Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3

Teme: Aleancat e fuqishme tė Edi Ramės

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    28,576
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10

    Aleancat e fuqishme tė Edi Ramės

    Aleancat e fuqishme tė Edi Ramės



    Gazeta europiane “New Europe”, qė mbulon institucionet kyēe tė BE-sė, ka shkruar nė lidhje me aleatėt e fuqishėm tė qeverisė Rama.

    Sipas saj, ėshtė me tė vėrtetė e ēuditshme se si dy ambasadorėt ai i BE-sė dhe SHBA-sė nė Tiranė, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin kur bie fjala tek plantacionet e mbjellura tė drogės, trafikimit dhe korrupsionit nė vend

    Kasandra boton me pseudonim dhe trajton kryesisht investigime tė rasteve mė tė errėta tė politikės, keqadministrimit dhe korrupsionit, pa asnjė filtėr.

    Nga Kasandra

    Pas raportimit tė javės sė kaluar nė lidhje me korrupsionin e dyshuar me fondet e BE-sė, ne kemi zgjeruar hetimin tonė, duke zbuluar detaje shumė tė ēuditshme dhe interesante nė lidhje me atė qė po ndodh nė Shqipėri.

    Shqipėria ka pasur njė proces tė gjatė dhe tė dhimbshėm demokratizimi qė kur regjimi komunist u rrėzua rreth njėzet e pesė vjet mė parė.

    Pavarėsisht nga plagėt e shkaktuara ndaj vendit nga regjimi mė i vėshtirė totalitar nė Europė, Shqipėria ka pasur relativisht arritje tė mira nė pėrpjekjet e saj pėr t’u bėrė njė shtet modern dhe demokratik.

    Sistemi pluralist politik funksionon dhe Parlamenti i zgjedhur demokratikisht voton ligjet. Tė drejtat e njeriut dhe ato civile respektohen zyrtarisht.

    Vetėm pėr kėtė, Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s, i vetmi vend me shumicė myslimane pas Turqisė. Vendi ėshtė gjithashtu kandidat pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.

    Por lajmet e mira mbarojnė kėtu!

    Partia Socialiste nė pushtet e Edi Ramės ėshtė akuzuar pėr korrupsion tė lartė dhe qė ka lidhje me trafikantėt e drogės. Socialistėt, gjithashtu, janė akuzuar edhe pėr pėrdorimin e metodave jodemokratike pėr tė qėndruar nė pushtet. Kohėt e fundit, reforma nė drejtėsi, u votua unanimisht nė Kuvend, pas rezistencės sė ashpėr tė partive opozitare tė interesuara pėr pasojat nė fushėn e drejtėsisė.

    Sipas dy artikujve tė botuar nė Huffington Post dhe The Washington Times, si dhe disa burime tė tjera, duket se ka njė pėrpjekje tė pėrbashkėt nė Shqipėri nga interesa tė veēanta pėr tė mbėshtetur kryeministrin Edi Rama nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė qershorit 2017.

    Nuk ėshtė njė sekret qė qeveria Rama pėrdor kėshillat e ēmuara tė Fondacionit Shoqėria e Hapur. Ajo ēfarė ėshtė e dyshimtė nė vend, duket tė jetė bashkėpunimi i qeverisė me ambasadorin amerikan Donald Lu.

    Qeveria e Edi Ramės ėshtė akuzuar pėr marrėdhėnie tė fshehta me trafikantėt e drogės. Shėrbimet e drejtėsisė nė Shqipėri kanė njė hetim, tė cilin, qeveria dėshiron ta ndalojė.

    Nė Shqipėri ekziston njė numėr i konsiderueshėm gjykatėsish qė janė munduar tė rezistojnė dhe tė kryejnė punėn e tyre, por qė pėrpjekjet e qeverisė nuk kishin arritur kurrė deri tani nė pikėn sa t’i bllokojnė ose tė devijojnė hetimin.

    Pikėrisht nė kėtė pikė, Ambasadori i SHBA-sė hyri nė lojė!

    Me njė levizje ai ka arritur t’u revokojė vizat pėr rreth 70 gjyqtarė dhe prokurorė, tė gjitha ata kinse tė afėrt me Partinė Demokratike.

    Shpjegimi zyrtar i ambasadės ishte se zyrtarėt nuk janė tė kualifikuar pėr njė vizė amerikane. Ėshtė interesant fakti, se si asnjė gjyqtar dhe prokuror qė ndjehet i afėrt me Partinė Socialiste dhe qė ka njė vizė amerikane kanė pėrjetuar tė njejtėn eksperiencė.

    Mirėpo, ndėrhyrja e ambasadorit tė SHBA-ve nuk u ndal kėtu. Lu haptazi akuzoi Prokurorin e Pėrgjithshėm Adriatik Llalla pėr pengim tė reformės nė drejtėsi. Sipas njė letre tė dėrguar nga Prokurori i Pėrgjithshėm pėr Presidentin e Republikės dhe Kryetarin e Kuvendit, deklarohej se ambasadori amerikan e ka kėrcėnuar prokurorin me “pasoja individuale dhe institucionale”.

    Megjithatė, kjo ėshtė me tė vėrtetė e ēuditshme se si dy ambasadorėt ai i BE-sė dhe SHBA-sė nė Tiranė, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin kur bie fjala tek plantacionet e mbjellura tė drogės, trafikimit dhe korrupsionit nė vend.

    Dyshimet e supozuara hamendėsojnė se Soros ėshtė lidhja e vėrtetė mes qeverisė dhe dy ambasadorėve. Nuk ėshtė mė njė sekret qė bashkėshorti i Romana Vlahutin ėshtė gjithashtu nė bordin e fondacionit Soros nė Bosnje, si dhe duke qenė mjaft aktiv nė fushatėn kundėr Donald Trump. Thuhet se Soros, ka pėrfituar edhe nga BE-ja, si dhe tenderat e qeverisė nė Shqipėri.

    Disa diplomatė tė huaj nė Tiranė, nė kushte anonimeteti, kanė shprehur pakėnaqėsi me Romana Vlahutin pėr mungesė transparence nė menaxhimin e fondeve tė BE-sė tė alokuara dhe tė shpenzuara nė Shqipėri.

    Lajmi i mirė ėshtė nė gjithė kėtė situatė se Euralius, (Projekt i asistencės teknike tė BE-sė pėr Shqipėrinė) shefi i shtabit nė Shqipėri ėshtė larguar nga posti i tij pas njė gabimi tė bėrė nė pėrkthimin e ligjit tė Vettingut.

    Nėse gabimi nuk do tė ishte raportuar nga opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha, komuniteti ndėrkombėtar do tė kishte miratuar zbatimin e reformės nė drejtėsi, nė njė mėnyrė, qė Edi Ramės do t’i kishte dhėnė njė pushtet absolut.

    Megjithatė, ka ende shpresė.

    b;thealbanian

  2. #2
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    24,065
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    21
    Forca e Rrespektit
    10
    Shoh njerez te angazhuar kaq seriozisht me pletforma "te reja" per zgjedhjet e Qershorit, vertet besoni se sillni dicka te hajrit?
    Personalisht kete here nuk votoj per askend , sepse nga e majta shoh regres....por nga e djathta (e sidomos nga ata qe e perfaqesojne) shoh degjenerim....
    E kam zemren aq te mbushur me lot , sa s'qaj dot...!

    Faik Konica.

  3. #3
    Super Moderator Avatari i Aver
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    7,419
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4011
    Ky Donald Lu dukej shume qesharak ne fillim, po ju doli dardhe me bisht.
    I walk slowly, but I never walk backward

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •