![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Shqiperia, ja drejtesi ja diktature |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Shqiperia, ja drejtesi ja diktature
Vleresimi:
(0 votes - average)
Ashtu si nė fillim tė viteve 90, Shqipėria ndodhet sot pėrsėri nė njė udhėkryq historik. Dhe pėrsėri dilema politike ėshtė: demokraci liberale apo diktaturė, sundim apo liri? Njėra rrugė me pėrqendrimin e pushteteve nė njė dorė nuk mund tė mos shpjerė nė diktaturė, larg Evropės, larg NATO-s, nė skllavėri. Rruga tjetėr, ajo e ndarjes sė pushteteve, nuk mund tė mos shpjerė nė demokraci liberale, nė Evropė, nė NATO nė liri. Mė nė fund, kėmbanat e rrezikut po bien edhe nė inglisht. Pak ditė mė parė qe edhe ambasadori britanik nė Tiranė qė nėnvizoi, gjatė njė interviste, se cenimi i institucioneve tė pavarura tė shpie drejt diktaturės. Nga do tia mbajė Shqipėria? Eshtė njė dilemė qė do tė marrė pėrgjigje shumė shpejt. Sepse sot po debatohet pėr reformėn nė drejtėsi dhe raporti i pushtetit tė drejtėsisė me pushtetin politik, ėshtė njė formė thelbėsore e dilemės mes demokracisė dhe diktaturės: A do tė bėhet nė Shqipėri drejtėsia e pavarur apo do tė mbetet skllave e politikės? Ky ėshtė sot mejdani i betejės sė mbrapme mes lirisė dhe diktaturės.
*** Kush i ka tė gjitha pushtetet nuk mund tė qeverisė, por e ka tė pamundur tė mos sundojė. Qeverisja ėshtė tipar i demokracisė liberale, sundimi i diktaturave dhe autoritarizmave. Qeverisja presupozon ndarjen e pushteteve, sundimi bashkimin e tyre. Shumė politikanė po flasin sot pėr reformėn nė drejtėsi, por sa sinqerisht e kanė? Sepse qė tė mbėshtesėsh me zemėr drejtėsinė, duhet tė mos kesh depozituar nė jetė interesa tė ndėshkueshme nga drejtėsia. Dhe interesat, pasi depozitohen, vėshtirė se reformohen. Nuk ėshtė njeriu qė reformon interesat, por interesat qė reformojnė njeriun. Pėr tė mirė apo pėr tė keq. Interesat vetėm mbrohen. Madje, me tėrbim. Prandaj jo pak politikanė shfaqen sot si kundėrshtarė tė fshehtė tė njė reforme tė vėrtetė tė drejtėsisė. Sepse vijnė nga pushtete tė korruptuara, ose janė pėrfaqėsues pushtetesh tė korruptuara. Interesa tė vjetra dhe tė reja korruptive i shtyjnė tė sabotojnė njė reformė nė drejtėsi, qė i kėrcėnon me ndėshkimin e korrupsionit tė tė gjitha qeverisjeve tė derisotme. Pėr shkak tė rinovimit tė ngadalshėm, njė pjesė e konsiderueshme e asaj, qė quhet klasė politike, shfaqet nė konflikt interesi me njė reformė reale nė drejtėsi ndėrkohė qė vullnetet politike janė njė faktor i rėndėsishėm pėr reformėn. Kemi hyrė nė njė qark vicioz dhe ai nuk mund tė ēahet pa hyrė nė lojė forca tė tjera. Cilat mund tė jenė ato? Juristėt, tė cilėt nė fakt, po luajnė njė rol mė aktiv se kurrė pėr tė kundėrshtuar projektet dhe projektligje tė shumicės qė shihet qartė, se synojnė njė reformė qė e mban drejtėsinė tė kontrolluar nga politika dhe pushteti, njė reformė qė e mban prokurorinė nėn kontrollin, presionin dhe mėshirėn e njė politike tė korruptuar. Ata politikanė dhe parti politike qė aspirojnė vėrtet ēlirimin e drejtėsisė nga thonjtė e politikės, duhet tė mbėshtesin prokurorėt dhe gjyqtarėt si dhe shoqatat e tyre nė pėrballje me tendencat autoritariste tė qeverisė, dikasterit tė drejtėsisė dhe titullarit tė saj Alibeaj. Ndėrkombėtarėt janė njė tjetėr faktor qė po shfaqet mė aktiv duke kėmbėngulur pėr opsionin e njė drejtėsie tė pavarur. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e Perėndimit po deklarohen pėr drejtėsinė e pavarur, gjithnjė e mė shumė ambasadorė dhe, akoma mė teknikisht, edhe misioni Euralius nė njė formė apo nė njė tjetėr, kanė shfaqur rezerva ndaj projekteve tė qeverisė. Njė opozitė e vėrtetė duhet ti mbėshtesė ata, nėse ėshtė opozitė e vėrtetė e njė pushteti qė synon tė mbajė tė kapur drejtėsinė. *** Shihet qartė se njė rol tė rėndėsishėm pėr tė dalė nga rrethi vicioz i skllavėrimit tė drejtėsisė nga politika dhe i politikės nga korrupsioni, ka vetė politika. Diē mė pak se dy dekada pasi u pėrmbys komunizmi, liria ėshtė e detyruar tė ndeshet pėrsėri me diktaturėn qė po ringjallet, pikėrisht pėr faktin se politikanė si Berisha dhe Nano, qė morėn nė dorė drejtimin e proceseve politike 18 vjet mė parė, nuk lejuan qė tė krijohet njė pushtet i pavarur i drejtėsisė. Sistemi komunist u pėrmbys, por nuk u pėrmbysėn raportet e pushtetit politik me pushtetin e drejtėsisė, raportet e partisė nė pushtet me shtetin. Dhe mund tė ketė ndodhur tė ketė liri pa demokraci, por jo liri pa drejtėsi. Me pėrmbysjen e komunizmit Shqipėria arriti njė gjysmėdemokraci (pluralizėm dhe zgjedhje larg sė qenurit tė rregullta), por ende jo lirinė qė buron nga ndarja e pushteteve. Sepse Partia Demokratike, qė erdhi nė pushtet, vazhdoi tė drejtojė me grusht tė hekurt tė gjithė vendimmarrjet e gjyqėsorit qė kishin rėndėsi politike. Pjesėn tjetėr e plotėsoi korrupsioni nė rritje. PD dhe lideri i saj i pėrjetshėm, Sali Berisha, vazhduan tė pėrdorin prokurorinė pėr tė goditur kundėrshtarėt politikė deri edhe liderin e opozitės nė atė kohė, Fatos Nano. Kapja e pushtetit tė drejtėsisė (prokurorisė dhe gjykatave nė tė gjitha nivelet) ishte edhe shkaku thelbėsor i degradimit tė qeverisjes qė nuk mund tė mos precipitonte nė kolapsin e shtetit nė vitin 1997. Sipas konkluzioneve edhe tė FMN ishte pushteti absolut i ish-presidentit Berisha qė pengoi drejtėsinė tė ndėrhynte nė kohė pėr tė hetuar dhe bllokuar piramidat. Madje, Berisha shkoi edhe mė larg. Deklaroi publikisht se paratė e futura nė piramida ishin tė pastra, duke iu kundėrvėnė edhe dyshimeve tė antimafies italiane, njė deklaratė qė i nxiti shqiptarėt tė hidhnin nė piramida miliona tė, tjera qė nuk do ti merrnin mė. Sikur drejtėsia tė kish qenė e pavarur, e lirė nga interesat korruptive tė pushtetit dhe politikės, e lirė nga Berisha, Shqipėria do ta kish shmangur krizėn e thellė dhe kolapsin e shtetit. Viti 97 tregoi se ku tė shpie drejtėsia e skllavėruar nga politika. Ky kancer nuk u kurua as me ardhjen nė pushtet tė socialistėve. E mbetur skllave nė thonjtė e politikės, drejtėsia nuk u lejua tė ndėshkojė korrupsionin e PD, si dhe krimet e vitit tė mbrapshtė 97. Pėr tė bllokuar drejtėsinė PD dhe strategu i saj Berisha, intensifikuan protesta tė dhunshme, duke shantazhuar me destabilizimin e vendit. Drejtėsia nuk u lejua tė ndėshkojė as aktet e rėnda politike si grushti i shtetit i shtatorit 98. Dhe kėtu kanė pėrgjegjėsi edhe ndėrkombėtarėt qė tė shantazhuar po ashtu me destabilitet nga Berisha, ndėrhynė qė pėr atė krim tė rėndė kundėr shtetit tė mos hetohet as Berisha dhe as ndonjė nga bashkėpunėtorėt e tij. Ndaj, kur sot kritikojnė Topallin se i jep direktiva prokurorisė pėr hetimin e Gėrdecit, ndėrkombėtarėt nuk bėjnė gjė tjetėr veēse korrigjojnė njė gabim tė tyre tė vjetėr. Dhe aty ku pas krimit nuk vjen ndėshkimi, drejtėsia nis e jep shpirt dhe krimi pjell krim. Mungesa e drejtėsisė dhe veprimit tė ligjit ēoi nė korrupsion edhe pushtetin e socialistėve. Eshtė po i njėjti shkak qė ka ēuar nė korrupsion edhe mė tė thellė deri edhe mafioz, pushtetin e dytė tė demokratėve tė Sali Berishės. Ky i fundit ka sy e faqe dhe del e flet si njė kaudilio pėr idealin e tij personal tė antikorrupsionit, duke pasur si sfond kupolėn e llahtarshme tė shpėrthimit nė Gėrdec qė ėshtė sinteza tragjike mė elokuente e trafiqeve, korrupsionit tė njė kupole mafioze nė qeverisje. Sikur tė kishim pasur drejtėsi tė pavarur nuk do tė kishim pasur Gėrdec. Pas Gėrdecit dje u zbuluan nė median shqiptare edhe lidhjet e kėsaj kupole tė pushtetit me trafikantin rajonal Damir Fazlliē, kėshilltar konfindencial i Kryeministrit dhe i sapo arrestuar nė Bosnje. Gazetari Mero Baze, deri dje njė nga mbrojtėsit mė tė zellshėm tė Berishės, por sot njė nga denoncuesit mė tė ashpėr tė tij, ka publikuar nė Tema detaje tė hollėsishme tė bashkėbizneseve tė trafikantit Fazlliē me njerėz tė familjes Berisha dhe bashkėpunėtorė tė afėrt tė tij si ministri Basha. Duken si biznese qė bien erė pastrimi parash. Dhe Fazlliē rezulton tė jetė ndjekur penalisht nė Bosnjė dhe Kroaci, pikėrisht pėr pastrim parash, ndėrkohė qė kėshilltari i Xhinxhiē, Kryeministrit serb tė vrarė nga klani i Zemunit, ka pohuar se Fazlliē pėrdorej qė tė mbarojė punėt mė tė ndyta korruptive nga Shqipėria deri nė Bosnje. Dhe ky trafikant ka qenė edhe kėshilltar i Kryeministrit qė pėrbetohet natė e ditė ekraneve pėr idealin e antikorrupsionit. A do ta hetojė prokuroria kėtė skandal tė radhės? Nėse jo, si mund tė shpėtojė Shqipėria nga diktatura e kėsaj kupole korruptive me ramifikim ndėrkombėtar pa krijimin e njė drejtėsie dhe prokurorie tė pavarur? *** Cili do tė jetė roli i opozitės politike nė kėtė moment historik? Do tė bashkohet fuqishėm me gjyqtarėt dhe ndėrkombėtarėt pėr ti imponuar pushtetit tė korruptuar tė Berishės njė pushtet drejtėsie tė pavarur, apo e shantazhuar nga Berisha pėr shkak tė korrupsionit tė vjetėr qė trashėgon nga 8 vjet qeverisje, do tė arrijė njė pakt me Berishėn nė kurriz tė pavarėsisė sė drejtėsisė pra, edhe tė lirisė? Nėse ndodh kjo e fundit, do tė qe njė konsensus i njė korrupsioni rozė me korrupsionin blu kundėr lirisė sė drejtėsisė. Nėse jo, do tė thotė qė e gjithė opozita politike tė mobilizojė tė gjithė qytetarėt dhe nė aleancė me juristėt, prokurorėt, gjyqtarėt dhe ndėrkombėtarėt ti imponojnė pushtetit tė korruptuar tė Berishės njė reformė nė drejtėsi qė do ti japė liri jo vetėm drejtėsisė por edhe Shqipėrisė. Ashtu si nė vitin 1991 sot ėshtė nė lojė liria. Atėherė shqiptarėt arritėn tė ēlirohen nga komunizmi. Po ēlirimi ėshtė vetėm njė akt qė nuk zgjat shumė pa u krijuar sistemi qė mundėson dhe jetėgjatėson lirinė. Dhe themel i njė sistemi tė tillė ėshtė, drejtėsia e pavarur. Shqiptarėt e kanė nė dorė ti japin edhe njė herė shans lirisė, demokracisė dhe aspiratės pėr integrim nė Europė. Thirrja liri-demokraci(!) duhet tė ringjallet edhe mė e fuqishme nė parullėn liri-drejtėsi! Ka ardhur ora tė provohet se cilat nga partitė e opozitės janė tė vendosura pėr njė drejtėsi tė pavarur, si kusht bazė pėr njė luftė pa kompromis kundėr korrupsionit. Sepse kjo ėshtė detyra e opozitės sė vėrtetė politike pėrballė njė pushteti autoritarist dhe klase politikanėsh thellėsisht tė korruptuar qė ndėrsa flasin pėr reformėn nė drejtėsi, farkėtojnė me projektligje pranga tė reja pėr drejtėsinė. Sot, si 18 vjet mė parė aspirata e shqiptarėve pėr liri pėrballet me njė tjetėr diktaturė, diktaturėn e mafies dhe korrupsionit. Andrea Stefani Gazeta Shqip
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
|
|
Lexime: 50
|
|