![]() |
|
|
#181 |
|
president
![]() ![]() |
levizja mjaft lajmeron per protesta te ashperta nese qeveria "berisha" nuk jep doreheqen me te mire
__________________
How can you tell what Is a dream or what is real when you can even tell when you are awake or when you're sleeping |
|
|
|
|
|
#182 |
|
Antarsuar: Feb 2008
Mosha: 22
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 28
Rrespekti: 1
![]() |
jam dakord qe duhen bere protesta masive nga popuppi jo vetem i vores por gjithe vendit...nuk duhet te tregohemi kaq indiferent edhe te ngrejm zerin vetem kur preken interesat personale..jemi te gjithe shqiptar edhe ajo qe ju ndodhi banoreve te gernecit mund ti ndodhi kujto ne nje forme tjeter.
nese nuk dim te ngrihemi per veten tone e them me plot goje MIR TE NA E BEJE QEVERIA!!!!! |
|
|
|
|
|
#183 |
|
ShQipE
![]() ![]() ![]() Antarsuar: Jan 2008
Vendndodhja: Opsss Where??!!
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 3,108
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
Sapo takova 1 shqiptar ketu ne IT..per fat mir nuk kan deme ne njerez por ketè verè kur do shkoje ne Shqip..nuk do te ketè vend ku te fleje mqnse shtepia tij eshte njè nder to qe u shkaterruan
sa keq qe ndihej..e une vetem mujta ti tham me gjysem zeri.."me vjen keq"Ngushllime familjeve qe kan pesuar ketè tragjedi me ju jemi por fatkeqsisht vetem me mendime e me zemer ...P.S Lexova ma nalt se mungonte Jodi dhe Garza..e kam jetu ketè rast personalisht ne njè Spital te Shqiperisè,isha ne gjendje mes jetes dhe vdekjes..nuk gjenin 1 garz per mu e pak jodè ...No coment Zoti i ndimoft
__________________
Beat me,Hate me,You can never Break me...Will me,Thrill me, You can never Kill me ,Jew me,Sue me ..Everybody Do me, Kick me,Kike me,Don’t you..Black or white me ......." ME NE FUND EDHE UNE KAM SHTET "....... ...URIMEEEE PAVARSIAAA O SHQIPTARE..E GZFSH PAVARSIN KOSOVA IMEEE.... Hern e fundit sht Redaktuar nga SuRiAnA : 17-03-08 n 19:17. |
|
|
|
|
|
#184 |
|
president
![]() ![]() |
e fundit fare po ndiqja emisionin shqip ku nje i mbijetuar nga ngjarja tregonte qe kishte dy dite qe priste pa fjetur se cfare do i thonin forzat xhenio per bashkeshorten e tij por ai thoshte qe e kishte te kote te priste trupin e vdekur sepse forzat xhenio vetem me kerkim trupash nuk merreshin tha qe kishte vajtur personalisht per te kerkuar dhe ne gjeneral i kishte thene largohu nga aty sepse mund te vritesh pergjigja e Hekuranit e di qe do vritem ka edhe frike por kete qe po bej une tani duhet ta benit ju forzat xhenio pergjigja e gjeneralit E di por ushtaret e xhenio kane frike te shkojne aty dhe gjate kerkimit i cili zgjati rreth 5 min Hekurani kishte gjetur pese viktima nje gje qe shtoi ne fund qe "ATJE KA QENE QE PO USHQEHEN ME TRUPA NJERZISH JU LUTEM NDERHYNI"
__________________
How can you tell what Is a dream or what is real when you can even tell when you are awake or when you're sleeping |
|
|
|
|
|
#185 | |
|
ShQipE
![]() ![]() ![]() Antarsuar: Jan 2008
Vendndodhja: Opsss Where??!!
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 3,108
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
Citim:
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ...o njerez nderhyni te pakten te kenè 1 varrosje si duhet ![]()
__________________
Beat me,Hate me,You can never Break me...Will me,Thrill me, You can never Kill me ,Jew me,Sue me ..Everybody Do me, Kick me,Kike me,Don’t you..Black or white me ......." ME NE FUND EDHE UNE KAM SHTET "....... ...URIMEEEE PAVARSIAAA O SHQIPTARE..E GZFSH PAVARSIN KOSOVA IMEEE.... |
|
|
|
|
|
|
#186 |
![]() Antarsuar: Apr 2006
Vendndodhja: Shqiperia ETNIKE
Shteti:
![]() Mosha: 24
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 3,885
Rrespekti: 7
![]() |
__________________
Sikur te ishte cdo njeri-njeri, do te zvogelohej shume numri i bagetive...! ® ® € þ € ¬ Ï © @ |
|
|
|
|
|
#187 |
![]() Antarsuar: Feb 2006
Vendndodhja: in a world filled with love...
Shteti:
![]() Mosha: 23
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,574
Rrespekti: 5
![]() |
tmerr!!
__________________
Life is short,
break the rules, forgive quickly, kiss slowly, love truly, laugh uncontrollably, and never regret anything that made u smile..... |
|
|
|
|
|
#188 |
![]() ![]() |
Ngushllime familjeve te viktimave dhe gjithe shqiptareve!
Kurr me tragjedi te tilla !
__________________
Nje bote per te gjithe. Nje dite do rifilloj te pi cigare dhe nuk do ta nderpres me. I love my car. I kam vene dhe nje emer te bukur femre. Ka nje histori te veçante cari im. |
|
|
|
|
|
#189 |
|
Antarsuar: Mar 2006
Mosha: 24
Postime: 40
Rrespekti: 3
![]() |
|
|
|
|
|
|
#190 |
![]() Antarsuar: Jan 2006
Vendndodhja: Prishtin-Shqipri Etnike
Shteti:
![]() Mosha: 23
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,369
Rrespekti: 6
![]() ![]() |
Bilanci i shperthimit ne Gerdec te Tiranes rrit permasat tragjike, ndersa numri i te vdekurve shkon ne 20 persona, nente nga te cilet te paidentifkuar. Kater kufomat e fundit jane zbuluar nga nje banor i fshatit oret e vona te pasdites, i cili ne telefon per policine ka rrefyer se si gjeti mbi koder trupat e pajete, ndersa kerkonte te emen. Megjithese me kushtet e veshtira atmosferike, forcat xheniere pasditen e djeshme kane mberritur deri na kraterin ku ndodhi ngjarja, qe kishte kthyer zonen ne nje germadhe, duke zhdukur krejtesisht fshatin Gerdec me 300 banesa. Deri ne mesdite xhenieret gjeten pese nga viktimat e tragjedise poshte germadhave, te paidentifikuar, nderkohe qe nje prej oficereve tha, per gazeten "KJ", se per dy dite me radhe kane gjetur te pakten 12 pjese te trupave te te plagosurve dhe te viktimave qe i jane percjelle me tej grupit te eksperteve dhe mjeko-ligjoreve. Te vetmet gjenden gezhojat e predhave te plasura, nje fadrome e copetuar dhe pjese te mjetit IFA, nga dyshohet se ka ardhur tragjedia, kurse dy drejtuesit nuk gjenden gjekundi.
Kerkimet "Ekipet po bejne perpjekje te spastrojne rajonin prej 10 km2, te mbushur ende me mjete te pashperthyera", tha nje oficer i xhenios dje per gazeten. Sipas te dhenave, jane pastruar vetem rreth 40 per qind e kesaj zone, e cila eshte e minuar nga predhat qe kane fluturuar nga fabrika qe bente cmontimin e tyre. Ne vendin e ngjarjes qe ne mengjes kane filluar punen mbi 500 forca ushtarake, te cilet jane duke bere kerkimet per te gjetur te mbijetuar apo trupat e viktimave. Por banoret jane shprehur te irrituar, duke kerkuar te kontrollojne banesat dhe madje kane debatuar me policet dhe forcat ushtarake. Rreth ores 07:30, forcat e kerkim-shpetimit kane gjetur dhe trupin e nje gruaje, e cila kishte humbur jeten. Gjithashtu, dy ore me vone, eshte gjetur dhe nje femije 9-vjecar, i cili ishte ne katin e pare te shtepise se tij dhe krejtesisht i traumatizuar. Viktimat Ekipe te shumta te repartit te xhenios, ne oret e mesdites kane mundur te afrohen dhe ne zonen e kraterit, ku ka pasur dhe epiqendren shperthimi i madh. Por ata nuk kane mundur te hyjne brenda, pasi, sipas te dhenave, kishte ende nxehtesi dhe hyrja ishte e pamundur. Ne oren 14:00, jane nxjerre nga zona e shperthimit dhe kater trupa te tjere pa jete, duke e rritur bilancin e viktimave. Nderkohe qe ne nje zone rreth 100 metra larg zones qendrore te shperthimit jane gjetur pjese trupash, si duar, krahe, kembe dhe gishterinj. Dje ne mbremje nje banor deklaroi se kishte gjetur edhe kater kufoma ne kodren mbi fshat, kurse policia nisi verifikimet. 10 Kilometra katrore eshte zona ne te cilen ekipet e kerkim-shpetimit jane duke bere perpjekje te spastrojne zonen, qe eshte i mbushur ende me municione te pashperthyera 2000 Shtepi te tjera dhe biznese te ndryshme jane te demtuara nga shperthimi, nderkohe qe jane rrafshuar krejtesisht me shume se 350 shtepi, te cilat jane bere te pabanueshme 4000 Banore nga tri fshatrat perreth jane evakuuar nga zona, duke mos i lene ata te kthehen ne shtepite e tyre as gjate dites se djeshme, per shkak te rrezikut nga municionet ende aktive Viktimat e identifikuara deri ne mbremjen e djeshme, trupat e te cileve jane ne Morgun e Mjekesise Ligjore, qe ben dhe regjistrimin e viktimave 1 -Jetmir Ballazhi 19 vjec 2 -Muhamed Hoxha 59 vjec 3 -Rajmonda Durda 40 vjec 4 -Besim Canga 57 vjec 5 -Roland Alla 20 vjec 6 -Hysen Cani 52 vjec 7 -Liljana Deliu 23 vjec 8 -Jetmir Deliu 21 vjec 9 -Flavio Deliu 3 vjec 10-Reshit Kruja 47 vjec 11-Azem Ameliu 45 vjec 12- Pese persona te paidentifikuar Krateri i tragjedise, 20 m i thelle Shperthimi ka hapur nje krater me diameter 50 metra dhe thellesi 20 metra. Shperthimi u shfaq me nje flake gjigante te verdhe ne te kuqe, me nje tym te zi dhe formen e nje kerpudhe berthamore. Ai u ndje ne Tirane, si nje termet i fuqishem dhe vala e ajrit te nxehte shtremberoi automjetet qe po kalonin ne autostraden Tirane-Durres. Qe prej hapjes se fabrikes jane caktivizuar 6500 tone municione luftarake. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thane se sasia e municionit, qe ndodhej ne depo kur ndodhi shperthimi, arrinte deri ne 3 mije tone predha. Ne fabrike punonin rreth 300 punetore, qe vinin kryesisht nga zonat perreth. Operacioni per spastrimin e tyre do te vazhdoje per aq sa te jete e nevojshme, por shpetimtaret, te ndihmuar nga ekspertet ushtarake amerikane, jane penguar nga sasite e medha te predhave te pashperthyera te artilerise. KohaJone
__________________
Me njat flamur perndia Me dor t'vet e ka shkru Pr shqiptar do jet Shqipnia, Kush e prek,qoft mallku...! MOS MA PREKNI FLAMURIN!
|
|
|
|
|
|
#191 |
![]() Antarsuar: Jan 2008
Shteti:
Seksi: ![]()
Postime: 414
Rrespekti: 3
![]() ![]() |
Nje cun nga Durresi me tha sot ne mengjez qe bakri qe nxirrej nga keta municione ka ardhur ne Bresha(IT),sipas nje te afremi te tij qe punon ne nje qender rekuperimi te bakrit ne Bresha.Por nuk dihej se vinte ne menyre zyrtare apo jo zyrtare.
![]()
__________________
Nuk ka fe mbi atdhe. Feja shqiptarit asht shqiptaria. |
|
|
|
|
|
#192 |
![]() |
Shifrat e tragjedisë
5 mijë banesa, janë dëmtuar nga shpërthimi në fshatin Gërdec, të shtunën e javës së kaluar
3500 banesa janë ekspertuar dhe vlerësuar nga grupet e posaçme të vlerësimit në fshatrat Gërdec Marqinet, Marikaj, Muçaj Prezë Palaq dhe qytetin e Vorës 18 persona rezultojnë të vdekur deri më tani nga ekplozioni, thuajse të gjithë punëtorë të fabrikës 296 është numri i personave të plagosur nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e çmontimit të municioneve luftarake në Gërdec 10 persona të zhdukur, është së paku numri i personave që nuk gjenden deri tani dhe që mendohet se ndodhen nën gërmadhat e ish-fabrikës 2 oficerë policie kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi I të shtunës së kaluar, një ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të Janinës Panorama
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!! Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!! Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
|
|
|
|
|
|
#193 |
|
Antarsuar: Feb 2008
Mosha: 22
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 70
Rrespekti: 1
![]() |
Aq sa dhimbje ndjej sa here lexoj per kete tragjedi aq dhe inat dhe mllef me pushton me pergjegjsit e saj. Por kur kam degjuar per vdekjen e trevjecarit Flavio Deliu me eshte keputur shpirti ne copa, babai i tij eshte akoma gjall, por ka humbur gruan vellain dhe djalin e tij tre vjecar, nderkohe dy prinderit e tij te moshuar jan te dy te gjymtuar, nje shtepi e shkaterruar dhe nje jete e kthyer ne makth. E merrni dot me mend vuajtjen qe jan duke heq ata, sa po duron shpirti i tyre, po sa e sa familjare te tjere nuk din akoma se ku i kan te afermit e tyre. Do doja te digjeshin te gjalle ata qe jan pergjegjes te kesaj katastrofe te ndertuar me duart e tyre. Mjere populli i thjeshte qe gjtihmon eshte shtypur si mos me keq dhe askush ska ngritur zerin. Dhe keshtu ka me hec gjithmon me ne shqiptaret, na kan vrar shtypur e masakruar.
|
|
|
|
|
|
#194 |
![]() |
Dhëmblan, edhe pas dy vitesh shkaktohen viktima
Shpërthimi i predhave dy vite më parë ka shkatërruar krejtësisht zonën. Zona ka edhe 17 mijë tonë municione
TEPELENË- Megjithëse kanë kaluar gati dy vjet, tragjedia më e fundit e ndodhur në Gërdec ka lëshuar sërish alarmin te banorët dhe drejtuesit e komunës Lopës në rrethin e Tepelenës, të cilët më katër maj të vitit 2006 nga shpërthimi i depove të armatimeve përballuan një situatë shumë të rëndë, por që fatmirësisht nuk pati pasoja shumë të mëdha. Rreth 17 mijë tonë municione, pjesa dërrmuese e të cilave predha të kalibrit të rëndë ndodhen ende në këtë zonë, duke e bërë atë mjaft të rrezikshme. Kryetari i komunës Lopës, Vait Sina e quan Dhëmblanin si fshatin më të militarizuar në Shqipëri dhe bën thirrje që kjo çështje të shihet me përparësi. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shekulli”, ai sqaron të gjitha problemet e shkaktuara nga shpërthimet përgjatë gjithë kësaj kohe dhe rrezikun që mbartin tunelet e tejmbushura me municione. Vetëm dy javë më parë një bari i zonës ra sërish viktimë e predhave të ushtrisë dhe fatmirësisht ai vetëm u plagos. Gati tre vjet pas shpërthimit të gjashtë depove të municionit në fshatin Dhëmblan, a mund të quhet kjo zonë e pastruar dhe e parrezikshme? Është bërë një punë shumë e mirë nga ushtarakët të cilat deri para tre muajsh kanë punuar për pastrimin e zonës. Punë u ndërpre pasi u tha se zona tashmë ishte e pastër, por për shkak të terrenit mjaft të thyer dhe bimësisë nuk mund të pretendohet se është pastruar e gjitha dhe kjo është vërtetuar edhe nga incidentet e ndryshme. Nga ana e pushtetit vendor dhe e arsimit është ndërmarrë një fushatë e gjerë sensibilizuese kryesisht te fëmijët, që kullosin bagëtitë që të mos prekin asnjë send metalik që mund të gjejnë përtokë dhe të njoftojnë menjëherë organet kompetente për të shmangur çdo incident të mundshëm, pasi raste të kësaj natyre ka shumë. Më i fundit është shënuar rreth dy javë më parë, kur një banor i zonës gjeti një djegore dhe ndërsa e hodhi në përrua, shpërtheu dhe e plagosi. Raste plagosjeje ka pasur kryesisht në bagëti dhe nuk reshtin denoncimet pranë pushtetit vendor për këtë fenomen. Ndërkaq, në këtë zonë vazhdon të ketë ende depo me municione. A përbëjnë ato rrezik për jetën e banorëve? Mbi fshatin Dhëmblan, në një largësi rreth 500 metër në vijë ajrore nga qendra e banuar janë gjashtë tunele të nëndheshme në të cilat ndodhen rreth 15 mijë tonë municione, pjesa më e madhe e të cilave predha të kalibrave të mëdhenj deri në 160 dhe një pjesë e vogël fishekësh. Këta tunele ruhen nga nënoficerë të ushtrisë, por përgjatë 15 viteve të fundit ato thuajse nuk janë mirëmbajtur. Sipas informacioneve që unë kam një pjesë e tyre janë rrezuar në tokë nga koha dhe tërmetet duke përbërë në këtë mënyrë një rrezik potencial. Në rastin më të keq të shpërthimit të tyre, dëmet do të ishin shumë herë më të mëdha sesa ato në Gërdec. Ne si pushtet vendor kemi bërë disa herë kërkesë që këto municione të evakuohen apo të rehabilitohen, por deri në këto momente nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. Gjithashtu në vendin ku shpërthyen depot janë akoma dy mijë tonë municione të grumbulluara që nuk janë hequr me pretendimin se nuk kanë poligone shpërthimi. Duke e marrë të mirëqenë këtë arsyetim si pushtet vendor i kemi ofruar Ministrisë së Mbrojtjes një territor brenda komunës, në një distancë rreth 20 km nga qendra e banuar për ta përdorur si poligon dhe jemi në pritje të përgjigjes. A vazhdojnë të ndihen pasoja e shpërthimeve të dy viteve më parë nga banorët? Absolutisht po. Fenomeni më shqetësues është ai i tharjes së burimeve të ujit, të cilat kanë qenë shekullore dhe ky përbën një shqetësim shumë të madh për komunitetin e pesë fshatrave të kësaj komune, ku jetojnë rreth 3200 banorë. I vetmi shpjegim është devijimi i ujërave si pasojë e shpërthimeve. Kemi hartuar tashmë projektin për furnizimin e zonës me ujësjellës me vetërrjedhje dhe jemi në pritje të konfirmimit. Bletaria, mjaft e përhapur në këtë zonë nuk ekziston pothuajse fare pasi bletët janë helmuar, ndërsa 4 baxho të përpunimit të qumështit kanë falimentuar, për shkak të ndotjes së mjedisit dhe ajrit. Në shumë shpejt do t’i parashtrojmë qeverisë dy kërkesa: e para që ka të bëjë me evakuimin e të gjithë zonës dhe në bashkëpunim me ne të gjendet një ambient më i përshtatshëm, pasi mjedisi është totalisht i pabanueshëm dhe mund të ketë probleme shumë të mëdha. Dhe e dyta, nëse kërkesa e parë nuk do të plotësohet përmirësimi i infrastrukturës dhe investimet për ngritjen e ndërmarrjeve të ndryshme, në mënyrë që banorët të kenë me se të jetojnë.Intervistoi Entela Bani Dy vjet më pas në Dhëmblan nuk ka mundur të mbijetojnë as kafshët e as insektet. U zhdukën burimet ujore Shpërthimi zhduku çdo gjë të gjallë Rasti i Dhëmblanit të Tepelenës duhet të kishte qenë paralajmërimi më i madh për qeverinë shqiptare që të ndalonte proceset e demolimit të predhave të vjetra të ushtrisë. Ose të paktën qeveria duhet të kishte kuptuar nga ajo tragjedi se në këtë proces nuk duhet të përdoreshin banorët e zonës, e aq më tepër fëmijët e mitur. Por kjo nuk ndodhi dhe pasojat dihen nga të gjithë... Duke harruar gjithçka kryeministri Berisha vazhdon që të tregohet bujar e vendos t’iu japë dëmshpërblime banorëve të Gërdecit. Ai do ti japë secilit para në dorë me shpresën që të blejë dhimbjen e tyre, me shpresë që në këtë mënyrë ata të harrojnë atë që ndodhi. Por a është e mundur kjo gjë? Eksperienca tregon krejtësisht të kundërtën. Dy vite më parë Dhëmblani u hodh në erë dhe pasojat ishin katastrofike. Banorët e zonës merreshin me rritjen e bletëve por tashmë ky biznes nuk ekziston më. Bletët janë zhdukur. Ato nuk arritën që t’i mbijetonin mjedisit krejtësisht të ndotur dhe ajrit të rrezikshëm. Në maj 2006 në Dhëmblan ndodheshin të paktën katër baxho dhe rriteshin bagëti të ndryshme. Sot baxhot kanë falimentuar për shkak të ndotjes ndërsa bagëtia nuk mundi të mbijetojë. Asgjë e gjallë, përveç banorëve të zonës, nuk mundi t’i mbijetojë shpërthimit dhe ndotjes që erdhi pas tij. Por ndryshime kanë pësuar edhe shtresat tektonike të zonës. Ujërat nëntokësore që përbënin edhe burimin kryesor në këtë zonë janë zhdukur. Specialistët i kanë shpjeguar banorëve se kjo ka ndodhur për shkak të devijimit të tyre. Pra burimet ujore janë bllokuar nga shpërthimi dhe për pasojë ato kanë devijuar. Këto janë disa nga pasojat që duhet të ketë parasysh kryeministri kur premton se do të jetë në gjendje të rikthejë qetësinë në atë që ai e quan me krenari “Zonë fatkeqësie”. Të njëjtën gjë duhet të ketë parasysh edhe Instituti i Shëndetit Publik, i cili mbështet kryeministrin në këto deklarata të pashpresa. Aty nuk mund të ketë më jetë. PRECEDENTËT Gramsh 2 korrik 2007 Predhat çmontohen në shtëpi nga fshatarët Një 17- vjeçar nga fshati Shën Mëri i Gramshit ka gjetur vdekjen teksa po çmontonte një predhë tokë- tokë. Një gabim i vogël dhe mbushja e predhës ka shpërthyer duke lënë të vdekur në vend 17- vjeçarin. Hysen Brahimi së bashku me babanë dhe një fqinjin e tyre kishin kohë që ushtronin këtë "profesion" duke zbërthyer predha e duke i shitur më pas për skrap. Babai i tij, Mylazim Brahimi, dhe fqinji i tyre Ledio Nasufi, për fat të mirë kanë shpëtuar vetëm me dëmtime të shumta në trup por pa rrezik për jetën. Çmontimi i predhave të vjetra të ushtrisë është kthyer në biznes në fshatin Shën Mëri të Gramshit. Dhjetëra fshatarë kanë kohë që të vetmen mënyrë jetese kanë zbrazjen e predhave të luftës dhe shitjen e pjesëve të tyre për skrap. Ata shkojnë çdo ditë në vendin e quajtur Përroi i Brahimasit, ku ndodhet një poligon i miratuar nga Ministria e Mbrojtjes. Atje bëhen shpërthime të municioneve të mbetura nga ushtria. Veç mbetjeve të municioneve ka edhe predha të paplasura me mbushje por pa djegore. Të gjitha familjet e fshatit marrin pjesë e mbetje predhash por edhe ato janë ende të mbushura me barut e tritol i hapin dhe i boshatisin. Janë vetë fshatarët ata që i kthejnë këto predha në të padëmshme e më pas pjesët e hekurta i transportojnë e i shesin për skrap. Dhëmblan 4 maj 2006 Tragjedia që shkatërroi një fshat të tërë Më katër maj të vitit 2007 një tjetër shpërthim i predhave të vjetra të ushtrisë ka tronditur jugun e Shqipërisë. Depoja më e madhe e armatimeve të ushtrisë, e vendosur në fshatin Dhemblan të Tepelenës ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Edhe në këtë rast ushtarakë dhe banorë të fshatit po punonin në çmontimin e predhave të vjetra. Gabimi i njërit prej ushtarakëve ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë. Fillimisht ushtarakët dhe banorët e zonës kanë çmontuar pjesët përbërëse të predhave dhe më kryesisht u kanë hequr atyre fundin dhe kanë ndarë veç barutin e tritolin dhe veç predhën. Në këtë mënyrë ushtarakët kanë mbledhur një makinë ushtrie me barut si dhe kanë ndarë veç rreth gjashtë tonë me tritol. Shpërthimi i predhës arriti deri tek kamioni me barut, i cili ka marrë flakë menjëherë duke shpërthyer në të gjithë zonën përreth. Pas barutit ka shpërthyer edhe sasia e tritolit duke bërë që për 18 orë me radhë të gjitha predhat që ndodheshin aty pranë të hidheshin në erë. Predhat kanë fluturuar deri në gjashtë kilometra larg e më pas kanë rënë si gurë në shtëpitë e banorëve. Për fat të mirë nuk pati viktima. Rreziku më i madh në këtë rast ishin gjashtë depo me predha, të cilat ndodheshin në mal, shumë pranë vendit të ngjarjes. Në rast se zjarri do të kishte arritur tek këto tunele atëherë e gjithë zona do të ishte rrafshuar. Shekulli
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!! Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!! Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
|
|
|
|
|
|
#195 |
![]() |
Voskopojë, depo armësh me 1300 ton municione
Militirazimit nuk i ka shpëtuar dhe fshati turistik Voskopojë, me prioritet zhvillimin e turizmit.
Aktualisht pranë këtij fshati ndodhen 1300 ton municione, midis të cilave edhe një sasi eksplozivi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Nexhip Bacelli. Kjo përbën një shqetësim për banorët e këtij fshati i cili pret vizitorë vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik. Kryetari i Komunës ka kërkuar largimin e këtyre municioneve nga kjo zonë turistike, ndërkohë që burime nga komanda mbështetëse rajonale, Korçë bëjnë të ditur, se janë marrë të gjitha masat me qëllim që municioni të jetë i sigurt dhe të mos përbëjë asnjë shqetësim për banorët e këtij fshati. Një vit më parë gjatë shpërbërjes së municioneve ka humbur jetën, një ushtarak. Shekulli
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!! Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!! Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
|
|
|
|