Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqėrore > Portali i forumit

"Vdes" deshmitari i Gerdecit, Kosta Trebicka



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 12-09-08, 18:39  
"Vdes" deshmitari i Gerdecit, Kosta Trebicka
 
Avatari i angel boy
angel boy
bossi i vogel
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: tirana
Postime: 781

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
angel boy angel boy nuk ėshtė nė linjė 12-09-08, 18:39
Vleresimi: (0 votes - average)

Ndahet nga jeta para nje ore ne nje aksident automobilistike, ne nje zone te thelle malore ne Korce deshmitari kryesor i shitjeve te armeve ne Gerdec, Kosta Trebicka...
Hetuesit jane ne vendngjarje dhe po hetojne.


Kush ishte Kosta Trebicka?

Kosta Trebicka lindi nė Korēė, por pas marrjes sė nėshtetėsisė amerikane ai jetonte nė SHBA.
Biznesmeni Kosta Trebicka u bė i njohur pėr publikun kur denoncoi nė media aferėn korruptive mes kompanisė AEY dhe MEICO-s pėr tregtinė e armėve. Denoncimi i tij mbi kėtė aferė u bė nė tv NEWS24, disa ditė pas shpėrthimit tė fabrikės sė demontimit Alba Demil nė Gėrdec mė 15 mars 2008.

Trebicka zbardhi para kamerave tė NEWS 24 skemėn e aferės me armėt e ushtrisė shqiptare dhe sasinė e parave qė supozohet se kanė pėrftuar personat e implikuar nė kėtė aferė.

Sipas asaj qė ai vetė ka rrėfyer, nė vitin 2007, ėshtė kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeēari Efraim Diveroli pėr tė bėrė paketimin e municionit. Por gjatė fazės sė parė tė punės, Trebicka mėsoi se futja nė skenė e kompanisė "EVDIN" me administrator Henri Tomein kishte shkaktuar dyfishimin e ēmimit, fakt tė cilin ia bėn me dije Diverolit.

Pas kėtij momenti, Trebicka i ėshtė shmangur nga zbatimi i kontratės, proces pune tė cilėn MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-sė. Historia bėhet edhe mė e rėndė, kur Diveroli vjen nė Shqipėri pėr tė negociuar njė ēmim tė dytė e kur nė njė takim tė fshehtė me Pinarin, Delijorgjin dhe njė djalė tė moshės 27-30-vjeē. "Kjo punė ka shkuar shumė larg, tek djali i kryeministrit", - thotė Diveroli nė bisedėn e pėrgjuar nga Trebicka, (tė bėrė publike nga vetė ky i fundit pėr mediat shqiptare), duke i pohuar se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkėlzen Berisha.

Trebickės i janė marrė dėshmi edhe nga Prokuroria Shqiptare. Ai ka pohuar pėr hetuesit e Prokurorisė sė Pėrgjithshme se MEICO kishte si qėllim tė sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte mė fitimprurėse. Investigimi i gazetės prestigjoze, "The Neė York Times" nxorri nė sipėrfaqe gjithashtu skandalin me fishekėt shqiptarė, njė pjesė e tė cilėve ishin shumė tė vjetėr dhe jashtė standardit. Gazeta prestigjoze i referohej trenskriptit tė bisedės qė u rregjistrua me celularin e Kosta Trebickės.



Balkanweb
__________________
Se sdashuronim as un as ti
po dashuronte dashuria
nje dashuri ne fshehtesi
me e fshehte se vet fshehtesia

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Nostra_22 : 12-11-08 nė 23:26.
Lexime: 1080
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-09-08, 13:17   #61
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,179
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Kur tė niseni pėr gjueti…

Keni vendosur tė niseni pėr udhė? Ju natyrisht qė keni nevojė pėr disa kėshilla para se tė niseni. Kėtu nuk ėshtė fjala thjesht pėr guida tė zakonshme turistike, por pėr ca njohuri qė kanė tė bėjnė me shmangien e rreziqeve tė mundshme. Kjo ėshtė e vlefshme edhe kur bėhet fjalė pėr njė udhėtim fare tė zakonshme sepse ēdo udhėtim e ka njė tė papritur. E pra mirė ėshtė qė t’i kushtoni pėrherė rėndėsinė e duhur kėtyre kėshillave edhe nėse rrugės nga do tė ecni mund t’ia njihni ēdo kthesė.

Po nėse shtrohet nevoja qė tė jeni tė kujdesshėm edhe nėpėr udhėt tuaja tė zakonshme ku ju ecni ēdo ditė, mendoni se ē’ndodh kur nisni njė rrugė tė pashkelur. Mendoni pėr pak ēaste se sa mister, pse jo edhe frikė do tė ketė po t’ ju shkrep tė merrni njė udhė, fjala vjen pėr nė gjueti, udhė e cila ka brenda vetes ca fjalė po kaq misterioze dhe tė frikshme si lak, kurth, pritė, grackė. Po tė kuptohemi, kėto fjalė janė nė normalitetin e kėsaj udhe dhe nė fund tė fundit sepse ka pikėrisht tė tilla mistere ju jeni nisur drejt saj, pasi nėse nuk do tė ekzistonin ato, nuk ja vlente tė merrej ajo udhė. Veēse mos u gėnjeni nga joshja qė ju ofron kjo udhė ledhatare, sepse mund tė ndodh qė ndėrsa jeni pėrgatitur tė ngrini leqe pas ferrave dhe gėmushave, ju mund tė bini vet nė njė lak tė tillė. Ndėrsa jeni pėrgatitur tė merrni nė shenjė njė qenie tė gjallė qė ju shfaqet pėrpara, drejt jush mund tė jetė drejtuar njė tjetėr shenjė e ndonjėrit qė e ka pasion lakun, kurthin, pritėn dhe grackėn si puna juaj. Kjo mund tė mos tingėllojė si njė kėshillė, po thjesht bėhet e njohur qė ta dini fillimisht ju qė u ka kapur dalldia e gjuetisė. Ėshtė pak e vėshtirė t’i shmangesh njė rreziku tė tillė nė njė botė leqesh, kurthesh, pritash dhe grackash, po meqenėse tė gjithė jemi pjesė e kėsaj bote, ne vetėm mund tė flasim pėr to duke pasur fare pak mundėsi t’i evitojmė.

Ndėrsa jeni duke pastruar ēiften pėr ta bėrė gati, ose duke u dhėnė udhėzimet e fundit instiktive tė nuhatjes sė zagarėve, nuk duhet tė harroni se pas po lini njė botė tjetėr e cila edhe ajo ka leqe, kurthe, prita dhe gracka, prandaj mirė ėshtė qė para se tė niseni tė bėni njė bilanc tė vogėl tė raporteve qė ju keni me kėtė botė nga e cila do tė ikni pėr ca kohė, por qė nuk i dihet sa do tė zgjatė. Ju duhet t’i kaloni nė sitė edhe imtėsitė nė lidhje me tė se nuk dihet si vjen puna. Nuk i dihet a do t’u jepet mė mundėsia tė flisni me ata qė keni lėnė pas pėr tė sqaruar ndonjė problem, apo fakt qė u ka mbetur merak, sepse kjo ėshtė ikje drejt gjuetisė qė do tė thotė ikje drejt kurtheve. Nuk ėshtė njė ikje si tė gjitha ikjet e tjera pasi nuk i dihet kthimit, jo thjesht pėr kohėn, por edhe...

E pra ju mbase keni dashur tė thoni diēka dhe kėtė duhet ta bėni para se tė niseni, ose mė thjesht fare, tė mos niseni nė gjueti. E keni vėnė re si pendohemi edhe kur nisemi nė njė udhė tjetėr fare tė shkurtėr kur kishim nė mendje tė thoshim diēka dhe nuk e thamė? E keni vėnė re se jemi gati tė kthehemi nė mes tė rrugės, ose tė mallkojmė veten qė u treguam aq tė pakujdesshėm? Kur kjo gjė ndodh nė udhėtimet e rėndomta, mendoni se ē’duhet tė ndodh me ne kur nisemi pėr gjueti qė do tė thotė, nė leqe, kurthe, prita dhe gracka. Edhe mund tė kujtohemi atje larg, kur do tė jemi mes kėtyre taktikave tė denja pėr njė luftė, po fjala ėshtė se a do tė na jepet mė mundėsia qė si nė njė udhė tė zakonshme tė marrim rrugėn e pendesės dhe tė themi ato qė kishim nė mendje dhe nuk i thamė? A nuk duket kjo njė kėshillė shumė e vlefshme pėr atė qė niset drejt artit tė kapjes kurthėrore?

Ju mund tė mendoi se ky vend i cili pas ca kohėsh do tė na marrė brenda vetes, ėshtė shumė i vogėl, aq i vogėl sa po ta ngasėsh makinėn tuaj tė gjahut me shpejtėsi pas pak orėsh do t’ju duhet t’ju kėrkojnė pasaportėn, sepse jeni duke kaluar nė njė tjetėr vend, ose t’ju thonė kthehuni pasi keni kohė edhe dhjetė, apo mė shumė vite qė tė kaloni kaq serbes tej tokės suaj. Edhe kėtu gaboheni. Vėrtet ky vend ėshtė aq i vogėl nė sipėrfaqen e tij, po nuk ėshtė kaq i vogėl nė tė papriturat e tij. Kurrė mos mendoni se dini shumė gjėra pėr tė. Kurrė mos kujtoni se udha qė keni nisur ėshtė aq e shkurtėr sa pėr pak minuta do tė ktheheni atje ku u nisėt, pasi mund tė ndodh qė tė humbisni drejtimin, qoftė edhe nė njė lėndinė fare tė dukshme dhe tė mos ktheheni kurrė mė atje ku u nisėt. Nė atė lėndinė, apo pllajė fare tė vogėl, tė rrahur nga tė tjerė njerėz, mund tė ndodh qė tė mos ju pėrgjigjet askush dhe t’ju duket se jeni duke udhėtuar nė hapėsirat e pafundme tė Teksasit, a diku tjetėr ku udha nuk ka fund dhe bashkė me tė edhe misteret e saj. Pra duhet ta dini se ndoshta nga vet profesioni i gjuetisė, a ndoshta instinktivisht, qė ju jeni nisur tė kaloni kohėn mes rrezikut pėr qenie tė tjera tė gjalla tė cilat do t’i merrni nė shenjė. Ky rrezik mund tė infektojė edhe ju. Ju njihni vendin nė tėrėsi, po nuk njihni ēdo kthesė, ēdo ulje e ngritje tė relievit, prandaj kur hidhni ēdo hap mundėsisht duhet tė ecni si mbi njė fushė tė minuar. Edhe kjo ėshtė kėshillė e vlefshme kur niseni pėr gjueti.

Jeni bėrė mediatik? Emri juaj ėshtė pėrfolur nėpėr rrethe tė ndryshme dhe shumė tė tjerė ju njohin thuajse si t’ju kishin njeri tė afėrt? Keni dashur tė flisni me tė njohur dhe tė panjohur duke i dhėnė vetes suaj njė auditorė tė gjerė njohje? Keni provuar t’u pėrgjigjeni pyetjeve tė ndryshme nėpėr ambiente tė gjėra? Nėse vėrtet do tė jeni tė tillė ju nuk duhet tė niseni nė gjueti! Mė e mira do tė ishte qė t’u thoshim ta mposhtnit pasioni tuaj me ndonjė pasion dytėsor, po meqenėse nuk ėshtė e drejta jonė t’ju ndalojmė mė ato qė duhet tė bėni, thjesht ju kujtojmė se ju jeni njė njeri fatkeqėsisht mediatikisht i njohur. Ju e dini vete si funksionojnė disa rregulla nė gjueti ku mė i lakmueshėm pėr gjahtarin bėhet njė zog qė kalon e kalon shumė herė para jush, pra nė njė mėnyrė bėhet mediatik pėr ju si tė donte t’u bėnte karshillik. Ju gati ēmendeni sa ta fusni nė grackė, ose t’ia prisni fluturimin nė mes me njė tė shtėnė ēifteje. Mė i ruajtur ėshtė ai shpend i cili endet nė vende tė fshehta dhe nuk del thuajse fare, nuk ėshtė i dashuruar pas njohjeve tė reja. Nė kėtė mėnyrė ai nuk ėshtė nė shėnjestrėn e mendjes suaj tė ngjizur me kurthe. E kuptoni besoj se ky ėshtė njė rrezik qė nuk ka lidhje vetėm me ju, po ėshtė shumė mė i gjerė, megjithatė ju duhet t’i ruheni mediatitet tuaj fatkeq.

Para se tė niseni pėr gjueti, patjetėr duhet ta pyesni veten ēfarė gjėra dini, ēfarė nuk dini dhe nėse kėto gjėra qė ju dini, apo nuk dini, kanė lidhje edhe me mjeshtėr tė tjerė kurthesh. Kjo ėshtė njė pikė delikate e kujdesit qė duhet tė tregojė kush niset pėr gjueti, e cila mund tė ketė shumė zgjidhje, njėra prej tė cilave ėshtė qė ju t’i jepnit trurit tuaj atė komandė qė merr kompjuteri kur doni tė fshihni gjithēka keni regjistruar atje. Veēse gjėrat nuk janė kaq tė lehta sa duken. Ku mund ta gjeni ju se cila duhet seleksionuar pėr t’u fshirė dhe cilat duhet ruajtur? Ku ta dini ju se cila nga ato qe keni futur nė kompjuterin e trurit tuaj ka apo nuk ka virus? Edhe nėse do tė mendonit qė t’i bėnit trurit njė shpėlarje tė plotė duke e lėnė si njė zgavėr tė zbrazėt, kjo nuk ėshtė shumė e besueshme qė t’ju garantojė njė gjueti pa rreziqe. Ndodh qė vetėm njė fjalė, vetėm njė tingull mund tė ketė vlerėn e gjithė tė tjerave dhe pėr fatin tuaj tė keq kjo fjalė, ky tingull nga njė komandė e gabuar tė jetė pėrhapur si virus edhe diku tjetėr. A nuk ndodh shpesh qė miliona kompjuter marrin viruse krejt pa dashje nė mėnyrė tė riparueshėm? Edhe kjo ėshtė njė arsyeje qė para se tė niseni, ose tė mos niseni, duhet tė mendoni mirė se ky rrezik ekziston dhe duhet tė merreni masa paraprake qė vetėm ju mund ta dini si mund ta evitoni.

Ju kujtoni se jeni tė vetmit qė keni dalė pėr gjueti? Gaboheni rėndė. Ka plotė tjerė tė cilėt e kanė pasion punėn e leqeve, kurtheve, pritave dhe grackave tė qenieve tė gjalla. Ka plotė tjerė tė cilėt ashtu si ju, po ndoshta edhe mė tė frikshėm nė pasionin e tyre pėr kurthe, qė janė nisur nė ato rrėpira ku do tė ecni ju. Ka edhe tė tjerė tė cilėt mund t’u japin njė shtrirje mė tė gjerė nocionit tė kurthit. Nga kėta duhet ruajtur sepse nė fund tė fundit edhe ata kanė dalė pėr gjueti dhe nuk mund tė kthehen duar bosh. Ku i dihet, pasioni i tyre mund tė mos ketė kufi. Edhe ata ashtu si ju, ndoshta edhe mė shumė, ngrenė leqe, kurthe, prita dhe gracka. A nuk ka ndodhur qė nė tė tilla raste tė bien pre edhe plotė qenie tė cilat nuk kanė asnjė lidhje me pasionin e gjuetisė? Kjo ėshtė njė kėshillė tė cilėn ju nuk duhet ta neglizhoni para tė niseni nė gjueti.

Nga ato pak gjera qė u thanė mė lart ju me tė drejt mund tė mendoni se i vetmi pėrfundim qė mund tė nxirret ėshtė fakti se ndoshta ėshtė mė mirė tė mos niseni fare nė gjueti. Ju me tė drejt mund tė thoni se duke ju dhėnė kaq shumė gjėra duket se jemi duke ju thėnė, se ju jeni duke shkuar drejt vdekjes suaj, ose drejt vetkurthit tuaj. Ndoshta ėshtė edhe kėshtu. Ndoshta rreziku zmadhohet pa tė drejtė, ndoshta punėt duhen parė mė me qetėsi, ndoshta shumė gjėra duhet nėnvleftėsuar, ndoshta... Ėshtė e drejta juaj pėr tė zgjedhur pasi ne nuk duam ta ndrydhim pasionin tuaj, po vetėm mundohemi tė japim disa kėshilla pėr njė gjueti me sa mė pak pasoja negative.

Ju mund tė mos i besoni fare kėto qė u thanė mė lart, mund tė mos i merrni seriozisht, madje edhe t’i merrni si humor dhe pėr kėtė nuk keni asnjė faj. Ndoshta ashtu duhet marrė. Ėshtė e drejta juaj tė tregoheni sportiv dhe tė qeshur sa tė lexoni kėto rreshta dhe tė vini buzėn nė gaz duke i harruar ato nė moment si njė shaka.

Po meqenėse edhe gjahtarėt nuk janė gjė tjetėr veēse vdekatarė tė zakonshėm, mirė ėshtė qė para se tė niseni ta blini njė metėr vend atje nė Tufinė, a Sharrė se nuk i dihet. E keni dėgjuar se tani ėshtė bėrė keq edhe pėr njė metėr vend. Mos nguroni ta blini sepse nė kėtė botė kurthesh gjithēka mund tė ndodhė edhe kur merr njė udhė tė zakonshme dhe jo mė nė misteret e gjuetisė. Kjo ishte kėrkesa e fundit qė mund tė keni parasysh para se tė niseni nė gjueti. Por edhe pėr kėtė kėshillė, si dhe pėr tė tjerat, askush s’ju bėn me faj nėse buzėqeshni pafajėsisht.
Shkruar nga Sokrat Habilaj


Tirana Observer
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-08, 09:45   #62
 
Avatari i zeroabsolut
 

Anėtarėsuar: Nov 2008
Vendndodhja: Kuksjan ililrian
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 21
Postime: 25
Rrespekti: 1 zeroabsolut is on a distinguished road
Unhappy ligjin e ben maliqi

Ngushellimet me te sinqerta familjes..se ky shtet po mbulon m** me sh*** kete ngjarje keshtu i thona na..

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Nostra_22 : 12-11-08 nė 18:00.
zeroabsolut nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-11-08, 18:24   #63
 

Anėtarėsuar: Nov 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 2
Rrespekti: 0 kolilux is on a distinguished road
Gabim

ja pasken kurdis dhe ktij te shkreti se dija qe ishin kaq mafjoz te rrezikshem
kolilux nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 13:29.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual