![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Ledio Bianku, tek "gjyqtarėt e llumit". Nuk ekstraduan Abu Hamza |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Ledio Bianku, tek "gjyqtarėt e llumit". Nuk ekstraduan Abu Hamza
Vleresimi:
(0 votes - average)
STRAZBURG- Nė editorialin e tij tė titulluar Gjykatėsit e llumit, tabloidi The Sun i datės 7 Gusht shkruante se ju kurrė nuk keni dėgjuar pėr shtatėdhjetė e dy vjeēarin Giovanni Bonnell nga Malta. Ose pėr Ledi Biankun, 37 vjeē, nga Shqipėria. Por kėta tė dy sė bashku me shtatė gjyqtarė tė tjerė nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut, bllokuan ekstradimin e predikuesit tė urrejtjes Abu Hamza nė SHBA. Nė editorial theksohej se Bonnell dhe Bianku dhe kolegėt e tyre vinin nga vende tė errėt, qė kurrė nuk i janė kundėrvėnė terrorizmit islamik.
Tabloidi britanik The Sun shkruan se tė nėntė gjyqtarėt qė votuan kundėr, vinin nga vende qė vėshtirė se kanė planifikuar ose mbėshtesin luftėn kundėr terrorizmit. Pėr fat tė keq vota e pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė u bashkua me votat e gjyqtarėve qė vinin nga vende tė tilla si Moldavia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Sllovakia, Polonia etj. ndėrkohė qė gjyqtarėt qė pėrfaqėsonin vendet kryesore tė Bashkimit Evropian votuan pro ekstradimit tė tij nė SHBA. Sipas gjykatėsve qė votuan kundėr ekstradimit tė Abu Hamzait, sistemi i drejtėsisė amerikane nė shumė aspekte vjen nė kundėrshtim me Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe kjo mund tė sjellė trajtimin johuman e degradues tė tij, nėse ai dėrgohet nė SHBA. Lidhur mė njė votim tė tillė, Partia Demokristiane shprehu sot shqetėsimin e saj me anė tė njė deklarate pėr shtyp pėr rreshtimin e pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, krahas atij grupi gjyqtarėsh, qė media britanike, por edhe media tė tjera nė botė, i cilėson si klounė tė Evropės. Ne na shqetėson gjithashtu fakti se veprime tė tilla dėmtojnė imazhin e Shqipėrisė nė Evropė dhe te partnerėt e miqtė tanė ndėrkombėtarė, tek aleatėt qė na kanė ndihmuar nė rrugėn e vėshtirė tė ndėrtimit tė demokracisė, tė zhvillimit tė vendit dhe tė integrimit euroatlantik, thuhet nė deklaratėn e PDK. Nė tė njėjtėn deklaratė theksohet se PDK beson dhe shpreson se Shqipėria ėshtė seriozisht e angazhuar nė luftėn kundėr terrorizmit islamik, nė partneritet tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėt e tjerė evropianė. Por fatkeqėsisht, Z. Bianku, me votėn e tij, vė nė dyshim jo vetėm angazhimin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit, por edhe vlerėsimin pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si vend kampion i lirisė dhe i tė drejtave tė njeriut, siē ėshtė shprehur kryeministri Berisha, mė shumė se njėherė. Mė pas, deklarata e fortė e PDK vijon Ne besojmė se vota e z. Bianku, i cili dihet sė ka lidhje tė ngushta familjare e miqėsore me kryetaren e Kuvendit dhe pėrfaqėsues tė lartė nė qeverinė shqiptare, ėshtė njė veprim i papėrgjegjshėm i tij dhe nuk ka lidhje me kritikat qė kohėve tė fundit i ka bėrė Kuvendit tė Shqipėrisė ambasadori amerikan Withers dhe kritikat pėr qeverinė tė shprehura nga diplomatėt amerikanė nė Tiranė. Ndėrkaq ne na shqetėson fakti i pėrzgjedhjes sė dobėt dhe mbi kritere miqėsore, familjare ose shėrbesash partiake tė pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė nė institucionet kryesore evropiane dhe ndėrkombėtare. Rasti i zgjedhjes sė z. Bianku si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut ėshtė mė flagranti dhe rezulton, edhe mė i dėshtuari. Emri i Biankut u bė i njohur nė publik pas zgjedhjes sė tij si kryetar i KKRT-sė nė emėr tė sė ashtuquajturės reformė, pėr shkak tė lidhjeve tė vjetra familjare me kryetaren e Kuvendit dhe me eksponentė tė tjerė tė qeverisė. Pas njė eksperience tė dėshtuar nė krye tė kėtij institucioni, pėr shkak tė qėndrimeve dhe vendimeve tė tij partiake nė ushtrimin e funksionit ligjor, ky individ shpėrblehet dhe propozohet si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. PDK, i kėrkon qeverisė dhe institucioneve tė tjera tė larta nė vend tė reflektojnė dhe tė distancohen nga rasti konkret, por dhe tė angazhohen seriozisht nė luftėn kundėr terrorizimit, nė bashkėpunim tė ngushtė mė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe partnerėt tanė perėndimorė. (Balkanweb) The Sun publikon fotot e 5 gjyqtarėve nė Gjykatėn Europiane e tė Drejtave tė Njeriut nė Strazburg qė penguan ekstradimin e klerikut tė dyshuar si terrorist Abu Hamza nė SHBA
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
|
|
Lexime: 103
|
|