Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: Bilanci i pėrmbytjeve, dėmet nė 2017 disa herė mė tė rėnda se nė 2015

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,901
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10

    Bilanci i pėrmbytjeve, dėmet nė 2017 disa herė mė tė rėnda se nė 2015

    Bilanci i pėrmbytjeve, dėmet nė 2017 disa herė mė tė rėnda se nė 2015



    Dėmet e shkaktuara nga pėrmbytjet e kėtij viti janė disa herė mė tė larta se sa nė vitin 2015 kur ndodhi pėrmbytja e fundit masive. Top Channel krahason tė dhėnat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile pėr bilancin e dy pėrmbytjeve.

    Sipas shifrave, rezulton se kėtė vit numri i shtėpive tė pėrmbytura ėshtė 4700 ose gati 7 herė mė i madh nga ai qė ishte dy vjet mė parė.

    Edhe sipėrfaqja e tokės sė pėrmbytur kėtė herė ėshtė mė e lartė. Sipas Ministrisė sė Brendshme nė vitin 2015 u pėrmbytėn 9992 hektarė tokė, ndėrsa kėtė vit rezulton se sipėrfaqja e pėrmbytur ėshtė 10 mijė e 622 hektarė.

    Dėmet kėtė vit kanė qenė mė tė mėdha edhe nė objektet publike. Sipas tė dhėnave kėtė herė janė pėrmbytur 56 shkolla nga 16 qė u pėrmbytėn dy vjet mė parė, ndėrsa urat e dėmtuara kanė qenė 65 nga vetėm 10 qė ishin nė vitin 2015.

    I vetmi bilanc pozitiv nga krahasimi i dy pėrmbytjeve rezulton ai i bizneseve, tė cilat kėtė vit janė pėrmbytur mė pak nga 300 qė ishin nė 2015-ėn nė vetėm 40 kėtė herė.

    Pėrse pėrmbytemi? Nga mbyllja e instituteve, te ndėrhyrjet pa kriter nė lumenj

    Nė fillim tė kėtij viti, qeveria shpėrndau 61 ekskavatorė tė rinj pėr bashkitė e vendit, tė cilat sipas kryeministrit do garantonin ujitjen e tokave por dhe do tė shmangin pėrmbytjet.

    “Ambicia jone dhe objektivi ynė qė do tė realizohet brenda kėtij viti ėshtė qė tė mos ketė asnjė parcelė ku uji tė mos shkojė dhe kullimi tė mos jetė i garantuar”, tha Kryeministri Rama.

    Por kur nuk ėshtė mbushur asnjė vit nga mbėrritja e flotės sė ekskavatorėve siē e pati quajtur Kryeministri, Shqipėria u pėrmbyt sėrish. Madje kėtė herė dėmi ėshtė disa herė mė i lartė.

    “Nė radhė tė parė duhet bėrė njė studim i plotė pėr tė evidentuar gjendjen e argjinaturave. Kur ėshtė e mundur tė bėhen riparime tė argjinaturave, ndėrsa atje ku mungojnė tė ndėrtohen argjinatura tė reja”, shprehet Vladimir Agalliu, ekspert hidroteknik pėr argjinaturat.

    Dhimtėr Vogli, i cili ka drejtuar institutin e studimeve tė bonifikimit thotė se shumė nga lumenjtė problematikė kėrkojnė ndėrhyrje nė themel.

    “Argjinaturat e Vjosės janė ndėrtuar para 60 vjetėsh. Por janė ndėrtuar mbi bazėn e kushteve qė ishin atėherė, me vetėm 10 vjet vrojtime. Me mundėsitė teknike qė ishin atėherė. Sot janė mundėsitė mė tė mėdha, qoftė tek ekskavatorėt qoftė tek gėrmimet. Sė dyti nė 60 vjet mund tė ketė ndryshuar regjimi i lumit”, shprehet Vogli.

    Por sipas tij, kėto studime nuk ka kush i realizon mė, pasi Shqipėria i ka mbyllur institutet qė kishin ekspertizėn e nevojshme. Dhe nė vend qė tė mbrojė qytetarėt nga pėrmbytjet, shteti ėshtė bėrė vetė shkaktari i tyre.

    Kur ndėrtohet njė rrugė duket tė mos pėrkeqėsojė regjimin e ujėrave. Rruga duhet tė jetė e fundit qė pėrmbytet dhe jo e para”, thotė Vogli.


    (gazeta-Shqip.

  2. #2
    Anėtar i ri
    Antarėsuar nė
    Aug 2017
    Postime
    281
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    71
    Tė rrojn 61 eskavatorėt.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •