Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 5 nga 5

Teme: Orėt e fatit tė europės

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    25,596
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    10

    Orėt e fatit tė europės

    ORĖT E FATIT TĖ EUROPĖS



    Angela Merkel e ka luajtur me menҁuri rolin e saj nё kёtё samit tё rёndёsishёm. Sepse fjalёt e qarta qё Europa kёrcёnohet prej pushtetit tё Donald Trump-it, siҁ parashtroi nё fillim tё samitit Presidenti i Kёshillit tё Europёs Donald Tusk, bartin nё vetvete njё farё mase mungesё uniteti. Ndonёse nuk pati rezistencё tё hapur kundёr kёsaj linje tё pёrbashkёt, tek disa europiano-lindorё duket tё jetё e zbehtё tendenca pёr tё dalё nё ofensivё tё hapur kundёr Shtёpisё sё Bardhё. Ndaj kancelarja bёri ҁ’ishte e mundur pёr ta ulur temperaturёn emocionale.

    Europa pёrcakton fatin e vet

    Lidhur me presidentin amerikan dhe paqendrueshmёrinё e tij, shpёrthimet e tij dhe mungesёn e njohurive pёr politikёn botёrore, Merkel nuk tha asgjё. Ajo e pati kritikuar qartazi vendimin e tij pёr ndalimin e udhёtimit nё SHBA dhe e la me kaq. Sipas saj Europa duhet tё kёrkojё bashkёpunimin me SHBA bazuar nё vlerat e veta, aty ku ka interesa tё pёrbashkёta dhe pёrndryshe duhet tё varet tek forcat e veta. Kёtё kёshillё u dha kolegёve tё saj kryeministrja mё me pёrvojё nё radhёt e tyre. Kjo ёshtё mёnyra tipike e Merkelit, tё presёsh, tё shohёsh dhe pastaj tё veprosh. Nё sfondin e gjendjes aktuale tё pasigurtё kjo duket mё e menҁur.

    Por ndoshta kancelarja gabon me kёtё qendrim, nё njё kohё qё marrёzia po pёrfshin nё masё Uashingtonin. Kur kёshilltarja e presidentit Conway shpik njё masakёr prej migrantёve, qё nuk ka ndodhur kurrё, kemi tё bёjmё me njё shkёputje prej pёrgjejshmёrisё politike. Diҁka e tillё e ka prejardhjen direkt nga kuzhina propagandistike e shtrigave tё fashizmit tё shekullit tё 20-tё. Kjo nuk ka tё bёjё mё me “fake” – kur ёshtё vetёm gёnjeshtёr dhe falsifikim. Duket e dyshimtё, se deri nё ҁ’masё mund tё bihet dakord pёr ndonjё gjё me kёtё qeveri.

    E ardhmja e Europёs ёshtё nё rrezik

    Kancelarja e ka tё qartё, se sa e rrezikshme ёshtё gjendja. Por ajo nuk mund t’i imponojё vendeve tё tjera europiane mё shumё unitet. Ndaj dhe nё fund ajo pёrmendi mundёsinё, qё mund tё shkohet nё Europёn e dy shpejtёsive. Pas zgjedhjeve nё Holandё, nё Francё, nё Gjermani e ndoshta edhe nё Itali nё BE do tё merret njё vendim.

    Nёse dёshirohet njё e ardhme e pёrbashkёt apo do t’u lihet Trump-it dhe ekstremistёve tё djathtё tё na bindin, se shpёrbёrja e BE-sё dhe ringjallja e nacionalizmit janё njё ide e mirё – kjo do tё vendoset nё 2017. Ndoshta nё fund mbeten njё grup i vogёl vendesh, qё do tё duan tё vazhdojnё tё qendrojnё bashkё. Ndoshta as kjo nuk do tё jetё e mundur. Atёherё Europa do tё merrte fund, do tё coptohej nё 28 vende tё vogla dhe tё mesme, shanset globale tё tё cilёve janё tё mjerueshme. Fati i tyre kёsisoj nё mёnyrё selektive do tё pёrcaktohet prej Kinёs, Rusisё dhe SHBA-sё, pikёrisht ashtu si e ka pёrshkruar nё njё letёr tё tij drejtuar krerёve tё shteteve dhe qeverive Donald Tusk.

    Vetёm bashkё ne mund tё jemi tё fortё …

    Apelet pёr unanimitet janё ndёrkohё emёruesi mё i vogёl i pёrbashkёt. Ndoshta duhet tё ndodhё edhe mё shumё nё SHBA, pёr t’ua bёrё tё qartё qeverive europiane seriozitetin e gjendjes. Nёse vendet si Polonia apo Italia besojnё, se ato mund tё gatuajnё nё kёtё mes ҁorbёn e tyre, ato gabohen rёndё. Ne si europianё do tё mbijetojmё bashkё politikisht, ose do tё dёshtojme bashkё. Ende nuk ёshtё e qartё, se ku do tё ҁon kjo rrugё.
    g.shqip
    Likes jana80 liked this post

  2. #2
    Donatorė Avatari i Lauri
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Postime
    8,721
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    6095
    E habitshme qe nuk vihet re nje gje, qe Merkel del ne drite sikur te ishte presidente e BE. Ne fakt ajo eshte vetem nje kanceliere e Gjermanise.
    Ajo udhton ne Greqi, ne Turqi, ne Ballkan, ben takime me M.Draghi (presidenti i bankes centrale Europiane), e gjithandej per probleme qe i perkasin B-Europian dhe jo Gjermanise. Ajo flet ashper kunder Rusise dhe personalisht per Putin, vihet kunder Usa dhe politikes se Trump.

    Po pse figura e Merkel gjithmone perballe problemeve te Bashkimit Europian?
    Perballe Trump e Putin me duket qe jemi kthyer ne kohen e Luftes e dyte boterore, dhe me Gjermanine ne mes dy superfuqive.
    -Loja e shahut vazhdon.
    Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.

  3. #3
    Moderatorė Avatari i Loyalty
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Milano
    Postime
    2,775
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    1048
    Sepse ajo ka treguar boterisht te kete aftesi diplomatike te jashtezakonshme dhe i perket nje shteti qe ndjek udhezimet e Europes dhe te Merkelit.

  4. #4
    Donatorė Avatari i Lauri
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Postime
    8,721
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    6095
    Citim Origjinale Postuar nga Loyalty Shfaq Poten
    Sepse ajo ka treguar boterisht te kete aftesi diplomatike te jashtezakonshme dhe i perket nje shteti qe ndjek udhezimet e Europes dhe te Merkelit.
    Edhe po te jete ashtu, nuk eshte e drejta dhe kompetenca e saje te perfshihet ne probleme te tille qe i perkasin BE-se. Jam i idese qe gjerat e verteta nuk lexohen neper gazeta qe kushtojne pak cent.
    Gjermania po luan rolin e dikurshem ne Eurpoe si kaposh. Po ju terheq litarin shteteve europiane nen petkun e BE-se, i tregon muskujt Rusise me sansione, dhe me Trump nuk po duket ne te njejten linje ne shume gjera.
    Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.

  5. #5
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    17,158
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11150
    Sa i bukur ai ne profil.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 2 vizitor duke lexuar kete teme. (1 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •