Numri i vendeve qė kriminalizojnė marrėdhėniet midis ēifteve me gjini tė njėjtė ka rėnė gjatė dekadės sė fundit, porse sulmet kundėr komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT) vazhdojnė tė jenė tė zakonshme nė shumė vende, tha Asociacioni Ndėrkombėtar i kėtij komuniteti, me seli nė Gjenevė.

Nė raportin e lėshuar tė hėnėn thuhet se aktiviteti seksual i ēifteve me gjini tė njėjtė mbetet krim nė 72 vende.

Shifra ėshtė nė rėnie krahasuar me 92 vende sa kanė qenė nė vitin 2006.

Raporti, megjithatė, vlerėson se "persekutimi dhe stigmatizimi i thellė" i pjesėtarėve tė komunitetit LGBT vazhdon nė shumė vende, pėrcjell REL.

Martesat e homoseksualėve janė tė ligjshme nė 23 vende, ndėrsa 28 tė tjera e njohin partneritetin e tyre civil.

Ekzistojnė tetė vende nė botė, pėrfshirė Iranin, qė aplikon dėnimin me vdekje si ndėshkim pėr marrėdhėniet homoseksuale.expres