Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqėrore > Portali i forumit

"Trakti"



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 16-08-08, 18:55   #1
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 23
Postime: 609
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim "Trakti"

Dikur ne koherat e regjimit okupator rinia shqiptare jetonte me nje ideal qe mund ti kushtonte dhe vete jeten. Ideali i tyre ishte te ngrinte zerin e ti zgjonte popullit deshiren per te qene i lire ne trojet e tij. Ideali i vetem dhe me origjinali qe cdo komb ruan ne gjinine e tij. Rinia gjithmone ka dominuar fuqishem ne formimin dhe integrimin e nje populli te tere. Mora shkas te hap kete teme duke u ndikuar thjeshte nga historia e popullit tone qe nder shekuj ka vuajtur intrigen e mos vendosjes se tij ne nje popull sovran e te lire. E titulloj kete teme "trakti" per ti dhene nje spunto lirise suaj te brendshme dhe sesi do te shkruanit ju nje trakt individualisht ne ate cka mendoni per vuajtjen e shqiperise se sotme.
Tashme kohet kane ndryshuar dhe bota po ben perpara. Bashke me te dhe drejtimi i kursit tone ecen ne ritmet e nje lokomotive te vjeter. Ideali jone nuk eshte liria dhe as shporrja e okupatorit. Por te gjithe ne e dime shume mire se tashme okupatori nuk eshte me, por eshte vete drejtimi qe po i japim ketij kombi ne rrjedhen e gabuar. Dikur ne luftuam te shporrnim te huajt qe qeverisnin token tone por mesa po shikojme sot vuajme nga mos dija per te qeverisur vendin tone. Mos valle ne nuk jemi te zotet sepse okupatori sot ka veshur nje petke tjeter, petkun zyrtar ( Amerike, BE, OKB ). Me vjen keq qe gjithmone Shqiperia nuk ka qene kurre indipendente pervec kohes se Skenderbeut dhe Enver Hoxhes. Mos valle eshte ndikimi i te huajve qe nuk po bejne perpara apo ne kemi njerez te dobet ne instancat qeveritare te cilet kurre nuk jane munduar te qajne hallet e ketij vendi???
Nuk na u ndane historite e dritave, te ujit, te mos kamjes, te papunesise, te shfrytezimit te individit, te ligjit, etj etj...
Te gjithe shqiptaret e dijne sesa e veshtire eshte te jetosh ne Shqiperi. Tashme na kane mare inat dhe ata qe jetojne jashte shtetit sepse nuk jane te kenaqur me cmimet qe kemi ketu. Imagjinoni sesa te inatosur jemi qe jetojme ketu me keto cmime. Ehhh ku numerohen hallet e popullit tone. Kam frike se po ta zgjas me shume kete trakt nuk do te quhet me i tille dhe do te marre permasat e nje tragje-komedie.
Cdo anetar mund te hedhe traktin e vet ketu dhe mbase do zoti ky trakt bie ne shikimin e dikujt qe mund te kete lidhje me instancat e larta shteterore.

Ju ftoj te merrni pjese ne diskutim dhe cdo anetare te hedhi traktin e tij.

P.S: Pa citime, ne te kundert do te fshihen.



__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-08, 14:11   #2
Anėtar i Respektuar
 
Avatari i zhgenjyy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Postime: 1,868
Rrespekti: 12 zhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to all
Gabim

Kam friken se ne si shqipetare tani nuk kemi me asnje ideal,se idealet tona vdiqen bashke me ate regjim okupator.
Kam friken se ideali yne mbetet largimi njehere e pergjithmone duke u nisur nga vetja sepse me duket e pamundur qe ketu te triumfojne te aftet.
Ndoshta vertet cdo popull meriton qeverine qe ka por une mendoj se vertet kemi rene ne doren e te paafteve,nen doren e atyre qe na bene te shkaterojme brenda nje kohe te shkurter ate qe prinderit, gjysherit tane kishin ndertuar per 50 vite me radhe.
Kerkuam liri kur lirine e kishim perreth ,kerkuam demokraci pa menduar se ajo vjen ne kohen e duhur dhe jo parakohe,shkateruam te vjetren per ta zvendesuar me te re pa menduar se mbi te vjetren triumfon e reja.
Pra jemi vete shkaterrimi duke filluar qe nga mendimet qe ne kemi.
Tani po qe na mungon liria ,ajo liri deri ne triumf ,na mungon guximi per te marre situaten ne dore.
Ky popull mendon se ishte i shtypyr per 50 vite nderkohe qe tani eshte me i shtypur se kurre,ka mbetur pa te drejta ,pa mbrojtje,por nuk e di nese eshte i shtypur nga lodhja per te mos patur edhe gjerat me primitive apo u lodh se shpresuari ,u lodh duke kerkuar sepse asnjehere nuk fiton.
Nuk di ne jemi nje popull i duruar apo injorant ,kur ne asnje vend te botes nje popull nuk do te duronte kaq shume.
Si duron ende ky popull kur bie ne gjume me idene a do te kete pune neser,a do te kete dicka per te gatuar ne kuzhine,a do te kete leke per te paguar taksat te cilat sa vijne e shtohen,a do te kete leke per te blere ilace per t'u kuruar kur ato cdo dite shtrenjtohen,a do te kete .....a do te kete......
Si nuk lodhet ky popull 24 ore pa drita ,kur rinia verdalliset rrugeve e papune te dehur nga droga e alkooli.
Si nuk u lodh ky popull kur ka 20 vite qe zgjimin e tij fiks ne 5:00 kur e gjithe bota fillon te punoje ne e fillojme me raki klubeve te felliqura qe te dehin nga alkooli i perzier.
Jemi nje popull deshtak qe nuk dime te ngreme zerin por preferojme te vetevritemi,te tregohemi egoista e te leme rrugeve familjen.
Vuajme nga fati apo nga injoranca ,dembelizmi yne???
Kete ndoshta do e them here tjeter jam ende e paqarte.
__________________

Nje dashuri e humb
nje tjeter te humbur gjej
Zhgenjime korr
e prap dashuri mbjell
zhgenjyy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-08, 05:46   #3
○ So Lucky, Lucky ○
 
Avatari i KarameleZana
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: In LaLa World
Seksi: Femer
Postime: 480
Rrespekti: 4 KarameleZana has a spectacular aura aboutKarameleZana has a spectacular aura aboutKarameleZana has a spectacular aura about
Gabim

Shqiperia eshte nje vend i pasur me histori, kulture, tradita. Gjerat qe i kerkon ne nje vend tjeter dhe i gjen vetem ne Shqiperi. Keto gjera vertete jane te rendesishme, dhe ne i mbajme ne zemer si shqipetare qe jemi, por kerkojme gjera te tjera qe jane te rendesishme per popullin dhe te ardhmen.

Pse duhet te largohem une nga shqiperia kur une jam mire e bukur ne vendin tim? Pse mos te jetoj dhe une ne vendin tim dhe te mos jem e huaj per te? Jam e detyruar te largohem sepse nuk gjej ate qe me duhet, jo ate qe dua. Ate qe dua e gjej ne shqiperi, e gjej qejfin, e gjej detin, gjej natyren e bukur. Por nuk gjej ato qe me duhen, nuk gjej dot shkollen me drejtesi, nuk gjej dot punen pa manipulime, nuk gjej dot nje qeveri qe ben gjithecka per popullin. Ne te vertete gjej nje qeveri qe shikon xhepin dhe rehatin e vet. Gjej nje shtet ku nuk vleresohen idete e reja, ku ato shikohen me sy te keq dhe prishen ose shkatarrohen nga grupe qe duan te ecin para por prap nuk u pelqen ndryshimi.

Ka ardhur nje kohe ku duhet te ngrihemi ne, brezi yne i ri te bej dicka. Por si? Na duhet perkrahje.
KarameleZana nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-08, 12:12   #4
Anėtar i ri
 
Avatari i mirela
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Postime: 360
Rrespekti: 4 mirela will become famous soon enoughmirela will become famous soon enough
Gabim

Ne jemi popull i cuditshem. Te gjithe shajme dhe cfare s'u themi atyre qe na drejtojne, ( nese do ta quaja drejtim) po s'kemi mundesi te arrijme aty ku duhet.
Na mungon deshira e te quajturit UNIK . P.sh te gjitheve ju i ka rene rasti t'ju prishet pompa ne pallatin tuaj ( shembull vulgar) askush nuk jep leke per ta rregulluar ate . Cfare tregon kjo ? Ne nuk i njohim te drejtat tona. Dhe ngaterrojme gjithmone ate qe na perket ne si qytetare dhe ate qe i takon qeverise , bashkise , komunes e ku di une . Per mendimin tim ne jemi apatike si popull S'kerkojme asnjehere ate qe na takon. Nese e kerkojme s'dime rrugen e duhur si ta kerkojme. Gjejme rruge te shkurtra po qe na nxjerin shume gjate (ryshfeti)

Me kryesorje e kryesoreve ne jemi nje vend ku na mungon gjymtyra kryesore SINDIKATA
mirela nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-08, 12:19   #5
Anėtar i ri
 
Avatari i genxi
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diber
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 24
Postime: 242
Rrespekti: 3 genxi is on a distinguished road
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek genxi Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek genxi Dėrgo mesazh me anė te Skype™  genxi
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga mirela Shiko postimin
Ne jemi popull i cuditshem. Te gjithe shajme dhe cfare s'u themi atyre qe na drejtojne, ( nese do ta quaja drejtim) po s'kemi mundesi te arrijme aty ku duhet.
Na mungon deshira e te quajturit UNIK . P.sh te gjitheve ju i ka rene rasti t'ju prishet pompa ne pallatin tuaj ( shembull vulgar) askush nuk jep leke per ta rregulluar ate . Cfare tregon kjo ? Ne nuk i njohim te drejtat tona. Dhe ngaterrojme gjithmone ate qe na perket ne si qytetare dhe ate qe i takon qeverise , bashkise , komunes e ku di une . Per mendimin tim ne jemi apatike si popull S'kerkojme asnjehere ate qe na takon. Nese e kerkojme s'dime rrugen e duhur si ta kerkojme. Gjejme rruge te shkurtra po qe na nxjerin shume gjate (ryshfeti)

Me kryesorje e kryesoreve ne jemi nje vend ku na mungon gjymtyra kryesore SINDIKATA
plotesisht e drejt kjo qe ke shkruar .. skam cfar te shtoj me teper :: respekte.!!
__________________
puno per te jetuar , e jo jeto per te punuar!!!
se do ta gjej, do ta gjej: po pse te me lodhen xhanem !!??
"Non accontentarsi mai con l'orizonte ma cerca sempre l'infinito"
genxi nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-08, 13:12   #6
Anėtar Aktiv
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: uk
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 612
Rrespekti: 5 vitk has a spectacular aura aboutvitk has a spectacular aura about
Gabim

karamelezana thote qe kemi histori tradite kulture per mendimin time vetem te paren kemi dhe ate nuk po e marrim veshe se kush eshte tamam historia jone e vertet se kultura dhe tradita ka vite qe na ka lene ose e kemi lene ne me mire
perse ne cdo gje ja ngecim qevereise kur jemi ne ata qe i zgjedhim dhe i veme ne krye dhe i durojme 4 apo 8 vjete duke i share neper kafenet rruge apo dhe forume dhe kur dikush organizon (sic ka qene dhe eshte levizja MJAFT)ndonje proteste per te drejtat e qytetareve anjeri nuk del dhe kur shkon SALA apo RAMA qe presin ndonje shirite rruge(rruge ju thencin se me sa kame pare cdo gje mund te quhet por jo me standarte me te mira sic i quajne ata ) te ndertuare me leket tone me vrape njerzite
PER MENDIMIN TIME PARTIT POLITIKE NE SHQIPERI JANE KOMPANI POLITIKE DHE JO PARTI QE KANE NGA NJE PRONARE DHE BEN CFARE TE DOJE KUJT NUK I PELQEN PRONARI LARGOHET DHE KRIJON KOMPANINE E VETE DHE BEJNE MARRVESHJE ME DY ME TE MEDHATE DHE KU JU INERESON BEJNE TE ASHTEQUAJTUR KUALICION .
DHE ME E KEQJA JONE ESHTE SE AKOMA SHAJME TE KALUAREN SA SHKOJME DERI NE KOHEN E TURQISE DHE ENVERIT NDERSA PER TE ARDHMEN VETEM FJALE INTEGRIMI NE EVROPE, NATO TE Q....A EVROPEN DHE NATON ORE POPULLI DO PUNE SE PO VDES PER BUKE SE PO VRASIN VETEN PER DITE NJERZITE SE NUK KANE BUKE PER KALAMAJTE POR SIC DUKET QEVERITAREVE JU INTERESON KJO SE PO PATI BUKEN JU KERKOJNE TE TJERAT ME VONE
PASTAJ JEMI DHE PAK E LELE O BYTHA IME LARGE SUMES TIME KOMSHIUT VARI LESHTE
__________________
[COLOR="R[/color]
vitk nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:17.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual