etj etj..masanej si i kan punt(brenda) qeveria Shqiptare nuk kam dhe shumè idee andaj nuk muj te shprehem dhe aq

__________________
Beat me,Hate me,You can never Break me...Will me,Thrill me, You can never Kill me ,Jew me,Sue me ..Everybody Do me, Kick me,Kike me,Don’t you..Black or white me

......." ME NE FUND EDHE UNE KAM SHTET ".......

...URIMEEEE PAVARSIAAA O SHQIPTARE..E GZFSH PAVARSIN KOSOVA IMEEE....

Herën e fundit është Redaktuar nga SuRiAnA : 21-03-08 në 14:09.
SuRiAnA nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 14:15   #41
 
Avatari i Zhgenjimi
 
Anëtarësuar: Mar 2008
Vendndodhja: shume prane ........tij por larg gjithsesi
Seksi: Femer
Postime: 1,167
Rrespekti: 3 Zhgenjimi will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Ema Shiko postimin
mire qe ma kujtove te thellohem me shume
Une nga Durresi jam
por gabohesh nese thua qe shqiptaret e Kosoves apo te viseve tjera nuk ju DJEG per kete gje qe ndodhi
dhe qe jua ndjen kush e di sa nuk me besohet ema
se jo per gje po atyre sju ka dhene gje armet berisha
s'ju ka mbytur gje njeri ne det
s'ju ka zhytur gje ne varferim.s'i ka detyruar ndonjehere te vetvriten se nuk kane nga t'ia mbajne me.

mendoj une ..........
__________________
Seksi eshte thjesht matematike....
Shumezon krevatin,pjeseton rrobat
Ngre ne rrenje katrore kembet dhe barazon buzet


A je gati te zgjidhim nje ekuacion bashke????
Zhgenjimi nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 14:20   #42
ShQipE
 
Avatari i SuRiAnA
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Vendndodhja: Opsss Where??!!
Seksi: Femer
Statusi: E dashuruar
Postime: 3,108
Rrespekti: 6 SuRiAnA will become famous soon enoughSuRiAnA will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Zhgenjimi Shiko postimin
dhe qe jua ndjen kush e di sa nuk me besohet ema
se jo per gje po atyre sju ka dhene gje armet berisha
s'ju ka mbytur gje njeri ne det
s'ju ka zhytur gje ne varferim.s'i ka detyruar ndonjehere te vetvriten se nuk kane nga t'ia mbajne me.

mendoj une ..........

Na ndjen dhe shumè bilee se ata qe hekin gjethmon janè populli i thjesht sikurse ne..andaj mos ja "tuf" kot..kemi vuajtur keto ditet por si ju,se mua personalisht nuk me interesoj ne atè moment se faji kujt èshtè por me binte ne mend dhimbja e nènave,motrave etj etj etj
__________________
Beat me,Hate me,You can never Break me...Will me,Thrill me, You can never Kill me ,Jew me,Sue me ..Everybody Do me, Kick me,Kike me,Don’t you..Black or white me

......." ME NE FUND EDHE UNE KAM SHTET ".......

...URIMEEEE PAVARSIAAA O SHQIPTARE..E GZFSH PAVARSIN KOSOVA IMEEE....
SuRiAnA nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 14:25   #43
Ema
 
Avatari i Ema
 
Anëtarësuar: May 2006
Vendndodhja: Ne nje Planet
Shteti: AL
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 1,085
Rrespekti: 4 Ema is on a distinguished road
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Zhgenjimi Shiko postimin
dhe qe jua ndjen kush e di sa nuk me besohet ema
se jo per gje po atyre sju ka dhene gje armet berisha
s'ju ka mbytur gje njeri ne det
s'ju ka zhytur gje ne varferim.s'i ka detyruar ndonjehere te vetvriten se nuk kane nga t'ia mbajne me.

mendoj une ..........
Tashi mos i ngaterroni gjerat sepse une e thash qe edhet shqiptaret qe jane neper vise te ndryshme e kan ndare dhimbjen bashke me shqiptaret e Shqiperis dhe jau ndjen per fatkeqesin qe ndodhi...me aq mundesi sa kishin sollen gjak nga vise te ndryshme per te shpetuar jetera njerezish....

Shpresojm tmos ket me fatkeqesi te tilla dhe te ndeshkohen kryesit .
__________________
"Natyra është e mirë, por njerezit e prishin"
Ema nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 21-03-08, 14:28   #44
 
Avatari i Zhgenjimi
 
Anëtarësuar: Mar 2008
Vendndodhja: shume prane ........tij por larg gjithsesi
Seksi: Femer
Postime: 1,167
Rrespekti: 3 Zhgenjimi will become famous soon enough
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga SuRiAnA Shiko postimin

Na ndjen dhe shumè bilee se ata qe hekin gjethmon janè populli i thjesht sikurse ne..andaj mos ja "tuf" kot..kemi vuajtur keto ditet por si ju,se mua personalisht nuk me interesoj ne atè moment se faji kujt èshtè por me binte ne mend dhimbja e nènave,motrave etj etj etj

mendoj se ju ndjeni keqardhje pasi keni pare vuajtje ,
por qe nuk mund ta shihni berishen me ate sy qe mund ta shohim ne,ne ate pikpamje qe e shohim ne.
pra ne e ndjekim pak me afer ceshtjen e shqiperise e kam fjalen.
e kisha fjalen qe nuk jua ndjen kush e di rri apo iken berisha nga posti se e di qe dhe ju human jeni e ndjeni sidomos qe keni pas lufte deri dje.

gjithmone mendimi im.
__________________