Forumi Virtual
   
Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqerore > Portali i forumit
Regjistrohuni ForumiVirtual Muzika Albumi Lojra Kërko Postime te reja Shënoji Forumet si të Lexuar

Lajmërim nga Forumi


Përgjigju
 
Veglat e Temës
 
Vjetër 14-04-07, 19:53
Avatari i CoNNecT
CoNNecT CoNNecT nuk është në linjë
 
Anëtarësuar: Dec 2005
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Mosha: 22
Postime: 2,816
Rrespekti: 10
CoNNecT is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të MSN tek CoNNecT Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek CoNNecT
Vetevrasja ne rend te dites ...!

Vetevrasja nje semundje psiqike apo nje ndikim ekonomiko shoqeror?
Vetevrasja nje shtytje per te gjetur shpetim apo overdoza e mendjes se semure?

Mesa kemi degjuar kohet e fundit eshte shtuar mese shumti vetevrsaja ne vendin tone. Nuk po kuptoj se perse ky fenomen ka filluar te perhapet ne nje shpejtesi maramendese. Te jete valle ndikimi ekonomik ky? Apo te jete nje ndikim socialo kulturor?
Nuk di me te vertete ti japim pergjigje ketij fakti qe dita dites faktohet ne nje menyre arrogante.
E hapa kete teme sepse sinqerisht eshte nje teme e prekur edhe do te doja te dinja mendimin tuaj .



__________________
Deshira ekziston ne deshire,
fakti ekziston ne prezence,
ajo qe dua te them eshte se jemi human
te cilet duhet te pohojme qe ekzistojme.

Herën e fundit është Redaktuar nga CoNNecT : 15-12-07 në 15:18.
Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 08-12-07, 13:58   #61
 
Avatari i bella
 
Anëtarësuar: Jan 2006
Vendndodhja: ne enderr,ne realitet...ne ty
Shteti: AL
Mosha: 28
Seksi: Femer
Statusi: E dashuruar
Postime: 4,099
Rrespekti: 7 bella is on a distinguished road
Une jetoj ne Elbasan dhe vetem brenda pak muajve ne kete qytet jane kryer vrasje dhe vetevrasje per ceshtje nderi ne nje gjendje si shpirteror dhe mendore jo shume te mire...disa edhe nga zemerimi i teper.

Vetvrasjet jane deshmi e krizave dhe depresioneve te medha te nje personi qe mendon se nuk ka me asnje shans,asnje mundesi per te rregulluar "nderin" e tij.Shtyrja indirekte,influenca e gjykimeve morale nga nje opinion qe gjithmone pret te gjykoj...bejne te mundur qe karakteri,dinjiteti ende i paformuar tek nje person adoleshent dhe paraadoleshent te vendose te kryej kete akt te tmerrshem.

A nuk eshte realitet fakti qe po kryhen vrasje,vetvrasje dhune dhe keqtrajtime ne familjet shqiptare?? Po perhapet si epidemi, sepse morali dhe nderi i nje babai apo vellai apo edhe i nje te dashuri egoist e patriarkal eshte ne shqiperi me i shenjte sesa vete jeta.

p.s Analizat se cfare eshte vetrasja, nga se vjen ajo, cilat jane shkaqet qe shtyjne nje person te arrije ne kete akt kaq ekstrem dhe te tmerrshem..........Nuk e di me saktesi,nuk jam psikologe,as sociologe e as analiste
Por si nje person i thjesht qe i degjoj nga jashte (lajme,gazeta etj) keto akte....Jap thjesht nje koment dhe mendim te limituar personal...kaq
__________________
Une do jem aty per ty...kur shiu do filloj te bjere.
Une do jem aty per ty...ashtu si kam bere edhe me pare.
Une do jem aty per ty...sepse edhe ti per mua je...:"

"Zemra ndjen gjera,qe syri nuk mund ti shohe dhe arsyeja nuk mund ti kuptoje"

"Prit dike qe ju dashuroni dhe jo ate qe ju takoni te parin"

Herën e fundit është Redaktuar nga bella : 08-12-07 në 14:01.
bella nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 10-12-07, 00:24   #62
 
Anëtarësuar: Dec 2007
Mosha: 21
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1
Rrespekti: 0 trim is on a distinguished road
mund tju them qe llojet e vetvrasjeve jan shum te ndryshme smund te thuhet vetem qe nga semundjet psiqike kur individet te cilet bejn vetvrasje mund te ken probleme jetsore mund te marr nje shembull kur profesori tenton te kaloj apo te tham te bej dashuri me nje studente dhe kjo osht ber me video ingjizim dhe i eshte perhapur se qfar ka ber nje profesor me nje studente ket mund ta them logjikisht edhe eshte shum normale per mendimin tim qe profesori te bej vetvrasje nuk i mbetet asgje tjeter... mund te them llojet e vetvrasjeve shumcia shkaktohen nga problemet jetsore
trim nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 16-02-08, 13:11   #63
princi
 
Avatari i lougan
 
Anëtarësuar: Feb 2008
Vendndodhja: ne rrugen e kthimit
Shteti: GR
Seksi: Mashkull
Postime: 514
Rrespekti: 1 lougan is on a distinguished road
Dërgo mesazh me anë të MSN tek lougan
Ekonomia e dobet , nje lidhje dashurie ,nje sherr ne familje ,nje gabim i rende shum gjera sjellin vetvrasjen sot ne shqiperi. por une mendoj se ai qe bene vetvrasjen ne te vertet nuk e bene per shkaqet e mesiperme por se pse ne te vertet nuk ka logjik .Nuk eshte vetvrasja zgjidhja e duhur por te luftosh per ate qe do cfar doqoft ajo qe do te arrish .te beshe vetvrasje do te thot qe je i e dobet pa guxim .Nese ti nuk do veten kush do te doj ty .Beji me cdo menyr te jet emundur njerzit qe ke rrotull te te respektojn .Duaj ata qe te duan dhe nxir nga jeta ata qe ta punojn pas shpine edhe nese ata jan familja ,miqe i njerz te tjer qe mendon se u detyrohesh dicka. JETA ESHTE E BUKUR JETOJE
lougan është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 24-02-08, 23:52   #64
I MODH
 
Avatari i rinobilisht
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Vendndodhja: ATY KU SJU SHKON MENJA
Shteti: AL
Mosha: 22
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 157
Rrespekti: 1 rinobilisht e ka pezulluar reputacionin
Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek rinobilisht
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga CoNNecT Shiko postimin
Vetevrasja nje semundje psiqike apo nje ndikim ekonomiko shoqeror?
Vetevrasja nje shtytje per te gjetur shpetim apo overdoza e mendjes se semure?

Mesa kemi degjuar kohet e fundit eshte shtuar mese shumti vetevrsaja ne vendin tone. Nuk po kuptoj se perse ky fenomen ka filluar te perhapet ne nje shpejtesi maramendese. Te jete valle ndikimi ekonomik ky? Apo te jete nje ndikim socialo kulturor?
Nuk di me te vertete ti japim pergjigje ketij fakti qe dita dites faktohet ne nje menyre arrogante.
E hapa kete teme sepse sinqerisht eshte nje teme e prekur edhe do te doja te dinja mendimin tuaj .


tani qe me shtyu dicka te mendoj per vetvrasjen po shkruj dhe un dicka .kto tre ditet e fundit nji shoku im vari veten dhe doja te shtoja se nuk esht thjesht ceshtje ekonomike si e thon disa sepse un e kam rastin me te fresket dhe e di qe shoku im nuk ishte ne gjendje te keqe ekonomike por ishte sh mir sepse kishte nji biznes te vetin kur akoma ishte 17 vjec dhe vazhdonte gjimnazin po arsyeja qe mendohet te ket varur veten esht ajo qe e kishin perjashtuar nga shkolla dhe besoj se gjendja psiqike e shtyu te bente kte gje nuk e di se cfar ka menduar qe beri at gje por di vetem qe e beri ate gje .vetrasja esht dicka qe smund te kuptohet kurre nga ne te gjallet nuk po mar per baz te semuret psiqik sepse dihet se cfar i shtyn ata por po mar per baz te gjith ata qe jane ne regull nga ana psiqike po ashtu ne ditet e fundit ka varur veten dhe nji pedagog ne korc , cfar e shtyu ate ? kush mund te thote dicka besoj se asnji sepse ai nga gjendja ekonomike ishte sh mir si tip ishte tip i qet dhe ishte nji figur e mire per te gjith ne universitetin e korces epra un mendoj se asnjiher nuk do te mun te zbulojm se cfar i shtyn njerzit te kryejn vetrasjen
rinobilisht nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-02-08, 09:50   #65
 
Avatari i Nostra_22
 
Anëtarësuar: Feb 2006
Vendndodhja: Loading...
Shteti: AL
Mosha: 25
Seksi: Mashkull
Statusi: I dashuruar
Postime: 6,932
Rrespekti: 11 Nostra_22 will become famous soon enoughNostra_22 will become famous soon enough
Dërgo mesazh me anë të ICQ tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të  AIM tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të MSN tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek Nostra_22 Dërgo mesazh me anë te Skype™  Nostra_22
Vetëvrasja e gjimnazistit, rrëfehet drejtori

BILISHIT- Megjithëse është e shtunë, në shtëpinë e drejtorit të shkollës së mesme "Fuat Babani" të Bilishtit, gjejmë edhe tre mësues të tjerë të shkollës, mësuesin e historisë, ekonomisë dhe letërsisë. Gjithçka që ka ndodhur është diskutuar gjatë mes tyre dhe janë të bindur se vendimi për përjashtimin e nxënësve është marrë konform rregullores së shkollës. Ligjërisht mësuesit thonë se kanë zbatuar rregulloren. Ndërkohë që vetëvrasja e një prej nxënësve peshon rëndë në ndërgjegjen e tyre. Alfred Mulla, drejtori i shkollës, thotë se e përjeton ngjarjen me dhimbje si një prind, por kur bëhet fjalë për disiplinën e shkollës, brenda saj ka rregulla që kurrsesi nuk mund të anashkalohen. Përjashtimi Drejtori ka firmosur përjashtimin e Mikel Ajçes, por vendimi është marrë unanimisht nga 10 mësuesit e këshillit pedagogjik . Sipas Alfred Mullait, nuk ka pasur asnjë alternativë tjetër. Kohët e fundit, shkolla po dilte jashtë kontrollit dhe përjashtimi i dy nxënësve duket se është parë me vend për të vendosur pak rregull.

Nxënësit fyenin , pinin cigare në shkollë, raki apo prishnin orën e mësimit. Profesori i historisë, Leonard Kaso, shton se nxënësit kërkojnë t'i shkelin me këmbë, ndaj dhe vendimi për të përjashtuar dy nxënësit është parë me vend nga stafi pedagogjik. "Pasi u dha vendimi për ta përjashtuar kam pritur që prindërit e Mikelit të vinin në shkollë, por ngjarjet precipituan aq shpejt saqë duket se nuk ka patur kohë për asgjë",-të thotë drejtori i shkollës. E ndërsa e konsideron ngjarjen aksidentale, Alfred Mulla, shton se gjithçka do të vazhdojë normalisht në shkollën që ai drejton. Kërkesa e nxënësve ditën e varrimit të Mikel Ajçes për largimin e drejtorit as që merret në diskutim prej tij. Sipas Alfred Mullës ato që protestojnë dhe bojkotojnë mësimin nuk janë më shumë se 30 nxnënës, dhe të gjithë problematikë në shkollë. "Ata që thërrisnin ishin këta të 30-të nxënësit, që kanë probleme me duhanin, me vijueshmërinë e dobët, janë ngelësa apo problematikë. Njëri që thoshte që të ikë drejtori që të kthehet në shkollë është në 8 lëndë ngelës dhe mendon se po të ikë drejtori që të gjitha katrat bëhen pesa ",- thotë Alfred Mulla. Drejtori shon se janë pikërisht këta që nuk duan kangjellat në shkollë në mënyrë që ata që rrinë rreth e rrotull t'iu flasin vajzave, të hyjnë lirisht dhe të shkëmbejnë alkolin dhe duhanin për të mos thënë ca më shumë. Por Alfred Mulla është i vendosur që të punojë në një shkollë si shkollë ndaj dhe nuk bëhet fjalë të japë dorëheqjen edhe pse kjo është kërkuar në një ditë kur gjimnazistët vajtonin humbjen tragjike të shokut të tyre.

--------------------------------------------------

Rregullorja, kur përjashtohen nxënësit nga Shkolla

Ka ligj por ka dhe Maliq. Duket se rregullorja e shkollave të mesme është kthyer në një shkop që varet nga ata që e kanë në dorë zbatueshmërinë e saj. Pirja e cigares është një rast që dënohet rëndë në rregullore por është fakt që pothuajse pjesa më e madhe e gjimnazistëve janë përdorues edhe të duhanit. "Kur nxënësi ka kryer me arsye 30% të mungesave vjetore dhe ose 45 orë mungesa pa arsye" automatikisht është i përjashtuar nga bankat e shkollës. Specialistë të Drejtorisës Arsimore shpjegojnë se këta janë dy mëkatet më të pafalshme të nxënësve deri sa nuk kanë cënuar rëndë regulloren e shkollës. E kur vjen fjala tek rregullora duket se gjithçka është në dorë të këshillit pedagogjik. Kështu në bazë të kësaj regulloreje cigarja është e ndaluar ashtu si edhe mos paraqitja me uniformë e nxënësve. Por specialistja thotë se rrallë mund të merret një vendim ndëshkues në të tilla raste. Po sipas specialistes në të gjitha rastet e ndëshkimit të nxënësve mësuesit e kanë për detyrë të paralajmërojnë prindërit e tyre.

Sipas saj asnjë masë ndëshkimore nuk bëhet publike pa njoftuar me të gjitha format familjarët e nxënësit. Ndërsa përsa i përket disiplinës, në Tiranë statistikat tregojnë se janë përjashtuar një vit nga shkolla vetëm disa nxënës që guxuan të grisnin regjistrin e shkollës, ndërkohë që për cigare apo edhe sherre fëmijësh duket se të gjithë bëjnë një vesh shurdh dhe një sy qorr.


--------------------------------------------------

Përjashtimi nga shkolla, hetim vendimit të Drejtorit

Dy rreshta të shkruara poshtë trupit të pajetë të 17 -vjeçarit kanë mjaftuar për të nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 21 shkurt në Bilisht. Megjithëse nuk ka të akuzuar, prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Përveç letrës së shkruar nga Mikel Ajçe janë sekuestruar të gjitha procesverbalet e mbajtura në drejtorinë e shkollës së mesme "Fuat Babani". Sipas burimeve të prokurorisë, objekt i hetimitdo të jetë vendimi për përjashtimin e Mikelit; nëse ai është marrë konform rregullores së shkollës apo jo. Prokurorët do të hetojnë për procedurat e ndjekura për përjashtimin nga shkolla, për sjelljën apo edhe mungesat që ka bërë gjatë vitit djali. Sipas burimeve të prokurorisë, nuk ka asnjë person të akuzuar deri në përfundimin e hetimit të procedurave të ndjekura. Nga policia eKorçës bëjnë të ditur se janë marrë në pyetje jo vetëm mësuesit, por edhe nxënësit e shkollës.

Ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur pritet të mblidhet sot edhe drejotria Arsimore e Rrethit të Korçës. Në mesditën e 21 shkurtit Mikel Ajçe, nxënës i vitit të III, gjendet i varur pas vendimit për përjashtimin e tij nga shkolla "Fuat Babani" të Bilishtit. "Nuk kisha rrugë tjetër, më përjashtuan nga shkolla". Një copë letër e gjëndur poshtë pemës ku i dha fund jetës 17- vjeçari, jo vetëm nuk e ka zbardhur ngjarjen, por ka ngritur në protestë të gjithë nxënësit e shkollës. Shokët e klasës së Mikelit thanë se shkak i përjashtimit të tij nga shkolla ishte bërë ofendimi ndaj një vajze tjetër në gjimnazin ku mësonte. "Një ditë para përjashtimit, Mikeli bëri fjalë me një vajzë për një arsye banale. Mikeli e ofendoi. Atë ditë ajo shkoi te drejtori duke qarë dhe iu ankua. Të nesërmen erdhi drejtori në klasë dhe tha se vetëm Mikel Ajçe përjashtohej një vit nga shkolla",- tregojnë shokët e tij. Djemtë dhe vajzat e klasës së tretë të shkollës së mesme të përgjithshme "Fuat Babani" në Bilisht, në rrëfimet e tyre nënvizojnë se Mikeli ishte i rregullt në shkollë dhe pas mësimit punonte në një servis për të siguruar të ardhura për të ndjekur shkollën e lartë.


--------------------------------------------------

Babai: Shkolla nuk më lajmëroi për përjashtimin e Mikelit

Burrë e grua kanë mbetur fillikat të vetëm të rrethuar vetëm me kujtimet që la pas Mikeli.Gjithkund nëpër shtëpi, që nga themelet e deri tek orienditë, janë duart e djaloshit që u gjet i vetëvrarë në Bilisht. Vjollcës, nënës së Mikelit, ende nuk i janë tharë sytë qe kur ka përcjellë të birin për në banesën e fundit tre ditë më parë. Ndërsa Halimi duket se mbahet i fortë. Tashmë vetëm burrëria i ka mbetur, pasi kurrë nuk do të ketë më në krah djalin me të cilin kishte vendosur të pleqëronte. Por më shumë se vdekja, arsyeja se përse i biri u vetëflijua i bren shpirtin Halim Ajçes. Mikeli ishte djalë që e donte jetën dhe tepër krenar. Ëndërronte të vazhdonte shkollën ndaj dhe stërvitej çdo ditë se një ditë do të shërbente në forcat e rendit. Kjo ëndërr për Halimin është e mjaftueshme që i birri kurrsesi nuk mund të vetëvritej. Por mëngjesi i 20 shkurtit ka qenë hera e fundit që ka parë të gjallë të birin. Të gjitha ëndrrat janë varrosur bashkë me të. Halimit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të dijë përse.

Në një intervistë për gazetën "Shekulli", babai i Mikelit tregon se cilat ishin problemet që ka patur i biri në shkollë. Ndërkohë që ngre pikëpyetjet përse askush nuk e ka njoftuar për përjashtimin e tij nga shkolla.


Z. Halim djali juaj ka lënë një letër ku thotë se ka vrarë vetën për shkak se është përjashtuar nga shkolla, kishte probleme Mikeli në shkollë?

Unë letrën nuk e kam parë ndaj dhe nuk dua të flas për këtë. I kam lënë në dorë shtetit dhe drejtësisë për të më thënë dhe mua përse djali im u detyrua të vriste veten. Unë po pres një përgjigje nga shteti që besoj se e ka për detyrë për të më treguar çfarë ka ndodhur. Ajo që di unë është se djali iku nga shtëpia për në shkollë dhe më pas më lajmërojnë se është gjetur i vdekur.

A e dinit që djali juaj ishte përjashtuar nga shkolla?


Jo. Askush nuk ka ardhur për të më vënë në dijeni për këtë fakt.


Kishte Mikeli probleme në shkollë?

Deri në vitin e III askush nuk më ka thirrur qoftë edhe një herë të vetme në shkollë për Mikelin. Më shumë se një javë më parë unë kam qenë në shkollë me kërkesë të Drejtorit por më pas asnjë herë tjetër. Përse ju kishte thirrur ? Për shkak se Mikeli nuk kishte lejuar që një nga shokët e tij të dilte nga klasa dhe pse një gjë të tillë e kishte urdhëruar mësuesja. Drejtori u ankua për sjelljen e djalit tim, por unë i kam folur në sytë të Drejtorit duke i thënë shprehimisht që ata duhet të bënin maksimumin për t'i lehtësuar punën mësueses së re.

Mikeli më premtoi se nuk do të bënte më veprime të tilla. Po në shtëpi i folët djalit për shkakun se ju ishit thirrur në drejtori?

Jo. Nuk i thashë asnjë fjalë pasi kisha besim se kjo histori nuk do të përsëritej më. Unë tërë kohën Mikelin e kam trajtuar si shok dhe e njoh mirë karakterin e tim biri. Ishte një djalë i guximshëm dhe tepër i fortë, por tërë kohën e kam mbajtur nën kontroll. Im bir nuk ishte rrugaç. Punonte për të na ndihmuar edhe ne dhe kurrë nuk mbante para për vete.

Kishte motive që Mikeli të vriste veten?

Në atë copë letër që unë s'e kam parë, por thonë që është, mendoj se im bir i ka treguar motivet. Por unë nuk do të nxitohem për të nxjerrë një përfundim. Siç thashë pres që shteti të më tregojë çfarë ka ndodhur me tim bir. Mësuesi Nermin Shehu: Nuk kam probleme me nxënësit E ndërsa drejtori i shkollës së mesme "Fuat Babani" thotë se ka probleme në dispiplinën e shkollës së tij, duket se kjo nuk qëndron për mësuesin e ekonomisë. Merin Shehu duket se ka gjetur rrugën për të bërë orë të qeta në shkollën e mesme. Madje mësuesi i ekonomisë thotë se gjatë këtyre viteve nuk ka pasur asnjë problem me nxënësit. Profesori thotë se përveç mësimit ka arritur të ngrejë një grup pune për lëndën e tij. Pothuajse në të gjitha klasat ka ngritur grupe për të punuar jashtë klasës. Praktika në një firmë private duket se ka qënë zgjidhja e artë për profesorin e ekonomisë që gjatë orëve të mësimit jo vetëm të krijojë afërsi me nxënësit por për shak të këtij bashkëpunimi asnjë prej tyre të mos konsiderohet problematik.


Shekulli
Fotografitë e Bashkengjitur
vetevrasja_ne_rend_te_dites-img.php.jpg  
__________________
Dituria me perndjek, por une jam me i shpejte !!!

Prezenca juaj s'do te jete kurre ne lartesine e mungeses tuaj !!!

Fete jane si xixellonjat, per te ndricuar kane nevoje per erresire !!!
Nostra_22 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 25-02-08, 17:09   #66
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Vendndodhja: Tirane
Shteti: AL
Mosha: 19
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 26
Rrespekti: 1 ~AnnA~ is on a distinguished road
shpesh njerezit jane sh te ndjeshem ndaj sh faktoreve qofshin keto te jashtme ose te brendshem te cilat cojne ne nje gjykim jo te thelle te situates qe ne raste jo te rralla ka shkuar deri ne vetvrasje,megjithate nje ndikim te madh ka edhe zhvillimi mendor,ambjenti ne te cilen jemi rritur dhe kultura qe ka marre gjithsecili prej nesh per te menduar se cdo problem e ka nje zgjidhje...
__________________
MOS LEJO QE CASTI TE TE MPOSHTE
~AnnA~ nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 29-02-08, 05:27   #67
MushesTopi
 
Anëtarësuar: Nov 2007
Vendndodhja: Ne autobus
Mosha: 28
Seksi: Mashkull
Postime: 372
Rrespekti: 1 petritkola is on a distinguished road
Ndonjehere vetvrasja eshte zgjidhje... mire eshte qe te maresh edhe shkakteret me vete. Per shemvull je i rrethuar dhe hedh godinen ne ere dhe vret edhe ushtaret serb qe jane ne godine. Vret nje zyrtar qe ta ka nxire jeten dhe pastaj vret veten. Ne Amerike ka shume vetvrasje por ata ne fillim vrasin bosat, koleget, mesuesat.... dhe pastaj ja kepusin vetes.
__________________
Porosite e serbit dhe te grekut për te gjunjezuar e poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
petritkola nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 07-03-08, 22:50   #68
I MODH
 
Avatari i rinobilisht
 
Anëtarësuar: Jan 2008
Vendndodhja: ATY KU SJU SHKON MENJA
Shteti: AL
Mosha: 22
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 157
Rrespekti: 1 rinobilisht e ka pezulluar reputacionin
Dërgo mesazh me anë të Yahoo tek rinobilisht

O NOSTRA tani e pash postimin tend dhe po te falenderoj shum per postimin je i modh je njishi i forumit ta them sinqerisht
__________________
DO TE BESH DICKA TE MIRE NE KTE JET
SHIKO PUNEN TATE

Herën e fundit është Redaktuar nga rinobilisht : 07-03-08 në 22:55.
rinobilisht nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 29-03-08, 19:13   #69
 
Anëtarësuar: Mar 2008
Mosha: 29
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1
Rrespekti: 0 eldorado887 is on a distinguished road
Citim:
Postimi origjinal është bërë nga Lelka Shiko postimin
Vetevrasjet, per mendimin tim, gjithmone kane ekzistuar, por ndoshta kohet e fundit po flitet me shume. Ato kane ndodhur dhe ndodhin midis te varferve, por edhe midis te pasurve. Ndodhin tek te dashuruarit sic ka ndodhur prej kohesh, por ndodhin dhe tek ata qe nuk kane (apo nuk jane) dashuruar kurre. Arsyet qe te cojne ne kete akt ekstrem mund te jene te shumta. Po kudo behet fjale per njerez te dobet, qe nuk arrijne te perballojne realitetin. Ata e shohin vetevrasjen si nje zgjidhje, nepermjet te ciles duan te percjellin edhe idene e protestes ndaj gjendjes ekzistuese. Eshte e vertete qe varferia eshte nje nga arsyet me kryesore, por nuk duhet te harrojme qe ne te kaluaren, stergjysherit apo gjysherit tane kane jetuar ne nje varferi ekstreme, dhe e gjenin gjithsesi menyren per te vazhduar perpara, me nje qerre femije nga pas. Ketu pra nderhyn faktori social. Shume prej te rinjve identifikohen ne historite e dhimbshme qe permenden neper televizione. Keshtu ideja e vetevrasjes si zgjidhje moderne sa vjen e shtohet.
S'di c'te them, kane ardhur kohe te veshtira! Nuk merr vesh kurre nga te vjen e keqja!
Vetvrasja: ne te shumten e rasteve shkaktohet nga nje trysni e vashdueshme e stresit urban(Siç citohet nga psikologjia dhe socologjia bashkekohore).Humbja e nivelit social dhe ekonomik.Ne ditet e sotme,aty ku ekonomia eshte rregullator i ofertes dhe kerkeses shfaqet dhe fakti kryesor: Pavarsi ekonomike jep pavarsi socio-politike.Ekonomia ndikon ne nivelin social te njeriut.Prishja e ketije niveli social(shkaku nje ekonomi jo stabile) sjell ose me sakte shkakton stresin urban tek individet.Presioni social eshte nje tjeter "ushqyes" i ketije stresi.Manifestimet jane te ndryshme,ne sensin komunikues dhe produktivitetit te interlokutorit(individit). Barrikadat qe ngrihen pernjeheresh perpara ketije individi,duke u bere nje pengese e pakapercyeshme sjellin deshiren per te arritur ne mohimin e ekzistences vetjake.Mohim ky i shfaqur fillimisht ne aspektin psikologjik dhe arrin ne nivelin perfundimtar,mohimin fizik.Vetevrasja.
eldorado887 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju

Posto temën në:

Veglat e Temës

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are OFF
Zgjedh Forumin


Te gjitha kohët janë në GMT +2. Ora tani është 21:04.


Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0 RC4
Të Drejtat ©2008 ForumiVirtual